Përdoruesi:Ivogli
Asllan Bajrami (lindur në Prapashticë-Prishtinë, Republika e Kosovës, më 2 qershor 1955), - Është një ndër gazetarët më të njohur në hapsirën shqiptare, gazetar i Tlevizionit të Prishtinës (1976-1990), gazetar dhe drejtues i Transmetimeve me Satelit pranë Radiotelevizionit Shqiptar (1992-1999), gazetar korrespondent nga Tirana për Radiotelevizionin e Kosovës (2000-2020) dhe bashkëpunëtor i disa emisioneve në shqip në Gjermani, Danimarkë, SHBA, Australi dhe në disa gazeta e botime në Mërgatën shqiptare. Përveç pasqyrimit të ngjerjeve ndër më kryesorët si, demonstratat në Kosovë në vitet 981, 1982, 1983 e në vijim, më pas grevën e minatorëve të "Trepçës (1989), zhvillimet në Kosovë në vitët '90-të, gazetari Asllan Bajrami në detyrën e drejtuesit dhe përgjegjësit të Redaksisë së Kosovës pranë Radiotelevizionit Shqiptar (1991-1999) ka mbuluar si reporter special Konferencën Ndërkombëtare në Rambuje të Francës (shkurt-mars 1999), ka koordinuar punën me gazetarët në terren për të pasqyruar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në emisionet e Radio Tiranës dhe në Transmetimet me Satelit në Televizionin Shqiptar. Më 12 qershor 1999 gazetari Asllan Bajrami ka raportuar nga vendi i ngjarjes në momentin e futjes në Kosovë të trupave tokësore të NATO-s. Gjatë karrierës së tij prej më shumë se katër dekada, gazetari Asllan Bajrami ka realizuar qindra transmetime të drejtpërdrejta televizive, ka moderuar debate dhe programe të ndryshme, si dhe është autor i dhjetëra telereportazheve dhe dokumentarëve televiziv si, "Themelet e Pavarësisë", "Kosova-një histori e shkurtër", "Nuk burgoset Kosova", "Kreshnikët e UÇK-së", "Rruga e Kombit", "Rapsodi dhe atdhetari Dervish Shaqa", "Kënga dhe jeta - Hashim Shala", "Jetoi me ëndrrë e tij-Ahmet Mujota,Plaku", "Kujtojmë mos me harrue", e të tjerë.