Përdoruesi:KIT-UKZ/sandbox
Historiku i Universitetit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Universiteti “Kadri Zeka” Gjilan u themelua me vendimin e Qeverisë së Kosovës numër 118/03 të datës 6 mars 2013, i cili nga Kuvendi i Kosovës u miratua më 30 maj 2013, me idenë e promovimit dhe zhvillimit të arsimit të lartë universitar, kërkimeve shkencore, krijimtarisë artistike, kualifikimit të kuadrove deri në gradën e doktoratës. Themelimi i UKZ-së bëri të mundur përfshirjen e numrit më të madh të studentëve të rajonit të Gjilanit, të Luginës së Preshevës dhe të viseve të tjera në shkollimin e lartë universitar. Në mbledhjen VIII të Këshillit Themelues të UKZ-së, mbajtur më 31.10.2013, u propozua që Universiteti Publik i Gjilanit të emȅrtohet Universiteti Publik “Kadri Zeka” nȅ Gjilan dhe tȅ ketë akronimin UKZ, propozim të cilin e ka mirtuar MASHT-i më 13.11.2013. UKZ vazhdon traditën e mëhershme universitare në Gjilan. Përgatitja e mësimdhënësve ka filluar në gjysmën e dytë të viteve ‘50 të shekullit XX (1958) në nivel të shkollȅs pȅr pȅrgatitjen e mȅsimdhȅnȅsve. Mȅ vonȅ është themeluar si Akademi Pedagogjike, me vendimin nr. 01-61-12 të Kuvendit Komunal të Gjilanit, më 18 shtator 1973, ndërsa punën e ka filluar më 25 dhjetor 1975. Prej vitit 1978 Akademia Pedagogjike e Gjilanit u shndërrua në Qendër për Arsimin e Lartë të Mësimdhënësve, ku pȅrgatiteshin kuadrot pȅr arsimin parshkollor dhe fillor, ndërsa nga viti akademik 1978/79 filloi punën edhe program pȅr mȅsimdhȅnȅs tȅ Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe dhe pȅr Matematikë-Fizikë. Në vitin shkollor 1980/81, Qendra për Arsimin e Lartë të Mësimdhënësve u transformua në Shkollë të Lartë Pedagogjike “Skënderbeu” nȅ kuadȅr tȅ Universitetit tȅ Prishtinȅs.
Me vendimin nr. 33/01, të datës 7.5.2003, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë vendosi që Fakulteti i Edukimit, me qendȅr Gjilan, i themeluar me Vendimin Administrativ të datës 9 shtator 2002, nga viti akademik 2003/2004, të fillojë, të zhvillojë e të zbatojë programin mësimor për përgatitjen e mësimdhënësve pȅr arsimin parashkollor, fillor dhe të ciklit të mesëm të ulët – mësimdhënës lëndorë. Në shtator të vitit 2004, Senati i UP-së, me propozimin e Bordit të Përbashkët Drejtues, miratoi planet mësimore edhe për Qendrën e Fakultetit të Edukimit në Gjilan, me programet studimore, Edukimi parashkollor, Fillor, dhe programet dylȅndore: Gjeografi-Edukatȅ qytetare dhe Histori - Edukatȅ qytetare, pȅr ciklin e mesȅm tȅ ulȅt. Themelimi i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, institucionin më të vjetër, Fakultetin e Edukimit, e gjeti më të konsoliduar në krahasim me të tjerët. Kështu, me vendimin e Këshillit Themelues të UKZ-së, të datës 31.10.2013, Qendra e Fakultetit të Edukimit në Gjilan, shndërrohet në Fakultet të Edukimit në kuadër të Universitetit “Kadri Zeka”. Nga viti 20101, janȅ hapur edhe dega e Fakultetit Ekonomik dhe dega e Fakultetit Juridik tȅ Universitetit tȅ Prishtinȅs. Pas themelimit tȅ Universitetit “Kadri Zeka” nȅ vitin 2013, filloi puna nȅ akreditimin Institucional tȅ Universitetit dhe akreditimit tȅ programeve egzistuese dhe programeve tȅ reja.
Universiteti “Kadri Zeka” u akreditua si Institucion Universitar, u akredituan tȅ gjitha programet ekzistuese tȅ Fakultetit tȅ Edukimit, Ekonomikut dhe Fakultetit Juridik, si dhe u akreditua programi i ri Shkencave Kompjuterike dhe u themelua Fakulteti i Shkencave Kompjuterike. Tȅ gjitha programet e akredituara zhvilluan studimet nȅ nivelin Bachellor, ndȅrsa programet e para tȅ nivelit Master u akredituan nȅ vitin akademik 2016/2017 (https://masht.rks-gov.net). Programi master e-qeverisja u akreditua si program i pȅrbashkȅt i Fakultetit tȅ Shkencave Kompjuterike, Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit Juridik (https://masht.rks-gov.net/). Ndȅrsa program master Qeversija Lokale dhe Shoqȅria Demokratike u hartuan si program i pȅrbashkȅt me Universitetin e Pejȅs dhe Universitetin e Prizrenit. Nȅ Vitin akademik 2019/2020, u akreditua pȅr herȅ tȅ parȅ edhe programi i ri Matematikȅ Arsimore si dhe themelimi i Fakultetit tȅ ri tȅ Shkencave Aplikative. Tani, Universiteti “Kadri Zeka” nȅ Gjilan numȅron 5 Fakultete.
Bashkëpunimet me universitetet e tjera / Aktivitetet ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bashkëpunimi ndërinstitucional është pjesë e prioriteteve të UKZ-së. Marrëveshjet bilaterale mundësojnë bashkëpunimit formal ndërmjet institucioneve. UKZ ka lidhur marrëveshje me partnerë lokal, rajonal, evropian dhe të tjera, me universitete, organizata ndërkombëtare, institucione publike dhe jopublike, biznese, OJQ dhe të tjera. Në këto marrëveshje janë të cekura qartë dhe në mënyrë të detajuar përgjegjësitë dhe detyrat nga ana e palëve si dhe implikimet buxhetore që do të kenë në të ardhmen. Fusha kryesore e këtyre marrëveshjeve është ngritja e kapaciteteve nga praktikat më të mira, shkëmbimi i stafit dhe studentëve, organizimi i konferencave, simpoziumeve, seminareve të përbashkëta, aplikimi i përbashkët nëpër projekteve ndërkombëtare etj. (https://www.uni-gjilan.net/) Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Pejës dhe te Prizrenit mbi programin Master Kosovë (https://www.uni-gjilan.net/) Marrëveshjet Vendore dhe Rajonale UKZ-ja ka marrëveshje të bashkëpunimit me institucioneve, biznese organizatat joqeveritare përmes të cilave synohet që të palët e jashtme të jenë pjesë e zhvillimit të universitetit dhe në të njëjtën kohë, UKZ-ja të përfitojnë nga ky bashkëpunim, si në aspektin e zhvillimit të programeve, procesin e akreditimit, realizimit të praktikave për studentë, ofrimin e ambienteve, mundësive dhe kapaciteteve të tyre në realizimin e hulumtimeve, kërkimeve të natyrave të ndryshme. (https://www.uni-gjilan.net/)
Projektet ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]UKZ, që nga themelimi në vitin 2013 ka qenë pjesë e projekteve ndërkombëtare. Kȅshtu, qȅ nȅ vitin e parȅ tȅ themelimit, UKZ ishte partner me Universitetin e Vigos (Spanjȅ) nȅ projektin GreenTechWB tȅ programit ERASMUS MUNDUS, i cili u koordinua nga prof Xhevdet Thaqi (shih linkun Microsoft Word - 20190323-Higher education system in the Western Balkan.docx (uvigo.es)). Deri më sot, UKZ ka qenë dhe është pjesë e 25 projekteve lokale dhe ndërkombëtare. Momentalisht UKZ është aktive në 9 projekte Erasmus+ për ngritje të kapaciteteve (Erasmus+ CBHE), ku një prej tyre edhe si udhëheqës/coordinator (shih linkun https://www.uni-gjilan.net/ ) .
| Projekti | Koodinatori |
|---|---|
| Projekti QUADIC | Universiteti “Kadri Zeka” |
| Projekti QATEK | Universiteti i Prishtinës |
| Projekti ResearchCult | IBCM |
| Projekti ENEMLOS | Universiteti i Podgoricës |
| Projekti SMAHPC | Kolegji Heimerer |
| Projekti eVIVA | UET |
| Projekti REBUS | Universiteti i Sarajevës |
| Projekti EUFORIA | Staffordshire University |
| Projekti GreenTech | Universiteti i Vigos |
| Projekti SIAHDPC | Heimerer College |
| Projekti STEAMedu | Universiteti i Mostarit |
| Projekti STAND | IBCM |
| Programi Fullbright | Ambasada Amerikane |
| Projekti LECU | Qeveria zvicerane |
| Projekti SHPRESE | Caritas Zviceran |
| Projekti KODE | Banka Botërore |
| Projekti OPTIMA | US Grants |
| Projektet me GIZ (3 projekte) | GIZ |
| Projekti UP TO YOUTH | USAID |
| Projektet e studentëve në fushën e digjitalizimit | UKZ |
| Projektet me HERAS (3 projekte) | WUS Austria |
| Projekti me HERAS + | WUS Austria |
| ICM Erasmus + | MCBU 2019 |
| ICM Erasmus + | MCBU 2020 |
| ICM Erasmus + | Nova Lisboa 2020 |
| Projekti me US Alumni | US Alumni Association/Ambasada Amerikane |
Anëtarësimet në organizata ndërkombëtare
UKZ është anëtarësuar në disa institucione dhe organizata ndërkombëtare, që kanë të bëjnë më arsimin e lartë, shkencën, hulumtimin, kërkimin, inovacionin dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të IAL-ve.
- ATEE – Association for Teacher Education in Europe
- EUF – Europian University Foundation
- ENAI – European Network for Academic Integrity
- SDSN – Sustainable Development Solutions Network
- BUA – Balkan Universities Association
- ELFA – Europian Law Faculties Association
- Anëtare e Forumit të Rektorëve të Evropës Jug-Lindore
- Anëtare e Konferencës së Rektorëve të Republikës së Kosovës
- Anëtare e Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Shqiptare
- Anëtare e Federatës së sporteve universitare
Marrdhëniet me jashtë
Universiteti “Kadri Zeka” ka bashkëpunim me shumë partnerë ndërkombëtarë dhe regjional në kuadër të projekteve Erasmus+, me të cilët ka krijuar ura bashkëpunimi në kuadër të projekteve, duke hapur rrugën edhe bashkëpunimeve të tjera institucionale, por edhe të aplikimeve për projekte të reja si vazhdimësi, si dhe në organizime të përbashkëta akademike.
Lista e partneriteteve me Universitete dhe institucione të tjera në kuadër të projekteve Erasmus+, është e gjatë, me mbi 100 universitete sic janë: Universiteti i Prishtinës, European University of Tirana, Universiteti i Podgoricës, Universiteti i Zagrebit, Universiteti i Lubljanës, Universiteti Sapienza i Romes, Universiteti i Vigos e të tjerë. Falë bashkëpunimit të mirë si partner në Projektin Erasmus+ e-VIVA, UKZ bashkë më Universitetin Nova Lisboan në Portugali ka fituar projektin për shkëmbim të stafit dhe studentëve në kuadër të programit Erasmus + ICM. Si rezultat i bashkëpunimit në kuadër të Projektit SMAHPC, UKZ ka fituar edhe dy projekte tjera ICM me Universitetin “Celal Bayar” të Manisas në Turqi. Njëri në vitin 2019 dhe tjetri në vitin 2020.
| Koordinatori | Buxheti | Kohëzgjatja |
|---|---|---|
| Manisa Celal Bayar University, Manisa-Turkey | Konfirmuar | 2019-2022 |
| Manisa Celal Bayar University, Manisa-Turkey | Konfirmuar | 2020-2023 |
| Nova Lisboa, Lisbonë, Portugali | Konfirmuar | 2020-2023 |
| Universiteti “Angel Kancev”, Ruse, Bullgari | Në pritje të konfirmimit | 2020-2023 |
| Universiteti i Mariborit, Maribor – Slloveni | Në pritje të konfirmimit | 2020-2023 |
UKZ e sheh bashkëpunimin ndërkombëtar si shumë të rëndësishëm dhe për këtë arsye ZMJ në emër të Prorektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar në vazhdimësi mbanë korrespondencë për lidhje të partneritetit me institucione të tjera të arsimit të lartë dhe ka hyrë në diskutim për lidhjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe ICM (shih Linku, UKZ).
Arritjet e studentëve, klubet e studentëve, aktivitetet e studentëve dhe konferencat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Universiteti “Kadri Zeka” në kuadër të prioriteteve të veta ka edhe lëvizshmërinë e personelit akademik, administrativ dhe të studentëve. Strategjia e UKZ-së e inkurajon lëvizshmërinë si mekanizëm për zhvillimin e mëtejmë të stafit dhe të studentëvë, për të ngritur kapacitetet e tyre si dhe për të marrur përvojat më të mira nga universitetet evropiane dhe më gjerë. Gjithashtu, ZMJ si prioritetet të saj ka rritjen e mobilitietit të stafit dhe të studentëve.
Ky mobilitet përfshinë:
- Vizita studimore
- Trajnime
- Punëtori
- Seminare
- Konferenca
- Shkolla verore
Në kuadër të Rregullores për mobilitet, e cila mbështet financiarisht dhe nxitë pjesëmarrjen e personelit në konferenca rajonale dhe ndërkombëtare, ajo mbështet financiarisht dhe nxitë në të njëjtën kohë publikimin e punimeve shkencore nëpër revista që janë të indeksuara në platformat më të mira ndërkombëtare, e të cilat janë të bazuara në UA MASHT 1/2018. Poashtu, Universiteti “Kadri Zeka” është pjesë e shumë projekteve ndërkombëtare. Mobiliteti i stafit dhe studentëve është i paraparë edhe në kuadër të projekteve ndërkombëtare. Këto projekte në rrugën e implementimit të tyre, kanë paraparë edhe mobilitetin në universitetet partnere qoftë si vizita studimore, trajnime, shkëmbime afatshkurta ose afatgjata me qëllim të studimit, etj. Në tabelën e mëposhtme do te ceken saktë numri i mobilitetit, qëllimi, kohëzgjatja, e nga tabela mund të përmbledhet se nga viti 2018 deri në vitin 2020 UKZ ka realizuar 120 mobilitete të stafit dhe 30 mobilitete të studentëve. Këtu vlenë të theksohet se mobiliteti në vitin 2020 ka qenë shumë i dëmtuar, si pasojë e pandemisë COVID 19, ku shumë trajnime, workshope, vizita studimore të studentëve nga projektet ndërkombëtare janë shtyer për vitin 2021.
UKZ duke qenë pjesë e shumë projekteve ndërkombëtare mundëson që për stafin dhe studentët e UKZ të ndjeken trajnime dhe të bëhen vizita studimore, etj. Varësisht nga tema e trajnimit, është përzgjedhur edhe stafi që do të marrë pjesë. Vizitat studimore, trajnimet e stafit dhe studentëve
| Përshkrimi | Vendi |
|---|---|
| 2 vizita studimore në Universitetin Metropolia | Finland |
| Vizita studimore në Universitetin e Manisas | Turkey |
| Vizita studimore në Universitetin e Lisbonës | Portugali |
| Vizita dhe trajnimi në Vienë | Austria |
| Vizita dhe trajnimi në Vienë nga HERAS | Kosova |
| Vizita dhe trajnimi në Essen | Germany |
| Reflective Workshop SMAHPC | Prishtinë, Kosova |
| Teachers’ s Training SMAHPC, Prishtinë | Kosova |
| Intervista dhe punëtori me Fokus Grupe, me biznese që ofrojnë shërbime në Komunën e Gjilanit, në kuadër të projektit e-VIVA | Kosova |
| Konferenca e bashkë organizuar me Kolegjin Universum për të arriturat e projektit e-VIVA | Kosova |
| Vizita 1 javore e studentëve të Universitetit të Zug në UKZ | Kosova |
| Vizita në EULEX | Kosova |
| Vizita nëpër Universitete Publike në Kosovë për Projektin e HERAS dhe QUADIC | Kosova |
| Vizita 1 javore e studentëve të UKZ në Universitetin e Zug | Switzerland |
| Vizita e përfaqësuesve të Ambasadës Amerikane në Kosovë | Kosova |
| Vizita në Lubjanë të Sllovenisë për 100 vjetorin e Universiteti të Lubjanës | Slovenia |
| Vizita e studentëve dhe e një profesorit nga Helsinki | Finland |
| Vizita e disa profesorëve nga Schwamendigeni i Zvicrës | Kosova |
Trajnimet janë njëra prej mundësive dhe të cilat ndjeken nga UKZ, e të cilat janë të një rëndësie të veçantë, për faktin që rrisin fushën e veprimit të zyrës tonë dhe të stafit akademik dhe administrativ në UKZ, duke rritur kështu kapacitetet profesionale të cilat janë të aplikueshme në punët e përditshme të institucionit përgjithësisht.
Praktika dhe projektet e studentëve
- Parlamenti Studentor organizon ushtrime vullnetare për aplikuesit e rinj (maturantët)
- Studentet e Universitetit “KadriZeka” në Gjilan, realizojnë aktivitetet për nder të festave të marsit.
- Studentët si përfitues të skemës nga grantet e vogla të shpërndara nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, kanë organizuar kampanjë kundër kopjimit
- Studentët certifikohen për “Pedagogjia Ligjore” nga punëtoria e organizuar nga Ohio Northern University , respektivisht Profesorët Howard Fenton dhe Kevin Hill
- Valonis Ramadani student i UKZ-së ka krijuar një sistem elektronik që monitoron cilësinë e ajrit
- Studentët e UKZ-së certifikohen për programin “Klinika Juridike Penale” i përkrahur nga USAID dhe NCSC
- Në garat e organizuara nga ‘’National Center for State Courts’’, në kuadër të programit ‘’Kërko Drejtësi’’, studentja e Fakultetit Juridik të UKZ-së, Xhezide Selimi, ka marr çmimin ‘’Best Oralist award’’.
- Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka” Liridon Halimi, Fatmir e Ilir Nuredini kanë realizuar projekti: “Digjitalizimi i sallave të mësimit në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike”.
- Studentja e Fakultetit Juridik, Lizë Rexhepi, e ka marrë vitin e kaluar diplomën këtu. Tash ka fituar bursë të plotë për master në universitetin prestigjioz Ohio Northern University Pettit College of Law, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
- Studentja e Fakultetit Ekonomik, Xheneta Vranovci, ka vazhduar studimet master në Universitetin e Friburgut ne Zvicër
- Naxhije Rexhepi, studente e Fakultetit Ekonomik të UKZ,në kuadër të Erasmus+, ka fituar bursë dhe po vazhdon studimet master në Universitetin e Lubjanës në Slloveni.
- Erleta Halimi Studente e UKZ-së ka marrë bursë të plotë për studimet master ne Universitetin Sheffield
- Rreth 15 studentë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të UKZ, kanë marrë pjesë në punëtorinë për zhvillim të moduleve inovative, në kuadër të projektit REBUS, pjesë e të cilit është UKZ, e cila punëtori ka zgjatur 15 ditë dhe është mbajtur në Graz të Austrisë.
- Si pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit që Universiteti ‘’Kadri Zeka’’ ka me Universitetin e Zug të Zvicerrës, është realizuar mobiliteti ndërmjet studentëve dhe stafit të këtyre dy institucioneve. Rreth 20 studentë të Universitetit të Zug-ut nga Zvicër kanë qëndruar në UKZ ,Studentët zviceranë dhe studentët tanë kanë mësuar shumë nga përvojat e dy universiteteve.
- Studentët dhe udhëheqësit e Parlamentit Studentor të UKZ, Adrian Bajrami, Dritor Mehmeti dhe Blerine Ajvazi, kanë përfaqësuar Republikën e Kosovës në Samitin për Paqe në Republikën e Koresë Jugore, duke u bërë dhe anëtarë e IPYG (InternationalPeaceYouthGroup).
ALUMNI
Rrjeti Alumni i Universitetit “Kadri Zeka” ka nё fokus mbarëvajtjen profesionale tё studentëve qё kanё kryer studimet nё Universitetin “Kadri Zeka“ dhe ndërlidhjen e tyre. Nëpërmjet takimeve dhe aktiviteteve, ndihmon në transmetimin e ideve, nismave, inovacionit, bashkëpunimeve midis njëri- tjetrit të cilat janë mëse të nevojshme pas procesit të diplomimit dhe sidomos gjatë përballjes me tregun e punës. Qëllimi i këtij shërbimi është lidhja e të gjitha gjeneratave të studentëve të UKZ-së, për të krijuar bashkëpunim të vazhdueshëm dhe krijimin e lidhjeve në mes të diplomuarve, profesorëve të fakulteteve përkatëse, bashkësisë më të gjërë akademike dhe punëdhënësve.
Organizimet praktike
- Fakulteti Juridik ka themeluar Klinika Juridike Penale. Për këtë, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Sh. T. Philip S. Kosnett vizituar këtë Klinikë ku ka parë nga afër ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike nga avokatë pro-bono (pa pagesë) të licensuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës dhe studentëve të Klinikës Juridike Penale me Raste Reale gjatë aktivitetit “Orët për Ndihmë Juridike pa Pagesë” organizuar në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan
- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, respektivisht Fakulteti Juridik, me mbështetjen e Aktiviteti i USAID-it Drejtësia Vlen dhe në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës, është krijuar “Klinikat Jurdike me raste reale”.
Një hap me rëndësi është bërë në marrëdhënie me tregun e punës dhe me bizneset. Fakulteti Ekonomik ka organizuar panairin e punës “Ndërtojmë partneritet!”
- Projekti i UKZ, i krijuar në bashkëpunim me GIZ dhe MASHT, “Shkollat fillore një apo më shumë mësues” zgjerohet implementimi i këtij projekti edhe në shkollat tjera në komunën e Gjilanit dhe më gjerë
- Fakulteti i Shkencave Kompjuterike ka organizuar Konferencën DiGiDay 2019, me profesorë nga Universiteti i Podgoricës, Universitetin e Korçës “Fan S. Noli”, Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani”, Universitetin “Nënë Tereza”, Shkup, Universitetin e Vlorës “Ismail Qemajli” dhe Universitetin e Mitrovicës, “Isa Boletini”
- UKZ çdo vit është bashkëorganizator i manifestimit kulturor “Takimet e Dom Mikelit”
- UKZ ka themeluar Klubin e Debatit ku ka organizuar garat debatuese
- UKZ ka themeluar Klubin e IT
- Studentët e Fakultetit të Edukimit, programi fillor dhe parashkollor, nën udhëheqjen e profesorit të artit, prezantojne punime dhe krijime të tyre nëpërmes ekspozitave
- UKZ ka themeluar Korin e Universitetit
- Universitetin ‘’Kadri Zeka” si anëtar i Federatës së Sporteve Universitare, ka mbajtur Festivalin e Lojërave Universitare
Drejtimet studimore (Në proces e sipër)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fakulteti i Edukimit
Fakulteti i Edukimit me programet Fillor dhe Parafillor, ka mision promovimin e arritjeve të studentëve duke nxitur përsosmërinë arsimore dhe duke siguruar qasje të barabartë. Fakulteti i Edukimit synon aftësimin e mësimdhënësve dhe edukatorëve në frymë bashkëkohore, aftësimin për t’u përballë me një botë e cila vazhdimisht po ndryshon. Këtu punohet në ngritjen e mësimdhënësve dhe edukatorëve të rinj duke sjell përvoja të avancuara të vendeve perëndimore për aftësim profesional të mbështetur në praktikë dhe në krijimin e lidhjeve të natyrshme dhe të qëndrueshme midis fakultetit, shkollës dhe komunitetit arsimor. Gjatë monitorimit të studentëve të Fakultetit të Edukimit rreth mësimit praktikë
Fakulteti i Edukimit përpos programeve aktuale të studimit në proces të akreditimit ka edhe programet në nivel master:
- Mësimdhënie e gjuhës dhe letërsisë shqipe
- Mësimdhënie dhe kurrikula.
Fakulteti Juridik
Fakultetit Juridik ka mision që studentët të bëhen mendimtarë kritikë dhe socialë. Gurthemeli i Fakultetit Juridik është edukimi ligjor. Fakulteti Juridik dallohet me programe studimi të modeleve bashkëkohore me programet e saj si:
- Programi Juridik i Përgjithshëm – bachellor i cili është i akredituar për 5 vjet
- Programi master Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, është në proces të ri akreditimit
- Programi master E- qeverisja, programi i përbashkët me tri fakultete, është në proces të ri akreditimit
- Programi master Juridik penal, është në proces të akreditimit.
Fakulteti Juridik në Universitetin “Kadri Zeka” mbetet një prej zgjedhjeve më të mira për të rinjtë e Komunës së Gjilanit dhe komunave tjera, si dhe studentët e Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë Veriore. Ai konsiderohet si një nga degët kryesore në nivelet e studimit; Bachelor dhe Master që ofron programe studimi me modelet më të mira bashkëkohore bazuar në përvojat dhe metodat e universiteteve prestigjioze perëndimore. Përmes implementimit të plotë të sistemit evropian të transferimit të kredive, mundëson mobilitetin e studimeve në vend dhe jashtë vendit, me ç ‘rast sigurohet njohja e diplomës nga vendet evropiane të përfshira në procesin e Bolonjës.
Fakulteti Ekonomik
Fakultetit Ekonomik ka mision të përgatisë të diplomuar profesionalisht të aftë për të qenë pjesë e një shoqërie demokratike dhe tregu të punës në mënyrë që të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe demokratik të vendit e më gjerë duke aplikuar në praktikë të arriturat bashkëkohore. Fakulteti Ekonomik përmes rishikimit dhe reformimit të programeve studimore, ka për qëllim të arrijë nivelet më të larta të arsimit te larte në rajon, përmes përgatitjes së menaxherëve, ndërmarrësve, ekonomistëve, kontabilistëve, financierëve kompetent për t'iu përgjigjur nevojave të shoqërisë dhe tregut të punës.
- Fakulteti Ekonomik ka këto programe studimi të akredituara:
- Menaxhim dhe Ndërmarrësi (BSc) me dy profile:
- Menaxhim dhe Ndërmarrësi
- Menaxhim i Marketingut dhe Shitjes.
- Financë dhe Kontabilitete i Aplikuar me dy profile: (në proces akreditimi)
- Financë
- Kontabilitet i aplikuar
- Menaxhim dhe Ndërmarrësi (MSc) me dy profile: (në proces akreditimi)
- Menaxhim dhe Ndërmarrësi
- Menaxhim Finaciar.
- E-Qeverisja (MSc) – program interdisiplinar me Fakultetin e Shkencave Kompojuterike dhe Fakultetin Juridik.
Deri në vitin akademik 2020/21, Fakulteti Ekonomik ka ofruar programet:
- Banika Financa dhe Kontabilitet (BSc)
- Menaxhment (BSc)
- Marketing (BSc)
- E-Qeverisja (MSc)
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike ka për mision ofrimin e ekspertëve të kompletuar në fushën e teknologjisë. FSHK ofron njohuri themelore dhe të avancuara për sfidat teknologjike dhe softuerike në fushën e shkencave kompjuterike si dhe zbatimin e tyre në industrinë e IT-së dhe të zhvillimit të softuerëve për Web dizajn dhe Ekonomi. Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, për nivelin Baçelor, ofron një bazë ndërdisiplinore, me studime të specializuar në dy fusha kryesore:
- Inxhinieri Softuerike dhe web Design
- Informatika për Ekonomi
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike është në proces të akreditimit të programeve:
- Sistemet dhe Teknologjia e Kontrollit/ BA
- Sistemet e Kontrollit dhe Inteligjenca Artificiale /MA
Fakulteti i Shkencave Aplikative
Fakultetit të Shkencave Aaplikatike ka mision edukimin aplikativ, duke i kushtuar kujdes vlerave njerëzore dhe qytetare. Fakultetit të Shkencave Aplikative, me programin baçelor “Matematikë arsimore”, është nevojë e domosdoshme, i cili do të përmbushë një nga detyrimet e arsimit të lartë në Kosovë, e që është përgatitja e mësimdhënësve të matematikës në një frymë të re të zhvillimeve të arsimit. Në vitet e ardhshme do të vazhdojmë me programe të tjera aplikative, të cilat kanë për bazë matematikën dhe zbatimin e saj në tregun e punës në rajon dhe më gjerë. Fakultetit të Shkencave Aplikative përgatit profesionistë të gatshëm për tregun e punës, dhe në shërbim të nevojave të shoqërisë së zhvilluar dhe prosperuese.