Përdoruesi:Kristina Zisaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Një nga problemet më të shpeshta që ka hasur arsimi në Shqipëri kanë qënë tekstet shkollore. Ministria e Arsimit ka publikuar tekstet shkollore sipas votimit që bënë mësuesit në mbarë vendin në fillim të muajit prill 2015. Kjo mënyrë përzgjedhjeje po përdoret për herë të parë për tekstet e vitit të ri shkollor 2015-2016. Sipas MAS, kjo formë votimi e të gjithë mësuesve të sistemit parauniversitar, u bë në mënyrë që të përzgjidhen tekstet më cilësore dhe të skarcohen ato që janë me probleme. Përjashtim nga votimi bëjnë vetëm tekstet e klasës së parë dhe të gjashtë, pasi këto klasa po punojnë me kurrikula të reja dhe përdorin një tekst për çdo lëndë. Ndaj edhe për përzgjedhjen e teksteve të reja të klasës së parë dhe të gjashtë, MAS hapi zyrtarisht garën në datën 20 prill. Tekstet që nuk janë votuar nga mësuesit, do të thotë që vlerësohen si jo të preferuarat nga ta. Pra, tekstet që do të përzgjidhen nga mësuesit do të jenë ato tekste që do të përdoren në shkollat e arsimit publik në mbarë vendin për vitin e ri shkollor 20015-2016”, – sqarojnë burime nga MAS. Sipas tyre, nëpërmjet kësaj mënyre përzgjedhjeje po shkohet drejt një alterteksti të kufizuar në numër, duke u përqendruar tek ato tekste që janë cilësore, që nuk përmbajnë në brendësi të tyre gabime shkencore, informacion të tepërt dhe të padobishëm për nxënësin dhe nuk e lodhin atë etj. Tekstet shkollore kanë pasur një sërë problematikash, pasi vetëm vitin e shkuar Ministria e Arsimit hoqi nga listat e teksteve shkollore mbi 120 tituj që iu përkisnin shtëpive të ndryshme botuese. Bashkëngjitur shkrimit gjeni tekstet më të votuara nga mësuesit për çdo lëndë.

Në vitin 2012 ligji 69 e paraqiste nenin 47 në këtë formë :

Tekstet shkollore

1. Tekstet për nxënësit janë alternative. Ato përzgjidhen nga mësuesit në bazë shkolle, në prani të prindërve, pas certifikimit nga ministria. Përjashtimet nga ky rregull përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.[1]

Por ky nen u ndyshua në vitin 2015 për shkak të problematikave që kishin hasur. Neni 47 i vitit 2015 :

1. Tekstet shkollore përzgjidhen nga mësuesit në bazë shkolle, pas certifikimit nga ministria. Procedurat e përzgjedhjes përcaktohen me udhëzim të ministrit. Përjashtimet nga ky rregull përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Tekstet për nxënësit janë alternative. Numri i alternativave të teksteve shkollore kufizohet në jo më shumë se tre alternativa për çdo lëndë ose fushë të të nxënit. Tekstet shkollore sigurohen nga botuesit, vendas ose të huaj, mbi bazën e standardeve të teksteve, nëpërmjet një konkurrimi të hapur, të barabartë dhe transparent, sipas procedurave të përcaktuara me udhëzim të ministrit.

2. Pika 2 Shfuqizohet.

3. Pika 3 Shfuqizohet.

4. Shpërndarja dhe shitja e teksteve shkollore bëhet nëpërmjet njësive tregtare të shitjes së librave ose në pika të tjera shitjeje pranë shkollave nga subjekte të licencuara, me çmime të vendosura nga botuesit e të vlerësuara nga ministria në procesin e certifikimit të tekstit.[2]

  1. ^ "balkanweb.com". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "arsimi.gov.al" (PDF). {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)