Shko te përmbajtja

Përdoruesi:Leila Rekaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

DISA PËR DISA

Disa shfaqen si mjegull, me frikën nga dielli Pastaj ikin, zhduken, se farën e mirë se mbjellin.

Disa t`sjellin buzëqeshje, pastaj urrejtje t`dhurojnë Të puthin, të përqafojnë, e pas shpine t`sulmojnë.

Disa për disa, që të qeshin në katër sy E si ta kthejnë kokën, gjurmët kanë me t`i pështy.

Disa të servojnë ikje, pa të uruar mirëseardhje, Pastaj shfaqën papritur, duke të kërkuar falje.

Disa e thonë gënjeshtrën, si me qenë e vërteta Dhe mendojnë që kalohet, duke mashtruar, jeta.

Disa për disa, që të shesin fare për pak pare E bëjnë një gjë të tillë, pa pasur fytyrë e marre.

Disa për disa, që të lavdërojnë e të lartësojnë Pas ndarjes nga ty, vetëm të injorojnë.

Disa fjalë për disa, që më kurrë si kam parë Mjaft më sulmuat, se s'keni për t`më vrarë!