Përdoruesi:Liburn R Shala
= 'Babai ynë, ramadan shala, simbol i qëndresës kombëtare shqiptare stokholm, 2014. Redaktor dhe lektor adil pireva =
Per lexuesit dhe redaktoret e wikipedies: te gjitha tekstet dhe te drejtat autoriale i kam une sikur djali i ramadan shales (personin per te cilin behet fjale ne kete artikull. Te gjithe artikujt qe jane te shkruar ne kete artikull jane tekste te permbledhura dhe te kerkuara nga une per nje liber per babain tim. Ju lutem me kontaktoni nese keni ndonje pyetje.) Libri, ne teresi eshte i redaktuar dhe lektoruar nga adil pireva, sic permendet me lart.
pak fjalë në vend të parathënies
Dashuria për lirinë e atdheut mbi të gjitha
Një vit pasi baci ramadan shala ndërroi jetë, i biri i tij, liburni, më njoftoi se familja kishte vendosur të mblidhte në një libër kujtimet e shokëve dhe të bashkëpunëtorëve të babit. E përgëzova dhe i premtova se do të shkruaja me kënaqësi kujtimet e mia për të. Meritonte ramadan shala që për jetën dhe veprën e tij atdhetare t’i ngrihej një lapidar i tillë i shkruar. Të shkruhej për të, për mua kishte domethënien të shkruhej për një pjesë të historisë sonë kombëtare, ndër më të lavdishmet. Andaj, ky libër për ramadan shalën nuk do të ishte vetëm një relikt i shenjtë për familjen, të afërmit dhe miqtë e tij, por një histori për një nga figurat më të shquara të luftës sonë për liri, demokraci dhe pavarësi. Me botimin e këtij libri, ky premtim i liburnit, tashmë, po realizohet. Libri “babai ynë, ramadan shala, simbol i qëndresës kombëtare shqiptare” ndahet në dy pjesë. Në pjesën e parë janë përfshirë intervistat më të mira të ramadan shalës, dhënë mediumeve të ndryshme gjatë mërgimit në suedi në vitet 1990-2004. Këto intervista janë dëshmi të gjalla për biografi të këtij atdhetari të shquar dhe dokumente e të dhëna parësore për historianët, që merren me shkrimin e kësaj pjese të historisë sonë kombëtare të kësaj periudhe, në të cilën jetoi dhe veproi kryepersonazhi i këtij libri ramadan shala. Ndërkaq, pjesën e dytë të librit e përbëjnë kujtimet e miqve të jetës dhe ta bashkëpunëtorëve të idealit, të bashkëveprimtarëve në organizata ilegale atdhetare dhe të bashkëvuajtësve në burgjet serbojugosllave, të cilët e kanë njohur më së miri veprimtarinë atdhetare të tij dhe e kanë njohur atë vetë edhe shpirtërisht. Në fund të librit, si kapak floriri përmbyllës i librit jepet një intervistë e birit të tij, liburnit, ende e pabotuar, në të cilën me dashuri e sinqeritet të jashtëzakonshëm flet për madhështinë dhe për veprimtarinë atdhetare të babait dhe qëndrimin e tij në rrethin familjar. Libri përmbyllet me disa pak shënime autobiografike, të cilat vetë ramadani i kishte shkruar me kërkesën e disa miqve, pasi kishte mbërritur në suedi. Në të dy pjesët e librit përshkruhet veprimtaria atdhetare e ramadan shalës, që nga rinia e hershme dhe deri në kalimin e tij në amshim, më 12 shtator 2004. Nga këto shkrime shihet se edhe pas viteve të ’90-ta, baci ramadan, mbështeti të gjitha proceset, që ndodhen në botë, në shqipëri dhe në kosovë. Me entuziazëm mbështeti formimin e partive shqiptare demokratike në botën shqiptare, deklaratën kushtetuese të 2 korrikut, kushtetutën e 7 shtatorit, referendumin për pavarësinë më 1991, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare më 1992, qeverinë dhe institucionet, që dolën nga këto zgjedhje. Aktivitet atdhetar, ramadan shala zhvilloi edhe në suedi, ku ishte në qendër të të gjitha zhvillimeve, jo vetëm në mërgim, por ishte i pashkëputur edhe nga zhvillimet në kosovë. Kur okupatori serb imponoi luftën e armatosur në vitet 1998-1999, ai mbështeti edhe uçk-në dhe ndonëse në moshë të shtyrë u paraqit vullnetar të marrë pjesë në radhët e saj. Ai gjithmonë ishte unifikues dhe nuk përjashtonte askënd ë mundohej të punonte e luftonte për çështjen e çlirimit dhe të bashkimit kombëtar. “dikush tjetër, që nuk mendon si unë, nuk është armik imi”, e kishte zakon të thoshte baci ramadan. “unë fatin tim e kam lidhur me idealin tim të shenjtë të çlirimit dhe bashkimit kombëtar”, “mes familjes sime e serbisë – ishin varret!” , e përkufizonte ai portretin e vet atdhetar në mënyrë lakonike proverbiale. Ndërkaq, miku i tij, ali aliu, i cili miqësinë me ramadan shalën e kishte lidhur dhe kalitur në burgjet jugosllave, në kujtimet e tij, e jep portretin atdhetar e moral të mikut, duke veçuar karakterin e tij me këto virtyte: “besa – filozofija e kuptimit të jetës; sinqeriteti – thënia e të vërtetës pa ngurrim; dinjiteti – mospërkulja para forcës së errësirës; guximi – i pathyeshëm, stoik në mbrojtjen e të drejtave dhe nderi – sjellja me dashuri ndaj njerëzve dhe me përbuzje ndaj të panjerëzve!”. Po kështu, e çmon edhe bashkëveprimtari dhe bashkëthemeluesi i lrbsh-së, adem demaçi, i cili në kujtimet për ramadan shalën thotë: “ka qenë një luftëtar i pandalshëm, këmbëngulës, ka qenë me orientim kombëtar gjithmonë, është përpjekur për pavarësinë e kosovës, është një shembull i një njeriu të palodhshëm”. Në të gjitha kujtimet e miqve e bashkëveprimtarëve të idealit të ramadan shalës, të përmbledhura në këtë libër, jepet figura atdhetare, morale e njerëzore e një idealisti të madh e shembullor të çështjes së çlirimit dhe të bashkimit kombëtar. Kështu, miku, bashkëveprimtari dhe poeti i shquar kombëtar, xajë nura, pasi thekson se “ramadan shala ka qenë kryetar i reparteve vepruese të dukagjinit, pejës, gjakovës, deçanit, istogut, klinës dhe fshatrave të rrethit”, e quan “organizatori dhe figura më e devotshme, që e ka pasur dukagjini”, e cilëson si “njëri prej tribunëve të mëdhenj të kombit”, përfundon se “ramadan shala mbetet një emblemë shumë e rëndësishme historike, sidomos për rrafshin e dukagjinit”. Ndërkaq, miku, bashkëveprimtari dhe bashkëmërgimtari, sabri maxhuni- novosella, në kujtimet e tij veçon se “qëndrimi burrëror, qëndrimi heroik i ramadan shalës në gjyq, i tmerroi gjykatësit, prokurorët dhe udb-ashët, që qëndronin në sallë dhe prapa tij” dhe vazhdon: “ramadan shala ishte bir i një dëshmori, i një heroi, i cili e vazhdoi punën e tij patriotike dhe kombëtare deri në frymën e fundit. ...ramadan shala sa qëndroi në suedi dhe në evropë, ishte një tribun me plot kuptimin e fjalës dhe e kishim në ballë të protestave, në ballë të demonstratave, tubimeve, ishte orator dhe kishte një gjuhë atdhetari dhe kombëtari. Çështjen e kombit e mbronte me vendosmërinë më të madhe. Ramadan shala ishte i pakompromis dhe në çështjen kombëtare kurrë nuk bënte lëshime. Ishte i palodhshëm për aktivitete të vazhdueshme, i pakursyeshëm deri në frymën e fundit, që ia dha atdheut”. ... Ndërkaq, selatin novosella, që i takon një brezi më të ri të atdhetarëve, konstaton se ramadan shala “ i takon plejadës së atdhetarëve, që na frymëzuan ne të rinjve në rrugën e lirisë”. Po kështu, hajdin abazi, atdhetari e luftëtari i uçk-së, thotë se “emri i ramadanit, për mua e për brezin tim, ishte emër legjendë”. Kurse nezir gashi, mik e bashkëveprimtar dëshmon se “ramadan shala ishte ndër më të torturuarit në kosovë”. Nasim haradinaj, i biri i atdhetarit të shquar të brezit të ’81-it, smail haredinaj dhe luftëtarë i uçk-së tregon se “baca ramadan na shtonte moralin, na jepte kurajo dhe vetëbesim” . Ndërkaq, djali i tij liburni, në pyetjen për trashëgiminë e babait në intervistën e tij thotë se “trashëgimi është liria, që ne të gjithë sot po e gëzojmë”... “objektivitetin dhe qëndrimin e tij neutral në aspektin politik e shoh edhe si një trashëgimi tjetër. Ai asnjëherë nuk na ka këshilluar të zgjedhim njërin apo tjetrin krahë politik. Gjithmonë ishte i fokusuar, që bashkimi i kombit të vijë në rend të parë”. Kur flet për përcaktimin kombëtar të babait, ai citon fjalët e babait: “lufta jonë vazhdon derisa të gjitha trojet tona shqiptare të bashkohen dhe të ndërtojmë një shtet shqiptar, të fortë dhe sovran, të jemi solidar dhe human ndaj njëri tjetrit”. ...”Kur fliste (babai) për kosovën dhe shqipërinë, vëreje ndryshime fytyre e shpirti tek ai. Eh, për këtë mendoj se të gjithë shqiptarët kanë ndjenja të veçanta rrëqethëse. Babi e kishte princip që në të gjitha bisedat familjare, takimet e ndryshme, debatet publike, intervistat etj. Të fliste vetëm për shqipërinë. Rrallë kam dëgjuar kur ka folur për këto dyja si të ndara, gjithmonë e theksonte se ne jemi të lindur, të rritur dhe do të plakemi e të vdesim në shqipëri”. Ramadan shala ka lënë gruan gjylfidane kelmendin-shala, me të cilën ishte martuar më 1971 dhe me të kishte gjashtë fëmijë, katër djem:arbenin, dardanin, astritin dhe liburnin dhe dy vajza: arianitën dhe labeatën. Në kujtesën e kombit tonë, ramadan shala do të mbetet simbol i përjetshëm, i pavdekshëm dhe i veçantë i qëndresës kombëtare shqiptare kundër robërisë serbe. Për një jetë të njeriut, nuk di çka mund të jetë më e madhërishme. E mua, më jep kënaqësi prore bamunia që në rrugëtimin tonë drejt lirisë, të kem qenë mik i ngushtë i tij, i jetës dhe i idealit.
Prishtinë, shkurt 2014. Adil pireva
==
i. Dëshmi të gjalla për biografi dhe histori ==
Veterani dëshmon për historinë lëvizjes kombëtare
Shefki oseku: intervistë me ramadan shalën për gazetën “drita”, 3/96
Në fillim të majit të këtij viti bëmë një intervistë për gazetën “drita” me veprimtarin ramadan shala. Duhet thënë se qe vërtetë e vështirë. Me dhjetëra here biseda u desh të ndërpritet, sepse ramadani s'donte të fliste për veten. E si të bisedohet për vitin 1964, ta zëmë, e të tejkalohet pa u përmendur ramadan shala? Një kompromis duhet gjetur. Meqë po inçizoja bisedën, ngadalë, ashtu padiktueshëm, ramadanit iu përvodhën disa detaje, të cilat unë me xhelozi do t’i ruaj. E di se ato detaje nuk janë të miat, po as të ramadanit. Ato i takojnë historisë sonë ende të pashkruar, për fat të keq!
Mes familjes sime e serbisë – ishin varret!
Drita: ju lutem që me pak fjalë të na thoni se kur ia keni filluar aktivitetit patriotik dhe kur keni rënë në kontakt me adem demaçin?
Ramadan shala: edukatën themelore patriotike nuk e kam marrë në ndonjë organizatë apo ndonjë libër, edhe pse librat nuk kanë qenë pa ndikim. Themeli im patriotik është ngritur nga tradita familjare, e cila nuk u pajtua as me sundimin turk, e aq me pak me atë serb, i cili pësoi me vonë. Një mixhë më vritet me 1918, në përleshje me xhandarmërinë serbe, ai bie heroikisht mes qytetit të pejës. Babanë tim e pushkatojnë me 1944, djali i hallës me vritet në përleshje, djali i mixhës pushkatohet në istog, mixha zihet në mal në krahun e rezistencës, dënohet me 16 vjet burg, një djalë i hallës ka qenë në ndsh dhe dënohet me 8 vjet burg. Vetë qesh i dënuar njëherë 14 vjet burg, e njëherë 6 vjet, kurse një herë në izolim 2 muaj. Për serbinë, në shtëpinë time asnjëherë nuk është folur mirë sepse ai shtet na ka vrarë, e mes nesh kanë qenë varret, që na kanë ndarë në rininë time, unë jam takuar me njerëz të njohur, si nijazi gegën, i cili ishte i organizuar. Qëllimi im ishte sabotimi i shkuarjes së shqiptarëve në aksione të rinisë, manifestimi i festes së 28 nëntorit. Në mesin tonë kishte edhe studentë, si kurtesh purrini, hivzi kollçaku. Këta kishin në shoqëri shefqet deçanin, dhe musa haxhinë. Para se ta njihja adem demaçin, 15-16 ditë përpara, ka pas ikur për shqipëri esat myftari. Ky ishte këmbëngulës që doemos duhet të lidheshim me shqipërinë, në mënyrë që ta zgjerojmë sa më shumë organizatën tonë. Unë isha ithtar i teorisë se ne së pari duhet të krijojmë kapital politik. Në këtë kohë njoftohem edhe me një grup ilegal të pejës, e ku ishin ramzi baloku, me do të tjerë.
Demaçin e njihja si shkrimtar dhe i dënuar
Më vonë, përmes hysen dacit, nga peja u takova me adem demaçin, për të cilin dija se ka qenë i dënuar politik dhe se është shkrimtar. Në takimin tonë të parë ishte edhe mustafa venhari, i ndjerë. Pas kësaj herë ne jemi takuar shpeshherë. Në njërin nga këto takime u mor vendim që organizatën tonë ta pagëzojmë lëvizja revolucionare për çlirimin e bashkimin e shqiptarëve. Kështu vijuam deri në qershor të vitit 1964, kur na arrestuan. Mua me dënuan 14, kurse demaçin e dënuan 15 vjet burg. Shokët e tjerë nga e tërë kosova morën dënime të ndryshme, por, mjaft të rënda për atë kohë.
Çështja e kosovës do të zgjidhet nga brenda
Drita: dihet se në atë kohë për kosovën askush nuk dinte gjë, apo më mirë me thënë s'donte të dinte. Cilën strategji aplikuat ju në ato rrethana tejet të renda? Ramadan shala: ne u mbështetëm kryesisht në faktorin brendshëm. Por, kjo ka edhe arsyen e vet. Atëherë kosova ishte e okupuar, shqipëria ishte totalisht e izoluar në arenën ndërkombëtare. Ne atëherë nuk prisnim që të mblidhet ndonjë parlament i kosovës, i jugosllavisë e të thotë se shqiptarëve iu duhet liria! Në një pyetje, që shtrohej në programin tonë rreth zgjidhjes se çështjes së kosovës, se si do të zgjidhet kjo – nga brenda apo jashtë; nga poshtë apo nga lartë, ne këtyre pyetjeve iu kemi përgjigjur: çështja e kosovës do të zgjidhet nga brenda; ishte dmth. Nga populli aty, ku ekziston okupimi edhe qëndresa. Kombi shqiptar gjithnjë ka qenë i pushtuar, por, gjithnjë e ka mbajtur lartë flamurin e rezistencës. Janë të njohura grupet kaçake, grupet guerile, çetat guerile dhe me në fund organizatat ilegale.
Drita: pas shqiptimit të dënimeve, ju dërguan në nish për ta vuajtur dënimin. Por, nuk ju kanë lënë shumë atje. Pse?
Ramadan shala: e organizuam një grevë për shkak të keqtrajtimit të shokëve tanë. Pas kësaj na degdisen pikë e pesë nëpër burgjet e tërë jugosllavisë. Mua, kadri kusarin, hilmi rakovicën na çuan në lepogllavë (sot kroaci). Aty s'na linin të takoheshim fare mes veti. Ndërsa ishim aty u bë plenumi i brioneve. Tek me 26.09.1966 do të na kthejnë, mua, kadri kusarin e hilmi rakovicen nga lepogllava, së pari në stara gradishkë, e pastaj në mitrovice të sremit.
Kadri kusari – dushi, qe trim i pashoq
Foto: kadri kusari
Drita: në dhomën tënde të fjetjes qenka fotografia e kadri kusarit – dushit të ndjerë. Përse veç këtë e keni veçuar nga shokët?
Ramadan shala: sepse ai me jetën dhe veprën e vet ka qenë i veçantë nga ne të gjithë: ishte solidar, i gatshëm për flijime, për të tjerë më shumë se për vete. Mbi të gjitha ishte trim i pashoq. Më kujtohet sesi njëherë një epror i burgut e provokoi dushin duke i thënë: - ti je nacionalist! Dushi dorashkën e hedhur për luftë e pranoi në mënyrë tepër dinjitoze: - po, i tha, unë vërtetë jam nacionalist! Drita: qe nga vitet 1945 e deri më 1960 ka pasur lëvizje të djathta, ose ndsh-eja ose besëlidhja kombëtare ose grupe të orientimeve të tilla. Por, nga viti 1960, kur është themeluar organizata e kadri halimit e ali aliut e këndej lëvizja jonë kombëtare mori një orientim të majtë, në mbështetje të ideologjisë se shtetit amë. Kjo vlen edhe për lëvizjen e vitit 1964. Çka mendoni ju lidhur me këtë?
Ramadan shala: prej vitit 1945 e këndej, të gjitha organizatat e lëvizjet, pavarësisht se a kanë qenë ato të djathta apo të majta, të gjitha kanë një karakteristikë të përbashkët: programet e tyre kishin si pikë të parë çlirimin dhe bashkimin kombëtar. Edhe organizata e kadri halimit, po edhe lëvizja jonë, në pikën e parë të statutit, në nenin 1 të statutit, thuhet tekstualisht: qëllimi i parë dhe i fundit i lëvizjes sonë është sigurimi i të drejtës për vetëvendosje deri në shkëputje për viset e banuara prej shqiptarësh, të cilët sot gjenden ende nen administrimin jugosllav dmth. Qëllimi i parë dhe i fundit i lëvizjes sonë është çlirimi i krahinave shqiptare, të aneksuara nga jugosllavia dhe bashkimi i këtyre krahinave me shqipërinë.
Mjetet: paqësore, por edhe kryengritja
Lëvizja udhëhiqej nga komiteti qendror prej tre anëtaresh, të tjerët zgjidheshin me kooptim. Në shumë komuna kishte komitete dhe aty ku nuk ishin formuar këto, duhej të vepronin në grupet e treshave dhe të pesësheve. Ndërsa në program, pra, në platformë, lëvizja jonë shtronte pyetjen: cili është qëllimi ynë? Si përgjigje jepej kjo: qëllimi ynë është çlirimi kombëtar, qëllimi ynë është bashkimi kombëtar. Çështje tjetër që parashtronte programi ishte: cilat mjete e cilat rrugë do të përdorën? Si përgjigje jepej kjo: të gjitha mjetet propagandistiko-paqësore deri të kryengritja armatosur. Më 17 shkurt 1982, kur formohet lëvizja për republikën e kosovës, aty janë përcaktuar për mënyrën paqësore, e jo për luftë! Ldk-ëja veç e ka trashëguar këtë, me të vetmin ndryshim se ka ndërruar emrin. Paksa e çuditshme, si është e mundur që një vend i okupuar mund të çlirohet nga okupatori me politikë, pa lufte?!
bunjaj ishte në të vërtetë një mashtrim
Drita: më 1943 në prizren, nacionalistët (që në atëkohë ishin në pushtet) vendosën që kosovës t'ia bashkangjesin shqipërisë. Pastaj, menjëherë në bunjaj, me 30, 31, dhjetor 1943 dhe me 01.01.1944, komunistët shqiptarë vendosën që kosova, pas luftës, t'i bashkohet shqipërisë, në bazë të së drejtës së vetëvendosjes. Perse dështuan që të dy këto projekte?
Ramadan shala: humbja e gjermanisë në fund të ldb-së shënon edhe humbjen e forcave nacionaliste. Dhe kjo është e kuptueshme. Mirëpo, pas fitores kundër fashizmit, komunistët dolën zotërues në shqipëri dhe kosovë, andaj shtrohet me të drejtë pyetja nga ju, pse dështoi bashkimi i kosovës me shqipërinë? Unë e kam një vlerësim timin, personal, paksa të çuditshëm. Ne, shqiptarët, gjithnjë në histori kemi kryer punët mbrapsht. Ne mbledhjen e bunjajt vendoset për bashkimin e kosovës me shqipërinë, mirëpo, ne garant për këtë çështje jetësore të kombit tonë e bëjmë jugosllavinë!, anglinë, francën, bashkimin sovjetik, amerikën, por edhe unçsh-në(!) Dhe kjo pasi që të kryhet lufta!? Dihet mirë se pas kryerjes se luftës, e jo më larg se pas gjashte muajsh, në prizren u vendos kosova t'i aneksohet serbisë! E, sa për të mos harruar po ceku se fjalën kryesore kanë pasur shqiptarët! Disa burra si qamil luzha, e të tjerë e dinin ç'kob po i sillej kosovës vërdallë. I tillë është edhe halim spahija, i cili deklaroi hapur se "na mashtruan". Pra, bunjaj ishte në të vërtetë një mashtrim. Dështimi i kësaj konference ishte mishëruar në vendimin e saj kur për garant të realizimit të vendimeve u mor edhe jugosllavia! Ky besim ishte tejet naiv, bazohej në materiale proserbe, pas prizrenit, propagandistike, siç ishte, një artikull i titos, ku ai kishte shkruar një artikull në “proleter”, e ku thoshte se nëse kjo luftë nuk do të thotë çlirim edhe për arnautët, atëherë kjo nuk do të jetë luftë çlirimtare. Kuadrot e ndërgjegjshme, pas prizrenit thoshin u mashtruam, por, populli nuk thoshte kështu, veçse u tradhtuam nga tanët. A ka logjikë këtu? Kuadrot më në zë të luftës: gjeneralë, kolonelë, majorë, komandantë të çetave, të batalioneve të mashtrohen?
Drita: kur jemi të udhëheqësit e lnç-së, fadil hoxha ka qenë figura më autoriteteve gjatë dhe pas luftës. Për këtë njeri gjithnjë është thurur një legjendë, sipas së cilës fadili është çmuar se është më patriot se shokët e tij. Edhe milija kovaceviqi thotë se sa herë që fadili me shokë e kanë pasur punën në pisk, e kanë tradhtuar kombin shqiptar. Por, sa herë që patën mundësi, me shokët e vet punonin për bashkimin e kosovës me shqipërinë? Sa ka të vërtetë në këtë pohim?
Ramadan shala: është e njohur ajo se frikacakët sapo t'i kërcënojë forca ata tërhiqen. Unë mendoj se milija kovaçeviqi e ka njohur shpirtërisht fadilin me shokët, i ka ditur faktet, lëvizjet e tyre. Shtrohet një pyetje me rëndësi, pse erdhën fadil hoxha, xhavit nimani, xhevdet doda etj. Për ta themeluar partinë komuniste në kosovë? Përse u bënë anëtarë të partisë komuniste jugosllave kur ata ishin anëtarë të partisë komuniste shqiptare? Që të dy partitë në fjalë ishin në ilegalitet, prandaj, fare i qartë ishte qëllimi i vërtetë i këtij konvertimi tejet të çuditshëm? Lëvizja jonë kombëtare nuk ka qenë kurrë e ndarë në pjesë-pjesë që nga lidhja e prizrenit, po edhe me herët. S'ka dyshim se kjo ishte pjesë e skenarit jugosllav. Unë mendoj se kësaj i vije era e bajraktarllëkut, mirëpo, kur është fjala të udhëheqja shqiptare e shqipërisë, ata unë lirisht mund t'i quaj të paaftë, sepse nuk janë largpamës aspak! Ata nuk shohin fare se çdo të thotë ndarja e komitetit krahinor nga organizimi unik i lnç-së së shqipërisë! Përse shqiptarët të mos luftojnë së bashku me vëllezërit e tyre nga shqipëria po këtë luftë e bëjnë nën ombrellën e pkj-së. Edhe sipas teorisë marksiste, vetëvendosja është njëra nga premisat e domosdoshme për zgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare dhe të kufijve.
Pse fadili nuk flet, por heshtë?
Drita: fadil hoxha para një kohe e kremtoi 80-vjetorin e lindjes se tij. Aty morën pjesë shumë ish-udhëheqës, po edhe përfaqësues të partive politike shqiptare. Fadili me atë rast tha se për mua le të gjykojë historia! Çka mendoni ju për këtë njeri, po edhe për shokët e tij?
Ramadan shala: unë mendoj se sikur ata të kishin bërë atë që duhej bërë, nuk do të kishin ardhur në këtë situatë. Unë mendoj se ata që në hapat e parë kanë gabuar, kur kanë lejuar themelimin e partisë komuniste për kosovën. Siç e ceka edhe më parë, kanë gabuar edhe në cërni vërh (maja e zezë), edhe në bunjaj edhe kur qenë në pozita të larta në jugosllavi. Po, pse nuk e thotë gjithë atë që e di fadil hoxha? E, ai di shumë, sepse sa herë na i "prenin petkat" në jugosllavi, ai ishte në sofër të parë, pra dinte se çdo të pësojë populli. Ata që kanë qenë në pushtetin jugosllav kanë bërë vepra të tilla, që po qe se flasin hapur e me sinqeritet, kjo do të jetë një akuzë e rëndë ndaj vetvetes. Është demagogji e vërtetë të thuhet se i ashtuquajturi "grupi gjakovar" i udhëheqjes është akuzuar se kanë bërë një politikë proshqiptare?! Serbët e shkarkuan edhe azem vllasin kur e deshi loja, natyrisht me akuza të njëjta si edhe fadilin e të tjerët. Atyre nuk iu pëlqen asgjë shqiptare, qoftë edhe shqipfolës!
Drita: ju në vitin 1964 dolët hapur kundër ish-jugosllavisë, e cila për shumëçka ishte më e fortë, si në planin ndërkombëtar, ashtu edhe në planin e brendshëm. Shtrohet pyetja, a s'mund të gjenden sot njerëz të tillë që do sfidojnë këtë gjendje kaq të rëndë, që na u imponua?
Lufta jonë do të jetë e rëndë, e gjatë...
Ramadan shala: edhe sot gjenden asi djem, e asi burra. Edhe ne e dinim se jugosllavia nuk do të rrëzohet lehtë. Ne, në një pikë të programit tonë kemi thënë se: "lufta jonë do të jetë e vështirë, e rëndë, e gjatë, do të kërkojë viktima, do të kërkojë flijime të shumta". Ne nuk e kishim kundërshtare veç jugosllavinë, po edhe komunistët shqiptarë, të cilët ishin mashtruar nga parulla: se komunistët nuk luftojnë për kufij! Pra, ideja e bashkimit të kosovës me shqipërinë luftohej edhe nga radhët e tanëve, si një ide e tejshkuar, anakronike etj. Pra, atëherë nuk ishte me lehtë se sot. Por, në kishim një strategji tjetër, u mbështetëm veç në faktorin e brendshëm dhe nuk pritëm kurrfarë ndihme nga faktorët e jashtëm.
për qeverinë e kosovës jam përgjigjur moti
Drita: në qeverinë e kosovës e kemi kryeministrin, dr. B. Bukoshin, xhafer shatrin, isa mustafën, halit muharremin, etj. Cilin do ta kishit dalluar ju?
Ramadan shala: unë edhe me parë kam thënë se i çmoj dr. Bujar bukoshin, z. Xhafer shatrin, sepse këta njerëz kanë dhënë prova në kosovë, po besimin më të madh e kam të z. Xhafer shatri. Sot dr. Bujar bukoshi, si kryeministër, po ashtu, është njeri me peshë e autoritet të pakontestueshëm. Është me rëndësi që të mos jemi në defanzivë të përhershme, sepse shih se si u shtua aktiviteti i organizmave ndërkombëtarë pas ngjarjeve të këtyre ditëve në fund të prillit! Pra, për tri ditë kosova ishte në qendër të vëmendjes së faktorëve, që vendosin për fatin tonë. Duhet të ndërmerren poteza revocionare, tek atëherë ia ke qëlluar! Po ndërlidhem prapë me pyetjen tënde. Njëherë, një njeri, në një shoqatë, më pyeti, baca ramadan, a e pranon qeverinë e kosovës? Atij iu kam përgjigjur: unë nuk lejoj as ibrahim rugovën, as bujar bukoshin, as edhe sali berishën, apo ndonjë kryetar të partive politike të kosovës apo të shqipërisë që të ma shtrojnë këtë pyetje. Unë në këtë pyetje jam përgjigjur moti dhe atë para prokurorëve, para hetuesve, para policëve, para ministrave të judikaturës të ish-jugosllavisë, para drejtorëve të burgjeve. Jam përgjigjur me pranga në duar; me grushta të mbledhur, sepse nuk me hapej pëllëmba e dorës nga torturat e barbare të hetuesve. E, ty dashamir, i thashë atij, ende pas tridhjetë vitesh, madje, në një klimë shumë më të favorshme politike, nuk po të bie ndërmend të kërkosh atë që unë e kam kërkuar atëherë!
Drita: rrugëdalja nga kjo situatë e rëndë dhe apatike?
Rezistencë aktive, e jo pasive...
Ramadan shala: të paaftit t'ua lëshojnë vendet të aftëve; frikacakët trimave, të bëhet një operacion i thelle kirurgjik në strukturat e udhëheqëse. Të aplikohen edhe metoda të tjera të rezistencës aktive. Ne duhet t'iu imponohemi të huajve. Mendoj se në vitin 1990 ishim më afër sesa që jemi sot, sa i përket zgjidhjes se çështjes sonë kombëtarë. Mua më habisin disa deklarata të papërgjegjësi të disa liderëve shqiptarë, të cilët më se njëherë kanë shprehur brengosje për stabilitetin e maqedonisë?! Lëvizjes sonë kombëtare i intereson në radhë të parë uniteti kombëtar, për të cilën gjë u flijuan patriotë nga të gjitha viset shqiptare. Ne nuk jemi të ngarkuar me hipoteka historike ndaj askujt, prandaj, s'kemi arsye fare të brengosemi për shtete fqinje.
Patriotët i fyen pranimi i autonomisë
Më lejoni të shtoj edhe një gjë, ne sikur jemi të prirur që të mos marrim mend. Më 1990 u formuan partitë politike në kosovë, maqedoni, mal të zi, preshevë e bujanovc, por, edhe kësaj radhe në baza rajonale, e jo kombëtare! Po kështu, u veprua edhe në emigracion, e pastaj edhe në shqipëri. Në vend se shqiptarët e ndarë me dhunë nga armiqtë e kombit të bënin unitetin shpirtëror e partiak, ata e bënë atë që s'duhej bërë në asnjë mënyrë! Nuk janë për t'u harruar as deklaratat e lidershipve se do ta bashkojmë kosovën edhe shqipërinë, kurse më vonë këto deklarata u reduktuan deri në atë masë, që është fyese për patriotët kosovarë! U tha publikisht se do të pranohet autonomia e '74! Ne, kosovarët, e dimë mirë se çdo të thotë autonomi nën tutelën e serbisë! Qelitë e burgjeve ne i kemi larë me gjak që nga 1945, pastaj gjatë 1974-ës, po edhe pas kësaj periudhe, deri në ditët e sotme.
Drita: në tiranë janë duke u strehuar përkohësisht disa kosovarë, patriotë të dëshmuar. Si është rregulluar statusi i tyre juridik dhe ekonomik, a u jepen ndihma nga qeveritë, shqiptare apo ajo kosovare?
Ramadan shala: për aq sa unë jam i njoftuar, disa gëzojnë njëfarë ndihme simbolike nga qeveria e kosovës ose ajo e shqipërisë. Mirëpo, jeta e tyre kryesisht varet nga ndonjë shitblerje dhe nga ndonjë ndihmë e njerëzve të afërm. Për disa prej tyre, qeveria e tiranës e ka bërë trajtimin e barabart me ish të burgosurit e shqipërisë. Madje, këta kanë marrë edhe dëmshpërblim, sikurse ish të burgosurit e shqipërisë. Kam marrë vesh se disave nuk iu kanë dhënë as shtetësinë shqiptare! Mirëpo, nuk e di se përse është vepruar kështu?! Ndodh, jo rrallë që këta të marrin kritika sepse ende janë "kokëfortë", dmth. Ende kërkojnë çlirim e bashkim kombëtar. Trysnitë që iu bëhen këtyre nga disa njerëz të partive nuk ua lëshojnë rrugën trysnive të atyre të partisë se mëparshme mbi ish të burgosurit politikë. Por, ish të burgosurit politikë janë mësuar gjithë jetën e tyre me këso trysni, andaj edhe nuk çajnë kokën për to. Por, jo veç atje, në tiranë, po kudo që ndodhen ish të burgosurit politikë, në kosovë, bon, stokholm, cyrih, uashington apo kudo, ndaj tyre bëhet trysni. Kjo vjen ngase strukturave të tanishme nuk u interesojnë ish të burgosurit politikë. Le të dihet, ne nuk kërkojmë mëshirë nga askush, po është e kundërta, ne kemi mëshirë të sinqertë për ata që dje na shanin e kritikonin.
===
drita: sikur të ishit edhe njëherë i ri a do të kishit dashur që jeta juaj të kishte këtë rrjedhë që e ka pasur deri me tani apo tjetër? === ramadan shala: unë nuk jam marrë me politikë nga llogaria e ftohtë aritmetikore: po veprova kështu – do të fitoj, e nëse veproj kështu – do të humbi! Unë fatin tim e kam lidhur me idealin tim të shenjtë të çlirimit dhe bashkimit kombëtar, për të cilën gjë nuk jam penduar as atëherë kur kjo më ka kushtuar më shumë vite burgim e lëre më sot!
Drita: ju faleminderit për intervistë dhe me lejoni që në emër të redaksisë po edhe të lexuesve t'ju dëshiroj çdo të mirë në të ardhmen! Ramadan shala: s'ka gjë, por, një lutje e kam: që gazetën ta nxirrni të pavarur e jo me censurë, siç po veprojnë disa gazeta pas një periudhe të shkurtër të botimit!
==
tash të gjithë e kanë kuptuar se çka do te thotë t'ia kthesh shpinën popullit tënd ==
Milaim zeka: bisedë me ramadan shalën për radio suedia, 90-99
Ramadan shala, njëri nga pionierët e lëvizjes së shqiptarëve të kosovës për pavarësinë nga jugosllavia e serbia, u lind më 1934. Në kosovë mbaroi shkollën e lartë ekonomike dhe punoi një kohë si gazetar në të përditshmen rilindja. Më 1964 u burgos me korifejt e kësaj lëvizjeje në krye me adem demaçin. Pas qëndrimit shumëvjeçar në kazamatet jugosllave dhe aktivitetit të tij patriotik, ramadan shala, viteve të fundit jeton në suedi.
Çlirimi dhe bashkimi kombëtar ishte arsyeja dhe qëllimi i formimit të lrbsh-së
- çka ju ka shtyrë të krijoni organizatën tuaj (lëvizja revolucionare për çlirimin dhe bashkimin e shqiptareve) në vitet e gjashtëdhjeta?
- mendoj se kjo pyetje nuk ka vend në një situatë të tanishme kur golgota milosheviqiane i ka ngulitur kthetrat mbi popullin shqiptar. Do të ishte shumë më me vend sikur të shtrohej pyetja: ç'të bëjmë për të dalë nga kjo situatë? Si ta ndalojmë ekzodin e shqiptarëve nga kosova? Si të organizohemi për ta penguar kolonizimin e kosovës me serb. Të merremi me atë se çka duhet ndërmarrë konkretisht kundër ekzodit të shqiptarëve dhe kolonizimit me serb. Ma merr mendja se në momentin e tanishëm nuk mjaftojnë më reagimet me intervista, deklarata, protesta e tryeza të rrumbullakëta, të cilat, jo që janë të bollshme, por edhe të tepruara në ditët e sotme. Këto bëhen për shkak se mungon guximi për ndërmarrje konkrete kundër dukurive të përmendura. Individë, gazetarë e politikanë me intervistat, deklaratat e polemikat e tyre, për të kaluarën kanë për qëllim që masave të painformuara t’u hedhin hi syve dhe vetën ta promovojnë si patriotë, intelektualë e politikanë të kohës. Me disa intervista, deklarata, e sidomos me disa polemika të tyre, nuk bëjnë gjë tjetër veç se fyejnë dhe denigrojnë njeri-tjetrin. Kështu, populli mashtrohet, dezorientohet dhe dezorganizohet. Ose nuk dinë se si të organizohet për realizimin e aspiratave të tij. Unë u hamenda shumë a t’u përgjigjem pyetjeve tuaja apo mos t’u përgjigjem. Por, me shpresë dhe besim të plotë se nuk do t’i kontribuoj intrigantëve dhe intrigave, vendosa me në fund t’u përgjigjem këtyre pyetjeve. Këto pyetje me mirë kishte me qenë t’i shtroni kështu: çka i parapriu themelimit të lëvizjes revolucionare për çlirimin dhe bashkimin të shqiptarëve? Atë që i parapriu themelimit të kësaj lëvizjeje, unë e kisha ndarë në tri periudha: gjendja në kosovë fill pas mbarimit të luftës së dytë botërore deri te mbarimi i viteve të dyzeta: periudha e viteve pesëdhjeta dhe periudhën e viteve të gjashtëdhjeta.periudhën e fundit të viteve dyzeta e karakterizon dhuna, terrori, masakrat, pushkatimet e plaçkitjet e pasurisë se shqiptarëve. Që në fillim populli shqiptar e diktoi tradhtinë e periudhës "për çlirim, pavarësi e bashkim kombëtar", që ishte sanksionuar edhe me rezolutën e bujanit.
Faktikisht lufta për shqiptarët nuk mbaroi, por ajo vazhdoi pa ndërprerje nga grupet e arratisura dhe me kryengritjen popullore, që e udhëhoqi shaban polluzha. Kryengritje kjo që kishte për qellim realizimin e rezolutës së bujanit dhe që u shua me gjak e masakra të mëdha mbi popullin shqiptar. Dhuna e terrori nga jugosllavia e serbia nuk pushoi, por, vazhdoi me intensitet të shtuar dhe u sanksionua nga asambleja jugosllave; shtetrrethimi i 8 shkurtit 1945. Ky shtetrrethim vazhdoi deri me 10 korrik të vitit 1945 kur u mbajt e ashtuquajtura mbledhje e dytë e këshillit krahinor në prizren. Kjo mbledhje ishte vërtet një llakërdi. Me dhunë e nën tytat e armëve u krye aneksimi i kosovës nga serbia. Kosovës atë botë iu pranua statusi i një "oblasti" në kuadër të serbisë. Periudhën e viteve të pesëdhjeta, jugosllavinë karakterizohet me një krizë të thellë ekonomike shoqërore e politike, e cila në kosovë manifestohej më rëndë se gjetiu. Jugosllavia prishi marrëdhënie me byronë informative, pra edhe me bashkimin sovjetik. Marrëdhëniet e jugosllavisë me shqipërinë arritën pikën më kritike. Tani tutje shqiptarët e kosovës me një ligj të sekretariatit të punëve të brendshme, shpallen si kombësi e dyshimtë dhe, çdo akuzë ndaj shqiptarëve të kosovë vihej edhe mbi republikën e shqipërisë. Revolta e popullit shqiptar sa vinte e shtohej. Rezistenca vazhdonte. Burgjet jugosllave mbusheshin përplot me shqiptarë. Jugosllavia e intensifikonte dhunën shtetërore mbi shqiptarët. Në këtë kohë nën diktatin e dhunës, shqiptarët e përkatësisë së fesë myslimane detyrohen të regjistrohen si turq, hapen shkolla turke me të vetmin qëllim që të zvogëlohet numri shqiptarëve. Me dekret shtetëror fillon realizimi i memorandumit të çubrilloviqit, andriqit e vukoviqit. Në këto vite kryhet ekzodi i madh i shqiptarëve në turqinë aziatike. Në këtë gjendje e rëndon edhe me shumë aksioni famëkeq i mbledhjes së armëve (dimri 55-56). Këtë periudhe e karakterizon edhe një varg procesesh gjyqësore kundër shqiptarëve, por këtu duhet përmendur të ashtuquajturin procesin famëkeq të prizrenit të vitit 1956. Si rezultat i këtij procesi nxirren qindra shqiptarë para gjyqeve jugosllave, shumë intelektualë, politikanë, klerikë si dhe shtetarë të kosovës. Në këtë akuzë përfshihej edhe shteti shqiptar. Të gjitha këto procese nuk mundën ta ndalin popullin shqiptar në rrugën e tij të shenjtë për çlirim dhe bashkim kombëtar.
Shi për këtë lindnin për çdo vit grupe dhe organizata ilegale në mbarë trevat shqiptarë nën robërinë sllave. Vitet e gjashtëdhjeta në kosovë karakterizohen me një organizim masiv të grupeve dhe organizatave ilegale, të cilat kishin të vetmin qëllim: çlirimin dhe bashkimin kombëtar. Në vitin 1961 nga burgu del adem demaçi. Ai menjëherë vazhdon veprimtarinë e tij patriotike në fushën e organizimit ilegal. Po në këtë kohë në mbarë trevat e kosovës ishin themeluar grupe e organizata patriotike ilegale. Vetë ekzistenca e tyre ndiente nevojë të madhe për ndërlidhje ndërmjet vete dhe për një udhëheqje qendrore, me njerëz të aftë e konspirativ. Pas daljes së adem demaçit nga burgu, ai bie në kontakt me hysen dacin, orëndreqës nga peja me punë në mitrovicë, i cili e njofton për mua edhe ekzistimin e grupeve ilegale në pejë. Ademi kërkon të kontaktojë me mua. Nga gjysma e tetorit të vitit 1963, hysen daci na aranzhon takimin e parë me ademin. Ky kontakt bëhet në mitrovicë, ku ishte i pranishëm edhe mustafa venhari, profesor nga mitrovica. Në këtë mbledhje, në përbërje: ademi, mustafa dhe unë. Shqyrtuam dhe analizuam gjendjen e grupeve ekzistuese. Shumë lehtë ramë në ujdi për veprimtari të përbashkët të të gjitha grupeve ekzistuese, u morëm vesh që t'i njoftojmë grupet, organizatat dhe individët, me të cilët kishim kontakt për marrëveshjen tonë, ashtu edhe vepruam. Brenda vitit 1963, por edhe më vonë pata shumë takime me adem demaçin e me veprimtarë të tjerë, si me mustafa venharin, ahmet haxhiun, zeqir gërvallën, kadri kusarin, din spahiun, hyda dobrunën, teki dervishin, shefqet deçanin, seladin dacin, nezir gashin e ahmet zekën, a.b.a.c.a.d., ejup kastratin, jahja turjaken, mehmet krasniqin e shumë veprimtarë të tjerë në rrafshin e dukagjinit dhe të kosovës. Gjatë këtyre takimeve biseduam për nevojën e zgjerimit të grupeve dhe për përpilimin e një programi serioz e të mirëfilltë kombëtar. Me rastin e një mbledhjeje, që u mbajt gjatë pritjes së vitit të ri në shtëpinë e të ndjerit ahmet haxhiut me adem demaçin, u dakorduam që për përpilimin e programit të lëvizjes sonë, për shkaqe konspiracioni adem demaçi të vinte në pejë (sepse shtëpia e tij dhe e ahmet haxhiut ishin në vrojtim të rreptë të policisë serbe). Më 27 janar të vitit 1964, adem demaçi vjen në pejë në shtëpinë time. Nga 27 deri me 31 janar të vitit 1964 përpiluam programin e organizatës që e emërtuam: lëvizja revolucionare për çlirimin dhe bashkimin e shqiptarëve. Udhëheqjen qendrore të kësaj lëvizje e morëm përsipër: adem demaçi, mustafa venhari dhe unë, si udhëheqje kolektive (komitet qendror i lëvizjes). Kurse zgjerimin vendosëm ta bëjmë nga veprimtarë e intelektualë të dalluar. Sa i përket organizimit në terren, atë e organizuam në komitete lokale, në grupe të sistemit të pesëshit dhe të treshit. Atje ku nuk ekzistonte mundësia për këtë të mbanim kontakt me individë. Në komitetet lokale u përfshin njerëz, që kishin dhënë prova më parë me veprimtarinë e tyre patriotike, që gëzonin autoritet në shtresat popullore. Aktivistë kishim në disa universitete të atëhershme të jugosllavisë, si në beograd, sarajevë e zagreb. Karakteristikë e lëvizjes sonë ishte se tërësia e saj në vitet e gjashtëdhjeta përbëhej nga të gjitha kategoritë shoqërore, nga zejtarë, nxënës, studentë, mësues, profesorë, shkrimtarë, juristë, ekonomistë, ish-luftëtarë, ish-anëtarë të grupeve dhe organizatave, që kishin vuajtur dënimet me burg, si endesheistë e tjerë dhe nga profilet e tjera. Nuk mund të mos i përmendi disa emra eminentë të organizatës sonë, si: hysen dacin, mustafa venharin, asim vulën, mikun tim me të ngushtë, bacën din (nuredin spahiu), bacen sylë (sylë shala, ish i burgosur si endëshesit nga peja), profesor avni lamën, ish i burgosur politik edhe më parë, hyda dobrunën, ish i burgosur edhe më parë, shefqet deçanin, jurist, sabit ratkocerin, jurist, a.b. , jurist, ahmet zekën, ekonomist, sabri novosellën, që nuk iu nda asnjëherë veprimtarisë se tij patriotike, ahmet haxhiun, xajë nurën, esat myftarin, të ndjerin fazli grajqevcin, i cili ra dëshmor në burg, fehmi elmazin, adil pirevën, fatmir lamën, hilmi rakovicen, remzi balokun, avdyl shalën, hazir shalën, teki dervishin, ejyp kastratin, nimon podrimën, vezir ukën, azem beqirin, enver mehmetin, k e j. Turjakën, nezir gashin, xhafer mahmutxhikun, mehmet krasniqin, h. Balën, e shumë e shumë të tjerë. Të gjithë këta ishin njerëz të shkëlqyer e të denjë në aksione e që posedonin shpirt të sakrifices. Sa i përket pyetjes suaj se cilat ishin qëllimet programore, në programin tonë vetes i patëm shtruar që në fillim këtë pyetje: cili është qëllimi i lëvizjes edhe për këtë kemi dhënë këtë përgjigje:
A) – çlirimi kombëtar
B) – bashkimi kombëtar
=
Çlirimi kombëtar. === shqiptarët ishin dyfish të robëruar; gjysma e kombit ishte fizikisht e robëruar nga jugosllavia. Në shqipëri, shqiptarët ishin të robëruar nga parulla e ideologjisë komuniste: "komunistët nuk luftojnë për kufinj" . Bashkimi kombëtar. Shqiptarët ishin të copëtuar në shumë pjesë. Prandaj, na duhet organizimi për bashkimin kombëtar në një shtet etnik shqiptar. Në program pastaj patëm shtruar pyetjen, sa do të zgjasë lufta jonë dhe çfarë do të jetë ajo? Dhe si përgjigje dhamë se lufta jonë do të zgjasë shumë, deri sa ta çlirojmë çdo pëllëmbë toke, të banuar me shqiptarë. Ajo kërkon sakrifica të mëdha dhe do të marrë shumë viktima. Pyetja e tjetër, që shtruam në program ishte: cilat mjete do të përdoren për realizimin e qëllimeve programore. Përgjigja jonë ishte: të gjitha mjetet propagandistike paqësore. Por, meqenëse armiku ynë është i egër dhe barbar, atëherë nuk besuam, andaj shtuam se duhet të punojmë vazhdimisht në përgatitjen e kryengritjes së armatosur. Edhe një pyetje tjetër qenësore, që i shtruam vetes në programin e lëvizjes ishte: çështja jonë a do të zgjidhet nga poshtë apo nga lart, nga brenda apo jashtë. Përgjigja u dha në bazë të të dhënave të atëhershme: çështja e jonë kombëtare duhet zgjidhur nga brenda e nga poshtë, që do të thotë se zgjidhjen e çështjes sonë e shihnim nga organizimi i brendshëm i vet popullit shqiptar dhe nuk kishim besim ndonjë parlament jugosllav apo ai kosovar se do ta organizonte popullin për rezistencën. As nga jashtë nuk besonim, sepse në rrethanat e atëhershme, kur kosova dhe shqipëria ishin në izolim total se do të mblidhej ndonjë parlament evropian apo botëror, i cili do të këmbëngulte se çështja e shqiptarëve të kosovës dhe viseve tjera të robëruara duhet zgjidhur drejt dhe parimisht, çka edhe deri me ditën e sotme nuk ndodhi.
- në çfarë rrethanash u zbulua aktiviteti i organizatës? Si e përjetuat kohën e hetuesisë? Si silleshin gjatë hetuesisë hetuesit shqiptarë?
Sistemi ushtarako-policor, rrjeti i madh i bashkëpunëtorëve të udb-së, pasyçeltësia e jonë, sidomos pas ngritjes së flamujve, që u krye në 48 vende e lokalitete (midis 12 e 13 prillit të vitit 1964). Vendimi për ngritjen e flamujve ishte marrë në mars të vitit 1964 në shtëpinë e adem demaçit, në rrugën xhavit mitrovica, prishtinë, ku morën pjesë: adem demaçi, ramadan shala dhe selaudin daci. Në këtë rast u vendos që asnjë aksion të mos ndërmerret pa u bërë analiza e situatës konkrete. Për këtë aksion pëlqimin e vet e dha edhe mustafa venhari. Padisiplina e disa anëtarëve, por edhe shkelja në mina e disa grupeve tona në rastin e pranimeve të anëtarëve të rinj në bazë të besës shqiptare. Këto dukuri shkaktuan zbulimin e organizatës. Dhe për këtë pësoi organizata. Rreth 50-të të dënuar me dënime të rënda dhe 300 të tjerë të dënuar me kundërvajtje apo të maltretuar nga policia. Si e përjetova hetuesinë së bashku me shokë, më së miri tregojnë rastet e viteve të fundit, kur i shtohet edhe një dozë pak me e rëndë. Unë në vitin ‘64 nuk pata hetues, prokuror, gjykatës, avokat a drejtor burgu shqiptar. Me rastin e dënimit, në vitin e dënimit 1986, të gjithë këta ishin shqiptarë. Për sjelljen e tyre, s’kam për të thënë gjë, me që dihet fakti se ata i kryenin të gjitha veprimet, të cilat i kryejnë sot kolegët e tyre në kosovë. Duhet theksuar se disa nga këta ishin edhe për disa shkallë më të vrazhdët se kolegët e tyre serbë. Ishin besnikë të atij sistemi. Shpresoj se sot këta e kanë të qartë se çka do të thotë t'ia kthesh shpinën popullit të vet dhe ndaj bijve të tij të ushtrosh dhunë dhe torturë në llogari të okupatorit.
- si përjetove ndryshimin në kosovë gjatë viteve të 1990-ta?
- në gjysmën e korrikut e vitit 1988, u ktheva edhe njëherë nga kazamati i lepogllavës. Gjegjësisht nga spitali-burg i shimunskes së zagrebit. Arrita në pejë, do të thotë në kosovë. Ky ndërrim vendi për mua ishte vetëm një ndërrim i burgut, të rrethuar me mure të larta e me gjemba në burgun që quhet kosovë. Edhe pse ndodheshim në prag të ngjarjeve të mëdha për një kohë mbeta i izoluar edhe prej njerëzve tanë. Edhe vizitorët e pakët që më kalonin pragun e derës vinin me një frikë të pakuptimtë. Pas një kohe, jo shumë të gjatë zhvillohen ngjarjet e rëndësishme në kosovë, siç ishin grevat e minatorëve të kosovës, demonstratat e përgjithshme popullore të viteve 1989 dhe 90-të, aksionet për pajtimin e gjaqeve. Tërë popullin e pashë në këmbë, të gatshëm për sakrificë. Ishte kjo kohë kur pësuan ndryshime të mëdha në të gjithë ish-bllokun socialist, kohë kur rrënohej muri i berlinit, kohë kjo kur jugosllavia filloi të shkapërderdhej. Me këto ndryshime u krijua shansi për një organizim me drejtim të zgjidhjes edhe të çështjes shqiptare në ballkan. Fillon formimi i partive politike. Populli ndjehej më i lirë se kurrë më parë. Por, disa liderë të partive mbanin rezerva ndaj nesh, ish-të burgosurve politikë.
===
- a mund të arsyetohet heshtja e intelegjencisë shqiptare në kosovë me rastin e ndryshimeve kushtetuare? ===
- është i papranueshëm pohimi se intelektualët e kosovës heshtën me këtë rast. Përkundrazi, një pjesë e tyre, pa pritur shumë iu bashkuan grupit për prishjen e kushtetutës se vitit 1974 dhe autonomisë se kosovës. Pra, haptas dolën në krahun e serbisë, duke dalë haptas dhe publikisht në shërbim të serbisë. Këtë maskarallëk e bënë pa pikë turpi, duke dalë para popullit me pohimin se shqiptarët nuk humbin asgjë me këto ndryshime, që po i bënte serbia kushtetutës se kosovës. Pjesa tjetër e intelektualëve filloi të këndellet nga demonstratat e viteve 1989 dhe 1990, të cilave u printe rinia përparimtare dhe ish të burgosurit politikë. Kjo gjendje e re, ua ndërpreu relativisht shpejt heshtjen pjesës më të madhe të intelegjencisë sonë. Andaj, kaluan në krahun e kërkesave gjithëpopullore dhe me devotshmëri dhanë ndihmesën në përpilimin dhe shpalljen e deklaratës kushtetuese të 2 korrikut. Në këtë mënyrë e luajti rolin e intelegjencisë përparimtare.
Kjo është temë e gjerë, për të cilën mund të flitet me forcën e fakteve dhe të argumenteve.
- pas një dekadë e gjysmë ende po flitet për demonstratat e vitit 1981. Ata që i gjakosen demonstruesit, si bakalli, vllasi e tjerë, në kohën tonë mundohen t'i nxjerrin demonstratat si pjellë e shërbimeve të huaja. Mos këta mëkatarë me këto makinacione mundohen ta shfajësojnë veten, kur dihet fakti se të njëjtit, demonstratat e vitit 1981, i shpallen si nacionaliste, separatiste, kontrarevulucionare, armiqësore, irredentiste...?
- është plotësisht i kuptueshëm për mua qëndrimi i tyre. Ata këtë e bëjnë, duke mos pasur guxim që haptas të kërkojnë para popullit rehabilitimin e tyre dhe të politikës së tyre, kreatore të së cilës ishin në një farë dore edhe vetë. Me këtë mundohen haptas ose fshehurazi ta vlerësojnë veten se ishin politikanë më të aftë se politikanët e pas vitit 1990. Këta të fundit, i quajnë si të pasuksesshëm. Ma merr mendja se qëllimi i tyre është që të bëhen pjesëtarë eventualë në pushtetin e ardhshëm, apo ta rrëmbejnë atë tërësisht. Këto polemika nuk më pëlqejnë dhe jam kundër tyre. Siç kam cekur në fillim është e domosdoshme që për vlerësimin e se kaluarës të merren historianët në të ardhmen. Sepse, po ta shohim të arsyeshme të flasim tash, ne ish të burgosurit politikë kemi çka të flasim në mënyrë konkrete dhe me argumente.
- pse edhe sot e kësaj dite në disa qarqe mbretëron frika nga të burgosurit politikë?
- ish të burgosurit politikë, me dekada ishin avangardë e përpjekjeve për çlirim dhe bashkim kombëtar. Ata me dekada dhanë prova të shumta se janë në krahun e synimeve gjithëpopullore. Ata nuk e fituan autoritetin për një natë e as për një dite. Autoritetin e tyre e ndërtuan me përpjekje të mundimshme, gjatë dekadave. Populli, ata i çmoi dhe nderoi me dekada. Nga autoriteti i tyre u trondit mbarë ish-jugosllavia dhe politika e saj. Andaj, të gjitha ato qarqe, individë, apo parti frikën e kanë nga autoriteti i tyre, nga forca koherente e tyre. Këto qarqe i ndiejnë veten më të ulët. Te ata krijohet psikologjia e inferioritetit kundrejt ish të burgosurve politikë. Kjo psikologji, ato qarqe i bën me arsye të kenë këtë frike. Sepse, këto qarqe luftojnë për pushtet. Por, sipas mendimit tim këto qarqe nuk janë të afta që çështjen kombëtare ta zgjidhin me dinjitet dhe ta qojnë deri në fund.
Qëndrimet e tyre të pabaza, vërsuljet e vrazhda dhe arrogante mbi të burgosurit politikë, i lexojmë nëpër shkarravinat e tyre, nëpër gazetat e tyre të shumta. Por, në i porosisim të lirohen nga kjo fobi. Sepse ne nuk ia vëmë shumë veshin shkarravinave të tyre dhe nuk do të biem në nivelin e tyre për t’u lëshuar në polemika. Sepse, një gjë të tillë ata nuk e meritojnë. Këto qarqe duke mos pasur partnerë për polemika, për çdo ditë lodhen dhe shkapërderdhen dhe një ditë do të humbasin tërësisht. Humbja e tyre nuk do të jetë nga gazetat, por edhe nga balli i kombit. Sepse, të paaftit dhe frikacakët nuk e kanë vendin aty ku gjenden.
- çka mendoni për strukturën e partive politike në kosove?
- partitë e sotme në kosovë kanë bërë numrin e anëtarësisë me bollëk dhe pa kurrfarë kriteresh. Edhe pse të emërtuara si demokratike, në to u përfshin edhe komunistë të rryer të ish-sistemit totalitar. Ajo çka është me tragjike se këta ish-komunistë zunë vende qendrore në ballë të këtyre partive. Përçarjet e tyre dramatike, flasin më së miri se çfarë është struktura e tyre.
- pse ka shumë zënka midis ish të burgosurve politikë?
- jo, midis ish të burgosurve politikë nuk ka zënka. Nuk ka as përçarje midis tyre. Këtë gjendje mundohen ta krijojnë ata, për të cilët fola se kanë frike nga ta. I trillojnë zënkat dhe përçarjet midis ish të burgosurve politikë, ata individë që s'i duan as ish të burgosurit politikë, e as popullin e vet. Këto trillime vijnë nga ata të cilët frikësohen nga ish të burgosurit politikë për shkak të ideve të tyre radikale. Dhe nga mosaftësia dhe guximi të shkojnë krah për krah me ta. Këto i trillojnë intrigantët e të gjitha kategorive. Për të gjithë këta intrigantë kam një porosi të butë vëllazërore, nëse na konsiderojnë si vëllezër, të heqin dorë nga përpjekjet e tyre që ta fusin këtë farë djallëzore në mesin e të burgosurve politikë. Këtë punë duhet t'ia lënë shërbimit sekret të serbisë e shërbimeve informative tjera. Jam plotësisht i bindur se këtë ata janë duke e kryer mjaft me marifet në të gjitha qarqet shqiptare. Rezultatet e këtyre shërbimeve po realizohen jo pa sukses. Midis të burgosurve politikë mund të pranohet se ka luftë mendimesh. Por, jo zënka dhe përçarje. Lufta e mendimeve është dukuri pozitive dhe çon përpara. Tamam puna, sikurse mos të kishte në mesin tonë luftë mendimesh. Dikush tjetër, që nuk mendon si unë, nuk është armik imi. Pra, lufta e mendimeve nuk duhet kuptuar si zënkë dhe përçarje. Duhet dalluar nocionet.
- çka mund t’u thoni lexuesve shqiptarë rreth përçarjes se mërgatës shqiptare në përgjithësi dhe në veçanti të mërgimtarëve shqiptarë në suedi? Pse u ndanë në dysh bashkësia e shoqatave shqiptare në suedi? Cilët janë bartësit kryesorë të këtyre ndarjeve?
- përçarjet në mesin e mërgimtarëve, si gjithkund në perëndim, ashtu edhe këtu tek ne, janë reflektim i përçarjeve, që ekzistojnë brenda në atdhe. Nuk do mend, se këto përçarje i shkaktojnë njerëz të ulët, intrigantë e të etshëm për emër e bajraktarllëk. Gjithsesi, këto përçarje janë farë dreqi. Këta intrigantë dhe bajraktarë të rrejshëm, s'ka dyshim, se dashur e padashur, janë vënë në shërbim të agjenturës serbe dhe të tjera. Këta janë njerëz, që shohin vetëm veten e aspak interesin e përgjithshëm kombëtar. Kjo farë e dreqit i ndau partitë në dysh, i ndau shoqatat në dysh, i ndau shqiptarët në shumë copa. Këta përçarës në perëndim nuk janë asgjë tjetër vetëm gjakim i mësuesve perfidë, që gjenden brenda në atdhe. Kjo farë dreqi, zhvillon përçarje, jo vetëm në mesin e mërgatës, por edhe në midis të qeverisë së partive politike, midis shoqatave të mërgimtarëve. Këta përçarës herë dalin në një krah e herë në tjetrin për të krijuar tollovi, huti e mashtrim, për të fshehur paaftësitë e tyre për një punë të mbarë e të mirëfilltë kombëtare. Kjo tashmë ka dalë qartazi sheshit dhe çdo njeri është duke e parë këtë maskarallëk. Mirëpo, qartas shihet se edhe këta të ligj janë duke u lodhur. Pa dyshim se do të pësojnë. Por, dhashtë zoti pa ndonjë të keqe të popullit dhe të çështjes kombëtare. Do të ishte shumë më mirë t'i luten perëndisë që t’u japë fuqi të heqin dorë nga veprimet e tyre të ndyra e primitive. Se nga veprimet e tyre pasojat ndihen edhe në kosovë. Me këta çdo polemikë është e papranueshme, sepse një gjë të tillë nuk e meritojnë.
- disa krerë të qarqeve politike këtu në suedi të akuzojnë se ke sabotuar aksionin e trepërqindëshit. Çfarë mund të na thoni rreth këtyre akuzave?
- çfarë akuzash, o milaim! Këto janë fjalë rruge. Sabotatorë të këtij aksioni mund të quhen ata që u kërcënohen vëllezërve të vet, dashamirëve të demokracisë e bashkëpunëtorëve të tyre të deridjeshëm. Ata që zbrazin edhe plumba ndaj tyre. Me këto metoda nuk kane arritur asgjëkundi as pushtetarë të diktaturave me të ashpra, përveç që me to kanë arritur ta shtojnë urrejtjen ndaj tyre. Këto metoda, nuk shërbejnë asgjë tjetër, përveç ta ulin rezultatin e aksionit. Kjo dukuri ka kohë që duket sheshit. Këto janë metoda që u gjasojnë fletërrufeve kineze dhe dosjeve qindra-mijëshe të sigurimeve shtetërore. Janë sabotim i vet aksionit dhe shkaktojnë mosunitetin midis mërgimtarëve shqiptarë. Në favor të sabotimit të këtij aksioni shkojnë edhe disa deklarata, agjitacione të disa liderëve të partive politike. Këta haptas akuzojnë kryeministrin e qeverisë, dr. Bujar bukoshin dhe ekipin e tij, për abuzime e keqpërdorime të fondit.
- ç'mendim keni për qeverinë e kosovës?
- dr. Bujar bukoshi nuk e ka nxjerrë në ankand publik qeverinë e kosovës! Për mua, bujar bukoshi është njeriu simpatik në lëvizjen tonë. Deklaratat e tij i përcjell me vëmendje dhe për kuptimin tim janë me përmbajtësore, më konkrete dhe me të qëlluara se të kundërshtarëve të tij. Mandej, xhafer shatri është pranë tij, me të, bashkudhëtari i vendosur i idealit, i cili ka dhënë prova tash tridhjetë vjet me radhë. Për mua, njëri nga më simpatikët e lëvizjes sonë kombëtare, me të cilin jam i sigurt të eci deri në cakun e fundit. Kjo pyetje nuk është dashur të më shtrohet mua. Meqë je trim dhe i mençur nuk prish gjë. Edhe kjo i gjason asaj që ma shtrove më parë. Ti e di se kush deklarohet kundër qeverisë së dr. Bujar bukoshit! Ti e di se unë nuk jam kryetar i ndonjë dege të ldk-së, e as pjesëtar i kryesisë së këshillit qendror të ldk-së, e as nuk i takoj ekipit të haviz gagicës. Këtë e bëjnë nga paaftësitë dhe mosguximi i tyre për të mos ndjekur një kurs më militant, që preferon dr. Bujar bukoshi. Këta mundohen ta cilësojnë bujarin si shkaktar të të gjitha dështimeve në politikën pesëvjeçare. Nuk e di a e shohin si pengesë të avancimeve të tyre, apo kanë të thonë edhe ndonjë gjë më tepër për të. Do të ishte mirë që ata të dalin konkretisht me të vërtetën. Kundërshtar të kryeministrit dr. Bujar bukoshit, xhafer shatrit e të tjerëve mund të jenë ata që kërkojnë më pak se bujari, e kurrsesi ata që kërkojnë më shumë se ai. Unë dëshiroj që dr. Bujar bukoshi të jetë edhe më këmbëngulës në përcaktimet gjithëpopullore, me çka do të kishte përkrahje edhe më të madhe se sa sot. Atij, nuk i mungon guximi dhe dituria, çka nuk mund të pohohet për kundërshtarët e tij.
- cilat janë planet tuaja për të ardhmen?
- t'i mbetem besnik programit të lëvizjes revolucionare për çlirimin dhe bashkimin e shqiptarëve.
- sipas teje, cila është rruga e mundshme për të dalë nga kjo gjendje, ku jemi fundosur?
- të dalin në ballë prijës me energjikë, më të palodhshëm. Të atillë që nuk e lodhin popullin me shumë deklarata spekulative e shpresa të pabaza. Njerëz që kanë besimin në veten dhe në forcat e brendshme të popullit. Njerëz që me angazhime konkrete, mund ta ndalin të keqen, siç është ekzodi i fundit i shqiptarëve dhe kolonizimi i kosovës. Pra, të atillë që me veprime konkrete ta ndalin ekzodin shqiptar dhe ta pengojnë me çdo kusht kolonizimin e kosovës me kolonistë të rinj serbë.
- sa është e fortë dega e ldk-së në suedi? Kush i printe dhe i prin kësaj dege?
- forca e ldk-se në suedi është konsumuar, nëse shprehem në përqindje, deri në 90%. Deri në maj të këtij viti, degës se ldk-së në suedi i printe një bajraktar i shkolluar, i cili tërë veprimtarinë e vet e zhvilloi në bazë të një logjike primitive dhe në bazë të proverbit latin: devida et impera (përçaj dhe sundo)! Prijësi i ldk-së në suedi, me shumë ishte prijës i intrigave, përçarjeve e shpifjeve, që i shkaktuan gati të gjitha përçarjet në suedi, e aspak prijës i ldk-së. Me disa veprime të tij, ai u shkaktoi pasoja edhe njerëzve në kosovë. Ai me sjelljet e tij, jo vetëm që shkatërroi ldk-në në suedi, por edhe dëmtoi edhe vetë autoritetin e presidentit rugova. Si rezultat i veprimeve të tij të mbrapshta, atij iu larguan shumica e njerëzve të ndershëm, që i kishte pranë vetes, e të cilët ishin edhe themeluesit e ldk-së. Atij nuk i mbeti pothuaj asnjë intelektual. Degën e ldk-së e shndërroi në gërmadhë.
Ky që i prinë tash, me pak i shkolluar, por me siguri me dhunti e mundësi me të vogël për intriga. I besoj që e ka të vështirë t'i rivendosë gurëthemelet pas gërmadhave, që ia la trashëgim prijësi i tij i deridjeshëm. Atij i dëshiroj sukses në punën e tij, më shumë se sa i dëshiron ai vetes.
- çfarë roli ka luajtur ambasada e shqipërisë në stokholm në lidhje me përçarjen e shqiptarëve të këtushëm?
- personelin e ambasadës e ka vendosur presidenca dhe ministria e jashtme e republikës së shqipërisë. Denoncimet nuk i kam profesion. Jam i mendimit se personeli i ambasadës nuk duhet t'i lejoje vetes të manipulohet nga intrigantët imigrantë.
- çfarë ju kam pyetur e nuk është dashur t’ju pyes dhe çfarë kam harruar për t'ju pyetur?
- nëse ke harruar ndonjë pyetje për të ma shtruar, ke mundësi ndonjë herë tjetër. Për këto pyetje nuk e di a janë të mangëta apo të tepërta. Kam frikë se mos e kam munduar lexuesin.
Qëllimi i luftës sonë ishte çlirimi dhe bashkimi kombëtar
Halil gashi: intervistë e drejtpërdrejtë me ramadan shalën për radio peja, në pejë, më 28.08. 2000.
- si dhe kur filluat veprimtarinë tuaj atdhetare
- unë jam i lindur në vitin 1934 në pejë. Rrjedh nga një familje, e cila gjatë gjithë regjimeve të huaja, nis prej atij të perandorisë osmane, të serbisë, të ish-jugosllavisë edhe të ish-jugosllavisë së titos, ishin në përleshje të përhershme dhe shumë nga pjesëtarët e familjes nga gjyshi, axhët, prindërit e mi, kushërijtë e afërm e të largët, pësuan shumë. Bie fjala, në vitin 1918, në lagjen e karagaçit, u vra axha më i madh në përleshje me gjandarmërinë e jugosllavisë dhe atë e patën tërheq me kali, me tru përjashta dhe shëtit nëpër qytet. Më vonë, në periudhën e pasluftës së dytë botërore në përleshje m’u vranë shumë kushërinj, djali i hallës, djali i axhës, axha u burgos, babai im prapë u zu te kazerma e vjetër dhe u shëtit i lidhur nëpër tërë qytetin dhe në periudhën e pushkatimeve të mëdha të janarit të vitit 1945 u pushkatua dhe as sot nuk ia dimë varrin. Më vonë, menjëherë pas luftës, në moshën më të re, u organizova në një organizatë nacionaliste, të cilën e udhëhiqte një skënder kosova, i cili vuajti shumë vite burg në shqipëri dhe nijazi gega, të cilin e kishim edhe kushëri më të largët, i cili kishte edhe të vllain e vet të pushkatuar në atë kohë.
Në vitet e para të rinisë kam pasur shumë shokë. Shokë të gjimnazit, të lagjes, e më vonë edhe të punës, si shefqet deçanin, kadrush shalën, tani jeton ne turqi, nijazi gegën, i cili ishte më i moçëm dhe e udhëhiqte grupin tonë të parë ilegal në pejë. Me vonë, punën e organizuar e kemi filluar me shefqet deçanin, hivzi kollqakun, kurtesh purrinin, më vonë doktor shkence, abdylaziz dacin, selaudin dacin, nga peja, mehmet krasniqin, nezir gashin, hajdar balën, qamil kaliqanin, ejyp kastratin, ahmet zekën dhe shumë të tjerë nga rethina e istogut, lugu i baranit, deçanit, gjakovës, prizrenit, prishtinës.
Në vitin 1963, edhe pse ishim të lidhur me disa organizata në pejë dhe jashtë pejës, në prishtinë e gjetiu, ku kishte shumë grupe të vogla të organizuara, aty kah muaji tetor i vitit ‘63 ramë në kontakt edhe me adem demaçin, i cili ishte një nga veprimtarët, që kishte qenë edhe përpara në burg për shkrime kundër shkuarjes në turqi dhe i cili në vitin ‘61 kishte dalë nga burgu. Këtë kontakt e vumë nëpërmjet hysen dacit, po ashtu nga peja, i cili jetonte e punonte ne mitrovicë. Atje ishte njoftuar me adem demaçin dhe kështu na e organizoi një takim në shtëpinë e mikut të adem demaçit, arif hoxhës, në mitrovicë. Aty ishte edhe mustafa venhari, i cili ishte veprimtar i hershëm, më i moshuar se ne dhe ishte mësimdhënës i matematikës nga familja venhari e vushtrisë. Pastaj i bëmë edhe disa takime të tjera në prishtinë në shtëpinë e adem demaçit dhe në shtëpinë e një kushëririt të tij, ahemet haxhiut, tash i ndjerë. Më në fund u morëm vesh që të harmonizojmë punën e të gjitha organizatave, t’i shkrijmë ato dhe t’i lidhim në një organizatë të përbashkët, të bëhet puna edhe më e organizuar. Meqenëse vepronim edhe në ilegalitet duhej patjetër me u vu edhe një kontroll mbi lëvizjet tona, lëvizjet e armikut dhe të tjera.
Kështu, u morëm vesh edhe të bëjmë një program, një platformë. Këtë punë vendosëm ta bëjmë në pejë. Kështu, më 27 janar të vitit 1964, ademi vjen në pejë dhe deri më 31 janar në shtëpinë time e shkruam programin e organizatës, që ishte në formim e sipër. Natyrisht ia dhamë këtë edhe njeriut të tretë, mustafa venharit, që të jepte sugjerimet e tij. Më vonë, ai program u miratua në komitetin qendror të sapoformuar. Organizatën e emërtuam: lëvizja revolucionare për çlirimin e bashkimin e shqiptarëve. Shpejt vendosëm edhe t’i formojmë edhe komitetet e vendeve. Në pejë kryetar i komitetit ishte mehmet krasniqi, arsimtar i gjeografisë, nezir gashi ishte sekretar, anëtarë ishin ejyp kastrati, ahmet zeka, selahudin daci dhe disa të tjerë. Për istog, kryetar ishte nimon podrimaj, për gjakovë kryetar ishte kadri kusari. I mbajtëm edhe shumë takime me ademin, herë në mitrovicë e herë në prishtinë, në shtëpinë e ademit dhe në shtëpinë e ahmet haxhiut. Pas shumë takimeve vendosëm më në fund, të ndërmarrim aksionin e ngritjes së flamujve, të cilin e realizuam në mes të datës 12-13 prill të vitit 1964. Në të njëjtën kohë, në të njëjtën orë, në 40 vende e lokalite, nis prej skajit më të lartë, të podujevës e deri në podgor, deçan, po mendoj në komunën e deçanit, të istogut, gjakovës.
Në gjakovë flamujt i ka ngritur teki dervishi. Në pejë ahmet zeka. Kemi dalë tri net përpara, së bashku me ahemt zekën dhe i kemi caktuar vendet, nis prej kapeshnicës e deri te kombinati i këpucëve, e poshtë te varri i haxhi zekës, kryesisht nëpër lagjet, ku banonin shqiptarët dhe ku lëvizin në orët e mëngjesit punëtorët, që shkonin në punë. Aksioni u krye me sukses, por pastaj me pasoja. U burgosëm më 7 dhe 8 qershor, e disa edhe më vonë. E vazhduam veprimtarinë dhe u zbuluam në korrik. U lirova nga burgu aty kah viti 1971. U pritëm mirë nga popullata, na përkrahnin dhe ishim të kënaqur edhe ne me ta. Veprimtarinë tonë e vazhdoi rinia, e vazhduan brezi i ’68-ës. Ishin disa grupe, që i organizuan ato demonstrata, që kishin mbetur pa u burgosur më 1964 ose nuk ishin burgosur për shkak të moshës së re dhe u burgosen në vitin 1968.
===
lufta jonë nuk u ndërpre asnjëherë === rrjedh nga një familje, që ishte nga viti 1913 në konflikt me shovinistët serbë e malazias, të cilët e robëruan një pjesë të shqipërisë. Si dihet fatin e shqipërisë e zgjidhen të tjerët. U linda në shqipërinë e robëruar në qytetin e pejës, e cila shtrihej në të dy anët e lumit të kthjellët, bistrica (lumëbardh), që buron në grykën e rugovës pitoreske. Në rrënëzat e bjeshkëve të namuna, në shqipërinë e robëruar. Nuk e them rastësisht këtë shqipëri, sepse gjithmonë e konsiderova shqipëri. As si bijtë e nënës shqipëri, as si ndonjë pjesë me ndonjë emërtim tjetër. Për arsye se kjo është shqipëri dhe do të mbetet shqipëri. Derisa të jetë edhe pjesa tjetër e shqipërisë. Deri sa të jetë edhe populli shqiptar, si popull autokton, që jeton në të.
Shqipërinë, si dihet e copëtuan të huajt. Vendosi për të konferenca e ambasadorëve në londër, në vitin 1913 dhe e copëtoi kështu në dysh. Të tillë e pranoi dhe vendosi konferenca e paqes e versajit pas luftës së parë botërore.
Këta kufij, të shqipërisë së copëtuar, i pranoi edhe konferenca e paqes pas luftës së dytë botërore në vitin 1945 në paris. Por, jugosllavinë e versajit gjithmonë shqiptarët e quanin krijesë artificiale, por jo edhe vetëm shqiptarët.
Më 31 dhjetor të vitit 1943 dhe 1 e 2 janar të vitit 1944 në fshatin bunjaj të malësisë së gjakovës u mbajt e ashtuquajtura konferencë e parë e këshillit nacionalçlirimtar për kosovë e rrafshin e dukagjini, e cila nxori rezolutën e njohur për bashkim të shqiptarëve të ish-jugosllavisë me shqipërinë.
Pas luftës, më 18 shkurt 1945, fadil hoxha, së bashku me miladin popoviqin u thirrën në beograd dhe atje e nënshkruajnë njëfarë marrëveshjeje që kosova të mbetet nën serbi, pra t’i aneksohet serbisë. Për ta përligj këtë mbahet një konferencë, më 9-10 korrik 1945 në prizren, që përfundimisht vulosi nënshtrimin nën serbi. Por, rezistenca shqiptare nuk pushoi. U formuan organizata, që kishin për qëllim çlirimin e bashkimin e shqiptarëve, ashtu siç ishin aspiratat e kahmotshme të popullit shqiptar. Atëherë kishte dalë nga burgu edhe luftëtari i madh për të drejtat kombëtare, adem demaçi, i cili kishte vuajtur një burg prej 3 vjetësh, i cili kishte kundërshtuar shpërnguljen e shqiptarëve për në turqi, qoftë me fjalë apo me veprën e tij të njohur, “gjarpijt e gjakut”. Shpejt ramë në kontakt me adem demaçin, aty në muajin tetor. Pas shumë bisedimeve me të dhe me rreth 300 patriotë të dukagjinit në atë kohë, me mustafa venharin e vuçitërnës, kadri kusarin, profesor nga gjakova, xhafer mahmutxhikun nga prishtina, sabit ratkocerin, jurist, hazir shalën, profesor i gjuhës dhe letërsisë nga prishtina, e me shumë shokë të tjerë nga gjakova, murteza nurën, hyda dobrunën, e të tjerë, u përcaktuam për një punë sa më të organizuar, sa më serioze. Kërkohej edhe një program, i cili nuk ekzistonte atëherë. U morëm vesh me adem demaçin, për shkak se shtëpia e adem demaçit ishte nën thjerzën e agjentëve të policisë, vendosëm të bëjmë programin në një vend tjetër, ndaj për këtë punë e zgjodhëm kasollën time në pejë. Adem demaçi erdh më 27 janar 1964 dhe deri më 31 janar të po atij viti e bëmë gati programin. U përpoqëm që programi të jetë sa me adekuat, të jetë sa më i qartë për të gjithë anëtarët e lëvizjes dhe popullatën shqiptare. Në program, organizatën tonë e emërtuam me një emër të kuptueshëm: “lëvizja revolucionare për çlirimin dhe bashkimin e shqiptarëve”. Nuk e di pse tani, në intervista të ndryshme të botuara në gazetat jugosllave, po edhe ato jashtë atdheut shqiptar, quhet si lëvizje revolucionare për bashkimin e shqiptareve dhe hiqet fjala çlirim. Fjala çlirim kishte dy kuptime, kishte dy aspekte. Shqiptarët ishin të robëruar nga jugosllavia, pra nuk e kishin lirinë, nuk ishin të çliruar, ndaj duhej lufta për çlirim. Shqiptarët, gjithashtu, ishin të robëruar nga ideja komuniste, që komunistët nuk luftojnë për kufij dhe kjo ne na pengonte sepse gjysma e atdheut ishte jashtë kufijve të shtetit të pavarur të vitit 1912. Po citoj një pjesë të programit, programi ynë fillon me pyetjen:
Cili është qëllimi i luftës sonë?
Përgjigjja: 1. Qëllimi i luftës sonë është çlirimi kombëtar 2. Qëllimi i luftës sonë është bashkimi kombëtar pastaj, në program shtrohet pyetja:
Çfarë do të jetë lufta jonë dhe sa do te zgjasë ajo?
Përgjigjja: 1. Lufta jonë do të jetë e gjatë dhe do të jetë e rëndë, me shumë peripeti, me shumë vështirësi në organizimin e saj. 2. Lufta jonë do të jetë e gjatë me shumë sakrifica, me shumë viktima dhe do të zgjasë deri sa të çlirohet çdo pëllëmbë toke, e banuar me shqiptarë, deri sa të bashkohet çdo pëllëmbë toke, e banuar me shqiptarë dhe deri sa të bashkohen të gjithë shqiptarët.
Menjëherë pas nxjerrjes së programit filluam edhe aksionet tona konkrete. E filluam me ngritjen e flamurit kombëtar në 48 vende e lokalitete, nis nga podujeva e gjer në vise të podgorit, pejës, gjakovës, gjilanit, mitrovicës, drenicës, etj. Por, me këtë aksion deshëm të dëshmojmë se shqiptari gjithmonë ka shkuar në luftë si të shkojë në dasmë dhe e zgjedhin si krushk të parë të dasmës sonë flamurin kombëtar. Por, ky aksion u bë shkas të zbulohemi dhe kështu edhe të burgosemi. Burgjet ishin të rënda, jo vetëm për ne, por edhe për familjet tona. Pësuam tortura të mëdha nga policia serbe. Pas një kohe shumë të shkurtër u dënuam mbi 50 veta me burgje të rënda me kohëzgjatje prej 2 deri ne 15 vjet burgim. Me dy vite u dënua isa bajrami nga gjilani, ndërsa me 15 vite adem demaçi, unë, ramadan shala, me 14 vite, hazir shala, me 13 vite, xhafer mahmutxhiku, nëpunës nga prishtina, me 11 vite, sabit ratkoceri, jurist nga podujeva, me 11 vite, kadri kusari, profesor nga gjakova me 11 vite dhe të tjerët kështu me radhë deri te i fundit. Shumë të tjerë u dënuan për kundërvajtje dhe kështu, si thonë edhe shënimet e analeve policore, mbi 300 veta. Së shpejti na dërguan nëpër kapedome, si u thoshin këta, shtëpive ndëshkuese. Burgjet i vuajtëm në kapedomin e nishit, atë të pozharevcit, të sremska mitrovices, të zenicës, të poqes, të lepogllavës, dobit të sllovenisë, të stara gradishës e të goliotokut.
Të gjithë të burgosurit qëndruan trimërisht, burrërisht para policisë
Të gjithë shokët e burgosur qëndruan trimërisht, burrërisht, para organeve policore nëpër të gjitha burgjet e jugosllavisë. Ishim kompakt nga torturat e padrejtësitë që na bëheshin nëpër burgje, organizonim shumë greva urie. Të deportohemi nga burgu në burg. Dhe të mos na lejohet edhe të mos përdoret gjuha shqipe. Të mos na lejohen edhe vizita të rregullta. Qëllimi i dërgimit në burgje të largëta ishte që të bëhet shtypje edhe më e madhe. Shumë prej neve i kaluam shumë ditë nëpër qelia, nëpër izolime, etj. Qëllimi i dytë ishte të lodhen edhe familjet tona, të varfërohen ekonomikisht, e ndoshta edhe kështu të bëjnë edhe presion mbi ne. Kështu kaluan edhe të tjerët, që u dënuan pas nesh, kështu kishin kaluar edhe ata që ishin dënuar para nesh, që i gjetëm nëpër burgje. Por, luftën tonë për çlirim dhe bashkim nuk pat kush ta ndalë. Vazhduan të gufojnë organizatat, të gufojnë grupet anë e mbanë trevave shqiptare për çlirim dhe bashkim. Lufta jonë, pra, nuk u ndërpre asnjëherë. Pata rastin të takohem edhe me shumë patriotë të rinj nëpër burgjet e ndryshme, pasi edhe vet e kalova nëpër atë rrugë, në burgun e pejës, prizrenit, nishit, sremska mitrovicës, të lepogllavës, të zagrebit, stara gradishkës, të gospiqit dhe kështu atje hasa në burrëri të madhe të gjithë atyre trimave, që me të vërtetë në mënyrë të denjë përfaqësonin kombin shqiptar dhe të gjithë të burgosurit politikë që ishin nëpër burgjet jugosllave, na lakmonin dhe respektonin të gjithë burgosurit e tjerë, por edhe ata që ishin politikë, kroatë, sllovenë, serbë, boshnjakë apo të kombeve tjera, që ndodheshin atje. Për ta mund të krenohemi, ata nuk e kanë kaluar kohën kot nëpër burgje, por kanë bërë një kapital të madh politik dhe për atë sot gëzojnë një respekt të madh në popullin shqiptar në të gjitha trevat. Shumica prej tyre qe dënuar edhe më shumë se një herë, shumica pësuan më vonë edhe në izolime, që u organizuan nga policia serbe. Opsioni i republikës së kosovës, pra parulla kosova republikë, filloi të gjallojë që nga viti 1968, e kërkuar nga demonstruesit shqiptarë në nëntor të vitit 1968, në prishtinë, në pejë, në prizren, në tetovë në ulqin dhe në disa vise tjera, por edhe nga disa intelektualë akademikë të kosovës, të cilët ishin për atë opsion. Në vitin 1981 në demonstratat e mëdha, që u bënë në shumë vise të kosovës, ky opsion i zgjidhjes së çështjes kombëtare në kuadër të republikës së kosovës, e në kuadër të federatës jugosllave, u masovizua aq shumë sa të themi u bë edhe parullë e ditës dhe u bë program i një lëvizjeje të tërë shqiptare dhe për këtë ranë fli shumë të rinj e të reja, shumë njerëz nga popullata shqiptare.
Në vitin 1989 dhe vitin 1990 u bënë kthesa të mëdha historike në mbarë evropën lindore. Rranë nga pushtetet qeveritë njëpartiake komuniste dhe filloi një frymë demokratike dhe u formuan sistemet shumëpartiake. Kjo nuk mbeti pa ndikim edhe në jugosllavi, por edhe në atdheun tonë shqipërinë, pra edhe në kosovë. Rrezet e diellit të demokracisë filluan të shpërthejnë e shpërndajnë rrezet e zeza 45-vjeçare, që kishin mbuluar këtë trevë dhe shpejt gufuan njëra pas tjetrës partitë me orientim demokratik, shoqatat me orientim demokratik, këshillat me orientim demokratik.
Formimi i partive shqiptare në botën shqiptare
Në kosovë, më 23 dhjetor 1989, së pari u formua partia e parë shqiptare në botën shqiptare, lidhja demokratike e kosovës, e udhëhequr nga intelektuali i shquar shqiptar, dr ibrahim rugova. Pastaj u radhitën partitë e tjera.u formua partia republikane, partia socialdemokrate, partia parlamentare, shoqata ekologjike, partia demokristiane, dega e lidhjes demokratike në zagreb për shqiptarët e kroacisë, në bosnjë e hercegovinë dhe në mal të zi. U formua edhe partia e prosperitetit demokratik për shqiptarët, prej kumanove deri në strugë, me seli në tetovë. U formua partia veprimit demokratik në preshevë, u formuan së fundi edhe partitë demokratike në shqipëri, partia demokratike, partia demokristiane, republikane, ekologjike, e sa e sa parti do të na lindin. Edhe partia demokratike e shqipërisë, e themeluar nga doktor sali berisha, gramos pashko, azem hajdari e të tjerë kanë program të qartë kombëtar dhe e pranojnë republikën e kosovës.
Burgjet e ramadanit
Burgu i parë – 14 vjet burg. U dënuam 48 vetë në krejt kosovën me burgje të renda. Prej 2 deri ne 15 vite, 15 vite qe dënuar adem demaçi, unë 14 vite, e kështu me radhë. Në pejë u dënuam 11 vetë, në gjakovë, po ashtu, në prishtinë 18 vetë, në gjilan 8 vetë. Grupi i ferizajit. Në gjakovë, në krye me kadri kusarin, në gjilan, me rexhep elmazin në krye, në mitrovicë në krye me zeqir gervallën, e të tjerë. Ata që më kanë torturuar gjatë burgimit të parë ishin të gjithë serbë. Të gjithë ishin serbë, që nga rrojtari (berberi) e deri te gjykatësi, drejtori i burgut, komandanti i burgut, hetuesi, prokurori, gjykatësi, të gjithë ishin serbë.
Burgu i dytë - 5 muaj e 28 ditë izolim në burg
Burgosja ime e dytë ishte në vitin 1981, njëherë administrativisht, prej 2 prillit deri më 2 qershor, kur u dha ai urdhëri famëkeq për shtetrrethim të kosovës, si person i rrezikshëm. Unë nuk isha aq i rrezikshëm dhe as që mund ta konsideroj veten më të rrezikshëm se ata që më burgosen që ishin të rrezikshëm për këtë popullatë dhe këtë gjendje këtu në kosovë. Në burgun e dytë i kam pasur thuaja të gjithë shqiptarë dhe një numër të konsideruar i kam pasur nxënës. Prej rrojtarit e deri te gjykatësi kanë qenë të gjithë shqiptarë. Hetues ishin: hasan jakupi, jakup llonqari, demë muja, asllan sllamniku, një mazreku, xheladin beqiri, e disa të tjerë. Kanë qenë edhe më të këqij, edhe më të poshtër se të burgut të parë. Ata ma kanë sharë shqipërinë për natë, nënën shqiptare, nënën time gjatë pesë muajve e 28 ditëve burgim.
===
burgu i tretë === u burgosa më 17 qershor 1986. U dënova me katër vjet burg. U lirova për herë të fundit më 15 korrik të vitit 1988. Unë që nga viti ‘90-të jam në suedi dhe kontributi im ka qenë i nduarnduarshëm. Fillimisht në vitin 1991 kam qenë i zgjedhur si kryetar i fondit gjithëkombëtar, që u formua në atë kohë dhe i kemi konsoliduar të gjitha këshillat. Pastaj, kam qenë një kohë kryetar i shoqatës së arsimtarëve “naim frashëri”. Që nga viti 1994 e kam udhëhequr dhe e udhëheq edhe tash forumin e ish të përndjekurve shqiptarë në suedi.
Ii. Kujtime të miqve të jetës dhe të idealit
===
njeri i besës dhe i guximit të pathyeshëm === shkruan: ali aliu
foto: ali aliu
Me ramadan shalën nga peja, aktivistin e revolucionit të lëvizjes kombëtare për çlirimin dhe bashkimin e popullit dhe të trevave, të mbetura nën okupimin e jugosllavisë me amën shqiptare, kam pasur fatin të njoftohem në pranverën e vitit 1965 në burgun e nishit, kur i patën sjellë të dënuarit e kësaj lëvizjeje, me në krye adem demaçin. Në atë kohë, unë gjendesha në izolim, i dënuar nga ministria e punëve të brendshme të serbisë, me kërkesë të drejtorisë së burgut. Dënimin e mbaja në ndërtesë të burgut, të ashtuquajturën "shtëpia e bardhë". Sipas rregullores kisha të drejtë të dilja në shëtitje për çdo ditë nga një (1) orë prapa kësaj "shtëpie", në hapësirën për karshi murit rrethojës, mbi të cilin ishte ndërtuar njëra nga karakollët e rojave që vëzhgonin lëvizjet brenda oborrit të burgut. Paralelisht me "shtëpinë e bardhe" nga ana tjetër, gjendej ambulanca. Një ditë nga njëri qosh i ambulancës, dëgjova një zë: - ali, çoje kokën dhe ktheje këndej të më shohësh (shëtitja bëhej me kokë të ulur dhe duarlidhur prapa shpine), unë jam ramadan shala nga peja, njëri nga të dënuarit politikë, këto ditë i ardhur në këtë burg! E çova dhe e ktheva kokën nga vinte ky zë (pas gati shtatë muajve në izolim, për herë të parë dëgjova zërin e një të dënuari politik, shok të idealit. M’u duk sikur isha në ëndërr, me që isha në gjendje të rëndë fiziko-psikike, i dobësuar dhe i lodhur nga torturimi ditë e natë, pandërprerë, me zhurmën therëse të "sharruarit të hekurit". Me të parë ramadanin, duke mos besuar që kishte pasur guxim dikush nga shokët të rrezikojë për të m’u drejtuar, i fërkova sytë: o zot, thashë me vete, nuk më paske harruar! Fuqishëm nisi të më rrahë zemra, sigurisht edhe pse u shqetësova mos do ta vërejë kush këtë trim dhe kështu për shkak timin të pësojë, madje dënim edhe më të rëndë. Ia bëra me kokë të largohet, por ai as që lëvizi nga vendi dhe filloi të më tregojë shokët, që ishin dënuar dhe ishin sjellë me të në këtë burg të mizantropisë, si dhe të më njoftojë me ngjarjet brenda dhe jashtë burgut. Pasi e kreu ç'kishte të më thoshte, më dëshiroi shëndet dhe forcë, më përshëndeti me dorë dhe me gaz në buzë dhe u largua.
Mbeta i habitur, por ndjeva përtëritje shpirtërore, e morali për t'i përballuar sfidat e tjera, që do të mund të pasonin. Mandej, ramadani edhe dy herë të tjera më vizitoi. Më pat informuar, mes të tjerash, se me adem demaçin ishin duke e përgatitur të ndërmerret diç në mbrojtje të drejtave, që u takonin të burgosurve.
Pas vizitave të ramadanit papritmas m’u ndërprit dalja në shëtitje. Mendova se mos ishte zbuluar ardhja e ramadanit, por më vonë e mora vesh se ishte organizuar greva nga të dënuarit politikë, siç më kishte paralajmëruar ramadani.
Pasi mbajta pesë muajt e fundit të dënimit me izolim, shokët më treguan se ademin dhe ramadanin dhe disa të tjerë shokë të lëvizjes i kishin pas transferuar nëpër burgjet e tjera të serbisë.
Ndërkohë, do të bie nga posti rankoviqi, krimineli sadisto-gjenocidist, i akuzuar me bashkëpunëtorët për krimet e bëra antinjerëzore. Një vjet pas rënies së rankoviqit, të dënuarve politikë shqiptarë do t'ua zvogëlojnë dënimin për një të tretën dhe shumicën do ta lëshojnë të shkojnë në shtëpi. (ky "amnestim" vetëm mua nuk më kishte "përfshirë" me gjithë që nga tetë (8) vjetët e dënuar me gjyq, më pati mbetur diç më tepër se një vjet e gjysme (1,5) deri në skadimin e dënimit).
Letërkëmbim në burg me ramadanin
Nga fundi i tetorit 1968, pesë muaj para përfundimit të afatit tim të dënimit, një ditë në kohë të drekës, në oborrin e punishtes së burgut, më doli përpara një i dënuar ordiner, që banonte në "shtëpinë e bardhë", më thotë: merre këtë letër, e ke nga ramadan shala. Të dënuar më izolim, e kishin sjellë nga burgu i mitrovicës së sremit dhe e kishin vendosur në njërën nga vetmitë e "shtëpisë së bardhë". U habita, por letrën e mora. Ramadani në letër më dëshironte shëndet dhe dalje së shpejti nga burgu, duke shprehur njëkohësisht keqardhje që s'ma kishin zvogëluar dënimin si të tjerëve, por që kjo s'duhet të më çuditë, duke i ditur "lojërat" e këtyre, madje, më thoshte se duhet të ndihem krenar që të pamëshirshmit nuk më kishin "mëshiruar"! Përgjigjen ia ktheva, po ashtu, duke i dëshiruar shëndet, e sa i përket përballimit të dënimit, i shkrova që e dija se s'kisha nevojë për këshillime dhe dhënie kurajo, por për gjendjen brenda burgut dhe situatën e jashtme, për të cilat kisha shprehur interesim të dija. I shkrova me kujdes, duke dyshuar se letra mund të bie në duart e udhëheqësisë së burgut. Në letrën e dytë, siç ishte mendjemprehtë dhe e kishte kuptuar rezervën time, ramadani më bëri me dije që s'duhet të dyshoja, meqë letërpërcjellësi ishte një djalë besnik. Kështu, deri në ditët e fundit para skadimit të dënimit tim me 3 prill 1969, korrespondencën me ramadanin kurrë nuk do ta ndërprejmë. Ramadani kurrë s'kishte rezervë në shkrim, kurse unë vazhdimisht ruhesha të mos "shkretoj diçka", që do të mund të shkaktonte, jo vetëm për mua, por më së rëndi, për ramadanin, të cilin e pata kuptuar se ishte burrë i rrallë.kur ramadani doli nga burgu, vazhduam kontaktimin dhe shoqërinë. Më pas, kur edhe ramadani doli nga burgu, vazhduam shpesh të kontaktojmë dhe shoqërohemi. Me kohë, ramadani u martua dhe për koincidencë iu shtua familja me lindjen e katër djemve dhe dy vajzave, sa i kisha edhe unë. Pasi edhe bashkëshortet tona ishin me të njëjtat bindje ndaj idealit kombëtar, edhe ato si dhe fëmijët tonë u afruan sa që u bëmë dy familje të ngushta miqësore.
Në vitin 1986 ramadan shalën përsëri e burgosën. U pata shqetësuar për së tepërmi, duke ditur vendosmërinë e tij për t'iu kundërvënë të panjerëzve, e situata politike shkonte gjithnjë duke u keqësuar. Edhe familjen e ramadanit e kishin pas marrë në sy të e keq dhe e izoluan. Me bashkëshorten time biseduam për hallet e kësaj familjeje dhe një ditë vendosëm që të shkojmë për ta vizituar. Të gjithë fjetëm mirë dhe me befasi kur pamë se edhe familja ishin moralisht të fortë. Mandej, edhe disa herë, unë i pata vizituar, por kur ramadani e kreu dënimin dhe doli nga burgu i dytë me shëndet nuk ishte mirë (ramadani kurrë s'ka treguar për torturimet që ia kanë bërë, e jo më të lavdërohej për qëndrueshmërinë stoike). Për t’u mjekuar ishte detyruar kohë pas kohe të shkojë edhe në zagreb, por suksesi s'ishte arritur i plotë. Për shkak të sëmundjes së rëndë dhe përndjekjes së pandërprerë nga organet serbe të sigurimit, një ditë dashjepadashje, ramadani vendos të largohet dhe më bashkëshorten e fëmijët e tij të dalin jashtë dhe të strehohen në suedi. Por, njëkohësisht vë kontaktet me shokë në diasporë dhe aktivizohet. Me përkushtim do t'i qaset dhe do të vazhdojë me veprimtarinë politike, duke kontribuar me devotshmëri në dhënien e ndihmës, si aktivist me përvojë për përgatitjen dhe zhvillimin e luftës çlirimtare në kosovë.
Pas largimit të forcave kriminale dhe pushtetarëve të serbisë okupatore, ramadani, si dhe fëmijët e tij, disa herë do të vijnë në kosovë, me qëllim të parapërgatitjes së kushteve për kthim në vendlindje, por sëmundja kishte mbizotëruar dhe në vitin 2004 ramadani ndërron jetë në moshën relativisht të re, 70-vjeçare. Varrimi do të behët në pejë me nderime, siç e ka merituar. Në përkujtimin në sallën e shtëpisë së kulturës, m’u bë respekt, që edhe unë të shpreh kujtimet për këtë burrë të rrallë!
Ramadan shalën e veçonte karakteri i tij, me këto veti: besa – filozofia e kuptimit të jetës; sinqeriteti – thënia e të vërtetës pa ngurrim; dinjiteti – mospërkulja para forcës së errësirës; guximi – i pathyeshëm, stoik në mbrojtjen e të drejtave dhe nderi – sjellja me dashuri ndaj njerëzve dhe me përbuzje ndaj të panjerëzve! Të përkujtosh, ramadan shalën, do të thotë të njoftosh breznitë me vlerat e idealit njerëzor, trashëguar nga të parët që nga lashtësia, simbolikisht të emërtuar si popull hyjnor. Ali aliu, prishtinë, më 25 5. 2005.
Luftar i pandalshëm dhe këmbëngulës
Shkruan: adem demaçi
Foto: adem demaçi (portret)
Ramadan shala ishte një prej atyre nga grupi i pejës, i cili duke ndërmjetësuar hysen daci, që ishte anëtarë i komitetit të mitrovicës, duke hulumtuar për të gjetur një grup të përshtatshëm në pejë ka hasur në ramadan shalën. Ramadan shala kishte qenë anëtar i një grupi ilegal, që kishte ekzistuar qysh përpara në krye me remzi balokun. Ramadan shala ka luajtur rolin ndërmjetës të lidhjes me grupin qendror të lëvizjes revolucionare për bashkimin e shqiptarëve dhe ka qenë pastaj, me kalimin e kohës, edhe një nga pjesëtarët e udhëheqjes së lartë, ka marrë pjesë edhe në takimin e mitrovicës, më 28 nëntor, në banesën e hysen dacit në mitrovicë, ku ka qenë edhe mustafa venhari dhe aty është caktuar si njëri prej nënkryetarëve të lëvizjes, bashkë me mustafa venharin. Ka qenë shumë aktiv, është përpjekur me të gjitha forcat edhe ka bërë mjaft për zgjerimin e kësaj lëvizjeje në anën e pejës. Ka marrë pjesë, gjithashtu, edhe në shkrimin e programit, ku e kam shtruar programin dhe ai e ka pas kopjuar, i ka pas llogaritur ato përqindjet e pjesëmarrjes së shqiptarëve në të gjitha fushat, në parti, në ekonomi, andej-këndej, ku ishte disproporcion i madh midis numrit te shqiptarëve dhe pjesëmarrjes së tyre nëpër të gjtiha instancat e pushtetit të atëhershëm të serbisë. Si njohës i mirë i këtyre gjërave, që ishte, ai këto punë, jo vetëm i dinte, por ishte shumë i angazhuar t’i përcillte në jetën e përditshme. Ramadan shala ka qenë shumë i angazhuar, gjithashtu, edhe në shpërndarjen e programit dhe statutit të lëvizjes dhe të materialeve të tjera. Ka marrë pjesë edhe në mbledhjet e shumta, që i kemi pasur në prishtine, në pejë, etj. Ka rënë në burg dhe është dënuar me 14 vjet burgim. Burgun e ka vuajtur në disa burgje, ndamas prej neve. Mirëpo, dikur ka ardhur koha edhe u bë njëfarë rishikimi i lartësisë së dënimeve tona dhe kështu pas shtatë vjetësh doli nga burgu. Por, ramadani edhe pas daljes nga burgu ka rënë prapë në burgje, prapë lidhur me çështjen e kosovës, duke u munduar që të zhvillojë aktivitet në favor të lirisë dhe pavarësisë së kosovës. Më ka pas rënë rasti të takohem me të kur kam qenë në burgun e tretë në stara gradishka, kur ai e kishte një burg tjetër, që e kishte fituar dikah tjetër dhe, më duket, pati ardhur nga lepogllava, a nga një burg tjetër. Por, jemi parë, por kemi pasur mundësi të këmbejmë vetëm ndonjë tungjatjeta, kurse ndeja të gjata dhe biseda të gjata nuk kemi pasur. Ka qenë një luftëtar i pandalshëm, këmbëngulës, ka qenë me orientim kombëtar gjithmonë, është përpjekur për pavarësinë e kosovës, kudo që ka qenë. Di për përpjekjet e tij, që ka bërë në suedi sa ka qenë, edhe atje është munduar edhe nëpër revista dhe nëpër gazeta, nëpër tubime, e tjera, e tjera, që ta promovonte dhe ta shtynte çështjen e përpjekjeve për pavarësinë e kosovës. Pra, është një shembull i një njeriu të palodhshëm, i cili edhe kur nuk ka qenë në gjendje që të ecte shumë e të bënte veprime të tjera, është angazhuar gjithmonë edhe me gojë, në ndeja e mënyra të tjera, në favor të pavarësisë së kosovës. Ngushëlloj ata që kanë punuar me të për një humbje të njërit nga përpjekësit e mëdhenj të çështjes së çlirimit të kosovës, në kohëra të vështira, fort të vështira. Kjo është, po them, nder për ata që kanë punuar me të dhe kënaqësi për ata që kanë pasur mundësinë të rrinë me të dhe të bashkëpunojnë me të.
==
simbol i përjetshëm dhe i veçantë i qëndresës kombëtare shqiptare == shkruan: adil pireva foto: adil pireva (portret)
Historia jonë moderne, sidomos tërë shekulli i kaluar, është e stërmbushur me plot luftëra, sakrifica e qëndresë kundër robërisë serbojugosllave dhe për liri e pavarësi. Kjo rezistencë u kurorëzua në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit të kaluar, pas një rezistence aktive paqësore dhjetëvjeçare dhe luftës vetëmbrojtëse gjithëpopullore dhe të ushtrisë çlirimtare të kosovës. Në këtë rrugëtim historie, pjesa e dytë e shekullit të kaluar, fillimi i viteve të ’60-ta, lidhen me një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së rezistencës kundër robërisë serbe. Kjo ngjarje është formimi në shtator 1963 i organizatës politiko-ushtarake: lëvizja revolucionare për çlirimin dhe bashkimin e shqiptarëve, e cila u popullarizua me shkurtesën lrbsh. Programin e kësaj organizate e shkruajnë bashkërisht adem demaçi dhe ramadan shala në shtëpinë e këtij të fundit në pejë prej 27deri më 31 janar 1964. Programi kishte 54 faqe shkrimi me makinë. Statutin e ka shkruar adem demaçi në mars 1964. Kjo organizatë faktikisht ishte formuar nga bashkimi dhe shkrirja e disa grupeve politike ilegale, të cilat ekzistonin më parë, siç ishte ai i pejës, i udhëhequr nga ramadan shala, që kishte një bashkëpunim të ngushtë me grupin politik ilegal të gjakovës, pastaj grupi i gjilanit dhe ai i mitrovicës. Me formimin e komitetit qendror të lrbsh-së, këto grupe u shndërruan në komitete lokale të saj. Pra, pas adem demaçit, ramadan shala ishte figura e dytë e kësaj organizate atdhetare, e cila la gjurmë të pashlyeshme në këtë pjesë të historisë sonë kombëtare. Me jetën dhe veprën e tij, ai më vonë u shndërrua ndër simbolet më të veçanta të qëndresës sonë kombëtare.
Kush ishte ramadan shala?
U lind më 15 janar 1934 në pejë. U rrit dhe kreu shkollën fillore, siç e kishte zakon të thoshte vetë ramadan shala, në lagjen e karagaçit të bukur të pejës, buzë lumit bistricë të pejës, pranë grykës piktoreske të rugovës së madhërishme. Babai i tij quhej avdurrahman, i cili ishte pushkatuar si nacionalist më 1944 nga sllavo-komunistët, kurse nëna e tij, habibe, me mbiemër të vajzërisë gashi, ishte një grua burrërore, rriti me stoicizëm të madh, siç e kanë zakon nënat shqiptare, gjashtë djem dhe një vajzë, që ia kishte lënë i shoqi i pushkatuar. Familja e avdurrahman muharrem shalës, babait të ramadanit, ishte nga një derë e lashtë shqiptare dhe me traditë të gjatë atdhetare. Një vëlla i tij, mixha i ramadanit, vritet më 1918, në luftimet me gjandarmërinë serbe në pejë. Pas kryerjes së shkollës së mesme ekonomike financiare në pejë, në vitin akademik 1963/64 regjistrohet dhe bëhet student i shkollës së lartë komerciale në pejë, të cilën e kryen pas vuajtjes së burgut të parë, në vitet ’70-ta. Më 1961, kur adem demaçi del nga burgu i parë trevjeçar, në këtë kohë, ramadan shala, tashmë ishte udhëheqës i një grupi politik ilegal në pejë. Anëtarë të këtij grupi ishin: shefqet deçani, remzi baloku, ahmet zeka, nimon podrimja, nezir gashi, sylë shala, ejup kastrati, mehmet krasniqi, vesel rexhepaj dhe avdyl shala. Pas disa kontaktesh me adem demaçin, nëpërmjet të atdhetarit hysen dacit, anëtar i grupit politik të mitrovicës, në tetor 1963 themelojnë, siç është cekur më lart, lëvizjen revolucionare për çlirimin dhe bashkimin e shqiptarëve (lrbsh). Pas formimit të komitetit qendror, të komiteteve lokale të mitrovicës, të pejës, të gjakovës dhe të gjilanit, pas hartimit të programit dhe statutit të saj, pra pas formimit të krejt strukturës organizative të saj, lrbsh organizon ngritjen e flamujve kombëtarë në mbarë kosovën. Në vlugun e veprimtarisë së saj, në qershor 1964, udb-a jugosllave ndërmerr operacionin e arrestimit të anëtarëve të saj. Ramadan shala arrestohet më 7 qershor 1964. Me dënime të rënda dënohen 50 anëtarë të kësaj organizate, kurse rreth 300 të tjerë dënohen me dënime kundërvajtëse. Ramadan shala dënohet me 14 vjet burg të rëndë, nga të cilat shtatë vjet i vuan në kazamatet e lepogllavës, të nishit dhe të mitrovicës së sremit. Pas daljes nga burgu më 1971, martohet me gjylfidane kelmendin, po nga peja, me të cilën pati katër djemë: arbenin, dardanin, astritin dhe liburnin dhe dy vajza: arianitën dhe labeatën. Punësohet si komercialist në një organizatë tregtare të pejës. Më 1981, pas demonstratave të njohura, si shumë veteranë të lëvizjes kombëtare, izolohet në burg për dy-tre muaj. Më 1986 arrestohet sërish me një grup politik ilegal të rinjsh dhe dënohet me gjashtë vjet burg dhe pas tri vjet vuajtjeje në burg, më 1988 lirohet nga burgu i lepogllavës së kroacisë, përkatësisht nga spitali i burgut, ku ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. I mbetur pa punë dhe pa mundësi ekzistence në vend, i përndjekur nga okupatori serb, më 26 nëntor 1990, emigron nga zagrebi në suedi, ku vendoset në malmo. Pas 14 vjet jete në emigrim, vdes më 12 shtator 2004 në malmo dhe varroset në vendlindje më 17 shtator 2004 në pejën e tij të dashur, me nderime të larta, i mbuluar me flamurin kombëtar kuq e zi, me shqiponjën dykrenore, siç e meritoi.
Njohja me ramadan shalën me ramadan shalën u njohëm në qershor të vitit 1969 në burgun famëkeq të nishit. Bashkë me një grup shokësh, që kishim organizuar demonstratat e 27 nëntorit 1968, sapo ishim deportuar nga burgjet e kosovës në këtë burg. Ramadan shala, tashmë, po vuante atje vitin e pestë nga të 14-tat, sa ishte dënuar si njëri nga udhëheqësit e lrbsh-së. Kisha dëgjuar që më 1964 për emrin dhe veprën e tij, ngase edhe vetë kisha qenë anëtar i grupit të të rinjve të kësaj organizate revolucionare. Emrin e tij e mbaja mend mirë, ngase për të thuhej se ishte një na anëtarët më të guximshëm dhe më të shkolluar të lrbsh-së. Gjatë gjykimit të anëtarëve të kësaj organizate, emri i tij përmendej ndër më të shpeshtët. Thuhej se ishte dorë e djathtë e adem demaçit. Thureshin lavde për të dhe kështu emri i tij ishte bërë burim frymëzimi i brezit tim, që mëtonin të vazhdonin veprën atdhetare të brezit të tij. Andaj, kur u takuam në oborrin e burgut të nishit, gjatë të ashtuquajturave shëtitje të të burgosurve, s’kishte nevojë për prezantim, ngase me emër tashmë njiheshim. Më kujtohet si sot, u përqafuam, jo sikur takoheshim për herë të parë, por sikur të ishim përmalluar nga një ndarje e gjatë. Kur u takuam, ishte me flokë të rënë mbi ballë, trupshkurtër, por shumë energjik, topolak, por shumë i lehtë në lëvizje, me syza me dioptri të madhe. Në përgjithësi të linte mbresën e një intelektuali të lartë. Për mua çdo njohje me të burgosur politikë, ishte emocionuese dhe më shkaktonte trema dhe ndjenja të forta, veçanërisht kur kisha dëgjuar më parë për jetën e veprën e tij, siç ishte puna me ramadan shalën. Meqenëse, ishte nja dhjetë vjet më i moshuar se ne pjesëtarët e grupit të ’68-ës, e quanim baci ramadan. U mësuam shumë shpejt me të, sikur të ishim njohur shumë vjet më parë. E respektonim shumë, por edhe ai na respektonte ne dhe ndaj nesh kishte një qëndrim plot dashuri. Me të këshilloheshim për çdo gjë dhe shkëmbenin mendime çdo ditë për gjithçka. Meqenëse në burgun e nishit, puna ishte e detyrueshme dhe të gjithëve na kishin caktuar në punë të rënda, në konsultim me bacin ramadan, vendosëm të bënim grevë urie me kërkesë që të liroheshim nga puna fizike ose të caktoheshim në punë më të lehta. Në burgun e nishit ishte fabrika e teknikës së bardhë dhe kishte edhe mjaft punë që mund t’i kryenim. Drejtoria e burgut mori qëndrim të ashpër ndaj nesh dhe kushdo që merrte pjesë në grevë dënohej me një muaj birucë (qeli) burgu. Pas dy ditësh grevë urie, duke parë se grevës po i bashkoheshin edhe të burgosur të tjerë jopolitikë shqiptarë, filluan gjatë natës të na deportonin nëpër burgjet e jugosllavisë.
Miq të jetës dhe bashkëpunëtorë të idealit
Bacin ramadan dhe mua na dërguan në burgun e mitrovicës së sremit. Fillimisht, në burgun e mitrovicës na mbajtën të izoluar në biruca. Nuk dinim asgjë për njëri-tjetrin se ndodheshim në të njëjtin burg. Pas dy-tri ditësh, që na kishin sjellë në mitrovicë, filluan të na e sillnin shtypin serb. Një ditë, derisa po shikoja fjalëkryqin e gazetës “politka”, vërej për habinë time nëpër katrorët e fjalëkryqit, fjalët shqip, shkruar me laps grafik: “unë, ramadan shala, jam këtu. Po ti kush je.”Të nesërmen, shtypi më erdhi më herët, ndaj, po në katrorët e fjalëkryqit të gazetës “politika” iu përgjigja bacit ramadan: “unë jam adil pireva. Për shokët e tjerë nuk e di ku janë. ”kështu, falë gjeturisë së bacit ramadan, me anë të fjalëkryqit, mësuam se kush nga të burgosurit e nishit, pas grevës, ishim transferuar në kazamatin e mitrovicës së sremit. Sa kohë na mbajtën të izoluar nëpër biruca, informoheshim në këtë mënyrë dhe kështu policët, pa vetëdijen e tyre u bënë “postierë” tanë dhe na bartnin “letrat”tona, me të cilat, sado pak, informoheshim për gjendjen e njëri-tjetrit. E shënova këtë mënyrë komunikimi, si një kuriozitet burgu, ku njeriu, i shtrënguar nga rrethanat, krijonte edhe kuriozitete të tilla. Të izoluar nuk na mbajtën shumë, por edhe kur na liruan nga biruca, nuk na linin bashkë, jo vetëm në një dhomë, por as në një ndërtesë. Pas nja dy muajsh, bacin ramadan e sollën në ndërtesën tonë, po përsëri vazhduan të na mbajnë ndaras. Bacin ramadan e mbanin në një dhomë vetëm, kurse mua më bashkuan me të burgosur të tjerë, që për mua ishte më vështirë sesa të isha vetëm i izoluar në një birucë. Duke qenë puna kështu, kërkova nga drejtoria e burgut që të bashkohesha me bacin ramadan në dhomën e tij. Mirëpo, drejtoria e refuzoi kërkesën time, andaj fillova grevën e urisë që ta realizoja këtë kërkesë. Pas katër ditë grevë urie, kërkesa ime u plotësua dhe na bashkuan në një dhomë. Dhoma ishte në katin përdhes dhe jo më e madhe se tri me katër metra, që i zinte tre shtretër të hekurt ushtarakë dhe një tavolinë të vogël me dy karrika. Natën dhe ditën na mbanin të mbyllur nën dry, por dy orë në shëtitje ditore në oborrin e burgut, në mëngjes, në drekë dhe në darkë, në pastrim dhe në toalet na bashkonin me të burgosur të tjerë. Në këto kushte, me bacin ramadan kemi ndenjur së bashku rreth një vit e gjysmë. Gjatë kësaj kohe, me bacin ramadan u njohëm deri në ndjesitë më të holla dhe më të thella. U bëmë miq të jetës dhe bashkëpunëtorë të idealit. Më duket se nuk pati mbetur asgjë nga jeta intime, që nuk ia njihnim njëri-tjetrit. Gjatë kësaj kohe, e njoha tërë madhështinë e bacit ramadan, jo vetëm në aspektin atdhetar, por edhe në atë njerëzor. Ndonëse isha nja dhjetë vjet më i ri se ai, nuk më linte t’i kryeja kurrfarë shërbimi, qoftë në mbajtjen e pastërtisë së dhomës, qoftë edhe në përgatitjen e ndonjë ushqimi. Shpesh ndodhte të thoshte se akëcilin ushqim, pemë a ëmbëlsirë nuk e hante, vetëm e vetëm që të ma jepte ta haja unë. Je më i ri dhe duhet të hash më shumë, më thoshte kur kundërshtoja dhe i thosha se për atë kishte më shumë nevojë ai sesa unë. Këto ushqime i blinim ngandonjëherë në shitoren e burgut për të kompensuar sadopak ushqimin tejet të dobët të burgut.
Revolucionar që rrallë mund të takohej në jetë
Ramadan shala ishte atdhetar revolucionar i vërtetë, me plot kuptimin më të mirë të fjalës dhe i tillë rrallë mund të takohej në jetë. Ai kundërshtonte me grevë urie pothuaj çdo padrejtësi, që i bëhej në burg. Nuk di të ketë pasur të burgosur politikë shqiptar të ketë bërë më shumë ditë grevë urie sesa ramadan shala. Gjatë hetimeve ishte torturuar aq shumë sa nuk ka mund të qëndronte në këmbë dhe nuk ka mund ta mbante e ta kapte me dorë as lugën për të ngrënë dhe as lapsin për të shkruar. Edhe në gjendje të tillë ai ka bërë grevë urie kundër keqtrajtimeve dhe torturave, që i bëheshin, sidomos gjatë hetimeve dhe në vitet e para të burgut. Ai nuk i fshihte fare pikëpamjet politike e kombëtare para askujt, andaj as para zyrtarëve të policisë. Pa kurrfarë ngurrimi u thoshte se luftonte për çlirimin dhe bashkimin e shqiptarëve me shqipërinë dhe se këtë luftë nuk do ta pushonte kurrë deri sa të realizohej ky ideal gjithëkombëtar. Nga një herë i thosha se nuk ishte e nevojshme të hynte në konflikte të tilla me çdokë, ngase shpesh ishin me pasoja. “jo më thoshte ai, ne duhet t’ia bëjmë me dije qëllimet tona, madje çdo pjesëtari të kombit të okupatorit, pa le më zyrtarëve të policisë, pa marrë parasysh pësimet tona. Ne jemi vetëpërcaktuar për këtë rrugë, andaj duhet të qëndrojmë”, më thoshte. Prej tij kam mësuar shumë. Kam mësuar, jo vetëm si të sillem në burg, çfarë qëndrimi të mbaj ndaj gardianëve dhe zyrtarëve të tjerë të burgut, çfarë qëndrimi të mbaj ndaj të burgosurve të tjerë politikë dhe jopolitikë shqiptarë dhe joshqiptarë. Ai ishte korrekt dhe i sjellshëm ndaj të gjithë të burgosurve, por ishte shumë i dashur ndaj shokëve të idealit. E çmonte punën dhe veprimtarinë atdhetare të të tjerëve, kurse për veprimtarinë e vet fliste shumë pak dhe me modesti të madhe. E kishte zakon të thoshte shpesh se për mua është i madh kushdo që të ketë brohoritur apo shkruar qoftë vetëm një parullë kundër okupatorit serb. Madje edhe ndaj disa të burgosurve politikë, që ishin grindavecë e ngatërrestarë ishte korrekt dhe përpiqej t’i merrte me të mirë dhe nuk mbante mëri ndaj tyre. Kishte të tillë prej tyre që po të shihte duke folur me ndonjë polic, qoftë edhe me urdhër të tij, po të shihte se po përshëndetesh me ndonjë polic korrekt, që kishte raste tilla, ndonëse joshqiptar, pa le më po të shihte se po dilje nga zyra e “edukatorit”, që në të vërtetë ishte operativist i udb-së, i cili mund të të urdhëronte t’i paraqiteshe në çdo kohë në zyrën e tij, ditën apo natën, se në fund të fundit, në duart e drejtësisë së tyre ishe, të vishte menjëherë etiketën e tradhtarit dhe të spiunit. Ishin njerëz të tillë, që për mendimin tim, më për nder do t’ua dinte kombi të mos merreshin fare me çështje kombëtare, por të mbanin dhe të rrisnin një familje, sesa të merreshin me gjoja politikë kombëtare, për të cilën, le që nuk kishin dije, por as burrëri, vendosmëri dhe të paktën karakter njerëzor. Baci ramadan këshillonte që të mos shqetësoheshim nga thashethemet e tyre dhe të mos provokoheshim nga tipat e tillë. Burg është ky dhe njerëzit duhet të kuptohen edhe kur mund të mërziten dhe të nervozohen. Jo të gjithë janë të përkryer, thoshte baci ramadan.
Polemist virtuoz i pashoq
Ndaj policëve dhe zyrtarëve të tjerë të burgut kishte sjellje korrekte dhe brenda normave të burgut. Por, kur provokohej me ndonjë fjalë, gjë që ndodhte shpesh, ai sikur mezi priste t’ia kthente provokimin aty për aty. Ndër shumë raste do të tregoj vetëm për ndonjë syresh, për të parë virtuozitetin e tij të pashoq, me të cilin shpesh jam mahnitur. Një herë një gardian malazez, i cili gjatë luftës së dytë botërore thoshte se kishte marrë pjesë në brigadat partizane të shqipërisë, duke dashur të na provokojë, na thotë: “çka dini ju çka është shqipëria? Po luftoni dhe po punoni për shqipëri dhe këndej nuk keni qenë kurrë dhe nuk e keni parë kurrë shqipërinë. E unë kam qenë dhe kam luftuar në shqipëri”. “ju keni qenë në shqipëri, kurse ne jemi lindur në shqipëri”, ia kthen baci ramadan me të shpejtë dhe pa kurrfarë hezitimi. “po ti je nga peja”, bërtet polici. “po peja ku gjendet? Në shqipëri, ku tjetër? Nuk luftojmë vetëm për atë shqipëri ku ke qenë ti, por për shqipërinë etnike, që shtrihet deri atje ku i thonë bukës bukë dhe ujit ujë”, iu përgjigj flakë për flakë baci ramadan pa ngurruar fare. Polici iku duke na sharë, siç e kishte zakon soji i tyre. Polemika të tilla të nxehta, baci ramadan kishte shpesh edhe me dy të burgosur politikë serbë, me bindje monarkike, por që i thoshin vetes lotiqevcë. Njëri ishte inxhinier, kurse tjetri jurist apo ekonomist. Që të dy ishin të moshës rreth 35-vjeçare. Unë nuk merrja pjesë në diskutimin e tyre, por vetëm i dëgjoja. Një herë gjatë një shëtitjeje në oborrin e burgut njëri syresh na tha: “derisa të dy palët po e luftojmë dhe jemi njësoj kundër të njëjtit regjim komunist të titos, ne faktikisht jemi aleatë. Derisa komunistët serbë kanë qenë aleatë me komunistët shqiptarë, edhe ne demokratët mund të jemi aleatë dhe të bashkëpunojmë me ju”. “dhe në fund të na tradhtoni si i tradhtuan komunistët tuaj komunistët tanë”, ia ktheu baci ramadan atij me ironi, që si duket nuk e kuptoi apo vetëm u bë se nuk e kuptoi. “jo, jo, ne demokratët nuk tradhtojmë”, tha ai me seriozitet. “po ne për çlirimin dhe bashkimin e shqiptarëve me shqipërinë punojmë dhe luftojmë, e ju s’keni sesi të na ndihmoni dhe të bashkëpunoni me ne në këtë luftë tonë çlirimtare”, ia ktheu baci ramadan sërish me ironi. “po ne do të merremi vesh vëllazërisht (origjinalisht: bratski) për çështjen e kosovës kur të vijë koha”, tha lotiqevci. “nuk kemi çka të merremi vesh kur të vijë koha kur nuk po merremi vesh tash. Lufta jonë është nacionalçlirimtare. Ne nuk luftojmë kundër regjimeve, por kundër okupatorëve, qofshin komunistë apo demokratë e monarkistë”, tha preras baci ramadan. Edhe lotiqevcët e humbën gjakftohtësinë, u nervozuan dhe ikën prej nesh si djalli nga temjani, siç i thonë një fjale.
Takimet pas daljes nga burgu
Edhe pas daljes nga burgu, me bacin ramadan jemi takuar shpesh, ndonëse ai jetonte në pejë, kurse unë në prishtinë. Kemi kaluar çaste të bukura dhe të paharrueshme të jetës së bashku. Mbresa të pashlyeshme më ka pas lënë edhe dasma e tij kur u martua më 1971. Meqenëse edhe nusja ishte nga qyteti i pejës, sipas zakonit pejan, shkuam këmbë për ta marrë nusen. Gjatë gjithë rrugës, dasmorët, burra e gra, sidomos djem e vajza, shumë syresh të veshur me rrobe kombëtare, ecnim këmbë, duke kënduar dhe duke vallëzuar, të prirë me flamur. Vende-vende ndaleshim për të lozur dhe për të vallëzuar. Më kujtohet, veçanërisht në një shesh në qendër të qytetit, para hotelit të sotëm ”rugova”, hareja, gëzimi, kënga dhe vallja, sidomos “shota” rugovase, arritën zenitin e dasmës. Këtë dasmë, që ishte e tipit të traditës së lashtë shumëshekullore shqiptare, dukagjinase, ku merrnin pjesë shumë veteranë të lëvizjes kombëtare dhe ish-të burgosur politikë, e kam përjetuar atëherë si një demonstratë kombëtare. Me siguri regjimi komunist nuk e ka shikuar me sy të mirë këtë dasmë dhe pjesëmarrësit e saj, por për çudi nuk intervenoi, siç e kishte zakon për gjithçka dhe siç kishte vepruar në një dasmë të ngjashme në gjakovë dy tri vjet më parë, ku kishte burgosur shumë dasmorë së bashku me dhëndrin. Bacin ramadan e kam vizituar në shtëpinë e tij edhe kur në kosovë ishin rrethana shumë të rënda, siç u krijuan në kosovë pas demonstratave të vitit 1981. Madje, familjen e tij e kam vizituar edhe pas burgosjes së sërishme të tij, më 1986, kur baci ramadan qe dënuar me gjashtë vjet burg. Ndonëse ishin kohë të vështira dhe me shumë rreziqe për t’u arrestuar për hiq gjë , në procese të montuara ose izolime në burg pa gjyq, siç i thoshin “në vend të caktuar”, kam qenë ndër të rrallët që e kanë vizituar familjen e tij. Pavarësisht rreziqeve për burgosje, ngase edhe vetë sapo kisha dalë nga një izolim dymujor në burg, i tipit të lartpërmendur dhe isha i përcjellë pothuajse hapur nga policia, dashuria e madhe për njëri-tjetrin, që ishte mëkuar nga ideali i lartë kombëtar, që sot, më bëhet, as që mund të kuptohet, ishte më e fuqishme se çdo rrezik për burgosje. Për shkak të rreziqeve të tilla, që na kanoseshin, ne nuk mund të hiqnim dorë nga jeta. Burgu, si vdekja, mund të na ndodhte kurdo dhe për gjithçka, madje edhe për çështje bizare, që logjika e sotme as që mund t’i rrokë, por ne nuk mund të hiqnim dorë nga liria dhe nga gëzimet e jetës, nga vetvetja, ngase do të kishte domethënien e pranimit të vdekjes për së gjalli.
Mbështeti me entuziazëm proceset pas viteve të 90-ta
Pas viteve të ’90-ta, baci ramadan, mbështeti të gjitha proceset, që ndodhen në botë, në shqipëri dhe në kosovë. Me entuziazëm mbështeti deklaratën kushtetuese të 2 korrikut, kushtetutën e 7 shtatorit, referendumin për pavarësinë më 1991, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare më 1992 dhe qeverinë dhe institucionet, që dolën nga këto zgjedhje. Në këtë kohë baci ramadan ishte me moshë në prag të ’60-tave. Duke qenë kohë e rëndë, i mbetur pa punë, me një familje të ngushtë 8-anëtarëshe, pa askënd në punë, i përndjekur nga regjimi milosheviqian, mori rrugën e mërgimit, të cilën, siç e kam njohur atë, kurrë nuk e ka dashur në jetë. Vetëm një zor i madh e ka detyruar të ndahet në atë kohë nga kosova e tij e shtrenjtë, për të cilën ishte në gjendje të jepte gjithçka në çdo kohë. Për marrjen e azilit politik në suedi i ka ndihmuar ish-ministri i informatave i republikës së kosovës, z. Xhafer shatri, veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, i cili në emër të komitetit për informimin e opinionit botëror me seli në gjenevë, themelues dhe udhëheqës i të cilit ishte, i dërgon një letër, më 6 gusht 1991, kryeministrit të qeverisë së suedisë, z. Ingvar karlson, në stokholm, me të cilën e njofton atë me biografinë atdhetare dhe politike të veteranit të lëvizjes sonë kombëtare, ramadan shala. Për herë të fundit, me ramadan shalën jemi takuar në nëntor 1992, në shqipërinë tonë të ëndërruar, e cila, si çdo atdhetar tjetër, na kishte zhgënjyer me gjendjen në të cilën ndodhej në çdo pikëpamje. Morëm pjesë në manifestimet me rastin e 80-vjetorit të pavarësisë. Ai kishte ardhur atje nga stokholmi. Ndërkaq, unë, i zhuritur nga malli dhe gjakimi shumëvjeçar për ta parë, kisha shkuar atje pa pasaportë, duke e kaluar kufirin ilegalisht, jashtë vendkalimit kufitar nëpër një moçalishtë dibrane, që vështirë mund të përshkruhet dhe me plot rreziqe për jetë nga plumbat e kufitarëve maqedonas, të cilët nuk ngurronin të bënin krime të tilla, siç kishin bërë asokohe në disa raste të tilla. Na bashkoi atje fati i jetës në tiranë, nga dëshira e madhe për të parë shqipërinë demokratike, atë copë shteti të lirë, siç e kishim zakon ta quanim shpeshherë. Baci ramadan kishte qenë disa herë mysafir në banesën e kryeministrit demokrat, aleksandër meksi, për të cilin më tregoi se ishte dhëndër i pejës dhe gruan e tij e kishte diçka të afërm, që tash nuk më kujtohet se çka. Për nja dy javë, u pamë, u çmallëm, vizituam shumë vende së bashku, bëmë disa fotografi me aparatin e tij dhe u ndamë me shpresë se do të shiheshim më shpesh. Por, jeta me pamëshirëshmërinë e saj, nuk na dha ndonjë rast tjetër. Ai shkoi në suedinë e largët, të ftohtë, por mike, kurse unë u ktheva në kosovën tonë të shtrenjtë, ku ndonëse me kokë gjithmonë në torbë, siç i thonë një fjale, nga dashuria e madhe dhe e zjarri për të, na dukej këtu, siç do të thoshte çajupi, më ëmbël balta se mjalta. Baci ramadan shkoi sërish në suedi, por kosovën nuk e harroi kurrë. Zemra e tij e madhe rrahu vetëm për të. Kontributi i tij për lirinë dhe pavarësinë e kosovës, siç kanë thënë bashkatdhetarët e tij, me të cilët kontaktonte atje, ka qenë i madh dhe i vazhdueshëm deri në vdekje.
Pas vdekjes një libër lapidar i shkruar
Pas vdekjes së bacit ramadan, i biri i tij, liburni, i cili është kthyer i shkolluar nga suedia të jetojë në kosovë, ku është martuar dhe punësuar, më njoftoi se kishte vendosur të mblidhte kujtimet e shokëve dhe të bashkëpunëtorëve të babit në një libër. E përgëzova dhe i premtova se do të shkruaja me kënaqësi kujtimet e mia për të. Meritonte ramadan shala që për jetën dhe veprën e tij atdhetare t’i ngrihej një lapidar i tillë i shkruar. Të shkruhet për të domethënë të shkruhet për një pjesë të historisë sonë kombëtare, ndër më të lavdishmet. Andaj, ky libër për ramadan shalën nuk do të jetë vetëm një relikt i shenjtë për familjen, të afërmit dhe miqtë e tij, por një histori për një nga figurat më të shquara të luftës sonë për liri, demokraci dhe pavarësi. Në kujtesën e kombit tonë, ai do të mbetet simbol i përjetshëm, i pavdekshëm dhe i veçantë i qëndresës kundër robërisë serbe. Për një jetë të njeriut, nuk di çka mund të jetë më e madhërishme. E mua, në këtë jetë kaq të lakmueshme dhe të dashur, por edhe me plot dhembje, iluzione dhe zhgënjime, më mban dhe do të më japë kënaqësi prore bamunia që në rrugëtimin tonë drejt lirisë, të kem qenë mik i ngushtë i tij, i jetës dhe i idealit. Prishtinë, gusht 2005. Botuar në “bota sot”, në katër vazhdime, më 12, 13, 14 dhe 15 shtator 2005, me rastin e njëvjetorit të vdekjes dhe në librin: adil pireva: sprova shqiptare, shb “faik konica”, prishtinë, 2008.
==
njëri prej tribunëve të mëdhenj të kombit == shkruan: xajë nura
Foto: xajë nura
Më në fund një fillim i mbarë që të flitet për njerëzit e sakrificave sublime, për njerëz që kohës dhe historisë i kanë dhënë kontribut të veçantë. Njëri prej këtyre tribunëve të mëdhenj të kombit tonë dhe kujtesës historike të kohëve të fundit dhe kohëve të vona aktuale është zotëri ramadan shala, të cilin me respekt e dashuri e thërrisnim rami. Si vizionar, i cili me dashuri e përkushtim ishte shembull i veçantë për progresin kombëtar, njëherësh për realizimin e idealeve dhe aspiratave që i kishte populli shqiptar në kohën kur pandalshëm vepronte, zotëri ramadan shala. Ai ishte një prej hartuesve, bashkë me adem demaçin, të cilët e kanë bërë dhe e kanë hartuar skeletin e parë për lëvizjen e çlirimit kombëtar dhe bashkimit kombëtar, të denjë të programit dhe të statutit, të cilët veprimtarëve iu shërbenin si udhërrëfyes se si duhet të sillen të organizuar në organizatë të veçantë, pra në lëvizjen për bashkimin e trojeve shqiptare, lrbsh. Është njëherësh organizatori dhe figura më e devotshme, që e ka pasur dukagjini në vitet ‘50-ta, ‘60-ta, por edhe në vitet ‘70-ta, por i cili në mënyrën më direkte e elaboronte krejt realitetin, që e kishte kombi në kohën e represioneve dhe në kohën e tmerreve, që i përjetonte prej shtetit zullumqar, pushtetit, i cili vepronte kundër popullit në mënyrë institucionale.
Një emblemë shumë e rëndësishme historike
Për ramadanin mund të shkruhet dhe flitet shumë, sepse është një prej figurave, e cila ka shkëlqyer në kohën kur u dashke me sakrifica sublime, me sakrifica të mëdha e me përkushtim burrëror t’iu jepet realizimit të aspiratave dhe idealeve kombëtare, të cilat ishin të nëpërkëmbura, ishin bukur të fjetura, bukur me zë të shtjerrur dhe të padëgjuara, të cilat u lipsej që ramadani me shokë me i nxit dhe përgatit në kushtrime të vazhdueshme të luftës, e cila na priste që të zgjidhen problemet e nivelit kombëtar në rrafshin historik. Rami, pra zotëri ramadan shala, mbetet një emblemë shumë e rëndësishme historike, sidomos për rrafshin e dukagjinit, në kujtesën e këtij populli dhe të gjithë dashamirëve e njerëzve, me të cilët ka bashkëpunuar dhe komunikuar ramadani. Është kënaqësi e veçantë që figura e tillë, siç ka qenë ramadan shala, të mbetet në kujtesë historike si një dëshmi se është punuar me këmbëngulje që idealet e aspiruara të realizohen sa më shpejt dhe sa me drejt. Sepse ky popull, si popull i lashtë e ka merituar edhe angazhimin e gjithë të tjerëve e posaçërisht e njerëzve prirës, siç ka qenë ramadan shala.
Trashëgimia revolucionare e atdhetare - me origjinë nga babai
Ramadanin e kam pasur shok fëmijërie. Trashëgimia e tij revolucionare dhe atdhetare vjen me origjinë prej babait të tij, i cili si gjahtist i njohur i kohës, kur nuk dinim kah të orientoheshim sikur popull, por ai ka qenë i prirë që me lëvizjen e ballistëve, ta bëjë ringjalljen e ekzistencës së vatrave shqiptare, të cilat kishin filluar të tjetërsoheshin dhe të humbnin identitetin kombëtar. Ai me pak shokë ka qenë prirës i disa aksioneve të vyeshme, disa aksioneve te njerëzore e burrërore. Ramadan shala është trashëgimtar i një babai të tillë, i cili në kohën e vet e ka kryer detyrën e vet si patriot, si njeri që e donte vendin e vendlindjen. Rami, më kujtohet, me modestinë e tij, me nivelin e një kulture properëndimore, me një edukatë të përkryer falë vatrës, djepit dhe shembujve, që i ka pasur në familje. Kur u pat martuar, flamurin e nderit dhe respektit për aktin solemn të tij e patën shpalos dhe e bartën katër individë në qytetin e pejës. Aty ku urrejtja sllavo-komuniste, pansllaviste, e serbizmit të spikatur në gufim e sipër ka qenë shumë e njohur si qëllim me energji me tendenca asimiluese ndaj popullit shqiptar. Rrinim bashkë, e ka dashur këngën, e ka dashur jetën, por mbi te gjitha e ka dashur lirinë e atdheut, për të cilën është sakrifikuar deri në energjinë e fundit të qenies së tij. Atë energji e ka kurorëzuar me qëndresë burrërore, me qëndresë shumë të zjarrtë, me mbrojtje të konstatuar si vlerë, të cilën rrallë kush e ka pasur në kosovë çfarë e ka pasur ramadan shala.
Roli në ilegale
Ramadan shala ka qenë kryetar i reparteve vepruese të dukagjinit, pejës, gjakovës, deçanit, istogut, klinës dhe fshatrave të rrethit. Pra, në secilin prej këtyre vendeve ka angazhuar njerëzit nëpër oda të fshatrave për të ndihmuar aspiratat kombëtare. Ne tri lugje kryesore, që i ka dukagjini, sidomos peja, lugun e baranit, kërshanit dhe atë të terstenikut. Nëpër oda, duke i ringjallur idealet e fjetura te njerëzit indiferentë, te frikacakët e strukturat e tjera të papërgatitura akoma që ta thonë fjalën e vet. Por, dalëngadalë duke e pranuar asimilimin qoftë gjuhësor, kulturor, qoftë atë social. Ramadani ishte ringjallës i këtyre idealeve në këto lugje, të cilat i kalëronte prej odës ne odë.
Kontakti me adem demaçin
Me adem demaçin ranë në kontakt në fillet e lëvizjes. Ramadani kishte dëgjuar se edhe në kosovë janë përpëlitjet, janë intencat që të organizohet rrembi, pjesa e lëvizjes kombëtare për bashkimin e trojeve shqiptare. Në ndërkohë, në dukagjin ekzistonin celula të veçanta, ishin veç të formuara dhe u dashke të formohet një lëvizje, prandaj ramadani ra në kontakt me ademin për të filluar formimin e saj. Para se të fillohet të realizohet e materializohet lëvizja, kane ra në kontakt dhe janë marrë vesh që të hartojnë statutin e lëvizjes dhe kështu në shtëpinë e ramadanit është hartuar statuti dhe programi, bashkë me ademin.
Organizimi i grupit të dukagjinit
Në dukagjin kishte grupacione të ndryshme, por nuk ishin të organizuara dhe lëvizja nuk i pranonte të gjitha grupet, por e bënte një seleksionim të vëmendshëm me shumë kujdes për pranim e aktivizim para se të shkrihen grupet e ndryshme në lrbsh. Grupi i ramadanit ishte më i madhi, por kishte qytetarë, ka pasur djem të istogut, të deçanit, ka pasur djem të rrethit të pejës, të raushiqit, të loxhës e vendeve të tjera. Ne të gjakovës u bashkangjitëm me grupin e ramit dhe së bashku u bashkuam me lrbsh. E mbaj në mend ganiun, burrë i madh me zanat teneqegji, i cili mi solli 40.000 dinarë, të cilat ia dorëzuam ramit për nevojat tona të ndryshme. Në grupin e gjakovës ishim të organizuar me kadri kusarin si kryetar i grupit, kurse anëtarë: sim vula, avni lama, teki dervishi, hyda dobruna, unë, e të tjerë. Kontakti me lrbsh ishte direkt dhe vetëm me ramadan shalën, me takime në gjakovë, në pejë, ose ndonjë vend tjetër, në natyrë, në deçan. Të gjitha urdhrat për aktivitete i merrnim prej ramadanit dhe vepronim ashtu me radhë. Aty ishte edhe bukuria, ëmbëlesia, vlera, niveli i gatishmërisë, sepse thithej energjia prej njëri-tjetrit në drejtim të edukatës patriotike dhe atdhedashurisë. Prandaj, kishim këto aktivitete dhe takime liridashëse. Fjala e ramadanit ishte sikur ligj, fjala e të cilit duhej pa tjetër të respektohej. Deri në ditën kur rami ndërroi jetë ka qenë një udhëheqës i mirë, të cilit nuk mund t’i thoshim jo. Ka qenë shumë i devotshëm dhe serioz në punët e atdhetarisë. Shumë serioz në kryerjen e detyrave ndaj atëdheut dhe popullit. Lum populli dhe vendi që e ka pasur ramadanin e djem të rrallë si ai në lëvizjen për çlirim dhe bashkim kombëtar. Të gjitha energjitë e veta intelektuale, fizike, mendore i ka shkrirë për ato ideale. Dhe ato ideale sot kanë filluar të realizohen me mangësi shumë të madhe, të cilat rami kurrsesi nuk do të pajtohet t’i pranojë si vlera, me të cilat duhet të ndërtohet dhe shkruhet historiografia e re e kombit shqiptar. Prandaj, kemi qenë të lumtur që e kemi pasur në radhët tona dhe në krye të radhëve tona, me veprimet e tij aktive njerëzore, shoqërore historike, kombëtare. Rami ka qenë një njeri që e ka dashur jetën, i ka dashur shokët dhe ka qenë i afërt me ta dhe i ka udhëzuar se si duhet të frymojnë kur është çështja e interesit madhor historik të kombit shqiptar.
==
ramadan shala - ndër më të torturuarit në kosovë == shkruan: nezir gashi
Foto: nezir gashi
Ramadan shalën e kam pasur shok qysh në bankat e shkollës në karagaç. Për jetën e tij, për guximin e tij, për përkushtimin e tij, për aftësitë e tij organizative dhe teorike, për moralin e tij, duhet kohë dhe hapësirë për të folur për këto gjëra. Aktivitetin e tij revolucionar e ka filluar qysh në shkollën e mesme. Gjithmonë e ka ngritur zërin për çështje kombëtare dhe kundër okupatorit serbo-malazias ishim gjeneratë e ndjekur dhe e përndjekur në vitet e ‘50-’60-të. Në këtë kohë bisedonim për burgjet e gjeneratave të vjetra, për kontributin e tyre, për vuajtjet, për skamnorët, për gjenocidin, që bëhej në qytete e fshatra prej okupatorit serb. Kështu erdhëm në përfundim se duhet bërë diçka për çështje kombëtare. Ishte kohë bukur e vështirë. Sepse, okupatori i ka pasur edhe njerëzit e vet në terren.
Ramadan shala tha se duhet të bëjmë diçka dhe erdhëm në përfundim që të formojmë një komitet lokal për bashkimin e trojeve shqiptare në pejë. Duhej gjetur njerëzit më besnikë për çështjen kombëtare, njerëzit, që e kishin përjetuar sinqerisht çështjen e kombit. Në përbërje të grupit të ramadanit së pari u aktivizuan mehmeti, unë e disa të tjerë. Morëm vendimin ta bëjmë mbledhjen te pishina në parkun e madh. Aty e morëm edhe vendimin për ta formuar komitetin. Ramadan shala u zgjodh kryetar, anëtarë u bënë: ejyp kastrati, mehmet krasniqi, ahmet zeka, selaudin daci dhe unë nezir gashi. Kemi përpiluar statutin e komitetit dhe e kemi shpërndarë. Kishim edhe shumë celula të tjera, por ishim shumë konspirativ. Takimet e ndryshme i bënim në të gjitha ambientet e mundshme, në hotele, në trena, në banka parku, në berberhane, në të gjitha vendet, ku mu nd të zhvilloheshin biseda të shkurtra për shpërndarjen e urdhrave për celulat e ndryshme. Pas një kohe kontaktuam edhe me shefqet deçanin, i cili neve si grup i vogël na e shtoi kurajon, vetëbesimin, sepse shefqeti ishte me kualifikime të larta në atë kohë.
Kontaktet me prishtinën e me adem demaçin i mbante ramadani. Si grup i pejës u shkrimë në lrbsh. Pas një kohe, ramadani bashkë me ademin shkruan edhe statutin e programin e lrbsh-së. Kur ramë në burg, burgun e bëme dasmë. Asnjëri prej nesh nuk tregonte asgjë për grupet dhe organizimin e celulave në rajon. U takuam edhe me teki dervishin, i cili në atë kohë ishte vetëm 17 vjeç. Ai ndërmori një aksion: në qeli i dogj teshat e tija. Kështu, qelia u mbush me tym. Rojet e burgut nuk ia mbyllnin derën e qelisë dhe ai komunikonte me ne të tjerët në mënyra të ndryshme.
Tekiun e maltretuan shumë rëndë.
Pastaj, filluan torturat dhe marrjet në pyetje të pjesëtarëve të grupit tonë. Jam i bindur se ramadan shala është ndër më të torturuarit në kosovë. Të rrallë janë ata që janë torturuar më shumë se ramadan shala. Ramadan shala ka qenë organizator numër një dhe qëllimi ishte që të zbulohen celulat dhe grupet e ndryshme. Ramadan shala u torturua në mënyra të rënda. Të gjitha rrobat i kishte me gjak, sepse ai assesi nuk i tregonte se cilët njerëz, në cilat vende takoheshin ata që ishin kryesorë në këto grupe dhe celula. Edhe organet e udb-së shumë shpesh kanë thënë se njeri më i fortë se ramadan shala nuk gjendet në këto burgje. Pas një viti na dërguan në burgjet e nishit. Na lidhën me pranga nga dy vetë. Aty na dërguan në shtëpinë e bardhë, e cila ishte për izolim 15 ditor. Aty ramadani kontaktoi me ali aliun, ekonomisti i parë në kosovë, i cili ishte në izolim. Kur dilte ali aliu në shëtitore, në mrtvi krug (rrethi i vdekjes). Ali aliu ishte legjendë për ne. Në burgun e nishit ia caktuan ramadanit një punë shumë të rëndë. Shembull ishte selahudin daci, i cili kishte një punë në shkritore.
Një ditë në shëtitore një komandant burgu erdhi dhe u afrua të fliste me ramadanin. Në këtë rast ramadani ngriti dorën sipër krahut të tij dhe i tha që “edhe këto grada ne do t’i heqim nga krahu yt”. Ramadan shala ishte shumë i guximshëm dhe stoik dhe nuk kishte frikë nga asnjë roje e burgut. Pas një kohe, ramadani mori një iniciativë, në bashkëpunim me adem demaçin, për një grevë urie kundër kushteve dhe rrethanave, që kishim në burg. Edhe pse kishim dije se greva do të na sillte edhe shumë probleme të tjera, sikur që ishin shpërndarja e të burgosurve në burgje të tjera të jugosllavisë. Vendimi ishte që me këtë grevë të shkonim deri në fund. Pas tri ditë greve na erdhi urdhëri prej ramadanit dhe ademit që ta ndërpremë grevën dhe të hamë bukë e mandej të vazhdojmë grevën pasi që kishim ngrënë. Sapo u ulëm në menza, pas dy-tri kafshatash erdhën rojet e burgut dhe duke bërtitur na dërguan në shtëpinë e bardhë. Aty u vendosëm nëpër çeli, të cilat u stërmbushen me 6-7 persona në çdo çeli. Aty qëndruam rreth 4 ditë dhe me urdhër të drejtorisë së kapedomit në beograd filluan transferimet në kapedomet e ndryshme anekënd jugosllavisë. Ky grup duhej të shpartallohej.
Ramadani u dërgua në pozharevc. Por, në burgun e nishit mbetën edhe metush krasniqi, vezir uka, avni lama, murteza nura, të cilët u dënuam rreth dy muaj ditë në qeli.
Vizitat në burg
Ramadanit i kishte ardhur nëna në vizitë dhe komandanti i burgut kishte dhënë urdhër që ramadani duhet te fliste në gjuhën serbe me nënën e tij. Këtë vizitë ramadani normalisht e refuzoi dhe nuk donte ta takonte as nënën e tij për t’iu përkulur pushtetit. Ramadani ka qenë një koleg shumë i mirë dhe në burg kur i vinte ndonjë paketë prej familjes kurrë nuk e hapte para se të mblidheshin të gjithë shokët dhe t’i ndanim ato gjëra, që i kishin ardhur. Pas burgut u kthyem në pejë dhe e njëjta garniturë u bashkuam.
Martesa e ramadanit
Dasma e ramadanit ishte madhështore. U organizua me një flamur të madh dhe defiluam qytetit me krushq prej anë e mbanë kosovës, kishte krushq edhe nga shqipëria. Ajo dasmë u bë, jo si dasmë, por si një kongres i vogël, asisoji u bë.
Koha pas burgut të parë
Pas burgut, ramadani e kreu edhe shkollën e lartë komerciale në pejë. Ilhami gashi, një djalë i ri, i shkolluar, me kualifikime të larta, kombëtar, ia gjeti ramadanit një vend pune në shtëpi të mallrave, ku zyra e tij u bë një pikë takimi për grupin tonë. Të gjithë shokët e burgut vinin aty dhe bisedonin me ramadanin dhe planifikonim aktivitete të ndryshme. Pinim çaj dhe kalonim kohë të mirë aty. Gjatë gjithë kohës kishim edhe vizita nga spiunë të ndryshëm, që ishin të dërguar nga udb-a për të zbuluar aktivitetet tona. Ramadan shala ka punuar edhe në komunën e klinës, diku në novosellë të zajmit. Udhëtonte me biçikletë për në klinë për të dhënë mësim.
Burgu i dytë:
Izolimi më 2 prill 1981 në burg të pejës me kohëzgjatje 5 muaj e 28 ditë
===
burgu i tretë: === udb-a gjithë kohën e konsideronte ramadan shalën armik të popullit, të papërmirësueshëm, se paraqet rrezik dhe prap do të organizonte aktivitete kundër pushtetit serb. Kështu që vazhduan edhe ta përndjekin, e mbanin në përcjellje të përhershme. Ramadani burgoset edhe për herën e tretë. Këtë herë bëhet një bastisje e madhe edhe në shtëpitë e vëllezërve të ramadanit. Në këtë bastisje marrin pjesë më shumë se 100 policë, të cilët bastisin 6 shtëpi të familjes shala në karagaç të pejës. Ramadani arrestohet në zyrën e tij, më 17 nëntor. Edhe vëllezërit e tij burgosen: aliu dhe musa. Gjithashtu, burgoset edhe vajza e vëllait të madh, xhyladija. Ramadan shala u maltretua shumë më keq se në burgun e parë, me motive të shpifura. Por, ramadan shalën, kur ka qenë çështja e kosovës dhe e bashkimit të trojeve shqiptare, jo torturat, por s’ka pasur forcë që ka mund ta gjunjëzojë. Gjatë burgut të tretë nusja e tij kaloi një kohë shumë të vështirë, kishte shumë fëmijë, kushtet ishin të dobëta, si ato ekonomike, por ajo edhe u maltretua disa herë nga autoritetet jugosllave. Kur ramadani doli nga burgu filluan autoritetet e udb-së të maltretonin edhe djemtë e mëdhenj të ramadanit, arbenin dhe dardanin. E mbaj në mend kur unë dhe ramadani shkuam në një hotel këtu në qytetin e pejës dhe kishte njerëz, që u larguan vetëm e vetëm se kishin frikë t’i afrohen dhe të rrinë në të njëjtin lokal, ku ndodhej ramadan shala.
==
me intelegjencë e kujtesë të jashtëzakonshme dhe karakter shumë të fortë == shkruan: mehmet krasniqi
foto: mehmet krasniqi (portret)
Me ramadanin jam njoftuar ne vitin 1948 në vitin e parë te shkollës së mesme, gjimnaz. Në të njëjtën klasë ishim unë, mehmet krasniqi, shefqet deçani dhe ramadan shala. Qysh në atë kohë u njoftuam mirë. Ramadani ishte një njeri shumë intelegjent, me një kujtesë shumë të zhvilluar dhe të jashtëzakonshme, me një karakter shumë të fortë dhe asesi nuk ka dëshiruar t’ia imponojë dikujt mendimin e vet nëse nuk ka qenë i bindur. Ramadani ka qenë shumë i aftë në mbrojtje, një karakter i vendosur. Ramadani kur ka thënë ”jo”, si para hetuesve apo para gjykatësve, ka marrë fund. Ramadani ishte i besnik, i dhembshëm, human dhe gjithmonë është përpjekur të udhëheqë, ta bashkonte dhe ta forconte grupin. Ramadan shala ka qenë një atdhetar i fort, njohës i mirë i rrethanave të vendit dhe i përkushtuar dhe i vendosur për të ruajtur dhe mbrojtur traditën kombëtare. Ramadani e ka dashur lirinë në rend të e parë. Mbasandej, jeta na ndau dhe unë shkova në prizren, në shkollën e ulët teknike, kurse ramadani u mor me arsim. Ramadani punonte diku në fshatrat e klinës dhe çdo të diele shiheshim pas punës. Në pejë shiheshim shpesh, rrinim bashkë, më së shumti në hotel korza. Diskutonim për gjendjen, si atë familjare, por edhe atë momentale politike në kosovë. Kështu kontaktet me ramadanin u shpeshtuan. Bisedat me ramadanin anonin rreth diskutimeve të gjendjes shoqërore në kosovë. Më vonë filluam të diskutonim më gjerë edhe për çështje politike.
Fillimi i organizimit ilegal
Një ditë më drejtohet dhe më tregon për organizatën. Më tha se punën që po ma propozonte t’ia nisim do të jetë shumë e vështire dhe e rrezikshme. M’u lut që të matem dhe të mendohem mirë. Pas disa dite u hapëm krejt. Më pyeti se a ma merr mendja të jem anëtar i një organizate, që do ta formojmë ne, kemi edhe disa shokë të tjerë. Përgjigjja ime ishte shumë e shpejtë, sepse unë e kisha menduar këtë. U përgjigja se pranoja me gjithë kënaqësi. Mandej, ai më tregoi se organizata ekzistonte në pejë dhe në prishtinë. Gjate kësaj periudhe, në shtëpinë e ramadanit në karagaç, në pejë, ramadani me ademin e kanë hartuar së bashku statutin dhe programin e lrbsh-së. Mandej unë bisedova me nezir gashin, i cili tha se dëshironte të angazhohej në organizatën tonë. Pas një kohe, ne grupi i pejës mbajtëm një takim në stadiumin e pejës, ku shikuam një lojë të futbollit. Pas lojës së futbollit shkuam te pishina e madhe te parku i madh. Gjatë qëndrimit në pishinë biseduam gjatë dhe vendosëm të bëjmë themelimin e organizatës dhe të zgjedhim kryesinë. Të pranishëm ishin: ramadan shala (kryetar), nezir gashi (sekretar), mehemet krasniqi (anëtar kryesie), shefqet deçani dhe disa të tjerë. Këtu i ndamë disa detyra. Një ditë bëmë një mbledhje në stacion të trenit. Aty biseduam se si të hapim organizatën, por të ishim shumë të kujdesshëm dhe konspirativ ndaj njerëzve, me të cilët bisedojmë, sepse rreziku ishte i madh nga përcjelljet e udb-së. Pas një kohe, ramadani më kontaktoi dhe më dha urdhër për një detyrë që ishte në planifikim e sipër dhe ishte fjala për ruajtjen e flamujve, të cilët ishte duke i punuar remzi baloku, i cili ishte me profesion rrobaqepës. Shkuam te remziu dhe sapo i kishte kryer flamujt, i morëm dhe i vendosëm tek unë. Tek unë qëndruan flamujt bukur gjatë dhe më vonë ramadani ishte marrë vesh me ademin, më tha ramadani që ishte koha të bëhemi gati për aksionin e shpërndarjes së flamujve. Njerëzve të caktuar iu shpërndamë flamujt. Aksioni për shpërndarjen e flamujve u krye me sukses. Pas disa ditësh, mora vesh se ramadan shalën e kishin burgosur në hotel metohi dhe aty e kuptova se dikush na kishte zbuluar krejt organizatën. Më 8 qershor 1964 na morën edhe neve. Ramadanin e kishin dërguar në prishtinë, kurse ne na vendosën në burgun e pejës e pas një kohe na dërguan në nish. Aty ne na caktuan detyrat e punës dhe u takuam përsëri. Pas një kohe takuam edhe shumë shokë të organizatës, adem demaçin, shefqet deçanin, e shumë të tjerë. Ramadani kërkonte të bisedonim vetëm rreth çështjeve të ndryshme kombëtare. Ramadani ishte pedant, politikisht ishte i fortë, i sjellshëm, i respektuar dhe respektonte mendimin e secilit, por në fund nëse ishte i bindur se mendimi i tjetrit nuk ishte i drejtë menjëherë e refuzonte, ishte shumë i drejtë. Gjuhë të përbashkët pat gjetur me kadri kusarin nga gjakova, i cili ishte shoq shumë i mirë i ramadanit. Këtu ne nish u forcua grupi dhe organizata u forcua edhe më shumë. Pas një kohe bëmë një grevë urie dhe e ndërpremë pas dy a tri ditëve. Aty në burg na bënë një gjykim të shkurtër dhe kryekomandanti i burgut, që ishte edhe kryetar i gjyqit na pyeti se mos do pendohemi se kemi filluar grevën e urisë. Ramadani ia ktheu: “kurrë mos mendoni se ne do të lotojmë para këmbëve tuaja”. Aty filloi gjykimi, dikush u dënua me dy muaj vetmi, dikush me dënime dhe maltretime të ndryshme. Pas disa javësh na shpërndan nëpër burgjet e ndryshme anë e mbanë jugosllavisë. Unë u dënova me 18 muaj çeli në vetmi. Për ramadanin morëm vesh që gjendej në mitrovicë të sremit dhe aty vazhdoi veprën e tij edhe në burg. Pasi unë u lirova më 1969, ramadani u lirua në vitin 1971 dhe pritja nga populli ishte madhështore. Në stacion të trenit u bë sikur miting i madh i njerëzve, që kishin dalë të na prisnin. Pastaj vazhduan vizitat në shtëpi që zgjatën disa javë. Pritja dhe respekti ishte madhështor nga populli. I gjithë grupi, i cili kishim dalë prej burgut, ishim të përcjellë nga autoritetet hetuese. Nëse pinim kafe në ndonjë restoran apo kafene na rrethonin edhe informatorët e udb-së. Grupi i loxhës, ishte një grup tjetër, ne e quanim grupi i loxhës, në të cilin ishte remzi baloku, si organizator dhe me këtë grup kishte kontakte të shpeshta ramadani.
Me qëndrim burrëror e heroik në gjyq
Shkruan: sabri maxhuni-novosella
foto: sabri maxhuni-novosella (portret)
Në vitin 1963 jam organizuar në lrbsh, themeluar nga adem demaçi, kurse u burgosëm me 8 qershor 1964. Ramadanin e kam parë kur udb-a e sollën në prishtinë për të dëshmuar, posaçërisht për adem demaçin. Por, qëndrimi burrëror, qëndrimi heroik i ramadan shalës në gjyq, i tmerroi gjykatësit, prokurorët dhe udb-ashët, që qëndronin në sallë dhe prapa tij. Qëndrimi i tij ishte qëndrim i një patrioti, i një atdhetari dhe faktikisht krejt çka tha ishte në mbrojtje të çështjes kombëtare. Ramadani ishte i dënuar me 14 vjet burg të rëndë. Këtë e shpjegoi duke u përgjigjur në pyetjen e gjykatësit “pse flet kështu, pse deklarohesh kështu?”, ramadani tha se unë po i mbroj bindjet e mia, për të cilat jam dënuar 14 vjet burg të rëndë. Gjatë bisedave me shokë, që kishin qëndruar në të njëjtin burg me ramadan shalën, në burgun e nishit, në burgun e mitrovicës së sremit, etj., shpesh tregonin për qëndrimin shumë trimëror të ramadan shalës në këto burgje, andaj kishin respekt shumë të madh për të. Posaçërisht ishte adil pireva, një ndër shokët tanë, që kishte një respekt të veçantë për ramadan shalën. Ai shprehte një simpati jashtëzakonisht të madhe për ramadan shalën, me të cilin kishte qëndruar në një çeli rreth një vit në mitrovicën e sremit. Programi i lrbsh-së ishte një program me plotkuptimin e fjalës një vazhdim i lëvizjeve të mëhershme, siç ishte lidhja e prizrenit, lidhja e pejës, lëvizja ndsh etj. Hartues të këtij programi ishin adem demaçi e ramadan shala. Ishim njëherë pasdreke në një shëtitje të burgut dhe erdh një agjent i udb-së dhe i drejtohet ramadan shalës se po e thërriste komandanti i policisë të shkonte në zyrën e tij. Ramadani ia kthen me pyetjen: “pse po me thërret?” Agjenti i thotë: “dëshiron të flasë me ty”. Ramadani ia kthen: “ne çdo bisedë e kemi kryer dhe e kemi përfunduar. Unë me ju dhe me shefin tuaj mund të bisedoj vetëm përmes grykës së pushkës”. Të rrallë mund të jenë të burgosurit, që kanë folur me policinë me këtë gjuhë si ramadan shala. Dasma e martesës së ramadan shalës ishte për t’u mbajtur mend, kishte një frymë patriotike dhe kombëtare, me valle e këngë gjatë gjithë rrugës, prej shtëpisë së nuses e deri te shtëpia e dhëndrrit. Ecej këmbë duke kënduar gjithë dasmorët. Një dasmë të tillë nuk kisha parë kurrë. Në dasmë ishin të pranishëm shumë patriotë dhe shokë tanë. Ndër të tjerë më kujtohen ali aliu, din spahija, avni lama, adil pireva, e shumë shokë të tjerë nga anë e mbanë kosova.
Ardhja ne suedi
Ramadan shala erdh ne suedi me ndihmën e një pasaporte, që e kishte siguruar përmes republikës së kroacisë, ku i kishte ndihmuar një shok nga burgu, xhafer shatri. Pasaporta ia mundësoi që të udhëtojë nëpër evropë dhe më në fund ai erdhi ne suedi, në malmo të suedisë, ku u vendos dhe kërkoi azil politik. Shumë shpejt u takuam, bisedonim dhe organizonim takime të ndryshme me bashkatdhetarë. Familja e ramadanit, gruaja me gjashtë fëmijë ende gjendeshin në pejë. Familja ishte në gjendje tepër të rëndë e të rrezikuar, me shumë vështirësi, me shumë peripeti erdhi ne suedi.
Babai i ramadanit
Babën e kishte pasur luftëtar të mbrojtjes së kosovës, të cilin okupatorët serbë e zënë dhe e pushkatuan. Ramadan shala ishte bir i një dëshmori, i një heroi, i cili e vazhdoi punën e tij patriotike dhe kombëtare deri në frymën e fundit.
Angazhimi politik në suedi
Ramadan shala sa qëndroi në suedi dhe në evropë, ishte një tribun me plot kuptimin e fjalës dhe e kishim në ballë të protestave, në ballë të demonstratave, tubimeve, ishte orator dhe kishte një gjuhë atdhetari dhe kombëtari. Çështjen e kombit e mbronte me vendosmërinë më të madhe. Ramadan shala ishte i pakompromis dhe në çështjen kombëtare kurrë nuk bënte lëshime. Ishte i palodhshëm për aktivitete të vazhdueshme, i pakursyeshëm deri në frymën e fundit, që ia dha atdheut. Në kohën e fundit ishte shumë i sëmurë dhe i dërrmuar, sepse kishte përjetuar tortura të rënda gjatë hetimeve dhe burgjeve. Natyra e tij ishte që kur mos të ankohet dhe mos të tregonte se ishte maltretuar, rrahur e torturuar. Ramadan shala e kishte mbijetuar vdekjen, në krahasim me ata shokë që okupatori na i vrau dhe mbyti. Ramadan shala meriton një përmendore në qytetin e pejës. Që nga fillimi i ardhjes në malmo të suedisë, ishin shoqatat dhe vendtakimet e ndryshme kur organizonim takime me bashkatdhetarët, por dyqani i sabri novosellës ishte një ndër lokalet, ku u takoheshim për planifikimin e aktiviteteve të ndryshme atdhetare. Në çdo aktivitet atdhetar, demonstratë, grevë apo protestë, që organizohej, në suedi apo në evropë, ishim gjithmonë së bashku me ramadanin. Në të gjitha aktivitetet e ndryshme në skandinavi ishte i pranishëm, jo vetëm ramadani, por edhe e tërë familja e tij. Unë dhe ramadan shala e një varg bashkatdhetarësh të tjerë ishim që me këmbëngulje të bëhen përgatitje për luftë. Ishim të vetdishëm se kosova nuk mund të çlirohet pa luftë. Ai gjithmonë thoshte se nëse ne dëshirojmë të çlirojmë kosovën nuk mund ta çlirojmë atë pa luftë. Nëse dëshirojmë të kontribojmë për çështje kombëtare dhe për atdhe, atëherë duhet të sakrifikojmë çdo gjë. Ne mënyrë simbolike: nënat tona, motrat tona, vajzat tona duhet t’i heqin unazat nga gishti, vathin nga veshi, qaforen nga qafa dhe çdo gjë ta japin për atdhe dhe për komb.
Ndërhyrje miqësore e xajë nurës gjatë intervistës së sabri novosellës
Bisedën rreth ramadanit e shtrove sikur lëndë shumë të menqur historike. Ramadani është figurë e kujdesjes historike dhe vizionar i vazhdueshëm, sepse prej orëve të para me adem demaçin edhe në hartimin e statutit e dokumenteve të tjera të organizatës ka qenë me shumë këmbëngulje i përgjegjshëm në përpilimin e hartimin e dokumenteve revolucionare për çlirimin tonë. Për ramadanin do të jetë mirë të bëhet një vlerësim i konsiderueshëm realist për kontributet, që i ka dhënë në rrafshin e atdhetarisë, sepse kanë qenë kontribute të spikatura. Sepse ramadani për dukagjin ka qenë figura shëmbullore, figura e parë dhe shumë e rëndësishme, të cilën krejt dukagjini e ka çmuar. Njohtësitë e ndryshme nëpër fshatra e qytetet e dukagjinit, në gjakovë, deçan, pejë, istog, klinë, për ramadanin kanë qenë një familje veprimtarësh, të cilët i kanë kontribuar çështjes sipas udhëzimeve që ai i ka dhënë si i jepte statuti. Ramadani është një ndër figurat që duhet nxjerrë në sipërfaqe, që e vlen në mbamendjen e kohës dhe në mbamendjen e kohës historike.
Plejada e atdhetarëve, që na frymëzuan në rrugën e lirisë
Skruan: selatin novosella
foto: selatin novosella
Për ramadan shalën kam dëgjuar në vitin 1964 kur u bë burgosja e anëtarëve të lrbsh-së. Nga afër madhështinë e ramadan shalës, personalitetin e papërsëritshëm të ramadan shalës, guximin epik të ramadan shalës, e kam prekur me dorë, vetëm në burgun e nishit, ku na dërguan edhe ne, organizatorët e demonstratave të 27 nëntorit të vitit 1968, që ishim të dënuar me burgim më të rëndë. Në mesin tonë ishin: osman dumoshi (i ndjere), adil pireva, hasan dermaku. Ramadanin e kishin sjellë aty nga mitrovica e sremit. Për ne ishte një kënaqësi e madhe të shihemi me atë burrë, për të cilin kishim dëgjuar shumë, por kurrë s’e kishim parë. Takimi i parë me të ishte një takim me një njeri tepër origjinal, tepër spontan, ishte i guximshëm, ashtu siç ne dëshironim të ishim, sepse ne mëtonim të ishim të tillë. Një burrë trupshkurtër, i plotë, por jo shumë, me një shikim depërtues dhe në të vërtetë shumë i këndshëm për biseda. Prandaj, baca ramadan ne na frymëzoi, na motivoi, sepse ishim në fillim të burgimit dhe pritnim të vuanim nga 5 vjet burg. Duke e parë qëndrimin stoik të bacës ramadan, kurajon e tij, faktikisht na dha neve kurajo, na dha trimëri dhe e ndienim veten shumë mirë. Bacën ramadan e njoh shumë mirë dhe mund të flas edhe për takimet më të edhe në kohën pas burgut, edhe pas burgut të dytë, edhe në prishtinë, edhe në pejë, edhe në tiranë, edhe në vlorë, me rastin e 80-vjetorit të pavarësisë së shqipërisë. Në vlorë ishte i ftuar nga ish-kryeministri aleksandër meksi, me të cilin kishte edhe lidhje farefisnie. Pra, u takuam përsëri edhe në vlorë pas disa vitesh në mërgim. Për mua, sa herë e kujtoj bacin ramadan, e kujtoj një ndër atdhetarët, prej të cilëve kam marrë mësim nëpër burgjet e serbisë dhe jam shumë i lumtur që e kam njohur dhe isha me të. Ai i takon plejadës së atdhetarëve, që na frymëzuan ne të rinjve në rrugën e lirisë, si metush krasniqi, mulla ramë govori, kadri kusari – dushi, rexhep elmazin, avni lama, etj. Në vazhdim po jap disa fragmente shumë të shkurtra kujtimesh, që flasin për një shpirt revolucionar, një njeri shumë të guximshëm, siç ishte ramadan shala.
Kujtesë e pashlyeshme nga viti 1969
Ramadani gjithmonë refuzonte dhe kundërshtonte urdhrat e komandantëve të burgut. Në një rast e kishin dërguar në një punë shumë të rrezikshme, ku mund ta humbte edhe jetën, por kishte refuzuar. Duhej të shkonte në raport te komandanti i burgut. Aty duhej të prezantohej me numër, sa vite ishte dënuar, etj. Ai nuk prezantohet dhe kështu detyrohet që të dalë jashtë dhe të hyjë përsëri që të prezantohej. Por as kësaj herë nuk prezantohet. Komandanti i thotë se pse nuk po sillej si i burgosur dhe të prezantohej. Ramadani i thotë, unë nuk po të kuptoj asgjë se çka po thua. Pikërisht në këtë rast komandanti i thotë: - çka doni ju? Ti dhe adem demaçi dhe shokët tuaj? Dëshironi të bashkoheni me shqipëri, kosovën nuk do ta çlironi kurrë! S’e dini ju se kush është marshal tito! S’e dini kush jemi ne. Kush është shqipëria? Shqipëria është kryesisht shkëmbinj. Baca ramadan i thotë trimërisht: - po ti nuk po e njihje gjeografinë mirë. Fushat, që i ka shqipëria në ballkan asnjë shtet nuk i ka.
Komandanti i thotë:
- po ku po e di ti?
Baca ramadani thotë:
- po unë jam i lindur në shqipëri. Komandanti i hap dokumentacionet në tavolinë: aktakuza, gjykime, dokumente, e tjerë. - sipas dokumenteve të mija, i thotë, që i kam këtu, je i lindur në pejë.
Baca ramadan i përgjigjet me të shpejtë:
- pse çka është peja për ty, peja është shqipëri. Komandanti, duke humbur durimin dhe bërtitur, e urdhëron të dalë nga zyra e tij, duke thënë: - dil prej zyrës se me ty nuk po u biseduaka.
==
statuti dhe programi i lrbsh-së == pas një pune intensive të adem demaçit dhe të ramadan shalës, arrihet të përpilohet statuti dhe programi i lrbsh-së, i cili shkruhet në pejë, në shtëpinë e ramadan shalës. Për nevojat e ngutshme të organizatës vendoset që statuti të shumëzohet në sa më shumë kopje me qëllim të shpërndarjes në komitetet e qyteteve, si dhe në mesin e anëtarësisë, në mënyrë që të njihen për së afërmi me parimet kryesore dhe me rregullat e veprimit të anëtarëve të lëvizjes revolucionare për bashkimin e shqiptarëve. Sipas propozimit të zeqir gërvallës, kryetari i lrbsh - së pajtohet që aktiviteti rreth shumëzimit të statutit t`i besohet vezir ukës, veprimtar i dalluar i lrbsh - së nga dobraja e lypjanit, i cili atyre ditëve punonte në redaksinë e revistës letrare "jeta e re" në prishtinë. Vezir ukaj do ta kryejë këtë detyrë të rëndësishme me përkushtim, duke i shumëzuar qindra kopje të statutit në objektet e redaksisë, ku punonte. Padyshim, vezir ukaj, do ta kryejë me sukses këtë detyrë për nevojat e lëvizjes duke pasur mirëkuptimin, apo pajtimin në heshtje, të poetit të njohur dhe kryeredaktorit të revistës "jeta e re", dr. Esat mekuli.
Statuti i lëvizjes revolucionare për bashkimin e shqiptarëve kishte një mbarështrim logjik dhe vizionar politik.
Duke qenë në vijën e drejtpërdrejtë të rrymës irredentiste kombëtare dhe vazhdimësi autentike e saj, lrbsh - ja, që në nenin e parë hiqte çdo dilemë eventuale për qëllimet e saja politike. Aty, pa kurrfarë ekuivokësh, thuhej:
=
Neni 1.
=
Qëllimi i parë dhe i fundit i lëvizjes sonë asht sigurimi i të drejtës për vetëvendosje deri në shkëputje për viset e banueme në shumicë prej shqiptarësh, që gjenden ende nën administrimin e jugosllavisë, domethënë, qëllimi i parë dhe i fundit i lëvizjes sonë asht - çlirimi i krahinave shqiptare, t`aneksueme prej jugosllavisë dhe bashkimin e këtyre krahinave me nanën e vet - shqipninë. Lrbsh - ja parashihte që në veprimtarinë e saj të përdorte dy forma kryesore të aktivitetit: paqësore dhe jopaqësore, që do të thotë lufta e armatosur dhe kryengritja e përgjithshme popullore. S’ do mend se udhëheqja e lrbsh - së, fillimisht, ishte e përcaktuar të zbatonte të gjitha metodat e veprimit paqësor, si: propagandën, agjitacionin e forma të tjera të veprimit. Megjithatë, si organizatë patriotike që ishte, lrbsh - ja parashihte edhe mundësinë e kryengritjes së armatosur. Prandaj, neni i dytë i statutit, thoshte:
=
Neni 2
=
Lëvizja jonë, për të mbërrijt qëllimin e lartpërmendun, ka me përdorë të gjitha mënyrat dhe mjetet që i vijnë përdore - prej atyne politiko - propagandistike - mjete paqësore, e deri te lufta e armatosun dhe kryengritja e përgjithshme popullore - mjete jopaqësore. Ndonëse, fillimisht, lrbsh - ja parashihte që aktivitetin e vet ta mbështeste vetëm në forcat e veta, megjithatë, ajo ishte e vetëjshme se për luftën e gjatë që e priste drejt ribashkimit kombëtar, do të duhej, patjetër, të kërkonte dhe të pranonte ndihmesat dhe kontributet edhe nga jashtë kosovës. Gjithashtu, udhëheqja e lrbsh - së ishte mirënjohëse po qe se do t’ i ofroheshin ndihma materiale, financiare, ushqimore, ushtarake e të tjera. Gjithashtu, edhe ndihmat morale për luftën dhe përpjekjet e lrbsh - së do të ishin të mirëseardhura, nga do që ato do të vinin. Të gjitha këto theksohen në mënyrë të qartë në nenin e tretë të statutit:
=
Neni 3
=
Në realizimin e të drejtës së patjetërsueshme të popullit shqiptar për çlirim dhe bashkim, lëvizja jonë ka me pranue, me miradije të madhe, çdo ndihmë e përkrahje të sinqertë, materiale dhe morale - prej kahdo dhe kujdo që të vije a të ofrohet. Për qëllimet e qarta politike dhe kombëtare të lrbsh - së më së miri flet neni i katërt i statutit, ku theksohet se lëvizja nuk e drejton luftën dhe aktivitetin e vet kundër jugosllavisë dhe sistemit të saj, porse aktivitetet dhe lufta e saj do të vazhdojnë vetëm deri sa t’i çlirojë dhe t’ i ribashkojë me shtetin amë territoret e aneksuara nga jugosllavia. Kjo dëshmonte, përveç tjerash, se lrbsh - ja ishte organizatë çlirimtare në kuptimin e mirëfillt të fjalës. Ja çka thotë neni i katërt:
=
Neni 4
=
Lufta jonë nuk e drejton aktivitetin dhe luftën e vet kundër jugosllavisë dhe sistemit të saj shoqnoro - politik si tanësi - por aktivitetet dhe lufta e saj do të vazhdojnë, do të shkojnë deri në atë shkallë, sa t’ i çlirojë dhe t’ i bashkojë me shqipninë krahinat shqiptare e t`aneksueme prej jugosllavisë. Dëshmi e seriozitetit dhe e pjekurisë politike të lrbsh-së ishte, përveç tjerash, se ajo kishte programin dhe statutin e saj, ku, më për së afërmi, përkufizoheshin dhe përcaktoheshin të gjitha rregullat e veprimit të anëtarëve të saj, përcaktoheshin në mënyrë decidive qëllimet e lëvizjes, format e organizimit dhe veprimtarisë, e të tjera. Prandaj, në nenin e pestë, thuhet:
=
Neni 5
=
Lëvizja jonë ka "programin" dhe "statutin" e vet. Përveç pjesës së përgjithshme, statuti i lrbsh - së kishte edhe pjesën organizative të tij. Kështu, neni gjashtë i këtij statuti përcaktonte parakushtet dhe mundësitë e anëtarësimit në lëvizje. Ajo që është karaktetirstikë e të gjitha grupeve, organizatave, partive apo lëvizjeve politike - patriotike, vënia e interesave kombëtare mbi ato personale - është karakteristikë e domosdoshme edhe për anëtarët e lrbsh-së. Andaj, në nenin vijues thuhet:
=
Neni 6.
=
Anëtar i lëvizjes revolucionare për bashkimin e shqiptarëve mund të jetë çdo kush, që tue vu interesin e përgjithshëm përpara interesit personal përpiqet e lufton me mish e shpirt, që të përkrahë pa rezervë në çdo kohë e kudo që gjindet tue flijue jetën e vet si materialisht, si moralisht -çashtjen e çlirimit dhe bashkimit të shqiptarëve.
Neni vijues i statutit të lrbsh-së parashihte që në krye të lëvizjes të ishte organi më i lartë, i cili do ta koordinonte, organizonte dhe udhëhiqte tërë lëvizjen për çlirim dhe bashkim kombëtar. Organi më i lartë quhej komiteti revolucionar.
Sa i përket zgjerimit të komitetit revolucionar me anëtarë të rinj, ky nen parashihte se kjo mund të bëhej vetëm me kooptim dhe në mënyrën më të drejtë dhe më demokratike që ishte e mundur - me pëlqimin e njëzëshëm të anëtarëve të tjerë. Ky nen thoshte:
=
Neni 7 .
=
Në krye të lëvizjes qëndron komiteti revolucionar i bashkimit të shqiptarëve. Zgjanimi i tij bahet me kooptim - me pëlqim të njizashëm të anëtarëve tjerë. Sipas nenit të tetë të lrbsh-së, komiteti revolucionar, përveç koordinimit dhe drejtimit të mbarë lëvizjes, kishte të drejtë të emëronte dhe të shkarkonte të gjitha organet dhe të gjithë përgjegjësit e lëvizjes. Ky nen, gjithashtu, përcaktonte mënyrën e marrjes së vendimeve me shumicë votash dhe në fund, po ashtu, parashihte që vendimet që merreshin me shumicë votash nga komiteti revolucionar - ishin obliguese për të gjithë anëtarët në të gjitha nivelet organizative të lrbsh-së. Aty thuhej: neni 8. Komiteti revolucionar i lëvizjes koordinon dhe drejton aktivitetin e mbarë lëvizjes. Emnon dhe shkarkon të gjitha organet dhe të gjithë përgjegjësitë e lëvizjes. Vendimet e tij merren me shumicë votash dhe janë të detyrueshme për të gjithë anëtarët e lëvizjes kudo që të gjinden. Për të vënë disciplinë dhe rregull në radhët e saj, lrbsh-ja përcaktonte saktësisht kompetencat dhe të drejtën e plotësimit apo të ndryshimit të programit dhe të statutit të lëvizjes. Përkitazi me këtë normë statutare, thuhet: neni 9. Vetëm komiteti revolucionar i lëvizjes revolucionare për bashkimin e shqiptarëve ka të drejtë me plotësue ose ndryshue "programin" ose "statutin" e lëvizjes. Në rrethanat në të cilat e zhvillonte aktivitetin e saj, lrbsh-ja, në ilegalitet të thellë, ku konspiracioni ishte jo vetëm i domosdoshëm, por edhe parim që nuk guxonte të vihej në dyshim, ishte e obligueshme që t’ u paraprihej me vendime të posaçme akteve të mundshme të tradhtisë. Ndoshta mund të thuhet se neni 10 i statutit të lrbsh - së mund të duket tepër i ashpër dhe i pamëshirshëm ndaj akteve të tradhtisë së anëtarëve të saj. Por, duke i pasur parasysh pasojat që rridhnin nga rrethanat e tilla të një akti të tradhtisë, që shpeshherë përfundonte jo vetëm me burgosjen, torturimin dhe gjykimin e shumë anëtarëve dhe patriotëve por ndodhte, fatkeqësisht, që ato akte të tmerrshme të tradhtisë të përfundonin edhe me shuarjen e tërë mekanizmit të organizuar të grupeve, të organizatave dhe të lëvizjeve ilegale patriotike. Andaj, neni 10 aktin e tradhtisë e ndëshkonte vetëm në një mënyrë - me vdekje! Për të mos e lejuar mundësinë e keqpërdorimit apo të hakmarrjes eventuale në emër të lrbsh - së, këtë vendim suprem mund ta merrte vetëm komiteti revolucionar, duke marrë edhe vendimin për zbatimin e vendimit të plotfuqishëm.
=== neni 10.
=
Ai që tradhton - në nji mënyrë ose në nji tjetër - ai vetveten e dënon me vdekje. Komiteti revolucionar i lëvizjes, konstaton dhe vërteton tradhtinë e bame, njiherit merr masa edhe për zbatimin e dënimit të plotfuqishëm. Programi i lëvizjes revolucionare për bashkimin e shqiptarëve trajtonte çështjen e karakterit kombëtar, çështjen e çlirimit kombëtar, çështjen e bashkimit territorial, çështjen e një tregu të përbashkët dhe çështjen e një ndjenje shpirtërore për një gjuhë të përbashkët letrare. Të gjitha këto çështje analizohen në kohë dhe hapësirë, për të nxjerrë mësime se nga duhet të shkohet në të ardhmen historike. Përpiluesi i programit thekson se zgjidhja e çështjes shqiptare nuk mund të vendoset nga jashtë dhe nga lartë. Kjo do të thotë, theksohet në program, se çështja shqiptare për zgjidhje nuk mund të bëhet se " një ditë do të tubohen udhëheqësia e shqipërisë dhe ajo e jugosllavisë, ose do ta shqyrtojnë edhe gjithë bashkimi sovjetik me paktin e varshavës. Zgjidhje nuk duhet të pritet as nga nju jorku. E kundërta, thuhet në program, ne besojmë në ndihmën e fuqive të mëdha, por edhe në angazhimin e jugosllavisë dhe të shqipërisë, por faktori përcaktues i zgjidhjes së çështjes së kosovës duhet kërkuar nga brenda dhe nga poshtë. Kjo do të thotë se çështja e zgjidhjes së statusit të kosovës është vendimtare nga vetë rreshtimi i popullit dhe nga veprimi politik në kuadër të tij. Taktika e lrbsh-së ishte e konsistuar në këto pozicione, të cilat pasqyrohen në programin e lëvizjes revolucionare për bashkimin e shqiptarëve: mos me fjetë asnjë çast; të punohet që sot e jo nesër; lëvizja të drejtohet nga masat që e pranojnë; lëvizja mos me pasë karakter kadrovik; mos me u marrë me premtime, gradime, mashtrime, kërcënime dhe me pasoja. Duhet ta bindim vetvetën se armiku jonë ka me humbë luftën. Tek e fundit, çështja shqiptare nuk pritet të zgjidhet as nga pozicioni i demokracisë perëndimore, as nga pozicioni i demokracisë socialiste, por çështja shqiptare do të zgjidhet në pajtim të plotë me zhvillimin historik, sepse shqiptarët janë duke notuar ujit teposhtë, kurse robëruesit e shqiptarëve janë duke notuar jo drejt, turpshëm, prandaj, le të zgjasë lufta jonë sa të dojë, le të jetë ajo e vështirë dhe e përgjakshme sa të dojë, në fund të fundit - ne do të dalim ngadhnjimtarë, faqebardhë - në fund të fundit populli shqiptar do të bashkohet në flatrat e shqiponjës dykrenare legjendare.
Analiza e situatës konkrete
Që në fillim të programit të lrbsh-së bëhet një analizë e përbërjes së popullsisë shqiptare në kosovë, duke konstatuar se rreth 75% e numrit të përgjithshëm të popullsisë e përbënë fshatarësia, punëtoria rreth 10%, pjesën tjetër të popullsisë e përbëjnë zanatlinjtë, kurse vetëm rreth 1% e përbëjnë inteligjencia.
Pas analizës detaje që iu bëhet shtresave tjera të shoqërisë shqiptare të kohës në program, një vëmendje e veçantë i kushtohet inteligjencisë, për të cilën thuhet:
"kjo përkah numri nuk kapë ma shumë se 1% të popullsisë sonë, por ndërgjegja dhe vetëdija e saj kombëtare - në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë - asht në shkallën ma të naltë, pjekunia e saj politike ka marrë zhvillim të madh, ndërsa hovi i lëvizjes ëlirimtare të popullit tanë asht ma i madh mbrenda kësaj shtrese."
Programi i lëvizjes revolucionare për bashkimin shqiptarëve është një dokument tepër i rëndësishëm, në të cilin bëhen analiza detaje, veç e veç, për rrethanat në tokat e okupuara shqiptare nën adminstrimin jugosllav, për shqipërinë dhe për vet jugosllavinë. Kështu, në kapitullin e programit të lrbsh-së "analiza konkrete e situatës konkrete mbrenda nesh", fokusohet në: a) vështrimin e gjendjes politike, b) vështrimin e gjendjes ekonomike, c) vështrimin e gjendjes kulturore-arsimore dhe d) vështrimin e gjendjes sociale-shëndetësore.
Duke analizuar aspektin politik të problemit të pazgjidhur të shqiptarëve në jugosllavi, në programin e lrbsh-së, pasi që citohet pjesa hyrëse e kushtetutës së jugosllavisë e vitit 1963, se: "popujt e jugosllavisë, tue u nis nga e drejta e çdo populli për vetëvendosje, tue përfshi edhe të drejtën për shkëputje, në bazë të luftës së përbashkët dhe të shprehjes së lirë të vullnetit në luftën nacional-çlirimtare dhe në revolucionin socialist dhe në pajtim me aspiratat e tyne historike, të ndërgjegjshëm se forcimi i matejshëm i vëllaznimit dhe bashkimit të tyne shkon n`interesin e përbashkët, u bashkuen në nji republikë federative kombesh dhe popujsh të lirë dhe të barabartë e krijuen bashkësinë socialiste federative..." shtrohet pyetja e përpiluesit të këtij programi: "a nuk mjaftojnë këto fjalë, nxjerrë nga kushtetuta jugosllave, për të pa se populli ynë nuk ka kërkue as nuk po kërkon asgja ma shumë përveç të drejtës së vet për vetëvendosje, tue përfshi edhe të drejtën për shkëputje?" në nënkapitullin e programit të lrbsh-së, me titull: "vështrimi i gjendjes ekonomike", pasi që jepen të dhënat për pasuritë e kosovës në përqindje me tërë jugosllavinë, thuhet: "52 % të të gjitha rezervave thëngjillore të jugosllavisë së sotme gjinden në kosovë-metohi, gjithashtu 65% të rezervave të plumbit e zinkut gjinden në kët krahinë, 34 % të surfullit, 31 % të magnezitit, 27 % të kromit, 15 % të kaliumit, etj." konstatohet, se: " përkundër këtyne pasunive që ua ofron natyra, shqiptarët gjinden në gjendje ma se të mjerueshme , ata janë të shtrënguem me dalë jashtë krahine dhe me shkue në beligrad, zagreb, sarajevë, lubjanë e qytetet tjera të jugosllavisë për me fitue kafshatën e bukës..." edhe në nënkapitullin "vështrimi i gjendjes kulturoarsimore" jipen shifra dhe statistika të shumta ku pasqyrohet pabarazia totale në mes të popullatës shumicë shqiptare, nga njëra anë dhe asaj serbe e malazeze nga ana tjetër. Aty konstatohet, se: "në vjetin shkollor 1962/63, numri i nxanësve të shkollave të mesme ka qenë - 18.002 - të cilëve vetëm-8.715 kanë qenë të kombësisë shqiptare, ndërsa sipas përqindjes së popullsisë në krahinë do të duhej t ishin -12.601... Në vjetin shkollor 1962/63, nëpër shkollat e nalta dhe në disa fakultete të krahinës kanë qenë regjistrue gjithsejt, të rregullt dhe me korespondencë, 4.031 studentë e prej tyne as gjysma nuk ishin shqiptarë... Edhe gjendja e kuadrit arsimor në krahinë nuk asht aspak ma i kënaqshëm: prej -5.907 mësuesish e arsimtarësh vetëm - 3.096 të kombësisë shqiptare." në kapitujt e veçantë të programit të lrbsh-së elaborohen të dhënat për gjendjen politike dhe atë ekonimike në shqipëri, në jugosllavi dhe në botë. Këto analiza bëhen në kapitujt: "analiza konkrete e situatës konkrete mbrenda në jugosllavi", në "analiza konkrete e situatës konkrete mbrenda në shqipëri" dhe "analiza konkrete e situatës konkrete në botë". Pas analizave detaje, më tutje konstatohet në programin e lrbsh-së: "lufta jonë duhet të zhvillohet në pajtim me kushtet e rrethanat të cilat mbretërojnë mbrenda popullit tonë, në pajtim me kushtet dhe rrethanat të cilat mbretërojnë në shqipni, në pajtim me kushtet dhe rrethanat që mbretërojnë mbrenda aneksionistëve tanë si dhe në pajtim me kushtet e rrethanat të cilat mbretërojnë në tanë botën e sotshme." në fund të programit të lëvizjes rvolucionare për bashkimin e shqiptarëve, shtrohet pyetja: " a asht lufta jonë e drejtë?" në të cilën jipet përgjigja pa ekuivoke: "po asht. Populli shqiptar nuk po kërkon asgja ma shumë se ate që e gëzojnë të gjitha kombet e europës - me qenë i bashkuem dhe - siç thot populli - me u fërgue në dhjamin e vet. Populli shqiptar asht i vetmi popull në europë , i cili për asnji faj të vetin qëndron i ndamë në dy pjesë." programi i lrbsh-së përfundonte me konstatimin: "le ta ngrehim ballin naltë me besim të patundun në zemër se mbas dimnit - sado i gjatë dhe i ashpër qoftë - do të vijë pranvera me behar e lule plotë."
===
emri i ramadanit, për mua e për brezin tim, ishte emër legjendë === shkruan: hajdin abazi
Po dihet se pas brezit te luftës së dytë botërore, ku ndsh u bë flamurtare e çështjes kombëtare për liri dhe pavarësi, është brezi i dytë ai me adem demaçin dhe ramadan shalën, e të tjerët, që e morën flamurin e lirisë dhe të pavarësisë për ta shtyrë më tutje, gjë që e trasoi rrugën për gjeneratën e re, të cilës i takoj unë dhe të tjerët dhe pastaj rrugës për liri deri më sot. Për mua, emri i ramadan shalës, qysh sa kam qenë në kosovë, si i ri dhe në atë pjesë të organizimit, të cilës i kam takuar unë, ka qenë një emër legjendë, sa që kurrë nuk kam besuar që do të kem fat në jetë që të takohem me të drejtpërdrejt. Kur në vitin 1992, për herë të parë jam takuar në suedi me të nuk kam mund t’i besoj vetes se vërtet pata fatin e jetës që të takohem me të. Sepse baca ramadan shala ka qenë legjendë e gjallë për shkak të qëndresës së tij, për shkak të rrugës, që e ka trasuar në përpjekje për liri dhe pavarësi. Në kuadër ë organizimit të ne, mërgimtarëve këtu në suedi, ramadan shala ka qenë një figurë e shquar, një figurë, e cila çdo herë ka qëndruar në nivelin kombëtar dhe kushdo, kudo dhe në çdo vend, jo vetëm në suedi, por edhe në skandinavi dhe më gjerë, që ka pasur një organizim kombëtar, ai gjithherë ka qenë i pranishëm. Ka qenë nder për ne, organizatorët, që ka qenë i pranishëm ramadan shala në ato protesta, demonstrata dhe forma të tjera të organizimit, që ne t’ia jepnim fjalën atij dhe ai të na mbante një ligjëratë atdhetare dhe çdo herë fjala e tij ka qenë aktuale, çdo herë ka qenë fjala e tij një orientim dhe një busullë sesi, ku jemi dhe kah duhet të shkojmë më tutje.
Baca ramadan na shtonte moralin, na jepte kurajo dhe vetëbesim
Shkruan: nasim haradinaj
Foto: nasim haradinaj
Për bacën ramadan me kishte treguar babai im, smalj haradinaj. Por, kur isha unë në burg, isha në të njëjtin burg sikur ramadan shala dhe shefqet deçani. Pasi dolëm prej burgut u takuam disa herë, por ishim të rezervuar. Pasi ramadani doli ne suedi u angazhuam dhe filluam, ose vazhduam punën tonë rreth veprimtarisë për një organizim me qëllim të një force të armatosur. Normal që ideja nuk ishte as jona, por ishte filluar nga shumë e shumë gjenerata të ndryshme që prej okupimit të tokave tona. Pra, ne ishim gjenrata e re, të cilat ishim frymëzuar dhe mësuar nga gjenerata e ramadanit për të vazhduar punën për çlirimin e tokave shqiptare nga okupimi. Baca ramadan me shefqet deçanin më kanë këshilluar se si të vepronim, si të punojmë dhe si të sillemi ndaj autoriteteve të shërbimit informativ. Gjithmonë baca ramadan ishte për aktivitetet, që kontribuonin në drejtim të organizimit të radhëve të uçk-së. Baca ramadan na ndihmonte shumë në themelimin e fondit “vendlindja thërret”. Në masë të madhe fjala e bacës ramadan ishte si vulë kualitative, e cila ndihmonte të bindë masën e madhe për të ndihmuar luftën. Këshillat e bacës ramadan edhe sot na ndihmojnë dhe na këshillojnë se si të veprojmë. Baca ramadan dëshironte të hynte në front dhe me këmbëngulje dhe katergorikisht dëshironte të hynte në frontin e luftës. Në fund ne pranuam ta marrim me vete, por dikur patëm sukses ta bindim që të qëndrojë me të plagosurit. Baca ramadan ishte një ndër këshilltarët tonë më të mirë në ambiciet tona, ai ishte shumë i afërt me xhavit halitin e shumë e shumë të tjerë. Ramadan shala ishte i pa kompromis. Natyra, puna, veprimtaria, burgosja, represaliet e detyronin atë që të sillej në atë mënyrë. Ai ishte i pa kompromis për çështjen tonë kombëtare. Ai ishte i bindur dhe i përkushtuar që nga fillimi i veprimtarisë së tij dhe kurrë nuk ndryshoi synimin e tij rreth çlirimit nga okupatori. Kjo ne na shtonte moralin e punës, na jepte kurajo dhe vetëbesim që të vazhdojmë punën.
Njeriu që i takoi idealit dhe një shqipërie
Shkruajnë: muhamed krasniqi e elhame zhitia, suedi, uppsala, nëntor 2013.
Foto: njëri ndër protagonistët kryesorë të lëvizjes për liri dhe pavarësi të kosovës, ramadan shala për disa vite jetoi dhe veproi edhe në suedi. Vitet e qëndrimit të tij në suedi ishin vitet kur mërgimtarët këtu organizoheshin në të gjitha format e mundshme për të ndihmuar kosovën në luftën e drejtë për liri e pavarësi.
Ramadan shala dhe vepra e tij e madhe kombëtare
Veprimtari dhe patrioti liridashës, ramadan shala, i takon plejadës së njerëzve të idealit të paepur për lirinë dhe për një shqipëri. Ai tërë jetën e tij ishte i përkushtuar që të realizojë ëndrrën e gjithë shqiptarëve që një ditë të jetojnë e të marrin frymë lirisht në trojet e tyre, në një shtet, që do të quhej shqipëri, sepse për të kosova dhe shqipëria ishin një. Ramadan shala një pjesë të jetës së tij e kaloi në mërgim. Shumë vite ai jetoi dhe veproi në suedi, në qytetin e malmos, ku ishte njëri ndër ideatorët, nxitësit, frymëzuesit dhe shtyllat kryesore në organizimin kombëtar. Njihet si njeriu që bashkoi dhe afroi njerëzit, që ishte i të gjithëve që për ideal e kanë lirinë dhe pavarësinë e shqiptarëve. Pos tjerash, e cilësonte largpamësia, vizioni dhe guximi, dashuria për shkollën dhe librin, për kulturën, që ua mbolli edhe fëmijëve të tij, por edhe të gjithë atyre që bashkëvepruan me te. Fjalimet e tij ishin të brumosura me idealin dhe vizionin, por edhe me vendosmërinë që të bëjë atë që duhej bërë për kombin. Sikur ende i kemi të freskëta fjalitë e tij, por sidomos qëndrimin e paluhatshëm e plot emocione, në një tubim të bashkëkombësve në malmo, se pas luftës të gjithë, të gjitha partitë duhet të jenë në një rrugë, në një front dhe në një fjalë, pavarësia dhe bashkimi... Ramadan shala shkollën e mesme e kreu në pejë ku edhe i vijoi studimet ekonomike komerciale. Studimet në shkollë të lartë i ndërpriten nga regjimi serb. Shkollën e studimeve financiare e kishte të kryer në beograd. Ka punuar si mësues në shkolla të ndryshme nëpër kosovë, kryesisht në rrafshin e dukagjinit. Punon një kohë të shkurtër edhe gazetar në radio prishtinë. Punon si drejtor i një shkolle fillore në rrethin e dragashit. Pos tjerash, ka punuar ekonomist në shtëpinë e mallrave në pejë në sektorin e financave dhe kredive. Veprimtaria atdhetare e ramadan shalës zë fill qysh në fillmvitet ’60-ta. Në vitin 1963/64, së bashku me adem demaçin themelon lrbsh-në, ku bashkohen disa grupe ilegale në një organizatë. Mirëpo, për shkak të veprimtarisë së tij patriotike, ramadan shala burgoset më 1964 dhe dënohet me 14 vjet burg. Për herë të tretë burgoset më 1986 dhe dënohet me 6 vjet burg. Është edhe pjesëmarrës në formimin e lpk-së. Nga regjimi i atëhershëm është izoluar në periudha të ndryshme, kohë pas kohe. Derisa vuante dënimet në burgje, takon disa kroatë, të cilët më vonë i ndihmojnë të nxjerrë pasaportën kroate dhe i bëhet e mundshme të migrojë jashtë kosovës. Ramadan shala gjatë qëndrimit në suedi ishte mjaft aktiv.
Ai ishte kryetar i shoqatës së të burgosurve politikë, ishte themelues i saj dhe aktiv në të gjitha manifestimet shqiptare për lirinë e kosovës..
Kohë pas kohe mban mitingje, fjalime të shumta dhe zhvillon aktivitete të tjera nëpër vendet tjera të evropës perëndimore.
Në vitin 1999 ramadan shala lajmërohet vullnetar për të shkuar në ushtrinë çlirimtare të kosovës.
Ramadan shala u lind më 17 janar 1934 në pejë e vdiq më 12 shtator 2004.
Ramadan shala, një jetë e tërë për realizimin e idealeve madhore
Familja e nënë habibes dhe babait, avdurrahmanit, me gjithë varfërinë e madhe kishin ngritur 7 fëmijë si 7 lule te bukura. Fëmija i tretë i tyre ishte ramadani. Ai, pasi kishte kryer arsimin e lartë, për një kohë kishte shërbyer si mësimdhënës, por rininë dhe tërë jetën ia kushtoi realizimit të idealeve sublime. U nda vetëm fizikisht nga gjithë ne më 12 shtator. Varrimi në gjirin e tokës nënë me nderime të larta u bë të premten, më 17 shtator. Pejë, shtator. Në pejë e dukagjin ka tingëlluar dhembshëm lajmi i ardhur nga suedia, se të dielën ka ndërruar jetë veprimtari i shquar i çështjes kombëtare ramadan shala. Baca dan kaloi në pavdekësi pas një jete të tërë kundër pushtuesit dhe në angazhime për realizimin e idealeve sublime të kombit tonë. Në shtëpinë e këtij veprimtari të devotshëm i presin, si zakonisht, miqtë, bashkëmendimtarët dhe qytetarët e shumtë. Ata kishin ardhur për të ndarë dhembjen në këtë familje atdhetare dhe për të shprehur edhe një herë respektin e lartë për jetën dhe veprën e bacës dan. ”ditëve të fundit ishte keq nga shëndeti dhe unë e kam vizituar shpesh. Ai edhe ashtu i lodhur gjente forcë për të na dhënë këshilla për gjërat me rëndësi. Familja e dërgoi në suedi për shërim, por kaq e kishte jeta e madhe e këtij burri dhe veprimtari të çmuar të lëvizjes”, shprehet me mallëngjim kryetari i lpk-së për rrethin e pejës, hilmi zeka, i cili pastaj bashkë me familjarët shala shpalos kujtime nga biografia e pasur e me plot data të shënuara të bacës dan. Duke shpalosur fletë të ndritur nga biografia e tij dhe duke u ndalur në shkrimet për të, edhe për t’u veçuar mendimi i atdhetarit avdyl krasniqi, botuar në ”rilindja”, të datës së 16 nëntorit 1999. ”ta dini se ramadan shala dhe metush krasniqi qenë dy vetë, të cilët më së shumti iu qëndruan burrërisht torturave të burgjeve”, kishte kapur penda e gazetarit vlerësimin e atdhetarit avdyl për bacën dan dhe qëndresën e tij burrërore nëpër kazamatet e pushtuesit. Familja shala me krenari shpalos edhe kujtime të tjera nga jeta e bacës dan. ”gjithmonë e kujtonte me përmallim momentin e bisedës së tij në telefon me fehmi lladrovcin. Kjo figurë e ndritur e luftës sonë i kishte thënë danit: ”bacë shkova për të luftuar për kosoven”, e kujtonë këtë bisedë familja shala. Në këtë familje përmendet me respekt edhe veprimtari adem demaçi, me të cilin baca dan ishte njohur që moti dhe kishin punuar bashkë në realizimin e idealeve të larta kombëtare. Ata të dy në shtëpinë e familjes shala kishin shkruar edhe programin e statutin e lëvizjes revolucionare për bashkimin e trojeve shqiptare, iu kujtohet njerëzve që njihnin mirë jetën dhe veprën e bacës dan. Familja shala në bisedë për ”epokën” thonë se krahas shkrimeve në shenjë përkujtimi e respekti për ramadanin meritojnë të përmenden me të njëjtin respekt edhe bashkëveprimtarët e tij nga peja: hysen daci, shefqet deçani, mehmet krasniqi, remzi baloku, nezir gashi, sylë shala, selajdin daci, ejup kastrati, ahmet zeka, avdyl shala, vesel shala, zeqir shala, rexhep shala, ukshin shala, nimon podrimja, qamil kaliqani etj. Gazeta jonë i bashkohet lartësimit të kujtimit për ta bashkë me familjen shala. Aktivitetin atdhetar, burgosjet, ramadan shala i kishte filluar që në rininë e hershme. Ai në mesin e moshatarëve të tij kishte krijuar respekt të lartë, ngase kishte vyrtyte të larta dhe shquhej me besnikëri, me qetësinë e të shprehurit dhe me trimërinë. Baca dan kishte rënë në kontakt me veprimtarin e shquar adem demaçi dhe bashkarisht kishin e themeluar lëvizjen revolucionare për çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare. Për ta vënë në veprim programin e saj dhe për ta ngritur dashurinë për lirinë dhe atdheun, ramadani kishte krijuar një organizim të shkëlqyer bashkë me atdhetarët e bashkëveprimtarët e tij. Ata pasi organizuan dhe futën në veprim ngritjen e flamurit kombëtar nëpër vende kyçe në rajonin e dukagjinit ishin burgosur dhe në të gjithë ata ishte ushtruar dhunë e paparë për të ngarkuar gjyqësia sllave, më 21 gusht të vitit 1964, me një varg veprash e akuzash, që atëherë vargoheshin nën akuzën për ”bashkim kundër populit dhe shtetit” (neni 117, me alinetë 1 e 2 të ligjit famëkeq penal serbosllav). Në akuzën e asaj dite, të nënshkruar dhe vulosur nga zhivojin cvejiqi, për bacën dan, ishin radhitur 15 akuza për veprimet e tij atdhetare. ”ramadan shala bashkë me shefqet daçanin dhe të akuzuarit e tjerë, që i takonin të njëjtit grup ilegal armiqësor, nga nëntori i vitit 1963 e deri në vitin 1964, kanë punuar për zgjerimin e grupit, për krijimin e grupeve të reja, në mënyrë që bashkërisht të sigurojnë mjete teknike, të sigurojnë e ruajnë armë dhe me to të kryejnë aksione të armatosura dhe diverzione dhe pastaj të shpërndajnë afishe për propagandim të atyre aktiviteteve, thuhet në atë akuzë, e cila kishte shënuar edhe piken 4, në të cilën baca dan akuzohet se ”më 4 prill 1964, në prishtinë, përmes adem demaçit ka siguruar 25 flamuj shqiptarë, të cilët ai i ka sjellë në pejë dhe i ka shpërndarë te bashkëmendimtarët e tij. Këta flamuj me qëllim të propagandës armiqësore janë vënë në natën mes 12 dhe 13 prillit në vendet më të dukshme në pejë, gjakovë, novosellë dhe carrabreg”. Baca dan gjatë aktivitetit të tij atdhetar kishte krijuar lidhje të mira edhe me bashkëmendimtarët në gjakovë. Në shkrimet për të, gjejmë se ai është takuar atje me teki dervishin për të siguruar një makinë të thjeshtë për shtypjen e materialeve dhe me myrteza nurën, me të cilin janë angazhuar për të zgjedhur një veprimtar të dalluar që do të vinte lidhje bashkëpunimi me shtetin amë shqipërinë. Duke parë qëndrimin dinjitoz të bacës dan dhe të gjithë të burgosurve tjerë shqiptarë dhe duke ndjerë se aktiviteti i tyre do të ndikonte në zgjimin e ndjenjës së dashurisë për gjuhën, flamurin dhe lirinë e kombit, gjykata serbe, e instaluar atëbotë në pejë shqiptoi dënime mjaft të rënda, që ishin nga 14 vjet burg të rëndë për ramadan shalën e deri në burgun prej 5 vjetësh për të akuzuarin e fundit. Qëndrimi dinjitoz i ramadanit gjatë tërë kohës sa qe i burgosur nëpër kazamatet sllave, kishte lënë përshtypje të larta te të burgosurit tjerë dhe u kishte dhënë edhe atyre kurajo për të qëndruar të papërkulur para torturave barbare, që çdo ditë ushtroheshin ndaj tyre. Baca ramadan edhe pas daljes nga burgu nuk kishte lënë as për një çast aktivitetin e tij atdhetar. Ai bëhet shembull edhe i organizimeve të levizjes, duke shkuar nga vendi në vend, e duke ndihmuar edhe vemprimtarinë atdhetare të rinisë shqiptare. Ai burgoset përsëri dhe me 18 qershor të vitit 1986, gjykata e qarkut në pejë, i shqipton atij dënimin prej 6 vjetësh burgim të rëndë. Ishin ato seanca gjyqësore kur qenë dënuar për aktivitete atdhetare edhe sahit berisha, feriz hoti, zymer gashi, sali kabashi, rifat beringjiku dhe destan bujupi. As kjo burgosje dhe torturat jonjerëzore të ushtruara ndaj tij nga policë e gardianë nuk e ligështuan për as një çast, por ia shtuan fuqinë, krenarinë dhe vendosmërinë për të hapëruar nëpër kohë të liga drejt realizimit të idealeve sublime. (gazeta “epoka e re”)
Flet liburn shala, djali i atdhetarit ramadan shala nga peja
Intervistuan: muhamed krasniqi dhe elhame zhitia, suedi, uppsala, nëntor 2013 (dorëshkrim)
Ideali dhe tiparet e babait tim, qëndrimi dhe besnikëria e nënës sime frymojnë në mua nga fëmijëria e deri sot, ato janë edhe fati im dhe jeta ime... Jeta e pejanit ramadan shala, atdhetarit të shquar për një shqipëri, një mozaik i pasur lirie, ishte dhe mbeti shembull e frymëzim për shumë breza si inspirator, frymëzues dhe organizator shembullor. Liburn shala bashkë me familjen e tij jeton e punon në stokholm dhe aktualisht është drejtor i një kompanie, që ofron sistem të analizave të tregut dhe të nëpunësve nëpër kompani të mëdha si dhe ato globale. Liburni kur kujton babanë ramadan shalën, është shumë i saktë, por edhe i mbushur me ndjenja, të dhembjes e të krenarisë. “nëse dëshiron të mësohesh të lexosh shpejt mundohu t’i lexosh të gjitha reklamat, që i sheh nëpër dritaret e shitoreve....”
foto: liburn shala me flamurin shqiptar në majën më të lartë të suedisë, kebnekajse
- cili është kujtimi nga të parët për babanë tënd në rolin e prindit?
- kujtimet janë të shumta. Babi kishte një afërsi të jashtëzakonshme ndaj fëmijëve dhe familjes në tërësi. Një kujtim, që tërë kohën më paramendohet është kur unë kisha një aksident në ulqin. E kisha thyer këmbën duke luajtur futboll. Babi ishte shumë i qetë në raste të tilla dhe më thoshte se do të bëhet mirë, do të shkojmë në spital dhe do të shërohesh në një ndër spitalet më të mira. Edhe ashtu ndodhi sepse isha nën mbikëqyrjen e mjekëve më të mirë të malit të zi, ishte një mjek hungarez. Në këtë spital u shtriva pothuajse 3 javë. Shërimi dhe forcimi i këmbës zgjati, sepse nuk isha operuar dhe mjekët ma kthyen këmbën në vend pa kurrfarë trajtimi kirurgjik. Javët në vijim erdhi asim vula nga gjakova (axha asim ishte një ndër shokët e idealit të babait tim dhe në jetën private ishte një ndër bletarët më të mirë të kosovës) të më transferonte për në pejë. Më kujtohet koha në banjën e pejës, ku unë rehabilitoja dhe bëja ushtrimet e gjimnastikës dhe tërë kohën isha bashkë me babin. Më kujtohen shëtitjet me babin, ai me thoshte se “nëse dëshiron të mësohesh të lexosh shpejt mundohu t’i lexosh të gjitha reklamat, që i sheh nëpër dritaret e shitoreve”.
- ai punonte shumë në ilegalitet. Si reflektohej kjo në raport me fëmijët dhe familjen?
- megjithëse angazhohej çdo ditë nëpër aktivitete të ndryshme ilegale, babi mundohej që në pjesën më të madhe të kohës të ishte prezent në jetën tonë. Burgosjet e tij të shpeshta, izolimet dhe maltretimet e familjes atëbotë unë nuk i kuptoja dot se ishin veprimtari patriotike. Por, si sot kujtoj rastin kur unë gjendesha në shtëpi, isha 8 vjeç, së bashku me motrën time labeaten (në atë kohë 2 vjeçe). Gjyshja jonë përkujdesej për ne. Unë dëgjova sinjalet e policisë dhe dola në oborrin e shtëpisë për të shikuar se ç’kishte ndodhur. Më kujtohet se atëherë unë mbërrita të llogaris 6 furgona të njësisë speciale, të shoqëruara me së paku një veturë normale të policisë, të cilat rrethuan të gjashtë shtëpitë, tonën dhe të axhëve të mi. Mami nuk kishte pranuar që nga puna të sillej me veturë policie në shtëpi. Mbaj mend se në çastin kur erdhi në shtëpi mami përcillej nga shumë udb-ash shqiptarë, njëri nga peja iu drejtua mamit: ”hape derën moj pelë, sepse përndryshe do të shtrij në tokë duke të dhënë dajak!” Mbaj mend se si të njëjtit shfletonin fjalorët e gjuhës shqipe me qindra faqe për të shikuar mos kishte harruar babi ndonjë gjurmë. Gjithashtu, kur gjyshja ime mbante motrën e vogël në dorë dhe udb-shi detyron t’ia heqë pelenën motrës për të kontrolluar vallë mos kishte fshehur gjë gjyshja aty. Këtë ditë mora vesh se dy axhët e mi, musa dhe aliu, si dhe vajza e axhës gjyladija ishin arrestuar. Izolimi i babës dhe pritja e gjykimit për mua ishin shumë të rënda! E mbaj në mend, isha 9 vjeç dhe sapo e kishin dënuar babin me 6 vite burgim, kurse unë në mendjen time fëmijërore gjatë tërë kohës llogaritja se kur babi do të dalë nga burgu unë do të mbërrij të jem 15 vjeç, kur gjithçka edhe njëherë do të bëhet normale, kur përsëri do të jemi bashkë si familje e plotë. Kjo dëshirë, ky mendim, ishte një mendim që më gëzonte, më jepte kurajo dhe fuqi shpirtërore që ta lehtësoja gjithë mungesën që kisha për babin. Duke menduar për kohën kur do të dalë babi nga burgu e sërish të dalim të shëtisim e të lexojmë reklamat nëpër shitore, më kalonte koha më shpejt dhe fitoja fuqinë shpirtërore e kurajo për përballimin e çdo vështirësie.
- kur je ndie më i fuqishëm?
- regjimi serb në momentet më të rëndësishme të jetës sonë na e largonte babain nga mesi ynë. Unë mendoj se mungesa e babës ka ndikuar njësoj edhe te vëllezërit e mi dhe te motrat e mia. Largimi i prindit të lëndon shumë, të bënë të paralizuar në një aspekt shumë të veçantë, sepse në ato vite ne të gjithë ishim të vegjël dhe kishim nevojë për babin në masë të jashtëzakonshme. Prania e prindit të forcon, të ndërton dhe të fuqizon. Sepse çdo fëmijë kur i copëtohet fëmijëria sikur një xham i thyer ai/ajo lëndohet shpirtërisht. Momenti kur unë e kam ndier veten shumë të fuqishëm është kur si fëmijë në horizont të korridorit kufitar në malmo unë e shihja babin tim. Ishte i veshur, si zakonisht me kostumet e tij, gjithmonë pedant. Kisha muaj pa e parë! Megjithëse idealist dhe me jetë i përkushtuar për çështjen kombëtare. Duhej të merrte një vendim në jetë kundër vetë principeve të tij. Ishte e vështirë dhe e rëndë sepse ai gjatë aktivitetit të tij në mobilizimin e grupeve dhe të celulave për një rezistencë maksimale si dhe përgatitjen për luftë eventuale kishte dhënë besën të rezistojë deri në vdekje, duke luftuar kundër pushtuesve të huaj. Kështu në momentet më të vështira, ai detyrohet të marrë vendimin e rëndë për shpëtimin e familjes, diku jashtë vendit. Vonë e kam kuptuar dhe analizuar sa e vështirë ishte kjo situatë. Këtë e dëshmon edhe fakti se pak kohë para se të migrojmë nga kosova mu të njëjtit udb-ash shqipfolës filluan të përndjekin vëllezërit e mi arbenin dhe dardanin, të cilët edhe i maltretuan fizikisht.
Babi kishte një retorikë të jashtëzakonshme
Edhe këtu në migracion babi vazhdoi të mobilizojë shumë e shumë bashkatdhetarë që nga jashtë të vazhdonte rezistenca ndaj të huajit. Në vitet e ‘90-ta, babi mbante mitingje të shumta nëpër suedi dhe merrte pjesë në shumë prej atyre të organizuara në të gjithë qytetet e evropës. Gjatë kësaj periudhe e mbaj në mend se kërkohej nga rinia organizime të ndryshme dhe sa herë që e dëgjoja babin duke mbajtur fjalim i thosha vetes: babi, ti je krenaria ime!...e si mos të krenohesha, ai kishte një retorikë të jashtëzakonshme, kishte një zë shumë të këndshëm dhe ishte një ndër njerëzit, që kishte një dijeni dhe njohuri të historisë në një nivel që s´mund të përshkruhet. Tani pas vdekjes së tij krenohem me respektin që të tjerët e tregojnë për jetën e tij, krenohem që puna njëshekullore e familjes së tij rezultoi me atë që bota të kuptojë se kush janë shqiptarët! E mbaj në mend se si tregonte mami për një deklaratë të babait në gjyqin e pejës... "nuk kam dashur të mbijetoj për veti dhe për familje, por për të dëshmuar se çfarë ndodhë në kosovë"!
Këto fjalë që babai im i tha nga fuqia e idealit dhe brendia e shpirtit atdhetar më sillen në kokë, i dëgjoj sa herë që bie fjala për babin dhe punën e tij. Besoj se këto fjalë babit i kanë dhuruar fuqinë më të madhe për të mbijetuar gjatë maltretimeve psikike dhe torturave fizike. Për babin mendoj se ribashkimi me familjen, takimi me nënën apo që të jetojë i lirë ishin sekondare në krahasim me idealin e lirisë e të bashkimit si proces të pandalshëm. Këto fjalë më bëjnë të them prapë,"babi, krenohem me ty!".
“mes familjes time dhe serbisë ishin varret”
ramadan shala
- sikur të veçoje tiparet e babait tënd, ndonjë thënie të tij..
- babi ishte ushtar i veçantë, i cili deri në momentet e fundit luftonte me metodat më demokratike, që ekzistonin në rruzullin tokësor, ishte me mish e me shpirt i përkushtuar të luftonte pushtuesin e huaj. E mbaj në mend se gjithmonë referohej në gjyshërit e stërgjyshërit e tij si trima të veçantë, që kishin luftuar kundër pushtuesve me dekada të tëra. Mbaj në mend një ndër fjalët e tij në një intervistë para shumë vitesh kur thonte: “mes familjes time dhe serbisë ishin varret”. Babi kishte njohuri të jashtëzakonshme politike, duke u bazuar në histori, të cilën e njihte në detaje si rrallëkush. Ai pos që e njihte jetën tonë kishte edhe njohuri për funksionimin e pothuaj shumë shteteve perëndimore. Shumë shpesh thoshte se të njohësh gjuhën e armikut është me shumë rëndësi. Babi njihte gjuhën serbe shumë mirë e gjithashtu gjermanishten. Gjermanishten e mbaj mend se e kishte mësuar vetë nëpër kazamatet e serbisë. Një ndër tiparet e tjera të tij ishte edhe zotërimi i debatimit, komunikimit e fjalimit. Armë e tij më e fortë ishte retorika, ajo ishte shumë e përsosur me një nivel të liderëve të mëdhenj ndërkombëtarë dhe bindëse që mblidhte masa të mëdha të bashkatdhetarëve në mitingje të ndryshme. Babi ishte ekonomist i diplomuar dhe e njihte matematikën shumë mirë. Më pat thënë se një pjesë të madhe të kushtetutës amerikane, si dhe të asaj gjermane e njihte shumë mirë. Për të kuptuar këto, ai i kushtoi shumë kohë gjuhës gjermane në burg, të cilën e zotëronte si në shkrim dhe lexim. Ligjet për të drejtat e njeriut i dinte shumë mirë dhe gjithmonë fliste dhe bazohej në ligje të ndryshme ndërkombëtare. Politikën e njihte jashtëzakonisht mirë dhe shumë shpesh thoshte se diplomacia serbe është diplomaci ruse në çdo pikëpamje. Prej librave të tij mbaj në mend tituj të ndryshëm romanesh por edhe biografi të shumta të personaliteteve ndërkombëtare, tituj të ndryshëm librash nga lëmi i lëndës së ekonomisë etj.
Babi kishte një kërshëri të jashtëzakonshme për të dëgjuar, shqyrtuar dhe analizuar emisionet e lajmeve, debatet radiotelevizive e të shumë e shumë gazetave të përditshme. S’e mbaj në mend që ka humbur ndonjë emision. Kur erdhëm në suedi menjëherë ai kërkoi të instalojmë një faks dhe numri i tij u shpërnda në të gjithë botën, materiale të ndryshme vinin aty dhe besoj që së paku një herë në ditë e ndërronte letrën e faksit. Informacione dhe artikuj vinin nga e gjithë bota. Kur e instaluam internetin në banesën tonë në malmo rreth vitit 1994 atëherë ishte shumë aktiv dhe ne i merrnim artikuj nga interneti, të cilët ia shtypnim dhe ai i lexonte dhe i arkivonte.
Nëna ishte më e forta
- krahas babait edhe nëna jote ka dëshmuar atdhedashurinë me kontributin e saj, cila është nëna jote?
- nëna ime, gjylfidanja, ishte shtylla jonë, në të cilën ne të gjithë kërkonim mbrojtje, këshilla dhe udhëzime. Të mbash gjashtë fëmijë me një rrogë mesatare ishte shumë e vështirë të mbijetosh. Pos të gjitha vështirësive, ajo ishte e përkushtuar dhe e përqendruar që të na rriste, të na edukojë dhe të na mbrojë. Gjatë tërë jetës, ajo ka qëndruar dhe ende i qëndron besnike babait. Edhe për kundër faktit se çfarë metodash të huajt kanë përdorur për të çnjerëzuar një familje të tërë vetëm e vetëm për ta përkulur dhe parandaluar punën e babit. Ne përmes shoqërisë së gjërë kemi kuptuar për keqtrajtimet që nëna jonë kishte pas nga udb-ja. Nëna nuk tregonte asnjëherë për gjëra të tilla sepse mendoj që ajo nuk dëshironte të mbjellë urrejtjen dhe hakmarrjen në jetën e fëmijëve dhe të familjes së saj. Të kesh një qëndrim të tillë, siç kishte nëna jonë luan rol tejet të rëndësishëm e në shumë aspekte sa i përket edukimit dhe zhvillimit të një gjenerate të re. Babi dhe mami gjatë gjithë kohës kishin udb-në në përcjellje në çdo shëti familjare, në çdo kafe, në çdo festë, në çdo gëzim, në rast vdekje si dhe në çdo pushim veror. Mami dhe familja e saj e gjerë ishin, po ashtu, të përcjellë. Edhe ne si fëmijë ishim të përcjellë! Një ngjarje tmerruese, që më kujtohet në këto momente, është se si në gjykimin para vuajtjes së burgut të dytë, kundër babit udb-ja ka përdorur një fotografi me mua dhe vëllezërit e mi në foto, duke shkuar për të blerë bukë në furrë të bukës sikur evidencë se babi në këtë mënyrë po bënte propagandë! Atëherë udb-ja kishte bërë gjithçka duke filluar nga frika, maltretimet, kërcënimet, trajtimet ç’njerëzore në mënyrë që ta bëjë një qytet të tërin të përbuzin dhe izolojnë familjen tonë. Ky lloj izolimi ka lënë vrragë të mëdha, jo vetëm në familjen tonë, por edhe në jetën sociale të qytetit të pejës, si dhe tek ato familje nga të cilat ishin edhe shokët e ilegales. Pothuajse i gjithë farefisi u izolua në një mënyrë makabre. Familjet e axhëve, miqtë e axhëve etj. Etj. Të vetmit që na vizitonin dhe e mbështetnin nënën time ishin tezja, daja dhe kumbara ynë. Ata përkundër këtyre vështirësive e rreziqeve për burgosje u munduan të na takonin dhe të na jepnin kurajo. Do të theksoja se për kumbarinë me familjen çeta të katundit trubohovc mund të thuhet shumë. Qaush çeta kishte lidhur kumbari me babin qysh në vitet e para 1970-tës. Kjo familje është kujdesur për ne gjatë gjithë kohës kur babi ishte i burgosur dhe ende kemi miqësi të mirë.
Sot kur analizoj se nëna ime para dhe gjatë burgimit të babit ishte e përndjekur, si edhe e tërë familja e saj. Edhe ne fëmijët ishim të përcjellë në çdo hap që e ndërmerrnim. Ishim të izoluar faktikisht. Ishin vuajtjet ato që përshkonin jetën tonë në atë kohë.
Trashëgimi është liria që ne sot po e gëzojmë
- çka ke trashëguar nga babai yt dhe çka do të doje të kishe trashëguar nga ai?
- sa herë udhëtoj nëpër shqipëri nga peja për në tiranë, durrës apo në ndonjë qytet tjetër, e kujtoj më së shumti babin, pra se trashëgimi është liria, që ne të gjithë sot po e gëzojmë. E si mos ta kujtoj babin kur ai e flijoj tërë jetën e tij në ilegalitet, në burgje, u torturua fizikisht dhe psikikisht në mënyra shumë të rënda. Më kujtohen edhe shokët e tij, që u flijuan me të, disa prej tyre edhe u mbyten nëpër kazamatet e jugosllavisë. Objektivitetin dhe qëndrimin e tij neutral në aspektin politik e shoh edhe si një trashëgimi tjetër. Ai asnjëherë nuk na ka këshilluar të zgjedhim njërin apo tjetrin krahë politik. Gjithmonë ishte i fokusuar, që bashkimi i kombit të vijë në rend të parë. Një gjë tjetër, që kam trashëguar, vjen prej dashurisë së tij që të shohë popullin e tij te lirë, si dhe puna e tij në shuarjen e gjaqeve dhe hakmarrjeve. Disa vite me radhë babi punoi së bashku me anton çetën në drejtim të pajtimit të gjaqeve nëpër viset e ndryshme të kosovës. Babi asnjëherë nuk ka përmendur se kush ishin fajtorë për torturat dhe maltretimet e ndryshme, ne vonë e kemi kuptuar, në bazë të aktakuzave të arkivuara në prishtinë, se si shumica e policëve dhe gjyqtarëve në gjykimin e parë në vitet 60-a ishin të nacionalitetit serb, kurse në gjyqin e dytë në vitet 80-a thuajse të gjithë ishin shqiptarë dhe një pjesë e tyre ishin edhe ish-nxënës të tij. Por, babi kurrë nuk e ka dashur hakmarrjen dhe kurrë nuk preferonte të flasë për atë se kush çka i ka bërë gjatë kohës nëpër burgje. Një pjesë e madhe e këtyre personave gjendet në liri, në pejë dhe skandinavi.
Babi gjithmonë mendonte që populli ka nevojë për vetdijësim dhe punë të përbashkët drejt bashkimit të trojeve shqiptare. Babi kishte një qëndrim se historia do të flasë. E mbaj në mend se e kam pyetur se cilat punë ai ka kryer në rini. Më tregonte se ka punuar sikur mësues, drejtor i shkollës, ekonomist, minator, zdrukthëtar etj. Vonë e kam kuptuar se puna si minator dhe zdrukthëtar në fakt ishin dënimet kolektive për të burgosurit.
Suedia është shteti më i mirë në botë për të rritur dhe edukuar fëmijët
-të ka thënë babi diçka për suedinë, për integrimin, asimilimin, gjuhën?
- babi ishte demokrat i madh dhe thoshte se arsyeja pse kishte zgjedhur suedinë ishte se suedia është shteti më i mirë në botë për t’i rritur dhe edukuar fëmijët, si dhe për të ndërtuar personalitetin e çdo fëmije. Unë kujtoj babin për një qëndrim neutral dhe objektiv ndaj mendimeve. Babi pinte shumë cigare në fillim kur erdhëm ne në suedi. Unë ia mbushja filterët dhe ai i pinte cigaret. Ne kishim biseda të shkurtra, pasi që unë kisha filluar të shkoj në shkollë. Pyetjet e mia ishin pikërisht se mos vallë tani ne duhet të flasim suedisht, të harrojmë shqipen. Ai më tha që duhet gjithmonë të mendoj se nëse një shteti, kudo që shkon në botë, ia mëson gjuhën, kulturën dhe traditat kurrë nuk do të kesh problem me integrim dhe përshtatje në atë shoqëri, por edhe mos të harrojmë që në horizont gjithmonë të jetë çështja jonë kombëtare. Lufta jonë vazhdon derisa të gjitha trojet tona shqiptare të bashkohen dhe të ndërtojmë një shtet shqiptar, të fortë dhe sovran, të jemi solidar dhe human ndaj njëri tjetrit.
- si punonte dhe si fliste babai yt?
- për ne të gjashtëve, kryesisht kujdesej mami, e cila me gjithë mundin ia doli të na rritë dhe edukojë të gjithëve. Babi ishte prezent, por puna e tij bëhej aty për aty. Ai shpesh punonte në të njëjtën dhomë, ku ne fëmijët luanim. Ai ishte gjithmonë i fokusuar në funksionimin e organizatës së tij. Ishim të vegjël dhe nuk e kuptonim rëndësinë e punës së tij. Pas vdekjes së babit kam marrë vesh se edhe statuti dhe programi i lrbsh (lëvizjes revolucionare për bashkimin e trojeve shqiptare) është përpiluar në shtëpinë tonë në karagaç të pejës. E kemi kuptuar se adem demaçi ishte prezent në shtëpinë tonë dhe së bashku me babin në fund të janarit (27-31 janar) 1964 përpilojnë këtë dokument të rëndësishëm. Ajo që unë mbaj në mend se në fillim të viteve të 80-a në shtëpinë tonë ishte havë shala, e shoqëruar me një grup prej dhjetëra personash. Pas kësaj vizite, pas një kohe të shkurtër, shpërthyen shumë demonstrata anë e mbanë kosovës. Pas pak kohe, babi arrestohet nga udb-ja dhe këtu e shkëputin babin nga momentet më të rëndësishme të jetës sonë.
- cila ishte porosia e tij për shqiptarët?
- babi shumë ishte i fokusuar në faktin se do të vijë një kohë kur shqiptarët, që gjenden në migracion do t’i riktheheshin vendlindjes. Gjithmonë iu drejtohej bashkatdhetarëve se duhet të jemi të bashkuar dhe të fuqizohemi kur vendlindja bën thirrje për rezistencë, për ndihmë dhe për sakrifikim. Ishte totalisht i koncentruar, që lufta ishte afër dhe që ndihma jonë do të nevojitej edhe pas luftës. Porosia e tij ishte thirrje për kurajo, vetëbesim dhe lojalitet ndaj atdheut dhe bashkimit të popullit drejt bashkimit të trojeve tona. Kur fliste për kosovën dhe shqipërinë, vëreje ndryshime fytyre e shpirti tek ai. Eh për këtë mendoj se të gjithë shqiptarët kanë ndjenja të veçanta rrëqethëse. Babi e kishte princip që në të gjitha bisedat familjare, takimet e ndryshme, debatet publike, intervistat etj. Të fliste vetëm për shqipërinë. Rrallë kam dëgjuar kur ka folur për këto dyja si të ndara, gjithmonë e theksonte se ne jemi të lindur, të rritur dhe do të plakemi e të vdesim në shqipëri. Mund ta përmend një tregim të një shokut të babit, adil pirevës, kur ka dëgjuar një polemikë në burg mes një komandanti të burgut dhe babit. Komandanti tregonte se kishte luftuar gjatë luftës ë dytë botërore në shqipëri dhe se atje kishte vetëm mjerim dhe nuk e kuptonte se pse të burgosurit shqiptarë adhuronin shqipërinë. - babi ia kthen: ti ke qenë dhe ke luftuar atje, por ne jemi lindur dhe rritur në shqipëri. - komandanti: po në dosjen tënde shkruan se je nga peja? - babi: po mirë, por peja ku gjendet? Në shqipëri, ku tjetër. Babi gjithmonë gjatë kohës kur dëgjonte lajme ecte në banesë. Po kështu, edhe në pritjet mes emisioneve të ndryshme. Sigurisht, kjo shprehi i kishte mbetur nga koha e burgjeve, kur babi në vend të shëtitjeve nëpër oborr të burgut, ka ecur nëpër qelitë e ftohta. Babi dëgjonte edhe emisionet e tjera kulturore dhe artistike dhe momentet më të hareshme ishin kur kishte këngë të vjetra popullore, të cilat i dinte përmendësh. Në ato momente kur transmetohej himni i flamurit gjithmonë na këshillonte se duhet të ngrihemi në këmbë çdo herë sa të këndohet himni i flamurit shqiptar.
- cili është liburn shala, çka punon?
- që nga fëmijëria unë dhe vëllezërit e motrat e mija jemi të udhëzuar nga prindërit e mi të vazhdojmë shkollimin dhe studimet. Kryesisht thuaja që kam studiuar që nga dita e parë që kam arritur në suedi. Babi ishte me profesion ekonomist dhe na inkurajonte në atë drejtim. Që nga rinia një djalë i axhës, që banonte në gjermani kishte dërguar një kompjuter vëllait të tij dhe nga ai fitova interesim për teknologji. Në suedi këto mundësi m’u ofruan dhe hobi im u zhvillua edhe më tej kur babi na bleu edhe kompjuterin e parë në vitin 1995. U pajisëm edhe me internet kur unë edhe fillova të merrem me programim të uebfaqeve dhe vendosa që të gjej një drejtim që kombinon këto dyja dhe studiova e përfundova studimet në nivel të magjistraturës në drejtim të sistemeve për menaxhimin e informatave në lëndën e ekonomisë dhe të financave. Sot punoj si drejtor i një kompanie, që ofron një sistem të anketimeve dhe analizave të tregut dhe të nëpunësve nëpër kompani të mëdha si dhe ato globale.
- çka të ka ofruar suedia?
- suedia është një ndër shtetet më demokratike në botë dhe ofron të gjitha mundësitë për shkollim. Atë që ma ofron suedia edhe sot është mundësia që edhe fëmijët e mi të shkollohen, zhvillohen dhe t’i qëndrojnë lojal idealit të tij.
- familja, fëmijët, planet për të ardhmen?
- sot me bashkëshorten time, arditën, jemi prindër të dy fëmijëve dhe jetojmë një jetë mesatare në kryeqytetin suedez stokholm. T’i qëndrojmë lojal bashkimit kombëtar, zhvillimit të shtetit tonë dhe mbështetjes së çështjes sonë mbarëkombëtare janë primare, përpos një jete të qetë e në harmoni, thotë liburn shala.
A përfundon një pjesë e tregimit këtu ?
- pas studimeve në gotland u ktheva në mallmo, mandej shkova të punoj në stokholm, ku qëndrova vetëm disa muaj dhe u ktheva përsëri në malmo, ku nuk ndeja më shumë se një javë. Babi thoshte se donte të kthehej në kosovë, por në gjendjen shëndetësore, në të cilën ishte, ne si familje nuk mund ta lejonim të kthehej. Por, ai kishte qëndrimin e vet dhe gjithsesi dëshironte që vitet e fundit të tij t‘i kalojë në vendlindje. Unë i thashë se po që se ti do të kthehesh do të vij edhe unë me ty. U ktheva në kosovë, e nxora buletën njëdrejtimëshe dhe pas një kohe erdhi edhe babi i shoqëruar me mamin. Babi u forcua. Ai rrallë është treguar se po ndihej i dobët. Tash kur edhe vet jam prind e shoh se sa vështirë është të tregohesh i dobët para fëmijëve. Një kohë të shkurtër banova në pejë dhe mandej vendosa të shkoj në prishtinë, ku u vendosa me banim edhe fillova të punojë në ministrinë e mbrojtjes së ambientit dhe planifikimit hapësinor, në rtv21 si dhe në ministrinë e energjisë dhe minierave, pra ishte viti 2004. Më thirrën në telefon, më thanë eja se babi është i sëmurë shumë dhe se e kishin dërguar në spitalin e pejës. Aty kam ndenjur me babin sa më kujtohet 6 ditë e 6 net. Pas një kohe të gjatë me sëmundjen e diabetit, babit i ishte dëmtuar edhe melqia, e cila ishte e vështirë të shërohet atje. Kështu, ne si familje vendosëm ta dërgojmë në shërim në suedi, ku edhe kishte specialistët, që ishin përkujdesur për të për 14 vite me radhë. Kisha menduar ta prezantoja të dashurën time para babit, por babi nuk ka pasur kurrë dëshirë që dikush që ende nuk i takonte rrethit të ngushtë ta shihte të shtrirë në shtrat, isha në dilemë se si t’ia bëj. I thash arditës se kështu është puna me babin dhe shkuam te fotografi për ta bërë një foto dhe ia dhamë babit me vete. Korriku e gushti shkuan. Në pejë në bjeshkë është një hapësirë, ku dikur ka figuruar emri tito, ndërtuar me gurë. Babi tregonte se si në atë kohë kanë shkuar dhe e kanë prishur herë pas herë. Por, unë vendosa që në atë vend, pasi jam përgatitur me material të nevojshëm, ta shkruaj uçk. Ka qenë diku mesi gushtit, bisedonim me babin, i thashë: - a të kujtohet ai vendi ku shkruante tito, aty tani shkruan uçk dhe shihet nga të gjitha anët. - të lumtë!, më tha shumë i gëzuar. Ai çast është hera e fundit kur ia kam dëgjuar zërin babit..! Mandej u sëmur rëndë. Në fund të gushtit, më thirri mami dhe më tregoi se babai kur ishte zgjua herët në mëngjes kishte thënë se duhet ta fejojmë djalin se unë nuk e kam gjatë. Atëherë unë e ardita vendosëm të fejohemi sa më shpejt dhe më 30 gusht jemi fejuar, kurse me 12 shtator babi vdiq. Fotografinë, ku kemi dalë bashkë unë e ardita, ai e kishte pas përdorur sikur ndihmë për faqeshënues në një ndër librat e tij, që kishte lexuar, më tregonte mami!
***
Drama jetësore vazhdon. Liburnit i kujtohen vuajtjet e familjes, vuajtjet e nënës, që për të është shembull i qëndresës, fjalët e fundit të babait patriot. I kujtohet se si nuk arriti ta prezantojë të dashurën, sot bashkëshorten e tij tek babai, i kujtohet fotografia e përbashkët që ia dërguan bacës ramadan, lajmi se u fejuan për të gjallë të tij dhe se pas vdekjes së babait, një vit më vonë, më 14 shtator, liburnit dhe arditës u lind djali olti. Ata kanë edhe vajzën elisën pesë vjeçe, e cila i ka ngjarë shumë gjyshit, ajo shkruan dhe llogarit pa problem. Për liburnin ka shumë rëndësi rrita dhe zhvillimi i fëmijëve. Por tregimi i tij, shpesh i larë me lotët e dhembjes e të përmallimit, përderisa flet për babanë e tij të dashur, i cili bashkatdhetarët i ka dashur, si dhe thirrja e tij, që gjithmonë ka qenë për një afri e bashkim nuk përfundon këtu...!
/m.k/
Uppsala nëntor 2013.
(albumi i fotove)
==
ramadan shala: shënime autobiografike == unë, ramadan shala, i lindur më 15 janar 1934 në lagjen karagaç të qytetit të pejës, qytet në pjesën e robëruar të mëmëdheut tim, shqipërisë. Në qytetin buzë bistricës, në grykën e rugovës pitoreske dhe rrënëz bjeshkëve të nemuna. U linda nga babai avdurrahman dhe nëna habibe, e gjinisë gashi, po ashtu, nga peja. Babai është i biri i muharrem shalës, e kishin pas quajtur edhe muharrem çeli. Me prejardhje të mëhershme, familja ishte nga shkodra, kurse së pari u vendos në brohiq e prapaqan afër baranit të pejës. Kushërinj të afërm i kishim rasim e vehbi tarakun e pejës, po ashtu, edhe ibrahim sadikajt (cehajt) e pejës. E ca të afërm të fisit shala, të familjes millaj, pas shpërndarjes nga malësia, është vendosur diku në rrethinë të ujmirit të komunës së tashme kosovare, klinës, dhe ca të tjerë jetojnë diku në rrethinë të kaçanikut. Babëgjyshi im, muharremi, kishte 3 (tre) djem, eminin, nuredinin dhe babanë tim, avdurrahmanin dhe dy vajza, nailen dhe zaden. Familja e muharremit ishte qysh herët në anën e rezistencës kundër të huajve, që robëruan trevën shqiptare. Nuredini ishte bashkëpunëtor besnik i ismail qemalit. Ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejt në ngritjen e flamurit në vlorë. Ai vdiq më 1971 në principatë të sanxhakut, emini u vra në lagjen e karagaçit në pejë, duke i bërë rezistencë ushtrisë malaziase më 1913. Edhe pas vrasjes u torturua keq, i lidhur pas kuajve u tërhoq zhagas. La pas vetës 5 djem e një vajzë; mahmutin, kadriun, muharremin, ibraimin dhe ademin dhe të bijën zymryten, e cila u martua me muharremin e hasreti latifit nga rrugica e kurteshëve të pejës, tash përballë shkollës ekonomike-komerciale në pejë. Pasi mbetën pa baba, nga përndjekjet e torturat serbe qenë të detyruar të lënë pejën dhe të shpërngulën në tiranë, ku edhe sot jetojnë muharremi e ademi me familjet e tyre dhe nipat e mbesat. Lufta e dytë botërore, djemtë e eminit i gjeti herë në tiranë e herë në pejë, aty ku e lypte nevoja e rezistencës kundër të huajve. Nuredini kishte katër djem e dy vajza, shyqriun, bajramin, imerin dhe januzin, vajzat gjylizaren dhe kimeten. (kimetja bashkë me të ëmën u mbyten nga bombardimi gjatë luftës së dytë botërore në pejë). Babai im, avdurrahmani, kishte 11 fëmijë, prej tyre dy djem dhe dy vajza kanë vdekur dhe 7 jemi të gjallë, 6 djem: nazmiu, azizi, unë ramadani, musa, aliu, skënderi dhe një vajzë ajshja. Edhe nuredini dhe babai im avdurrahmani gjatë luftës së dytë botërore ishin në anën e rezistencës kundër të huajve. Halla nailja kishte dy djem, sejfullahu dhe nexhijmi. Zadja kishte tre djem shabushin, qemajlin dhe rifatin. Nuredini, mixha im, babai avdurrahmani dhe sejfullahu fill pas kapitulimit të jugosllavisë, në prill të vitit 1941, u gjendën në anën e rezistencës kundër të huajit. Këta të tre me disa dhjeta burra nga peja menjëherë u arratisen në malësi dhe zunë vend në majën e malit gubarle në afërsi të pejës. Ku grup pati bërë atëkohë bujë të madhe. Edhe unë, si fëmijë, fillova, ndonëse pa vetëdije, të ndihmoja rezistencën kundër të huajve. Bashkë me vëllanë e madh, në atë kohë ishte mbi 16 vjeç, banim ushqim dhe u çonim të arratisurve në mal. Mua më merrte me vete vëllai si kamuflim. Në malmo të suedisë erdha nga zagrebi, më 26 nëntor 1990.
Malmo, suedi, më 26 nëntor 1990. Ramadan shala
1. Përmbatja: 2. Pak fjalë në vend të parathënies 3. Dashuria për lirinë e atdheut mbi të gjitha i. Dëshmi të gjalla për biografi dhe histori 4. Veterani dëshmon për historinë lëvizjes kombëtare 5. Mes familjes sime e serbisë – ishin varret! 6. Demaçin e njihja si shkrimtar dhe i dënuar 7. Çështja e kosovës do të zgjidhet nga brenda 8. Kadri kusari – dushi, qe trim i pashoq 9. Mjetet: paqësore, por edhe kryengritja 10. Bunjaj ishte në të vërtetë një mashtrim 11. Pse fadili nuk flet, por heshtë? 12. Lufta jonë do të jetë e rëndë, e gjatë... 13. Për qeverinë e kosovës jam përgjigjur moti 14. Rezistencë aktive, e jo pasive... 15. Patriotët i fyen pranimi i autonomisë 16. Tash të gjithë e kanë kuptuar se çka do te thotë t'ia kthesh shpinën popullit tënd 17. Qëllimi i luftës sonë ishte çlirimi dhe bashkimi kombëtar 18. Lufta jonë nuk u ndërpre asnjëherë 19. Të gjithë të burgosurit qëndruan trimërisht, burrërisht para policisë 20. Formimi i partive shqiptare në botën shqiptare 21. Burgjet e ramadanit 22. Burgu i dytë - 5 muaj e 28 ditë izolim në burg 23. Burgu i tretë ii. Kujtime të miqve të jetës dhe të idealit 24. Njeri i besës dhe i guximit të pathyeshëm 25. Letërkëmbimi në burg me ramadanin 26. Kur ramadani doli nga burgu, vazhduam kontaktimin dhe shoqërinë 27. Luftar i pandalshëm dhe këmbëngulës 28. Simbol i përjetshëm dhe i veçantë i qëndresës kombëtare shqiptare 29. Kush ishte ramadan shala? 30. Njohja me ramadan shalën 31. Miq të jetës dhe bashkëpunëtorë të idealit 32. Revolucionar që rrallë mund të takohej në jetë 33. Polemist virtuoz i pashoq 34. Takimet pas daljes nga burgu 35. Mbështeti me entuziazëm proceset pas viteve të 90-ta 36. Pas vdekjes një libër lapidar i shkruar 37. Njëri prej tribunëve të mëdhenj të kombit 38. Një emblemë shumë e rëndësishme historike 39. Trashëgimia revolucionare e atdhetare - me origjinë nga babai 40. Roli në ilegale 41. Kontakti me adem demaçin 42. Organizimi i grupit të dukagjinit 43. Ramadan shala - ndër më të torturuarit në kosovë 44. Vizitat në burg 45. Martesa e ramadanit 46. Koha pas burgut të parë 47. Me intelegjencë e kujtesë të jashtëzakonshme dhe karakter shumë të fortë 48. Fillimi i organizimit ilegal 49. Me qëndrim burrëror e heroik në gjyq 50. Ardhja ne suedi 51. Babai i ramadanit 52. Angazhimi politik në suedi 53. Plejada e atdhetarëve, që na frymëzuan në rrugën e lirisë 54. Kujtesë e pashlyeshme nga viti 1969 55. Statuti dhe programi i lrbsh-së 56. Analiza e situatës konkrete 57. Emri i ramadanit, për mua e për brezin tim, ishte emër legjendë 58. Baca ramadan na shtonte moralin, na jipte kurajo dhe vetëbesim 59. Njeriu që i takoi idealit dhe një shqipërie 60. Ramadan shala dhe vepra e tij e madhe kombëtare 61. Ramadan shala, një jetë e tërë për realizimin e idealeve madhore 62. Flet liburn shala, djali i atdhetarit ramadan shala nga peja 63. Babi kishte një retorikë të jashtëzakonshme 64. Nëna ishte më e forta 65. Trashëgimi është liria që ne sot po e gëzojmë 66. Suedia është shteti më i mirë në botë për të rritur dhe edukuar fëmijët 67. Ramadan shala: shënime autobiografike
(në kopertinën, faqen e fundit):
***mes familjes sime e serbisë – ishin varret!”
ramadan shala
Unë nuk jam marrë me politikë nga llogaria e ftohtë aritmetikore: po veprova kështu – do të fitoj, e nëse veproj
Kështu – do të humbi! Unë fatin tim e kam lidhur me idealin tim të shenjtë të çlirimit dhe bashkimit kombëtar, për të cilën gjë nuk jam penduar as atëherë kur kjo më ka kushtuar më shumë vjet burgim e lëre më sot.
ramadan shala
Ne nuk e kishim kundërshtare veç jugosllavinë, po edhe komunistët shqiptarë, të cilët ishin mashtruar nga parulla: se komunistët nuk luftojnë për kufij! Pra, ideja e bashkimit të kosovës me shqipërinë luftohej edhe nga radhët e tanëve, si një ide e tejshkuar, anakronike etj.
ramadan shala
Ramadan shalën e veçonte karakteri i tij me këto veti: besa – filozofia e kuptimit të jetës; sinqeriteti – thënia e të vërtetës pa ngurrim; dinjiteti – mospërkulja para forcës së errësirës; guximi – i pathyeshëm, stoik në mbrojtjen e të drejtave dhe nderi – sjellja me dashuri ndaj njerëzve dhe me përbuzje ndaj të panjerëzve! Të përkujtosh, ramadan shalën, do të thotë të njoftosh breznitë me vlerat e idealit njerëzor trashëguar nga të parët që nga lashtësia, simbolikisht të emërtuar si popull hyjnor. Ali aliu, 2005.
Ky libër për ramadan shalën nuk do të jetë jo vetëm një relikt i shenjtë për familjen, të afërmit dhe miqtë e tij, por një histori për një nga figurat më të shquara të luftës sonë për liri, demokraci dhe pavarësi. Në kujtesën e kombit tonë, ai do të mbetet simbol i përjetshëm, i pavdekshëm dhe i veçantë i qëndresës kundër robërisë serbe. Për një jetë të njeriut, nuk di çka mund të jetë më e madhërishme.“
adil pireva, 2005.
Ka qenë një luftëtar i pandalshëm, këmbëngulës, ka qenë me orientim kombëtar gjithmonë, është përpjekur për pavarësinë e kosovës, është një shembull i një njeriu të palodhshëm, i cili edhe kur nuk ka qenë në gjendje të ecte shumë e të bënte veprime të tjera, është angazhuar me gojë gjithmonë për pavarësinë e kosovës.
adem demaçi, 2004.
Një herë një gardian malazez, i cili gjatë luftës së dytë botërore thoshte se kishte marrë pjesë në brigadat partizane të shqipërisë, duke dashur të na provokojë, na thotë:
“çka dini ju çka është shqipëria? Po luftoni dhe po punoni për shqipëri dhe këndej nuk keni qenë kurrë dhe nuk e keni parë kurrë shqipërinë. E unë kam qenë dhe kam luftuar në shqipëri”. “ju keni qenë në shqipëri, kurse ne jemi lindur në shqipëri”, ia kthen baci ramadan me të shpejtë dhe pa kurrfarë hezitimi. “po ti je nga peja”, bërtet polici. “po peja ku gjendet? Në shqipëri, ku tjetër? Nuk luftojmë vetëm për atë shqipëri, ku ke qenë ti, por për shqipërinë etnike, që shtrihet deri atje ku i thonë bukës bukë dhe ujit ujë”, iu përgjigj flakë për flakë baci ramadan pa ngurruar fare.
(polemikë e ramadan shalës me një gardian serb në kazamatin e mitrovicës së sremit (adil pireva)
Personaliteti i ramadan shalës ka lënë një përshtypje të një njeriu që është i mbushur me ndërgjegje vetëm kombëtare pa asnjë ngjyrim politik, edhe mënyra e komunikimit me njerëz ka qenë aq e ngrohtë dhe që të përvetësonte me argumente që të çonin të mendosh se e vetmja rrugë ishte bashkimi i një trungu kombëtar, pra bashkimi i kombit.
Është i rrallë, jepte një vizion për të ardhmen kombëtare, iu përngjan metush krasniqit, ukshin hotit dhe ismail haradinajt.
dr. Sadik vrajolli