Përdoruesi:Linda085/Artturi Virtanen
Artturi Ilmari Virtanen 1895–1973
Virtanen u lind në Helsinki, Finlandë. Ai përfundoi arsimin e tij në Liceun Klasik ne Viipuri, Finlandë. Ai u martua me botanisten Lilja Moisio në vitin 1920 dhe patën dy djem. Në vitin 1933 ai bleu një fermë pranë Helsinkit, ku testoi disa nga rezultatet e tij shkencore në praktikë. Ai e donte jetën e thjeshtë, kurrë nuk pati një makinë të tijën, kurrë nuk tymosi dhe kurrë nuk konsumoi alkool. Ai vdiq dy javë pas një frakture, për shkak të disa komplikimeve që u paraqitën. Virtanen filloi studimet e tij në kimi në vitin 1913 duke fituar më pas të drejtën për Master dhe në 1918 titullin Prof. Dr. për kiminë organike. Në 1919 ai filloi të punojë në laboratorët e VALIO, një prodhues i madh i produkteve të qumështit dhe u bë drejtor i laboratorit në vitin 1920. Por nuk ndjehej i plotësuar kështu që ndoqi ëndrrën e tij për t’u marrë me botanikë dhe zoologji duke u larguar nga VALIO dhe vazhdoi studimet në Universitetin e Mynihut e më pas në atë të Stokholmit për kimi fizike dhe mikrobiologji. Më pas u kthye në Finlandë ku u bë lektor në Universitetin e Helsinkit në vitin 1924 dhe u dallua për ligjëratat e tij.