Përdoruesi:Mariglen sanxhaku/Enter your new article name here
HISTORIA E TRIMIT BIDO CANE BREGU
U frymezova nga ekspozita e fotografive cila u be ne fshatin shtylle per festen e vakeveve:
Abedin Bregu i biri i Canes dhe bajames,u lind në fshatin Panarit të rrethit të Korcës në vitin 1897 në nje familje të varfer muratori,por me ndjenja të mëdha patriotizmi.
Bidoja babain dhe nënën e kishte nga Panariti,nëna ishte nga fisi Muco nje fis shum i respektuar nga të gjith banorët e zonës dhe krahinës.
Bidoja kishte dhe një vella më të vogel,te cilin e quanin Hajdër,kur Bidoja largohej për te punuar që te mbante shtëpinë ,Hajdëri merej me punët e shtëpisë.Hajderi fejohet ,por fati nuk ishte në favour të tij ,sepse vdes në Lapardha të Vlores nga një sëmundje e rëndë ,e cila trondit shum miq dhe të aferm.
Bidoja një djalë që në moshw të re nuk merte asnjëherw kamjen dhe skamjen ,po kur e shihte se po kërcënohej fshati apo atdheu nga armiqtë e shumte që I vërsuleshin në atë kohw si ,shovinistët Grek,Italian,Gjerman ,etj,ai rrëmbente pushkën, rradhitej dhe bashkohej si shumw luftetarë të tjere duke I bërë prit dhe shporur armikun.Bido Cane Bregu ose Bido Dedeci sic e thërrisnin të Fshatit për arsye se ishin dy Bido dhe për ti dalluar I thërrisnin Bido Dedeci Trimi.
Bidoja që në moshë adoleshence 15-16 vjec ishte shumë i shkathët dhe shumë trim,ai u lidh me patriot të tjerë të fshatit si Qamil Panariti, Tefik Panariti, Etj .
Fshatarët thoshin se zemra e bidos sa herë që rreh leshon shkendija dhe zjarr,pra Bidoja është trim i rrallë ashtu sic thuhet edhe më poshtë,sic dihet edhe shkruan historia e fshatit Panarit,shovinistët grek bën një masakër të madhe duke therur burra,gra,fëmijw,dhe të moshuar,Bidoja për ti shpëtuar kësaj masakre bashkë me shumë fshatarë të tjerë u larguan dhe u strehuan në rrethin e Vlorës në fshatin Lapardha.
Bidoja banoi për disa vjet dhe jetonte duke punuar me profesionin si murator ,duke ndërtuar shumë shtëpi ndër ato fshatra I cili u bë shumw I njohur nga banor të zonave përqark dhe duke I thirrur usta Bidoja.pervec që ishte usta I njohur po bidoja ishte dhe trim.
Një histori të shkurtër për trimërin e Bidos na tregon Hasko Bejaj që për bidon flitet gjithandej ,historin ja kanë treguar prindwrit e tij dhe Haskos i kujtohet.
Bidoja vete përfundon shtëpinë e një beu të cilit nuk i kujtohet emri,shtëpia e këtij beut ishte e papërfunduar se nuk u jepte leket, dhe ustallarët largoheshin.Bidoja pasi përfundoi shtëpinë e beut i thotë më jep lekët për punën që të bëmë.Beu ja kthen:Për një javë do vini të merrni lekët se nuk kam.Kështu kishte bërë dhe me shumë ustallarë të tjerë por Bidoja ja kthen:të hamë njëherë bukë pastaj flasim për lekët.Pasi mbarojnë bukën Bidoja nxjerr revolverin nga canta dhe I thotë:Më jep lekët tani se përndryshe të vrava në vend.Beu ja jep të gjitha lekët që kishte punuar.
Në zemrën e Bidos sic thamë më lart vlonte ndjenja e atdhedashurisë.Ai u lidh dhe u bë mik e shok me shumë patriot dhe luftëtarë të këtyre fshatrave vlonjate sic janë:në Lapardha me Hysni Muharremi,luftëtar patriot I dekoruar nga Presidiumi Kuvendit Popullor,me Idris Aliun gjithashtu mik I ngushtë,me Manxhar Shabanin nga fshati Mazhar me Qamil Hadërin nga fshati Peshkopi,me Hazbi Canaj I jati I Kadri Hazbiut e shumë të tjerë në zonën e Shushicës të lumit Vlore me të cilët ka qenë bashkëluftëtarë në Luftën e Vlorës në vitin 1920.Si gjithmonë Bido Bregu Trimi linte cekanin dhe rrëmbente pushkën,kështu veproi dhe në këtë rast I cili u shqua në këtë luftë për trimëri.Pushka e Bidos goditi nje aeroplan të armikut I cili mori zjarr dhe u rrëzua përtokë,po kështu tek ura e Kish Bardhës bashke me shokë I bënë pritë një autokollone me makina të fashistëve Italianë duke I rrëzuar në greminë.Pra armiku u kthye andej nga kishte ardhur në panik.Vullnetarët panaritas luftuan si trima krah për krah me vullnetarët kurveleshas, mallakastriotë etj dhe u dalluan për trimëri të rrallë. Por midis tyre shkëlqeu Bido Çane Dedeci , i cili jo vetëm luftoi ditë e natë pa marrë parasysh asnjë rrezik mbi veten, por me mauzerin e tij qëlloi një aeroplan italian që mitralonte pozicionet e tyre dhe e rrëzoi për tokë. Për këtë akt të rrallë vlonjatët i ngritën këngë: një djalë nga Panariti / 200 makina i priti....dhe ballonin çe goditi etj.
Ndërsa Hetem Bektash Topçiu (në moshën 65 vjeçare), më ka dorëzuar mua (Muharrem Meços) këtë vjershë për Bido Dedecin të titulluar: “Krah për krah”
Me kurveleshas, vlonjatë,
Krah për krah dhe Panariti.
Zbathur e me bukë thatë,
Si luan e si petriti.
Armatosur me sopata,
Edhe pushkët vetë i gjejnë.
Si pengon acar, as vapa,
Italianëve ua rrëmbejnë.
Bido Çane Panariti,
Aeroplanin e rrëzoi.
Shqipërinë më lart e ngriti,
Italianët i tmerroi.
Pushka top plumbi rrufe,
Mu në motor e goditi.
Tym e flakë nëpër re,
Porsi leckë e flakëriti.
Dhe shokët e përgëzuan,
Të lumtë syri i thanë.
E puthën dhe e përqafuan,
Shpërblim moral i dhanë.
Bidoja i falenderoi,
Kështu u qoftë për derë.
Në garë me pushkë i ftoi,
Armikut i dhanë tmerrë.
Këngën e trimit kënduan,
Valleja shkoi dorë për dorë.
Italjanët i sulmuan,
Nga Kanina dhe në Vlorë.
Vlora dhe Adriatiku,
Janë viset e Shqipërisë.
Këtu s’ka vënd armiku,
Pipinot e Italisë.
Italianët pse po nguten,
Mama mia po thërrasin.
S’gjejnë vrimë ku të futen,
Si zagarët angullisin.
Pesëqind grosh vrima e miut,
Por si lepuj po vrapojnë.
Nga Vlora, Qafë e Koçiut,
Të mbyten në det po shkojnë.
Selami gunën ka shtruar,
Topin për gryke ka zënë.
Me të gjithë ka sulmuar,
Armiq të gjallë s’ka lënë.
Asllan Myrto Hado, 83 vjeç, në vitet kur shtegëtonte bagëtinë në rrethin e Vlorës, ka dëgjuar me veshët e tij këngën që këndonin lebërit për Bido Çane Bregu (Panariti).
Kush e bëri protofora,
S’ju tremb syri, s’ju tremb dora,
S’ju drodh dora, s’ju drodh gishti,
Një tabor ushtarësh priti.
Mu në fushë të Peshkëpisë,
Ra aeroplani i Italisë,
Nga maunxeri i Turqisë.
Bidoja u bë i njohur jo vetëm si usta por,një trim i rrallë,një njeri i mirë dhe shumë i ndershëm.Përsa u tha më sipër Kuvendi Popullor e ka dekoruar Bidon me dekret Nr.6660 datë 17.11.1982.Emri dhe fotografia e Bidos sot ndodhen në muzeun e qytetit të Vlorës si dhe në fshatin Panarit në muzeun e tij.Jo vetëm kaq por,populli i Vlores dhe i fshatit Panarit i thurën dhe i këndonin kengë si më poshtë:
Telefona venë e vinë
Punon Kota me Kaninë
Qysh do bëjmë ne tashtinë
Shqipëtarët po na grijnë
Gjenerali me labinë
Një korcar prej Panariti
Makinat sec i priti
Në timon ci goditi
Makinat u kthyen me radhë
Dhe dërguan aeroplanë
Aeroplani bombardonte
Bido Canja luftonte
Aeroplanin ce goditi
Dhe përtokë se ce shtriti
Të dhënat e mësipërme janë marrë nga një banor I lapardha i quajtur Esat Muharremi ,që sot banon në qytetin e Korcës.Megjithatë I moshuar,po Bidon e mbante mënd shumë mirë se e ka patur në shtëpin e tijë.
Bidoja përvecse luftoi me krenari dhe me dëshirën e madhe për të cliruar vëndin nga pushtuesit e huaj, ndihmonte dhe bashkfshatarët e tij,Një histori të cilën na i kanë treguar mbesat dhe nipërit e Bidos ,dhe këtyre jua kanë treguar prindërit e vet ,dhe shumë banor të zonës .
Historitw e Bidos për të mirën e vëndit nuk kanë të mbaruar por po themi disa prej tyre.
Historia e vjedhjes së dyqanit në fshatin Panarit ,ku xhandarmëria kishte mbledhur të gjith banorët e fshatit të panaritit ,burra,gra ,fëmijw,dhe të moshuar dhe u bënte një tortur cnjerëzore ,
Bidoja e mer vesh dhe ngrihet nga lagjia e vet ku jetonte dhe shkon në ramodhar ,në turma ku ishin mbledhur njerzit ,aty ishte dhe komanda e xhandarmërisw,sa më shum afrohesh aq më shum dëgjoheshin klithmat e njerzve të cilët torturonte xhandarmëria,dhe duke thirrur që nuk ka burra Panariti ,turma e njerzëve sa pa Bidon I hapën rrugën dhe shkoi drejt e te xhandari duke i thënw qe si the ti zotëri,për burat e Panaritit,por Bidoja ishe shum i erituar nga fjalët e xhandarit dhe nga torturat e shumta që i bentë bashkwfshatarëve të tij Bidoja I thot ka burra Panariti po janw Gerxheve dhe maleve ,se nuk të linim ty të torturoje bashkwfshatarët tanw,xhandari i nxjer një cingar Bidos por Bidoja me trimërinw e tij që nuk I trembej syri I zgjat pushkën dhe I thotw vendose ne gryk të pushkës ,dhe të gjithw njerzit u shpërndanw .
Përvecse Bidos i thurën edhe këngë si nga bashkfshatarët e tij,dhe nga populli I vlores Bidos ju kushtua edhe filmi Guna Përmbi Tela.
Bido Cane Bregu (Dedeci)u martua me një vajzë nga fshati Helmës I Skraparit të quajtur Hasime.Ata se bashku lindën 8 fëmijë 3 djem dhe 5 vajza por fatkeqësisht 3 djemtë dhe një vajzë I vdiqën radhë pas radhe në Vlorë nga viruse të ndryshme që binin në atë kohë.Bidoja u kthye ne vendlindjen e tij në fshatin Panarit në vitin 1933 por,kur erdhi në Panarit nuk gjeti asgje mbasi kishin kaluar shumë vite dhe shtëpitë nuk njiheshin fare pra ishin bërë shesh rrafsh me tokën.
Ai ndërtoi një shtëpi të re në faqe të kodrës 500-600 metro mbi lagjen Bregu të Janqishtit,Panarit.Aty lindi dhe 2 vajza të tjera,Rabushen dhe Sofien kurse Batiren dhe Refiden e lindi ne Vlorë.Të 4 vajzat I martoi nëpër fise të dëgjuara dhe të respektuara.Batiren e martoi në Panarit në lagjen Ramollar me Selam Sajamit Ramo,Rabushen e martoi po në Panarit me Razip Rezhda edhe Refiden e martoi në fshatin Panarit me Hekuran Qazim Rrezhda kurse vajzën e vogel Sofien e martoi në fshatin Polen të Skraparit me Muharem Bajram Ceco.
Emri i Bido Trimit nuk do të humbasë,atje dhe sot fshati I thotë shtëpia e Bido Cane Bregu (Dedeci).Edhe pse kanë kaluar shumë vite që ai nuk ndodhet më mes nesh trimëria dhe gjëmat etij nuk do të harrohen kurrë,por do të pasohen pres pas brezi.
Bido Cane Bregu vdiq në moshën 60 vjecare në vitin 1957 në fshatin Panarit.Emri dhe figura e tij nuk do të harrohet kurrë.Unë ju uroj pasardhësve të Bidos të kenë shëndet dhe jetë dhe të jenë krenarë për babain dhe gjyshin e tyre.
Pergatiti :Sternipi Mariglen Sanxhaku