Shko te përmbajtja

Përdoruesi:Mendi rock

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Termeti i vitit 1979 ( 15 prill ) , që goditi bregdetin veriperendimor Adriatik shqiptar dhe atë malazez me epiqendër në afërsi të Ulqinit, ishte i intensitetit 9° sipas shkallës MCS. Ndërsa sasia e liruar e energjisë seizmike në hipoqendër 6.6° sipas Rihterit. Në vitin 1960 në Kil ( Çile - Amerikë Jugore, brigje të Paqësorit ) ndodhi një dridhje që kishte intensitet të liruar të energjisë seizmike në hipoqendër prej 8.9° sipas Rihterit, që i përgjigjet fuqisë së 11.000 bombave atomike të ngjashme me atë të hullur në Hiroshima gjatë Luftës së II-të botërore. Në Sicili ( Itali ), në vitin 1908 një termet shkatrroi Mesinën, me`ç rast për disa minuta vdiqën 100.000 njerëz. Nga dridhja u krijuan valët me lartësi 12 - 14 m, duke shkatrruar vendbanimet në brigje, duke shkaktuar edhe 80.000 viktima tjera. Në provcincën kineze Ping Liong më 1920, një dridhje shkatrroi gadi të gjitha ndërtesat në largësi deri 500 km nga epiqendra, madje edhe pejzazhi gjeografik ndrroi. Nga ky termet u shkaktuan 200.000 viktima. Në San Fransisko më 1906 dhe Tokoi më 1023, termetet shkaktuan ndezje - zjarre, duke damtuar dukshëm infrastrukturat e tyre. Në Maroko më 1960 u shkatrrua qyteti Agadir, ku vdiqën 15.000 njerëz. Na ka mbetur në kujtesë termeti i vitit 1999 në Izmir - Turqi, qyteti u rrafshua dhe vdiqën 17.000 njerëz. Dëme të mëdha shkaktojnë termetet nënujore, kështu lindin " tsunami " valët që lëvizin m eshpejtësi të madhe. Termeti në ujdhesat Aleute ( veri i Paqësorit ) në vitin 1946, mbas 4orëve e 36 minutave, valët m elartësi 10m kanë arritur tek ujdhesa Havaje, duke shkaktuar dame. Tetë orë mbas termetit ato valë kanë arritur në portin Valparajso në kil ( Çile - brigjet Paqësore të Amerikës Jugore ), atëheri kishin lartësisë 1m. Sipas shkrimeve antike, 1400 vjet para Krishtit, ujdhesa Santorin në Egje me sipërfaqe 83 km² u fundos në thedhsinë 300 - 400 m, nga dridhja u krijuan valët me lartësi 200 m, deri te ujdhesa Kreta arrinjin70 m lartësi. U shkatrruan të gjitha vendbanimet bregdetare. Kjo ngjarje e ka frymzuar edhe filozofin grek Platonin për të shkruajtur mbi Atlantidën.