Përdoruesi:Punetor i Rregullt5/livadhi/Caniformia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Leopardi
Vargu kohor: Pleistoceni deri më sot[1]
Namibie Etosha Leopard 01edit.jpg
Leopardi në Parkun Kombëtar të Etoshës, Namibi
Statusi i ruajtjes
Klasifikimi shkencor Edit this classification
Mbretëria: Animalia
Filumi: Chordata
Klasa: Mammalia
Rendi: Carnivora
Nënrendi: Feliformia
Familja: Felidae
Nënfamilja: Pantherinae
Gjinia: Panthera
Speciet: P. pardus[3]
Emri binomial
Panthera pardus[3]
Linnaeus, 1758
Speciet

Shiko tekstin

Leopard distribution.jpg
Shtrirja historike dhe prezente e leopardit[2]
Sinonimet
Felis pardus Linnaeus, 1758

Leopardi (Panthera pardus) është një nga pesë speciet e gjinisë Panthera, një anëtar i familjes Felidae.[4] Shtrihet më së shumti në Afrikën nën-Sahariane, në pjesë të vogla të Azisë Perëndimore, në nënkontinentin Indian, në Azinë Juglindore dhe në Azinë Lindore. Ai është listuar si specie e RrezikuaraListën e Kuqe të BNRN-së pasi popullatat e tij janë të rrezikuara nga humbja dhe fragmentimi i habitateve dhe janë në rënie në pjesë të mëdha të rangut global. Në Hong Kong, Singapor, Kuvajt, Siri, Libi, Tunizi dhe më së shumti në Marok, popullsia e leopardit është zhdukur tashmë.[2] Të dhënat bashkëkohore sugjerojnë se leopardi ndodhet vetëm në 25% të vargut historik global.[5][6] Leopardët janë gjuajtur ilegalisht dhe pjesët e tyre të trupit janë kontrabanduar në tregtinë e kafshëve të egra për praktikat mjekësore dhe dekorimin.[7][8]

Krahasuar me macet e tjera të egra, leopardi ka këmbë relativisht të shkurtra dhe një trup të gjatë me një kafkë të madhe. Gëzofi i tij është i mbushur me njolla. Ai është i ngjashëm fizikisht me jaguarin, por ka një trup më të vogël dhe më të lehtë, dhe njollat e tij janë përgjithësisht më të vogla, më të dendura dhe pa pika brenda tyre. Të dy, leopardi dhe jaguari janë melanikë, të njohur si panthera të zeza. Leopardi dallohet nga gëzofi i tij që bëhet një me mjedisin, sjellja oportune e gjuetisë, fuqia dhe aftësia e tij për t'u përshtatur në një shumëllojshmëri habitatesh, duke përfshirë zonat e thata dhe malore. Ai mund të vrapojë me një shpejtësi deri në 58 kilometra në orë (36 mph).[9] Fosilet datojnë gjatë Pleistocenit të vonë në Kinë, Europë dhe në Japoni.[1][10]

Etimologjia[redakto | përpunoni burim]

Emri i zakonshëm 'leopard' rrjedh nga fjala e vjetër angleze 'leuparz' e përdorur në poezinë Kënga e Rolandit, shkruar në fund të shekullit të VIII.[11] Mendohet të jetë një bashkim i fjalëve greke λέων 'leōn' që do të thotë luan dhe πάρδος 'pardos'.[12]

Fjala 'panterë' rrjedh nga fjala latine 'panther' dhe nga greqishtja e lashtë πάνθηρ 'pánthēr'.[13][14] Fonetikisht e ngjashme, fjala पाण्डर 'pând-ara' do të thotë 'e zbehtë, e verdhë, e bardhë'.[15] Emri shkencor pardus rrjedh nga greqishtja πάρδαλος 'pardalos' që do të thotë 'me njolla'.[16]

Taksonomia[redakto | përpunoni burim]

Harta tregon shpërndarjen e përafërt të nënllojeve të leopardit

Felis pardus ishte emri shkencor i propozuar nga Karl Lineu në 1758.[17] Emri gjinisë Panthera u përdor për herë të parë nga Lorenz Oken në 1816, i cili përfshinte të gjitha macet e njohura në këtë grup.[18] Klasifikimi i Oken nuk u pranua gjerësisht, dhe Felis ose Leopardus u përdorën si emra të gjinisë deri në fillim të shekullit XX.[19]

Leopardi ishte kampioni për Panthera nga Joel Asaph Allen në vitin 1902.[20] Në vitin 1917, Reginald Innes Pocock përfshiu gjithashtu tigrin (P. tigris), jaguarin (P. onca) dhe luanin (P. leo) në gjininë Panthera.[21][22]

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ a b Ghezzo, E.; Rook, L. (2015). "The remarkable Panthera pardus (Felidae, Mammalia) record from Equi (Massa, Italy): taphonomy, morphology, and paleoecology". Quaternary Science Reviews. 110 (110): 131–151. :10.1016/j.quascirev.2014.12.020. 
  2. ^ a b c Stein, A.B.; Athreya, V.; Gerngross, P.; Balme, G.; Henschel, P.; Karanth, U.; Miquelle, D.; Rostro, S.; Kamler, J.F.; Laguardia, A. (2016). "Panthera pardus". IUCN Red List of Threatened Species. Version 2016-3. International Union for Conservation of Nature. Marrë më 27 August 2016. 
  3. ^ Wozencraft, W.C. (2005). "Order Carnivora". më Wilson, D.E.; Reeder, D.M. Mammal Species of the World: A Taxonomic and Geographic Reference (bot. 3rd). Johns Hopkins University Press. f. 547.  978-0-8018-8221-0.  62265494. 
  4. ^ Kitchener, A. C.; Breitenmoser-Würsten, C.; Eizirik, E.; Gentry, A.; Werdelin, L.; Wilting, A.; Yamaguchi, N.; Abramov, A. V.; Christiansen, P.; Driscoll, C.; Duckworth, J. W.; Johnson, W.; Luo, S.-J.; Meijaard, E.; O’Donoghue, P.; Sanderson, J.; Seymour, K.; Bruford, M.; Groves, C.; Hoffmann, M.; Nowell, K.; Timmons, Z.; Tobe, S. (2017). "A revised taxonomy of the Felidae: The final report of the Cat Classification Task Force of the IUCN Cat Specialist Group" (PDF). Cat News. Special Issue 11: 73–75. 
  5. ^ Jacobson, A. P.; Gerngross, P.; Lemeris Jr., J. R.; Schoonover, R. F.; Anco, C.; Breitenmoser-Würsten, C.; Durant, S. M.; Farhadinia, M. S.; Henschel, P.; Kamler, J. F.; Laguardia, A.; Rostro-García, S.; Stein, A. B.; Dollar, L. (2016). "Leopard (Panthera pardus) status, distribution, and the research efforts across its range". PeerJ. 4: e1974. :10.7717/peerj.1974.  4861552Nuk kërkohet regjistrim.  27168983. 
  6. ^ Williams, S. T.; Williams, K. S.; Lewis, B. P.; Hill, R. A. (2017). "Population dynamics and threats to an apex predator outside protected areas: implications for carnivore management". Royal Society Open Science. 4 (4): 161090. :2017RSOS....461090W. :10.1098/rsos.161090.  5414262Nuk kërkohet regjistrim.  28484625. 
  7. ^ Bergin, D.; Nijman, V. (2014). "Open, Unregulated Trade in Wildlife in Morocco's Markets". TRAFFIC Bulletin. 26 (1): 65–70. 
  8. ^ Bergin, D.; Nijman, V. (2015). "Potential benefits of impending Moroccan wildlife trade laws, a case study in carnivore skins". Biodiversity and Conservation. 25 (1): 199–201. :10.1007/s10531-015-1042-1. 
  9. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura CAP
  10. ^ Izawa, M., Nakanishi, N. (2015). "Felidae". më Ohdachi, S. D., Ishibashi, Y., Iwasa, M. A., Saitoh, T. The Wild Mammals of Japan (bot. 2nd). Kyoto: Shoukadoh Book Sellers and the Mammalogical Society of Japan. f. 226−231.  978-4-87974-691-7. 
  11. ^ North, R.; Allard, J.; Gillies, P. (2014). "The Song of Roland". Longman Anthology of Old English, Old Icelandic, and Anglo-Norman Literatures (bot. Reprinted, annotated). Oxon, New York: Routledge. f. 792−801.  9781317861621. 
  12. ^ Partridge, E. (1983). "Leopard". Origins: A Short Etymological Dictionary of Modern English. New York: Greenwich House. f. 349.  978-0-517-41425-5. 
  13. ^ Lewis, C. T. & Short, C. (1879). "panther". A Latin Dictionary. Founded on Andrews' edition of Freund's Latin dictionary (bot. Revised, enlarged, and in great part rewritten). Oxford: Clarendon Press. 
  14. ^ Liddell, H. G. & Scott, R. (1940). "πάνθηρ". A Greek-English Lexicon (bot. Revised and augmented). Oxford: Clarendon Press. 
  15. ^ Macdonell, A. A. (1929). "पाण्डर pând-ara". A practical Sanskrit dictionary with transliteration, accentuation, and etymological analysis throughout. London: Oxford University Press. f. 95. 
  16. ^ Liddell, H. G. & Scott, R. (1940). "πάρδαλος". A Greek-English Lexicon (bot. Revised and augmented). Oxford: Clarendon Press. 
  17. ^ Linnaeus, C. (1758). "Felis pardus". Caroli Linnæi Systema naturæ per regna tria naturæ, secundum classes, ordines, genera, species, cum characteribus, differentiis, synonymis, locis. Tomus I (bot. decima, reformata). Holmiae: Laurentius Salvius. f. 41−42.  (latinisht)
  18. ^ Oken, L. (1816). "1. Art, Panthera". Lehrbuch der Zoologie. 2. Abtheilung. Jena: August Schmid & Comp. f. 1052. 
  19. ^ Ellerman, J. R.; Morrison-Scott, T. C. S. (1966). Checklist of Palaearctic and Indian mammals 1758 to 1946 (bot. 2nd). London: British Museum of Natural History. f. 315–317. 
  20. ^ Allen, J. A. (1902). "Mammal names proposed by Oken in his 'Lehrbuch der Zoologie'" (PDF). Bulletin of the American Museum of Natural History. 16 (27): 373−379. 
  21. ^ Pocock, R. I. (1917). "The Classification of existing Felidae". The Annals and Magazine of Natural History. Series 8. XX: 329–350. 
  22. ^ Pocock, R. I. (1939). "Panthera pardus". The Fauna of British India, Including Ceylon and Burma. Mammalia: Volume 1. London: Taylor and Francis. f. 222–239.