Përdoruesi:Real-politic
Politika e Jashtme dhe Diplomacia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Politika e Jashtme - paraqet të gjitha objektivat që drejtojnë aktivitetet dhe marrëdhëniet e një shteti në ndërveprimet e tij me shtetet tjera. Politika e Jashtme është një strategji të cilën e përdor qeveria për t’i drejtuar aksionet e veta në fushën ndërkombëtare në raport me shtetet tjera. Politika shtetërore në përgjithësi zhvillohet në dy fusha, në politikën e brendshme dhe në politikën e jashtme. Mes këtyre ekziston një koordinim i përhershëm, dhe çdo veprim të politikës së jashtme e dikton politika e brendshme. Politika e brendshme dhe ajo e jashtme kanë për subjekt lidhjeje shtetin. Politika shtetërore ndikohet kryesisht nga faktorët e brendshëm dhe faktorët e jashtëm. Dipmlomacia - konsiderohet si metodë për realizimin e politikës së jashtme. Ajo është pjesë përbërëse dhe realizim i politikës së jashtme dhe veprimtari zyrtare që e zhvillojnë organet shtetërore me subjektet e arenës ndërkombëtare gjatë realizimit të funksioneve të jashtme të shtetit nëpërmjet formave specifike, metodave e mjeteve të udhëhequra nga synimet dhe gjendja e brendshme politike, ekonomike dhe sociale të një shteti dhe të bazuara në të drejtën ndërkombëtare (diplomatike). Diplomacia përfshinë negociatat sekrete midis të dërguarve të akredituar, por dhe liderve politikë, marrëveshjet e ndryshme, ligjin ndërkombëtar, etj dhe ka për qëllim mbrojtjen e interesave të ndryshme shtetërore me karakter ekonomik, gjeografik, historik,politik,etj. Gjithashtu Diplomacia ka për qëllim edhe të ndikoj në sjelljet e qeverive tjera në favor të interesit kombëtar nëpërmes dialogut, negociatave, etj. Diplomacinë e bëjnë këto mekanizma dhe organe: Qeveria nëpermjet Ministrisë së Jashtme, Presidenca, kryeministri, organizatat joqeveritare, individet e ndryshem, partite, diku diku edhe parlamentet, etj.
Diplomacia Bilaterale - Konvencionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në kohët moderne, shprehja “diplomaci bilaterale” nënkupton komunikimin që zhvillohet vetm në mes dy palëve, e që nuk e përcakton as mënyrën e as kontekstin në të cilin ato e zhvillojnë komunikimin. Kështu për shembull, biseda e drejtpërdrejt telefonike e ambasadorit britanik në Berlin apo Moskë, me qëllim të parashtrimit të ndonjë pyetje, etj.
-Diplomacia Bilaterale zhvillohet kur dy shtete mbajnë marrëdhënie mes vete përmes përfaqësive diplomatike të përhershme formalisht të akredituara, gjë që paraqet një procedurë konvencionale të zhvillimit të diplomacisë bilaterale. Ky lloj i marrëdhënieve diplomatike njihet edhe si “Sistem francez i diplomacisë”.
Sistemi francez i diplomacisë
-Duke filluar nga mesjeta, përgjegjësinë për diplomacinë e kanë pasur kryesisht ata që quheshin nunitus dhe emisarët e përhershëm. Nunitusët nuk kanë pasur privilegje pos të bartin letrat e dërguara nga shtetet e tyre në shtetet tjera, ndërsa emisarët fuqiplotë kishin të drejtën e negocimit në emër të sundimtarit. Por në gjysmën e dytë të shekullit 15 filluan të hyjnë në funksion misionet e përhershme që kishin kompetenca më të gjëra. Nga fundi i shekullit të 15 në Europë filluan edhe vendosjet e ambasadorëve pranë oborrëve shumë të frekuentuara të shteteve tjera. Në fillim ambasadat nëpr disa vende priteshin me një mosbesim, mirëpo në fillimet e shekulit 16 ato u forcuan dhe u zhvilluan mjaft shumë. Pas vendosjes së ambasadave filluan të zbatohen edhe proceduarat diplomatike në to. Protokolli është emërtim për rregullat procedurale diplomatike, disa prej të cilave kanë të bëjnë me ceremonial të përpunuar. Procedurat e ceremonialit ishin me mjaftë rëndësi në marrëdhëniet diplomatike, dhe përdoreshin për t’i dhënë shkëlqim prestigjit prinëcor, dhe për t’a shënuar solemnisht arritjen e marrëveshjes. Për dallim nga ministrat publik, roli i ambasadorëve ishte më ceremonial nga se konsiderohej se ata përfaqësonin direkt mbretërit (sovranët) dhe fisnikërinë e tyre.
-Më Kongresin e Vjenës më 1815 arritja kryesore e sistemit francez ishte rrëzimi i skemës së diskutueshme të primatit që e kishte vendosur Papa. Dhe që nga ajo kohë diplomatët zinin vendin sipas datës sënotifikimit zyrtar dhe vendosjes së tyre në qytetin përkatës.
Me zhvillimin e sistemit francez diplomatik u zhvillua edhe Trupi diplomatik i cili nënkupton komunitein e diplomatëve të cilët janë përfaqësues të shteteve të ndryshme, me qëndrim të përhershëm në të njëjtin kryqytet. Me shtimin e numrit të shteteve të reja, u rriten edhe problemet, andaj sistemi francez i diplomacisë bilaterale u tregua i pa suskseshëm dhe u kërkua dalja nga ky sistem jo efikas zhvillimit të marrëdhënieve diplomatike.
Konventa e Vjenës për marrëdhëniet Diplomatike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Konventa e Vjenes për marrëdhënie diplomatike u nënshkrua në vjenë më 18 shtator 1961 dhe hyri në fuqi më 14 shtatot 1964, me ç’rasr atë e ratifikuan 22 shtete. Deri në fundin e viteve të 60-ta atë e ratifikuan mëse 90 shtete.
Konventa e Vjenës merret vetëm me diplomacinë tradicionale bilaterale, pra ajo nuk përfshinë marrëdhëniet me organizatat tjera ndërkombëtare dhe misionet e veçanta diplomatike.
Kjo koventë, ishte e para që bëri kodifikimin e të drejtës zakonore për diplomacinë, pra e shpjegoi atë, e nuancoi përmbajtjen e saj dhe përsëri vuri në lëvizje formën e traktatit multilateral.
Konventa e Vjenës, më konkretisht Koferenca për Marrëdhënie Diplomatike dhe Imunitet (2 deri 14 prill 1961, ishte çasja e vërtet funksionale ndaj privilegjeve diplomatike dhe imuniteteve që kishin miratuar hartuesit e saj. Me këtë duhet kuptuar se ambasada kishte veçori eksterritorialiteti dhe se kreu i misionit diplomatik nësë është në rangun e ambasadorit, është përfaqësues i kreut të shtetit shtetit.
Privilegji më i rëndësishëm funksional diplomatik që kërkontë përfaqësia e përhershmë diplomatike gjithmionë ka qenë paprekshmëria e lokaleve.Kjo nënkupton se lokalet e misionit diplomatik duhet të jenë të paprekshme nga askush, dhe në këtë nuk duhet të ketë përjashtime.Kjo Konventë gjithashtu përshkruan edhe privilegjet e diplomatëve dhe misionit diplomatik. Ajo përshkruan hollësisht edhe detyrimet ndaj shtetit pritës, të cilat misioni diplomatik duhet t’i respektojnë gjatë ushtrimit të funksionit të tyre, nga se këto misione gjithmonë janë në rrezk dhe dyshohen për spiunim ose veprimtari të msheftë.
Misioni i përhershëm diplomatik
Misioni i përhershëm diplomatik është jashtëzakonisht i volitshëm dhe mbështetet te një kuadër i fuqishëm juridik i parashikuar nga Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet diplomatike. Këtë mision e ka ndihmuar mjaft shumë edhe zhvillimi i teknologjisë së komunikimit.
Në diplomacinë në përgjithësi rol të veçantë luan edhe Prezantimi. Ai përfshinë përfshinë mbajtjen e leksioneve pubike, paraqitjen në emisionet e nryshme televizive dhe atyre të radios, dhe pjesmarrjen në ngjarjet shtetërore të karakterit ceremonial, dhe kjo lloj veprimtarie kryhet nga ministrat dhe kolegët e tyre të jashtë.
Detyrë me rëndësi të madhe e ambasadës poashtu është edhe nxitja e marrëdhënieve miqësore, të cilat realizohen përmes mbajtjes së kontakteve të nivelit më të lartë, afrimi i ambasadorit me jetën dhe me njerëzit e vendit pritës, etj.
Negocimi është funksioni më i rëndësishëm i diplomacisë, i cili zhvillohet kryesisht nga ambasadori i cili mban kontakte të përhershme me palët kompetente nga shteti pritës. Ambasadat gjithashtu duhet të zhvillojnë dhe të përfshihen në proceset e lobimit, proces ky i cili ndikon drejtpërdrejt në forcimin e imazhit të shtetit në arenën ndërkombëtare. Në shumicën e shteteve lobimi përbën punën më të rëndësishme të ambasadës.
Shpjegimi i qëllimeve dhe Mbledhja e informacioneve poashtu luajn rol kyç në punën e ambasadës. Me këtë të fundit nënkuptohet mbledhja e informatave për ngjarjet politike, ushtarake dhe ekonomike dhe shqyrtimi i tyre.
Për qytetarët e një shteti që ndodhen në një shtet tjetër, qoftë për festime të ndryshime apo për t’u arsimuar, për punësim apo qëndrim të përhershëm , ekzistonm nevoja për përkrahje dhe ndihmë nga misioni i përhershëm diplomatik të vendit të tyre. Këto detyra u takojnë sektorëve konsullorë të ambasadës apo autoriteteve konsullore të cilat u ngjajnë atyre diplomatike. Shërbimet konsullore mbrojnë interesat individuale të qytetarëve në botën e jashtme.
Diplomacia tregtare poashtu ka rëndësi në proceset e gjithëmbarshme diplomatike. Ajo përfshinë shfrytëzimin e mjeteve të misionit të përhershëm diplomatik për nxitjen jo vetëm të eksportit, por edhe të investimeve të brendshme. Kjo veprimtari ka të bëj me ofrimin e të dhënave informative tregtare dhe menjanimin më të lehtë të pengesave për misionet diplomatike tregtare vendore.
Në pjesën e veprimtarisë që luan misioni diplomatim është edhe ai i propagandës. Kjo ka të bëjë me bindjen e qeverisë së huaj që të pranojë një pikëpamjë specifike, duke fituar përkrahjen e atyre që kanë ndikim siq janë: grupet e trysnisë, aleatët e jashtëm, opinioni publik, etj
Diplomacia Bilaterale – Jokonvencionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Këto marrëdhënie, edhe pse kanë mjaft ngjashmëri me ato konvencionale, prap se prapë dallojnë nga se zhvillohen në kushte të ndryshme, pra në ato raste kur dy shtete kanë armiqësi mes vete dhe nuk ja lejojnë njëra tjetrës vendosjen e ambasadave të përhershme të tipit konvencional. Kjo ndodh në raste lufte ose në shenjë proteste kundër politikës së një shteti ndaj shtetit tjetër, me ç’rast shteti i parë ndërpret marrëdhëniet diplomatike me shtetin tjetër, por vazhdon ta njoh edhe më tutje qeverinë e tij. Kjo ndoshta ndodh edhe për shkak se edhe pse dy shtete gjenden në konflikt njëra me tjetrën, prap se prap atyre u nevoiten komunikimet dhe marrëdhëniet me njëra tjetrën. Këto komunikime zhvillohen në ambasada jo të zakonshme, pra nëpërmjet një diplomacie jo-konvencionale. Këto ambasada përfshijnë : përfaqësitë, konzullatat, zyrat përfaqësuese dhe përfaqësitë e avancuara.
Përfaqësitë nënkuptojnë një grup diplomatësh të një shteti, i cili nën flamurin e një shteti tjetër, vepron në territorin e shtetit të tretë me të cilin është në konflikt. P.sh. pas përfundimit të luftës në Gjirin persik, Iraku i ishte bashkuar ambasadës së Jordanisë në Londër.
Përfaqësinë e përbëjnë diplomatët e shtetit të marrë nën mbrojtje, që veprojnë nën mbikqyrjen legale të fuqisë mbrojtëse, qoftë fizikisht brenda ambasadës së këtij të fundit ose ambasadës së vet, e cila është e mbyllur pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike. Në rast se brenda grupit të diplomatëve shteti pranues konsideron se ndonjëri nda diplomatët është i rrëzikshëm apo paraqet një rrezik, ai automatikisht shpallet si përson non grata. Me këtë rast atij i kufizohet dhe i nderprehet tërësisht ushtrimi i veprimtarisë së diplomatit.
Konsullatat janë shërbime që ushtrohen në kuadër të shërbimeve konsullore të themeluara në shumicën e qyteteve dhe porteve që ndodhen larg kryeqytetit, si dhe përmes seksioneve konsullore të ambasadave. Përfaqësimi konsullor është i përshtatshëm për të zhvilluar marrëdhënie me shtetet që nuk ajnë njohur ende dhe që kanë lindur në territorin e shteteve më të mëdha, ku fuqitë e jashtme tashmë kanë konsullatat e tyre. Si në të kaluarën ashtu edhe në të tashmen shërbimet konsullore luajn rol të veçantë në dilomacinë bilaterale
jokonvencionale.
Zyrat përfaqësuese një mekanizëm ndërlidhës që ngjanë shumë me ambasadën dhe funksionon në të njetën mënyrë si ajo, dhe dallimi i vetëm mes tyre është informaliteti. Këto zyra kanë një shkallë të lartë të përpikshmërisë të cilën e kanë edhe misionet diplomatike.
Misionet diplomatike të avancuara janë të gjitha ato mekanizma që e ushtrojnë në mënyrë jo të drejtpërdrejt veprimtarinë diplomatike dhe këto janë: misionet diplomatike tregtare ose zyrat komerciale, agjencitë e udhëtimitm zyrat informative ose turistike, misionet shkencore dhe zyrat e marrëdhënieve kulturore. Këto misione luajnë rol të veçantë në përafrim dhe qetësim të gjendjes së situatës dhe marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve.
Diplomacia Multilaterale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Edhe pse supozohet se diplomacia multilaterale është fenomen i shekullit 20, ajon në fakt është shumë më e vjetër. Ajo ishte e pranishme madje edhe tek civilizimet më të hershme si në Indinë e lashtë e cila zhvillohej në mes aleatëve, dhe në botën greko-persiane.
Në Eurpë diplomacia multilateriale filloi të zhvillohet aty ka shekulli i 17, mirëpo formën e saj moderne ajo e arriti në fillim të shekullit 19, më konkretisht pas përfundimit të luftërave të Napoleonit. Në zhvillimin e diplomacisë multilaterale padyshim se ndikim të madh kishin konferencat e fuqive të mëdha, të cilat përbënin një mjet të fuqishëm mburrjeje me të qenet anëtar të këtij klubi.
Konferencat e fuqive të mëdha të shekullit të 19, të cilat çuan në multilaterizmin e shekullit të 20-të, kanë qenë të rëndësishme edhe për faktin se propagandoheshin nga fuqitë e mëdha.
Organizatat Ndërkombëtare – luajtën rol të rëndësishëm në zhvillimin e diplomacisë multilaterale, duke pasur parasysh faktin se në to u angazhuan shumë shtete. Ato poashtu i ndihmuan edhe vendosjes së paqës në botë dhe rregullimeve të ndryshme me krakter politik dhe ekonomik. Një shembull në këtë rast është OKB-ja e cila mision të vetin kishte dhe ka ruajtjen e paqës ndërkombëtare, pa e rrezikuar sigurinë e shteteve anëtare të saj. Ajo ka organet e saja me të cilat i drejton punët dhe proceset me anëtarët e saj si dhe rregullon të gjitha ato probleme të mundshme që gjenden në botë.
Një çështje me rëndësi në punën e organizatave ndërkombëtare është edhe vendi i mbajtjes së tyre. Ai është i rëndësishëm për konferencat të përhershmë, por është nuk i parëndësishëm edhe për konferenca ad hoc. Vendi i mbajtjes shpesh zgjidhet për shkak të bindjes se janë të përshtatshme për t’ju bërë publicitet vet konferencave.
Organizatore të konferencave kryesisht janë “fuqitë e mëdha” ose “fuqitë e mëdha rajonale” ngase ato janë më më fuqishme dhe me më ndikim.Ёshtë me rëndësi që në këto konferenca të përcaktohet rendi i ditës të jetë i në përgjithësi i pranueshëm për të gjitha palët dhe në këtë mënyrë të zhdukën pakënaqësitë që ekzistojnë mes shteteve dhe të arrihet një pajtim më i lehtë.
Ai që më së shumti sjell probleme në konferencat multilaterale është procesi i votimit, i cili ndryshe nga ai i cili zhvillohet ne konferencat bilaterale mes dy palëve, në këto konfernca ekzistojnë shumë palë të cilat në rast të mospajtimit kanë të drejtën e vetos. Kjo nënkupton se konferncat bilaterale i krijojnë mundësi votimit me shumicë votash.
Në fund duhet theksuar se edhe pse multilaterizmi solli mjaft të mira në marrëdhëniet diplomatike, prapseprapë ai kishte edhe disa mangësi. Mirëpo, ai do të ruhet edhe më tutje si formë më e rëndësishme e diplomacisë.
--Real-politic 26 Mars 2010 18:31 (CET) [A.Sh.F]
Ky material është i bazuar kryesisht në librin: "Diplomacia" të autorit Geoff R. Berridge