Përdoruesi:Revuci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

DY RRUGË E NJË SYNIM

Për çlirimin kombëtar Sherif dhe Nazif Revuçi flijuan jeten pa u hamendur.Ata nuk i pengoj zgjidhja e rrugëve të ndryshme për sëndërtimin e synimit të përbashkët.Përkundrazi, mendimet dhe veprimet e shumëllojshme të tyre vetëm plotësoheshin.

ODISEADA E FAMILJES

Famijla e Xhemë Revuçit,si edhe mjaft familjes të tjera kosovare, pushtimin serb të vitit 1912 nuk mundi ta përbzllojë.Ajo lëshoi vendlindjen dhe mori në sy viset e Anadollit.Mirpo, shumë prej këtyre familjeve,ashtu edhe familjes e vllëzërve Rrahim,Islam(Bell)dhe Xhem Revuçit,rrugën e lan në gjysmë dhe u kthyen në atëdhe që të ndajn fatin me të.Para se të shpërnguleshin,rëndom,këtyre familjeve tokën,me makinacione të ndryshme e të ndihmuara nga shteti,ua merrnin serrbët.Rikthimi i tokës së gjyshit dhe të katërgjyshit ishte i pamundshëm.Një pamundësi e till paraqite fillimin e odiseadave të këtyre familjeve.Pas ndërprerjes së rrugës për turqi këto familjes nuk u kthyen në fshatin e lindjes.Ato ndërruan disa fshatra ( më se shtat) dhe ata kryesisht afër Podujevës.Në këto fshatra u zhvillua veprimtaria e vllëzërve Nazif dhe Sherif Revuçit.

SHKOLLIMI DHE PËRCAKTIMI

Vëllezërit Sherif dhe Nazif Revuçi u lindën në fshatin Revuç. Sherifi lindi me 1908, ndërsa Nazif me 1911.I ati, Xhemail(biri i Xhem Zeçir Revuçit) dhe e ëma Hafizja ( e bija e Ali Ujupit nga Sekiraça), si shum prindër shqiptarë,u përpoqen ti edukojnë drejt e mirë djemtë e vet. Prindër e vllëzërve Revuçi nuk u knaqën vetem me edukimin familjar.Nazifin e dërguen në shkollën laike serbe, ndërsa Sherifin në shkollën fetare. Pas 4 vjetësh Nazifi u detyrua të ndërprej shkollimin në gjuhën e huaj dhe në kët mënyr u bë krah i fort i babait në punët e fushës dhe të mbajtjes së kafshëve.Deri në fillim të luftës së dyt botërore kët mënyr të jetesës ia ndërpreu vetëm ushtria,në të cilën u shqua dhe u bë dhjetar. Mësimet e para Sherifi i mori në mejtepin e njohur të Batllavës e të Sibovcit.Këto mësime pastaj i vazhdoj në mejtepin e tjera të kësaj ane dhe i përfundoj në medrezen e Podujevës,dega e medrezes së Prishtinës. Në arsimin dhe edukimin e Sherifit ndikim të madh pati veçanërisht mulla Faik Efendiu i Prishtinës. Në kët frym ndikoj,pa dyshim edhe veprimtaria e pasur arsimore dhe edukative e shokëve të tij,mulla Hysen Statovci,të njohur më von në tër Llapin. Shumica e shokëve të Sherifit, si gjat shkollimit, ashtu edhe në kohën e veprimtaria së tyre të mëvonshme, barazonin çëshjtje e fes dhe të kombit. Mirëpo,në mes tyre pati edhe të till që çlirimin kombëtar e kishin detyr parësore. Kët karakter kishte edhe angazhimi dhe veprimtaria e Sherifit. Fshehurazi mësoj alfabetin e gjuhës Shqipe, dhe nëpërmjet librave të shumta historin e shqiptarëve. Njohurit e fituara gjat shkollimit Sherif Revuçi nuk i mbajti vetem për veti. Edhe pse nuk ishte imam zyrtar ai mbante vaize në fshatra të ndryshme të Llapit si në Revuç,Pakashtic,Llapashtic etj.,veqanarisht në muajin e ramazanit. Vaizet e tij sod e kësaj dite i kujtojn me respekt pleqt e moshuar dhe karakterizoheshin më shum si ligjërata kombëtare. Ai mendonte se Shqipërin do ta afirmoj dhe do ta bëj shtet të pavarur plotësisht vetem çlirimi i Kosovës,ndërsa Kosovën nga kthetrat e pushtuesit do ta nxjerr vetem arsimi dhe shkollimi gjithpopullor e kombëtar. Një synim i tillë do të sëndertohej aq më par pasi,sipas Sherifit,populli shqiptar ishte vital dhe i etshëm për njohuri e liri. Sipas tij nuk do të kalonde shum koh e në secilen shtëpi të shqiptarit do të shkruejn e lexohej në gjuhën Shqipe dhe në gjuhët e botës,ndërsa libri do të bëhet pjes e pandar e orendive. Pasi shkollimi e arsimi për Sherifin ishin mbështetjet kryesore për çlirimin kombëtar dhe mbështetjet për përparimin e përgjithdhëm të popullit shqiptar,ndërmjet dy luftave botërore ai ndërmori veprime të ndryshme për përhapjen sa ma të madhe të tyre. E zotëroj mjaft mir gjuhën shqipe dhe me sukses përktheu nga gjuha arabe në gjuhën shqipe Kuranin dhe vepra të tjera fetare,të cilat mund ti siguronte. Sa i përket përkthimit dhe komentimit të Kuranin krahasohej me Syl Popovën dhe hoxhollar të tjer në zë në Llap. Megjithat,ai nuk la asgjë të përkthyer. Që ta bënte një pun të till të dobishme jo vetem që nuk ishin rrethanat,por as që kishte koh. Ai ,përveq përhapjes dhe themelimit të ndjenjes kombëtare dhe të propogandimit të çlirimit nga pushtuesit serb,po për kët arsye,pa u trembur dhe i vetëdishëm për rrezikun e madh,nga Shqipëria sillte dhe shpërndante anë e kënd Llapit libra në gjuhën shqipe.Shkrepi i Kalasë dhe Guri i Sokolit me koh u bë depo e madhe librash. Prej kësaj depoje librat në gjuhën shqipe në dhjetëvjeçarin e katërt shpërndaheshin në tër Llapian.

Dy vëllazërit në Luftën e Dyt Botërore

Fillimi i luftës së dyt botërore krijoi rrethana të reja edhe në Llap. Këto rrethana ndikuan drejtpërdrejt edhe në jetën dhe në veprimtarin e vllëzërve Revuçi. Nazif Revuçi,i prirur ushtarakisht,u angazhua si komandues i vijës së demarkacionit italo-gjerman në Besi. Aty,për së afermi u njoh me fatin e zi të nearjes së shqiptarëve dhe si komandues përpiqej ta lehtësoj sa më shum kët ndarje artificiale. Gjat kryerjes së kësaj pune,të cilën e vazhdoj edhe në Podujevë dhe në Kërpimeh u njoh me nacionalistët e njohur Hakif Rimanishta,Elmaz "Saraxha", Hajdar Kaçanolli,Musliman Dumoshi,LaM Bajçinofci etj.,që pa dyshim,ndikuan në themelimin e përcaktimint të bashkimit kombëtar. Sjelljet dhe veprimtaria e tij gjat kësaj kohe vërtetonin dita më dit kët përcaktim . Përcaktimi i tij vërtetohej edhe me pjesmarrjen e shpeshta të tij në luftra për mbrojtjen ekufijve të Kosovës nga sulmet e ndryshme të sllavëve. Nazifi u dallua veçanorisht në luftimet e Cerajës,ku mbresa të pashlyeshme i la fjalimi i Ahmet Selacit,me të cilin ma vonë do të ndahej edhe fatin e jetes. Bashkimit kombëtar ishte shkaku kryesor që edhe Sherifi disa vite do të bëhej përshkrues( qatip) i Jahja Fushës,që ishte tezak i këtyre dy vëllezërve. Që nga kjo kohë vëllezërit Sherif dhe Nazif Revuçi drejtpërdrejt u futent në logun e luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar,por njëri me pushk,e tjerti me penë. As i pari as i dyti,nuk mendonin shum për orientimet dhe përcaktimet e palëve ndërluftuese Edhe për këta veprimtar kryesorja ishte dëshira e kahershme e popullit shqiptar shporrja e pushtuesit sllav edhe bashkimit kombëtar.

Orientime të ndryshme, synimi i njëjtë

Synimet për bashkim kombëtar të vëllazërve Revuçi nuk u luhatën as pa humbje të siguris të luftës së tyre. Megjithat, rrethanat e reja u bën sprov e qëndrimeve dhe e qasjeve të reja të zgjidhjes së çështjes shqiptare. Sherifi,si ardimtar dhe me orientime afatëgjatë,pranoi realitetin objektiv dhe që nga fillimi i vitit 1945 vijoi trasen shtruar qysh para luftës dë dyt botërore. Ai u bë mësues në fshatin Popovë. I mësonte fëmijët shkrim lexim dhe historin e hidhur të popullit shqiptar,duke shpresuar se në kët mënyr një dit jo fort të largët do të ndryshojn rrethanat dhe do të sëndertohen qëllimet e kahershme të këtij populli të shtypur e të vuejtur. Nazifi përkundrazi nuk pranoi realitetin e hidhur. Ai mendonte si një luftar i pakompromis dhe konkret. Sipas tij vetem me pushk mund të zgjidhet çështja shqiptare ,prandaj iku dhe doli në mal. Atje gjeti shum bashkmenimtar të tij.

Përpjekjet e Selim Obranxhës, nëpërmjet Muharrem Brymollit,që ta bind Nazifin që të pajtohet me rrethanat e të dorzohej ishin të kota. Të kota ishin edhe përpjekjet bindëse të kushëririt të Nazifit,Zekës me të cilin kishin dal në mal,por që iu bind udhëzimeve të Selimit. Edhe lutjet e këshillimet e Sherifit metën shterp. Nazifi mbeti në Shpellën e Plepishtës pas Guritë të Sokolit,bashk me shum shqiptar të këti menimi siç ishte grupi i Ahmet Selacit, të cilit iu bashkangjit Nazifi, Ukshin Kovaçicës, Ukë Mavriqit, Osmane Bunjaku, Lam Bajçinovci etj. Nazifi,si edhe groupe të tjera nacionaliste,pushtuesit i bëri sfid dy vite të plota. Kuptohet këtë mund ta bënte me ndihmen e fshatarëve përreth,të cilët i furnizonin me ushqim dhe me veshëmbathje,si dhe me ruejtjen e strehimoreve dhe me vëzhgimin e lëvizjeve të kundështarëve të tyre.Shtypjet dhe torturat e llojllojshme të pushtetit nuk gjunjëzuan fshatarët e këtyre anëve. Ata u mbeten besnik grupeve nacionaliste. Megjithat,përkundrazi propagandes së madhe,për shkaku të rrethanave dhe të rrjedhave politike, fshataret nuk iu bashkangjit këtyre grupeve. Pra edhe propaganda e Nazifit për luft të armatosur,të cilën e përhapte té të afërmit e tij,nuk pati sukses. Mirëpo,të afërmit dhe fshatarët e këtyre anëve nuk e braktisën atë kurrë.