Shko te përmbajtja

Përdoruesi:RubinYmeri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Cristiano Ronaldo Ky është një artikull i përkryer. Kliko këtu për më shumë informacione. Cristiano Ronaldo Cristiano Ronaldo - Croatia vs. Portugal, 10th June 2013.jpg Ronaldo duke luajtur për Portugalinë në vitin 2013. Personal information Emri i plotë Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro [1] Data e lindjes 5 Shkurt 1985 (28 vjeçar) Vendi i lindjes Funchal, Madeira, Portugali Gjatësia 1.86 Pozita ne fushë Sulmues Informacionet për klubin Klubi aktual Real Madrid Numri 7 Kariera në rini 1993–1995 Andorinha 1995–1997 Nacional 1997–2002 Sporting CP Kariera profesioniste* Vitet Klubi Ndesh.† (Gls)† 2002–2003 Sporting CP 25 (3) 2003–2009 Manchester United 196 (84) 2009– Real Madrid 142 (152) Ekipi kombëtar‡ 2001–2002 Portugalia U–17 9 (6) 2002–2003 Portugalia U–21 5 (3) 2003 Portugalia U–20 6 (1) 2004 Portugalia U–23 3 (1) 2003– Portugalia 106 (43)

  • Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 15:13, 14 Janar 2014 (UTC).

† Ndeshje (Gola). ‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 15:13, 14 Janar 2014 (UTC) Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro (lindur më 5 Shkurt 1985)[2], zakonisht i njohur si Cristiano Ronaldo, është futbollistë portugez i cili luan si Sulmues për klubin spanjoll të La Ligas , Real Madrid, gjithashtu është kapiten i Kombëtares Portugeze të Futbollit. Ronaldo ka qënë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit mbas transferimit nga Manchester United tek Real Madrid me një marveshje për transferim me vlerë prej £80 Milion £ (94 Milion €) [3] [4] [5], ky rekord u thye nga Gareth Bale në vitin 2013 ku u transferua në Real Madrid për 100 Milion €. Përveç kësaj, kontrata e tij me Real Madrid, në të cilën ai pagohet £12 milion në vit gjatë gjashtë viteve në vijim, e bën atë lojtarin më të paguar të futbollit në botë [6] [7] [8]. Ronaldo filloi të luante futboll që i vogël me skuadrën e Andorinhas, ku luajtur për 2 vite, përpara se të transferoheshe tek C.D. Nacional. Në vitin 1997, Ronaldo u transferua tek gjigandët portugezë të Sporting Clube de Portugal. Ronaldo tërhoqi vëmëndjen e trajnerit të Manchester United, Alex Ferguson, i cili e beu atë për 12.24 Milion £ (15 Milion €) në vitin 2003. Që në sezonin e parë, Ronaldo fitoi FA Cup, ku vetë Ronaldo shënoi Gol në finale. Ronaldo u bë lojtari i parë që i fiton të katërta trofe të PFA dhe FWA, gjatë vitit 2007. Ronaldo në vitin 2008 fitoi Topin e Artë [9]. Ai gjithashtu ka përfunduar në vend të dytë në vitet 2007, 2009, 2011 dhe 2012. Ronaldo gjithashtu ka fituar edhe Kupucën e Artë Europiane 2 herë në vitet 2008 dhe 2011. Në vitin 2008, Ronaldo fitoi tre nga katër trofetë e PFA dhe FWA, dhe gjithashtu u emërua si FIFPro Lojtari i Vitit, World Soccer Lojtari i Vitit, Onze d'Or, dhe FIFA Lojtari Botëtorë i Vitit [10] [11]. Në vitin 2007 dhe 2008, Ronaldo ka fituar 2 herë trofeun "FWA Footballer of the Year". Ronaldo në vitin 2009 fitoi trofeun FIFA Çmimi Puskás për Golin më të bukur të sezonit të shënuar kundër Portos në UEFA Champions League. Ronaldo është konsideruar si një nga futbollistët më të mirë dhe të fortë në historinë e futbollit [12] [13] [14] [15]. Ai është një sulmues shumë i rrezikshëm, dhe ka thyer shumë rekorde si me Realin ashtu dhe me Portugalinë. Ronaldo është i vetmi lojtar që i ka shënuar të gjithë skuadrave të La Ligas, dhe gjithashtu është lojtari që për 2 sezone rresht ka shënuar me shumë se 40 Gola [16]. Në Janar 2013, Ronaldo shënoi Golin e tij të 300 në karrerë me klubet [17] [18]. Ronaldo është pjestar i Portugalisë që nga viti 2003 dhe bëri debutimin e tij kundër Kazakistianit më 20 Gusht 2003, ku Portugalia fitoi me rezultatin 1–0. Ronaldo me Portugalinë ka marrë pjesë në 5 kompedicione madhore: Euro 2004, Botërori 2006, Euro 2008, Botërori 2010 dhe Euro 2012. Ronaldo shënoi Golin e parë kombëtaren kundër Greqisë në ndeshjen hapëse të Euro 2004, dhe ndihmoi Portugalinë që të shkonte deri në finale. Ronaldo është Kapiten i Portugalisë që nga viti 2008 dhe në Euro 2012 ndihmoi kombëtaren e tij që të arrinte deri në gjysmë-finale, dhe gjithashtu ishte Golashënuesi më i mirë me 3 Gola. Më 16 Tetor 2012, Ronaldo luajti ndeshjen e tij të 100 me Portugalinë kundër Irlandës së Veriut, duke u bërë lojtari i tretë me më shumë ndeshje në kombëtaren Portugeze [19]. Ai mbajti veshur fanellën me numrin 7 tek Manchester United, që më parë ishte veshur nga George Best, Eric Cantona dhe David Beckham. Pasi shpenzoi 1 vit tek Real Madrid me fanellën me numrin 9, ai mori sërisht numrin 7 pas largimit të legjendës së klubit Raúl.