Përdoruesi:Sabit Ballabani
Sabit (Bajram) Ballabani ka lindur me 21 shkurt 1957 në fshatin Kraishtë të Lipjanit. Shkollen fillore e ka kryer në vendlindje ,ndërsa shkollën e mesme të mjekësisë në Prishtinë.Studimet i ka vazhduar në Fakultetin e Mjekësisë dhe në Fakultetin Juridik në Prishtinë.Nga viti 1975 deri në vitin 1980 ka punuar infermier në Shërbimin e Ndihmës së Shpejt në Prishtinë.Në vitin 1980 ka filluar punën si gazetar në programin e Dytë të Radio Prishtinës.Ishte autor i emisionit ”Studioja e hapur” emision informativ ku përcillte tema nga shëndetesia ,komunikacioni dhe teknologjia.Pos këtij emisioni ai ka udhëhequr edhe emisionin “ Hajde ta valojna “ emision ky kushtuar muzikës popullore dhe që ishte një nga emisionet më të dëgjuara ne Radio Prishtine. Ka moderuar një kohe edhe në programin e mëngjesit dhe programin e natës në Programin e parë të Radio Prishtinës. Ne vitin 1990 pushtuesi serb e mbylli Radio Prishtinën dhe të gjithë punëtoret shqiptar u dëbuan nga puna. Ishte ndër gazetaret e parë i cili u diferencua për shkak të raportimeve të tij ku pasqyronte luftën e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi. Aktiviteti i tij kombëtar si dhe raportimet e tij sidomos nga Greva e minatorëve në Stan Tërg dhe protestat e studenteve të Universitetit të Prishtinës u kishin ra në sy shërbimit sekret serb për çka ai disa herë u morr në intervista duke u malltretuar në forma të ndryshme. Megjithatë ai nuk u ndal duke kontribuar për çështjen kombëtare .Ka marrë pjesë në shumë aktivitete të cilat kishin qëllim luftën për liri dhe pavarësi .Ne vitin 1999 ai dëbohet për në Shqipëri ku menjëherë fillojë punën si gazetar në Radion Kombëtare Plus 2 Radio në Tiranë. Gjate kësaj kohe ai drejtonte një emision ku informonte shqiptaret për luftën heroike të UCK-së për çlirim nga pushtuesi serb.Në vitin 1999 ai kthehet në Kosovë dhe ishte njëri nga themeluesit dhe redaktor përgjegjës i Radio Rilindjes e cila vepronte në kuadër të Gazetës Rilindja në Prishtinë .Në vitin 2000 kthehet në Radio Televizionin e Kosovës në Radio Kosovë si redaktor në departamentin e informacionit e më vonë ishte edhe redaktor përgjegjës i programacionit . Gjatë kësaj koha ne Radio Kosovë ka udhëheq edhe disa emisione informative si ” Fokus”,Ngjarje dite”.Ai ka udhëhequr edhe një emision argëtues në Televizion e Kosoves me titull Mega SHow. Gjatë karrierës së tij ka realizuar qindra intervista nga më të ndryshmet.Pos gazetarisë ai është marrë edhe me aktivitete të ndryshme humanitare. Është njëri nga anëtaret e Këshillit Iniciativë të themelimit të Shoqatës Humanitare ”Nëna Terezë ’ në Kosovë, ndërsa për shumë vite ishte edhe sekretar i Shoqatës së Kosovës për Luftë Kundër Kancerit. Është themelues i Fondacionit Evropian Kundër Kancerit .Pos kësaj ai është marrë edhe me aktivitete kulturore e artistike .Ka organizuar dhe moderuar mijëra koncerte e manifestime kulturore në Kosovë,Shqipëri dhe diasporë .Ne vitet e 80-ta ishte anëtar i kryesisë së SHKA Bajram Curri Prishtinë.Për punë e tij në gazetari kanë shkruar mediet e njohura botërore si Washington Post ,Televizioni Francez Kanal 5 etj. Puna e tij është pasqyruar edhe në shume libra të botuara në Kosovë dhe në Shqipëri ndërsa është nderuar me shumë mirënjohje dhe falënderime.