Përdoruesi:Sanno~sqwiki
Tekst i trashë--Sanno 27 Shtator 2009 19:27 (CEST)Morali është një rregull, parim ose normë e sjelljes e paravendosur nga një shoqëri, bashkësi, dhe e pranuar nga një njeri për mënyrën e tij të sjelljes dhe e zbatueshme nga të gjithë njerzit e arsyeshëm; ose mësim i vlefshëm në mirësjellje, etikë ose domëthenie praktike e shprehur apo e nënkuptuar në një histori, fabul, ose ngjarje. Morali ka edhe kuptime të tjera: Çështje a shqetësim me gjykimin e veprimit dhe karakterit të mirë apo të keq të njeriut: mëdyshje morale; shqyrtim moral, Mësim ose shfaqje e mirësisë ose përpikërisë së karakterit dhe sjelljes: mësim morali, Në përputhje me standartet e asaj çka është e drejtë ose e mirë në sjellje: virtyti, jeta morale, Ngritja nga ndërgjegjja ose kuptimi i së drejtës dhe gabuarës: detyrim moral, Pasojat e qarta shpirtërore sesa trupore: përkrahje morale, Bazimi në mundësi (gjasa) të fuqishme ose bindje të fortë, sesa në dukshmërinë e së vërtetës: siguri morale.
Në fushën e moralit janë dy rryma kryesore:
rryma laike
rryma fetare
Përpjekja më e rëndësishme njerzore është orvatja për moralitet në veprimet tona. Barazpesha jonë e brendëshme dhe madje bash qënësia jonë mvaret nga kjo. Vetëm morali në veprimet tona mund t´i japë bukuri dhe dinjitet jetës.Shkëlqimi i moralit ndodh si pasojë e vesit. Ne bëhemi të drejtë duke bërë vepra të drejta, të përmbajtur duke bërë vepra të matura, trima duke bërë vepra guximtare.Njeriu bëhet i moralshëm kur është mjeran. Në kërkim të kohës së humbur. "Të predikosh moral është e lehtë, ta themelosh e vështirë.Më parë vjen të llupurit, pastaj morali.Asgjë që është e gabuar moralisht mund të jetë politikisht e drejtë.Ata që kultivojnë rrëmujë morale për përfitim duhet të kuptojnë këtë: ne do t´i përmendim emrat e tyre dhe do ti korisim ata siç e lypin të koriten.
Morali ne islaamm
Morali në Islam është një ndër elementet kryesore të cilat çojnë drejt formimit të myslimanit të vërtetë, të edukuar dhe të vetëdijesuar në baza islame. Një pjesë e atyre që pretendojnë se bëjnë diçka në emër të fesë, në të vërtetë mund ta kenë keqkuptuar atë fe dhe për pasojë ta kenë zbatuar atë në mënyrë të gabuar. Për këtë arsye, do të ishte e pasaktë që të krijohen ide rreth fesë, duke marrë si shembull veprat e këtyre njerëzve. Mënyra më e mirë për ta kuptuar një fe, është studimi i burimit të saj hyjnor. Burimi hyjnor i Islamit është Kur'ani që mbështet konceptet e moralit, dashurisë, mëshirës, përkushtimit, sakrificës, tolerancës dhe paqes. Një mysliman që i zbaton siç duhet këto parime në jetën e tij, është një njeri i sjellshëm, i thjeshtë, i drejtë, i besueshëm dhe me të cilin është e lehtë të krijohen marrëdhënie të mira. Ai përhap dashuri, respekt, harmoni dhe kënaqësi te të gjithë ata që jetojnë pranë tij Zoti u ka urdhëruar njerëzve që t'i largohen çdo të keqeje. Shtypja, mizoria, vrasja dhe gjakderdhja janë të gjitha të ndaluara. Ai i përshkruan ata që nuk i binden kësaj urdhërese si "ndjekës të gjurmëve të djallit" dhe i akuzon si mbajtës të një qëndrimi që është përshkruar qartë si i mëkatshëm në Kuran. Në mësimet morale të Islamit, çështjet më të rëndësishme janë dashuria, mëshira, mbështetja e ndërsjellë, vetëflijimi, toleranca dhe falja. Në një shoqëri, ku morali jetohet siç duhet, është e pamundur të gjenden baza për dhunën dhe konfliktin. Morali islam e sheh jetën të mbushur me paqe, mirëqenie, dashuri dhe hare për të gjithë njerëzit. Morali islam i urdhëron myslimanët që të mbrojnë të drejtat e jetimëve dhe të njerëzve në varfëri e në nevojë, që të mbështesin njëri-tjetrin në mënyrë të ndërsjellë dhe të sillen me fisnikëri ndaj njëri-tjetrit
ETIKAAA
Etika: në filozofi është studimi dhe vlerësimi i sjelljes njerëzore në dritën e parimeve morale. Parimet morale mund të shikohen si standarti i sjelljes që njerzit kanë ndërtuar për veten e tyre ose si lënda e shtërngimeve dhe detyrimeve që një shoqëri e caktuar kërkon nga pjestarët e saj. Ajo merret me çështjet se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe, si mundemi ne të bëjmë dallimet mes tyre, a është e mira dhe e keqja e njejtë për të gjithë; si mundemi të bëjmë vendime të forta që mund të ndihmojnë apo pezmatojnë të tjerët? Emërtimi përdoret edhe për çdo sistem ose teori të vlerave morale ose parimore. Tradicionalisht etika ndahet në etike normative, metaetikë, dhe etikë e zbatuar.
Etika është përgjegjësia e zgjeruar në pakufi kundrejt gjithçkaje që jeton.Të jesh etik do të thotë, të bëhesh me të vërtetë duke menduar
Ndarja etikkes
Ndarja e dy sferave etikë/politikë, në dimensionet e organizimit të jetës shoqërore, ka ndodhur në mesjetën e hershme, së paku në princip. Ndërsa në teori, ideja e koekzistencës së këtyre dy sferave, predeterminojnë edhe dy momente fundamentale në jetën e një shoqërie, duhet të kenë pikëtakime, si dy lidhje pa të cilat shoqëria apo kombi nuk do të mund të ecë normalisht. Andaj edhe në proceset e përgjithshme që po zhvillohen sot, krijohet përshtypja se pa këto dy komponentë vështirë të ecet dot para, sado që duket se janë të ndara. Me qe në kontekstin e gjendjes shqiptare, në parim nuk ka pasur dialog publik për këto dy çështje, në realitet, pas realiteteve të krijuara, këto dy sfera duhet të ndërlidhën në dimensionet e konstulacionit politik institucional. Dihet se një shoqëri që të funksionojë, qytetarët duhet të kenë disa vlera të përbashkëta, apo ato të krijojnë një sistem të përbashkët të vlerave të pranueshme për të gjithë. Çdo shoqëri civile duhet të posedojë kësisoj bazat e vlerave, një etikë, ku përcaktohen disa parime mbi të cilat do të trajtohen vlerat e përgjithshme mbi njëri/tjetrin. Çdo ndërtim i shoqërisë është kodifikuar me etikën në ligje, të cilave qytetarët duhet t,i përmbahen. Në ketë rast, është me rëndësi të theksohet se ne shqiptarët e kemi pasur "Kanunin e Lekë Dukagjinit", si një lloj kushtetute, sipas të cilës është kodifikuar një rregullim shoqëror. Këtyre ligjeve kanunore shoqëria shqiptare u është përmbajtur, ashtu si vlerave, etika që i ka përcaktuar deri në shek. XX.Është më rëndësi të potencohet se nga etika janë bërë ligje dhe etika e ndërton një lidhje me politikën në shumë raste. Fjala "e drejta" burimin e ka nga etika, mbase edhe përdoret shumë në dimensionet politike. Nëse shteti, institucionet, religjioni dhe komunat do të garantojnë që drejtësia të realizohet, politikanët duhet të dinë se cilat vlera janë ato që t'u garantojnë të gjithëve drejtësi. Nëse flasim për fëmijët, politikanët duhet të dinë se cilat vlera fundamentale duhet t'u garantojnë fëmijëve, p.sh. jetën, shëndetin, diturinë, lirinë, të vërteten etj. Nëse mungon njohuria për vlerat nga politikanët, atëherë janë vetëm fjalë të thata dhe drejtësia dhe të drejtat nuk vlejnë në realitet. Është më rëndësi që partitë tregojnë se çfarë etike kanë, mbi të cilat vlera bazohen dhe mbi të cilat vlera të përbashkëta veprojnë.
Ndergjegjja
Ndërgjegjja, sipas psikologjisë tradicionale, është një funksion i aftësisë njerzore për të përvetësuar diturinë. Ndërgjegjja është dhuntia e vetëgjykimit, ndjenjës së pendimit dhe e keqardhjes kur ne bëjmë gjëra që janë kundër normave tona morale. Ndjenja të tilla nuk arrihen nga mendja, megjithëse ato mund të shkaktojnë që ne të "shqyrtojme ndërgjegjen tonë" dhe t´i rishikojmë këto norma morale, ose ndoshta të arrijmë të shmangim përsëritjet e sjelljeve . Metaforat e zakonshme që përdorim në lidhje me ndërgjegjen janë: "zëri i ndërgjegjes", "zëri i brendshëm", "brejtja e ndërgjegjes", "ndërgjegje e pastër" etj. Shumë njerëz mendojnë që ndërgjegja është një shkallë e veçantë e vetëdijes njerzore, që na shtyn, madje na detyron, nga shkaqe etike dhe morale të kryejmë ose jo veprime të caktuara. Vendimet që marrim mund të na duken si të pashmangshme ose të vetëdijshme, pra në dijeninë e pritëshme dhe të mendueshme të pasojave (përgjegjësisë). Shkencëtaret e sotëm të fushës së etologjisë,neuroshkencës dhe psikologjisë zhvilluese kërkojnë t´a shpjegojnë ndërgjegjen si një funksion të trurit njerëzor që u zhvillua të aftësojë altruizmin e dyanshëm brenda shoqërisë. Si e tillë mund të jetë vetështytëse ose e mësuar.
Definimi i fjales ndergjegje eshte: "aftesia e njeriut, te njohi vlerat etike" keshtu eshte percaktuar te pakten.
cdo burri, cdo gruaje, cdo femije i eshte dhene nje pasuri me vlera te pacmueshme. kjo dhurate eshte nje pjese me rendesi jetike e personalitetit te njeriut. eshte pra ndergjegja.
njeriu ka nevoje per ndergjegjen e tij, sepse ajo i ben te mundur, te dalloje te miren nga e keqja. ndergjegja ndikon mbi fjalet dhe veprat e njeriut dhe e ndihmon ate keshtu te mbaje kursin e drejte. cdo njeriu i eshte shkruajtur nga vete natyra, nje ligj instiktiv ne zemer. ndergjegja na ndihmon te levizim brenda kufijve te ketij ligji.
cdo njeri i sinqerte e njeh ate zerin e ulet ne thellesi te tij, qe e shtyn te beje te drejten dhe e ngacmon kur gabon. njeriu i sinqerte e njeh ndjenjen e sigurt te pafajsise, kur degjon ndergjegjen e tij por njeh dhe shijen e hidhur te fajit kur ka bere te kunderten e asaj qe ka udhezuar ndergjegja.
ndergjegja na ndihmon te vendosim. cdo vendim ka konsekuenca. prandaj dhe ndergjegja eshte kaq e domosdoshme. une madje,do ta quaja ndergjegjen, mikun tim.
Analizojme termin "Ndergjegje" ne menyre metodike: Nder - gjegje mund te perkthehet llogjikshem si "pergjigje te brendshme". Pra pyetjeve qe mund te lindin nga veprime te individit, ai ua ka pergjigjet brenda vetes. Ne ditet e sotme, termi ne fjale ka kuptimin e Vet-Dijes. Kuptimi qe ka marre termi "ndergjegje" perputhet ekzaktesisht me mendimin e mesiperm: Vete - Dije, pra, individi qe ndermerr nje veprim te caktuar, "E di vete" arsyen. Pra veproi me Vetdije te plote , ndryshe, me Ndergjegje te plote ("e dinte c'beri" me nje fjale).
Persa i perket ndikimt qe ajo ka te njeriu, eshte e gabuar (ose e pavlefshme me sakte) ti referohemi pasojave te saj duke i ndare apo emertuar ne negative ose pozitive, pasi argumenti ne fjale jo vetem qe behet teper "i paforme" (pasi e keqja dhe e mira jane nocione qe edhe sot e kesaj dite pyeten), por edhe lene shume shtigje per spekullime.
Ndersa, nese eshte e drejte apo jo shprehja "ai veproi me Ndergjegje te Plote", mund te them se normat e shoqerise ku jetojme e pozicionojne teper korrekte dhe te konceptueshme. Ndersa, nga ana llogjike, shkenca ka vene shume pikpyetje mbi kete argument, dhe besoj se perfundimi i pashmangshem eshte se ndergjegja e plote eshte e paarritshme per rracen njerzore.