Shko te përmbajtja

Përdoruesi:SaraParreshi/sandbox

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Skënder Farka është lindur në Tiranë në një familJe qytet apo kryeqytet formuse, mbas mbarimit të shkollës teknike, në vitin 1964 përfundoi studimet dhe u dipllomua inxhinier i përgjithshëm mekanik në Universitetin e Tiranës

  Gjatë karrierës së tij të punës në profesion, ai u specializua një vit në R.P.të Kinës në vitin 1971- 1972 si konstruktor, kurse më vonë u specializua disa javë në Francë për konstruksione të rënda. Gjatë kësaj periudhe ai ka kryer studime për gradën e parë shkencore pranë Institutit të Studimeve Mekanike, ka përkthyer dhe botuar libra të karakterit profesional duke dhënë edhe leksione në katedrën e makinave pranë Universitetit të  Tiranës.

Pas vitit 1998 e më vonë , është aktivizuar në përfundimin e objekteve të lëna nga largimi i specialistëve kinezë, në nivelin e zyrtarit të lartë pranë M.I. dhe Minierave, dhe më vonë e vazhdoi këtë detyrë në ndihmë të realizimit të detyrave në degën e gjeollogjisë dhe atë të prodhimit të kromit deri në vitin 1992.

Skënderi në përputhje me natyrën e tij sociale si kuadër, specialist dhe puntor që nga viti 1991 deri në vitin 2001, ka qenë i zgjedhur president i sindikatës të punëtorve të industrisë mekanike-metalurgjike pranë Konfederatës të sindikatave të Shqipërisë. Në këte detyrë ai ka përfaqësuar nevojat për punë dhe pagë në kushtet e tranzicionit politik të vendit në organet shtetrore në vend dhe organizatat respektive ndërkombëtare, veçanërisht të vendeve ballkanike. Në dhjetor të vitit 1991 Skënder Farka ka qenë pjesëtar i mbledhjes të parë të themelimit të shoqatës  “ TIRANA “, ku pas një kontributi 25 vjeçar edhe në organet drejtuse të saj, ajo e nderoi duke i dhënë  titullin  “ FISNIKËRIA  TIRANASE  “

Aktualisht duke filluar që nga viti 2012, gjithnjë në kuadrin e kontributit në shoqatën “ TIRANA “, në saje të dashurisë për vendlindjen dhe pasionit për punë e studim, Skënderi ka botuar në gjashtë libra të bukur me ngjyra ( Gjithseit 1500 faqe të shoqëruara me 1500 foto me ngjyra ) reportazhe për 80 fshatrat e Tiranës, nga 135 që ajo ka gjithseit. Këto botime  me titullin :  SHETITJE TURISTIKE  nëpër fshatrat e Tiranës, tashmë të shpërndara, i bëjnë jehonë njohjes të bukurisë të kodrave dhe maleve që rrethojnë qytetin. Në to bëhet thirje për zhvillimin e turizmit rural, duke nxjerë në pah edhe punën vetmohuse të banorve të tyre shumë miqësor.


Shëtitje turistike nëpër fshatrat e Tiranës, 2019

Shënime  biografike dhe  album familjar,2020

Flet Reshat  Arbana, 2020

Flet Fitnet Rexha

Flet Agim Krajka