Përdoruesi diskutim:46.99.43.133

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin 46.99.43.133. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Ibrahim Berisha (20 mars 1955) është gazetar, poet, prozator, sociolog i komunikimeve, publicist si dhe një ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Është shqiptar nga Kosova.

Dr.Ibrahim Berisha studimet për sociologji i ka kryer në Universitetin e Prishtinës dhe në Univeristetin e Zagrebit. U laureua me titullin Doktor në Prishtinë. Nga viti 1978-1999 ishte gazetar dhe redaktor për kulturë në të përditshmen "Rilindja". Ligjëron si profesor i rregullt, që një kohë të gjatë në Katedrën e Sociologjisë në Fakultetin Filozofik-Universiteti i Prishtinës,dhe në Universitete Private.

Ibrahim Berisha njihet si personalitet aktiv në shoqërinë kosovare përgjatë katër dekadave të fundit. Aktiviteti i tij në fillim u përshkrua me paraqitjet e tij si gazetar dhe redaktor i kulturës në gazetat e kohës, si "Rilindja" e "Fjala", duke vazhduar më tej me " Ekskluzive ". Paraqitjet e tij kryesisht merreshin me fushën e tij të arsimit, sociologjinë dhe sociokulurën. Në vitin 1989 ishte një ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë më të madhe shqiptare të kohës. Përvec anëtar në Kryesinë e parë dhe të dytë, menjëherë pas mbajtjes së Kuvendit të parë të LDK-së, themeloi dhe stabilizoi Qendrën për Informim të Lidhjes Demokratike të Kosovës që në vitin 1990 ndërroi emrin dhe u quajt Qendra për Informim të Kosovës( QIK ).Ibrahim Berisha në krye të QIK-ut qëndroi deri në vitin 1993.

Letërsia

Me letërsi filloi të mirrej qysh në moshë të re kur edhe iu botuan poezitë e para. Në skenën letrare u shfaq me librin poetik "Gur që nuk prekesh" në vitin 1982,ndërsa një vit më vonë botoi "Fryma e shiut" një përmbledhje tregimesh, disa prej të cilave u përkthyen dhe botuan në disa vende të Evropës. Ka shkruar shumë libra në fusha të ndryshme shkak i së cilës njihet si një personalitet i shumëanshëm në shoqërinë kosovare. Ka fituar një sërë çmimesh për veprat letrare dhe publicistike, disa nga më të rëndësishme: në vitin 2000 çmimin libri më të mirë në prozë me veprën "Gruaja e vetmisë" nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, "Poema më e mirë" në "Takimet e Gjeçovit", "Cmimin letrar për librin më të mirë për kritikë dhe eseistikë" për vitin 2009 me librin "Konvergjenca intelektuale" nga Ministria e Kulturës,Rinisë dhe Sportit dhe shumë të tjera. Ka shkruar pothuajse gjatë tërë jetës nëpër gazeta lokale dhe ndërkombëtare dhe ka mbajtur një mori simpoziumesh brenda dhe jashtë vendit.

Gjatë viteve 1999-2000 ishte bursist i Parlamentit Botëror të Shkrimtarëve në Strasburg. Është anëtar i Kosova Pen Center. Punimet e tij janë botuar edhe në gjuhën gjermane, angleze, frënge, rumune, sllovene, boshnjake, maqedone,turke etj. Ibrahim Berisha jeton dhe vepron në Prishtinë.

Tituj të veprave

Prozë: “Fryma e shiut” (The wind of the rain), 1983, Prishtinë ”Te marten mbrema” (At Tuesday evening),1987, Prishtinë ”Semundjet e dimrit” (The illneses of winter), 1992, Prishtinë ”Origjina e rinjohjes” (The origin of recognition), 1997, Prishtinë ”Gruaja e vetmise” (The woman of solitude), 2000, Prishtinë "Fisi i mbretërve të humbur"(The tribe of lost kings)2004,Prishtinë

Poezi: “Gur qe nuk prekesh” (The stone that can’t be touch), 1982, Prishtinë ”Hardhia e mureve” ( The vine plant of walls), 1984, Prishtinë ”Lakimi i ererave” (The inflection of winds), 1986, Prishtinë ”Siperfaqja e se dieles” (The surface of Sunday), 1994, Prishtinë ”Hija e pritjes” (The shadow of waiting), 2002, Prishtinë Publicistikë dhe gazetari: "Sociokulturë",2002, Prishtinë "Media,agjensët e komunikimeve", 2006,Prishtinë "Media dhe tranzicioni,2007 ,Prishtinë "Konvergjenca Intelektuale,2009, Prishtinë "Zhanre të gazetarisë,2010, Prishtinë,,