Përdoruesi diskutim:Albion Morina
Shto temëKjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Albion Morina. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Konventa mbi të drejtat e fëmijëve
[Redakto nëpërmjet kodit] Duke pasur parasysh cenimin masiv të së drejtës për të jetuar dhe shkeljen e të drejtave të fëmijëve,Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara,shpalli me 20 Nëntor 1959 "Deklaratën mbi të drejtat e fëmijëve".Që nga kjo datë 20 Nëntori u quajt "dita e të drejtave të fëmijëve".
Në hyrjen e kësaj deklarate thuhej:
"NJERËZIMI U KA BORXH FËMIJËVE GJËRAT MË TË MIRA QË AI MUND T'I OFROJË"
20 vjet më vonë,në vitin 1979-"në vitin e fëmijës"- u propozua zgjerimi i kësaj deklarate,e cila deri atëherë kishte pasur vetëm karakterin rekomandues,ndërsa nga kjo kohë asaj iu dha karakteri detyrues në aspektin e së drejtës ndërkombëtare. Në këtë mënyrë 10 vjet më vonë,pas një sërë bisedimesh të vështira,"Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara" shpalli "Konventën e të Drejtave të Fëmijëve".
Shpalli konventën me 54 nene,të njohura ndërkohë përmes firmosjes së saj nga 180 shtete të ndryshme të botës.
Zbatimi në praktikë i "Konventës së të Drejtave të Fëmijëve",si dokumenti më i ratifikuar në të gjithë botën,deri tani nuk është fare i kënaqshëm.
Pse janë të nevojshme të drejta të veçanta për fëmijët
Edhe në të kaluarën,por edhe sot diskriminimi dhe shfrytëzimi i fëmijëve ka qenë dhe është dukuri mjaft e përhapur.Për shkak të varfërisë dhe kushteve të rënda të jetesë,shumë fëmijë detyrohen të punojnë edhe pse puna për fëmijët është e ndaluar me ligj.Pra,për të mbrojtur çdo fëmijë dhe të vendosej rend dhe rregul në shoqëri,atëherë u krijuan të drejta të veçanta për fëmijët. Jo rrallë lind pyetja se për ç'arsye është e nevojshme marrëveshja mbi të drejtat të veçanta për fëmijët,si të drejta shtesë të atyre të njeriut,kur është theksuar qartë qysh në "Deklaratën e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut" të vitit 1948.Në këtë Deklaratë thuhet në nenin 25,paragrafin 2:
"Të gjithë fëmijët,bashkëshortorë dhe jobashkëshortorë,gëzojnë të njejtën mbrojtje sociale"
Përveç kësaj edhe,fëmijët janë njerëz,pra të gjitha të drejtat e njeriut vlejnë edhe për fëmijët. Të drejtat e fëmijëve kanë për qëllim të ruajnë dinjitetin e fëmijës,mbrojtjen dhe kujdesin e familjes,krijimin e kushteve për zhvillimin e tyre të lirë,rritjen,ushqimin,kujdesin shëndetësor,strehimin,shkollimin,argëtimin si dhe të gjitha format e kujdesit shoqëror. Pra,në shumë vende të botës ekzistojnë organe qe merren me të drejtat e fëmijëve dhe të njeriut,si:organizatat,shoqatat dhe krijimet e ndryshme. Kjo ditë është kthyer në ditë festive,por edhe në ditë sensibilizimi për t'i thënë JO dhunës dhe abuzimit të femijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre,por në ndryshim nga të rriturit,protesta e tyre bëhet me lojëra festive.