Përdoruesi diskutim:AT44

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin AT44. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk i binden rregullave kryesore.
Shtyp këtu për të filluar një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtashëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë ose çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Faqja ime Faqja e diskutimeve Kontribute Projekte Vegla Admin


Zhbamjet kompulsive dhe anshmeria mbi artikujt e Trebeshines[Redakto nëpërmjet kodit]

Mirembrama @AT44,, po te shkruej ketu mbasi pashe kuvendimin qe kishit ba me Udhen ne faqen e tij te diskutimeve. Mendova se asht e pershtatshme me kerkue vemendjen tande mbi kete çeshtje, si zanatçi i vjeter qe je dhe ma i kalitun me wiki-n dhe neutralitetin e kerkuem: Udha pa argumenta te pakontestueshem ka manine me e vulose kudo origjinen e Trebeshines, ne kryevargun e çdo artikulli lidhun me te. Origjine e cila s'asht asgja tjeter veçse nje pohim i shumefishte, as i vertetuem ne nivel dokumentacioni apo gjurme hajatesh/bamiresish te tipit xhami, furre buke, çezme apo ure. Me sa kuptova nga kuvendimi juej, Udha vuen nga nje lloj nacionalizmi te tejzellshem ballkanik dhe i duket Kadareja dhe çdo antiTrebeshinas si zadhanesit e se vertetes lidhun me Kasemin. Kerkoj ndihmen dhe mbikeqyrjen tande per me e mbikeqyre çeshtjen e ketij artikullit dhe vete Trebeshines. Kur te kesh kohe. Me respekt siç vetem Shkodra ka per Ulqinin --S. Saiti (diskutimet) 24 dhjetor 2017 02:48 (CET)

@Hatake,Shumicën e kuvendimeve i fshij pas një kohe, ndaj fakti që ke hy në historinë e Diskutimeve të mia dhe i ke lexu të gjitha dëshmon që je stalker. (Sa për sqarim, ky redaktim këtu u shfaq te Ndryshimet e Fundit dhe e pashë meqë pak çaste më parë më kishte bezdisur në profilin tim). Ti je bllokuar 3 herë për shkak të sulmeve personale ndaj meje dhe po vazhdon të më bezdisësh përkundër kërkesave të mia të përsëritura që të më lësh të qetë1. Në vend që të merresh me "Nacionalizmin" tim, reflekto për veprimet e tua destruktive në Wikipedia.
@AT44,kërkoj ndjesë për ndërhyrjen, por mu duk e nevojshme ta bëja kur pashë postimin e këtij përdoruesit problematik.--Udha (diskutimet) 24 dhjetor 2017 03:09 (CET)
@Hatake,@Udha, Përshëndetje, një vit të ri të mbarë të dyve. Më vjen keq që kemi kësi lloj debatesh në Wiki, por preferoj të mos mbaj anë. Nuk jam i informuar se kush është K. Trebeshina dhe shumë pak kam dëgjuar për I. Kadarenë. Prandaj më mirë do ishte të mos jap asnjë mendim.--AT44 (diskutimet) 1 janar 2018 11:21 (CET)
Te falem nderes per pergjigjen. Vit te mbare. --S. Saiti (diskutimet) 1 janar 2018 12:09 (CET)

Faqja Misto Treska https://sq.wikipedia.org/wiki/Misto_Treska Pershendetje i nderuar, Pas shume e shume ankesash qe nuk me jane marre parasysh, po ju lutem te merrni masa ne faqen “Misto Treska” https://sq.wikipedia.org/wiki/Misto_Treska ; ku individi “Zall-herr” i vertetuar si sock-puppet i 15-te i famekeqit “Hatake”, vijon te vandalizoje artikullin duke fshire material te referencuar ku pasqyrohen vlerat e figures se Treskes dhe baltos me dashakeqesi imazhin e tij duke e mbingarkuar me çeshtje politike te kohes se diktatures. Une nuk i kam fshire kurregje, te tera le te pasqyrohen, ama mos te fshijë kontributet me referencat perkatese. Perpiqem vetem t’i bej rikthim në versionin e shqyrtuar nga administratori 1|2|3k, i cili fatkeqesisht per arsye qe nuk i njoh refuzon te degjoje dhe vijon te mbeshtese Zall-herrin duke i lene dore te lire ne cdo artikull si kontrollor sipas qejfit dhe duke bllokuar cdokend tjeter qe e kundershton ate. Ju kerkoj mbrojtje te artikullit nga sulmet vandale të nekrofilit Sait Saiti që heq material të referencuar, fshin kontributet dhe i mbulon me pisllëkun e urrejtjes së tij personale ndaj familjes Treska (lutem shikoni fyerjet që janë ruajtur prej fundit të Marsit të shkuar, ne ndryshimet qe bente me IP), me synim baltosjen e figurës së Misto Treskës. Konflikt i paster interesi, lufte personale, sulme vandale dhe zhberje kontributesh. Ju lutem te merrni masa pasi keshtu eshte e pamundur te vijohet. Ju falenderoj paraprakisht

Editing News #1—2018[Redakto nëpërmjet kodit]

2 mars 2018 21:54 (CET)

"Zhendosje"[Redakto nëpërmjet kodit]

A mund ta zhvendosës puma te kuguari?? Puma eshte gjini kafshes si psh. Panthera tigris, panthera leo etj. Do krijoj nje faq me gjinine e pumes ku perfshihet vete kuguari.... Kam pasur nje arsye te forte qe e zhvendosa .... Punetor i Rregullt5 (diskutimet) 20 qershor 2018 18:07 (CEST)

Në gjuhën shqipe lloji Puma concolor njihet si Puma e jo si Kuguari. Nësë dëshiron të krijosh artikullin për Pumën si gjini mund ta krijosh këtu Puma (gjini). Dhe nëse mundësh të ma përkujtosh arsyen e fortë të të zhvendosurit.--AT44 (diskutimet) 20 qershor 2018 21:15 (CEST)

Wikipedia[Redakto nëpërmjet kodit]

A mund të me tregosh se si të shkruaj nentitujt e artikujve poshte titujve te artikujve...? Punëtor i Rregullt (diskutimet) 27 qershor 2018 16:53 (CEST)

Ma sqaro çfarë do të shkruar sepse nuk kuptoj, por sipas gjasave mendon për përmbajtjen e cila krijohet automatikisht në fillim.--AT44 (diskutimet) 28 qershor 2018 11:14 (CEST)

"Artikulli i javës"[Redakto nëpërmjet kodit]

Besoj se "Tigri kundër luanit" duhet të jetë artikulli i javës. Është jashtëzakonisht i mirë referencuar. Vetëm shikoje! Punëtor i Rregullt (diskutimet) 27 qershor 2018 23:01 (CEST)

Editing News #2—2018[Redakto nëpërmjet kodit]

2 nëntor 2018 15:15 (CET)
Pershendejte @AT44,. A do të më bënit një redaktor? Unë vetëm i korrigjoj emrat e faqes jo-shqiptare.--Sonra Mint (diskutimet) 5 nëntor 2018 13:14 (CET)

Dekoratat[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje! :)

Së bashku me @Βατο, kemi punuar për të rigjallëruar projektin e çmimeve në Wikipedia-n shqip, siç lajmëruam dhe në Kuvend. Pas çmimeve, do të doja të punoja me dekoratat për të rigjallëruar dhe projektin e tyre. Mbase dhe Bato mund të bashkohet. Vlerësime të tilla si çmimet e dekoratat në projekte vullnetare janë nga gjërat më të rëndësishme për sa i përket motivimit dhe shpirtit të komunitetit. (Personalisht, akoma e mbaj mend një dekoratë për pastrim që kam marrë para shumë kohësh këtu edhe pse ishte "thjesht një shënim virtual".) Po rendis më poshtë punët për tu ndërmarrë në projektin e rigjallërimit në fjalë:

  1. Caktimi i stampës Dekorata si Historike. Stampë e vjetruar me vlerë historike për të treguar zanafillën e projektit. Yes check.svg U bë!
  2. Krijimi i stampave përkatëse për dekorata sipas një standardi të caktuar. Yes check.svg U bë!
  3. Përcaktimi i kushteve për dhurimin e tyre. Yes check.svg U bë!
  4. Krijimi i një faqeje në hapësirën Wikipedia që shpjegon dhe përmbledh të gjitha stampat e dekoratave. Yes check.svg U bë!

Duke qenë se lexova pseudonimin tuaj te faqja e stampës aktuale mendova t'ju thoja përpara se të nisja punë. Nëse doni të përfshiheni personalisht jeni më se të mirëpritur.

Me respekt, Klein Muçi (diskutimet) 5 mars 2019 16:43 (CET)

Lajmëroj se puna është përfunduar tërësisht.
Faqet e krijuara nga puna e bërë:
Prezantimi i projektit të vlerësimeve do të bëhet së shpejti në Kuvend së bashku me një ftesë për popullarizimin e tij. - Klein Muçi (diskutimet) 4 prill 2019 15:07 (CEST)


Ambasadat[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje!

Ky është një mesazh gjysmë i automatizuar për të verifikuar dëshirën tuaj për të vepruar si ambasador i Wikipedia-s shqip në lidhje me gjuhët që keni zgjedhur te faqja Wikipedia:Ambasadat. Faqja në fjalë do të pësojë së shpejti disa ndryshime në organizim si pjesë e programit standardizues ndërwiki të ndërmarrë nga unë. Modeli përfundimtar i saj do të jetë i ngjashëm me faqen këtu. Të lutem, lexo me kujdes hyrjen te faqja në fjalë dhe përgjigju poshtë këtij mesazhi nëse dëshiron të vazhdosh të jesh ambasador, dhe nëse po, përcakto gjuhët. Një mungesë e përgjigjes tënde për më shumë se 1 javë nga data e dërgimit të mesazhit do të nënkuptojë refuzimin e detyrës së ambasadorit. Kini parasysh se mesazhi në fjalë vlen vetëm për ambasadorët e parë që do të mbarten në versionin e ri të faqes nga faqja aktuale. Pasi ndryshimet të kenë përfunduar çdokush mund të shtojë dhe heqë lirisht emrin e tij nga lista e ambasadorëve. - Klein Muçi (diskutimet) 21 maj 2019 18:18 (CEST)

Editing News #1—July 2019[Redakto nëpërmjet kodit]

23 korrik 2019 20:33 (CEST)

Editing News #2 – Mobile editing and talk pages[Redakto nëpërmjet kodit]

29 tetor 2019 12:11 (CET)