Shko te përmbajtja

Përdoruesi diskutim:Ardibrahimi

Përmbajtja e faqes nuk mbështetet në gjuhë të tjera.
Shto temë
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Komenti i fundit: 3 vjet më parë nga Komuniteti
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Ardibrahimi. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Përshëndetje, Ardibrahimi!
Anëtarët e Wikipedia-s shqip të urojnë mirëseardhjen.

Ardibrahimi, kjo është faqja juaj personale (aktualisht gjendesh në faqen personale të diskutimeve). Mirë do të ishte që faqja personale të plotësohej me disa informacione për veten dhe për qëllimin tënd në Wikipedia-n shqip, nëse ke një të tillë. Kujdes! Faqet e përmendura më sipër nuk janë faqe për të vendosur tekst enciklopedik apo një mënyrë për të shkruar artikuj.

Mos harro që anëtarët e Wikipedia-s shqip janë punëtorë vullnetarë dhe ndihmojnë me gjithë dëshirë kështu që, mos ngurro të shtrosh pyetje.

Puna e mbarë!

If you don't understand Albanian, please ask for assistance here.


-- Komuniteti (diskutimet) 10 maj 2022 18:46 (CEST)Përgjigju

JETA NUK ËSHTË ZEMËRBARDHË

[Redakto nëpërmjet kodit]

JETA NUK ËSHTË ZEMËRBARDHË

  Duhet ta jetojmë çdo situatë, jemi të detyruar, deshëm apo jo, kështu funksionon cikli i saj. Ndoshta gjatë rrugës humbet diçka nga identiteti, gjithsesi, The BrokenCircleBreakdown, mbetet film me peshë, i cili rikujton se sa krijesë delikate, e paqëndrueshme dhe e çuditshme që jemi. Edhe pse jemi në dijeni që, interpretojmë dhe perceptojmë gjërat ndryshe prej njëri-tjetrit, përsëri në disa raste arsyen e vendosim në plan të dytë. Duhet të qasemi me kujdes ndaj besimeve, dhe perceptimeve të njëri-tjetrit. Duhet të jemi më shumë racional. Përderisa besimi për dikë mund të jetë absurditet e fantazi, për dikë tjetër mund të jetë shpresë, forcë e shtysë. Ne duhet t’i lejojmë tjerët të shprehën, të mbushin zbrazëtitë që ndjejnë sipas mënyrave që u flenë më mirë në zemrat e tyre. Vetëm kështu marrin kuptim ndjenjat dhe dashuria. Vetëm kështu mund të luftojmë me betejat dhe sprovat që jeta na sfidon. 

Filmi “The BrokenCircleBreakdown” ” i takon Zhanrit dramë, muzikë, dhe romancë. Filmi trajton dashurinë me shikim te pare midis një ateisti dhe një besimtareje, e cila kjo dashuri fillon dhe zbehet pasi lind vajza e tyre e cila ka probleme serioze me shëndetin. Ky është vetëm një përshkrim i shkurtër i cili mund ti behet dikujt kur kërkon mendimin tuaj për ta shikuar ketë film te veçante për mua dhe shume njerëz sipas hulumtimeve te mia. Por assesi të përmblidhet një kryevepër e tille e regjisorit VanGroeningen. Kur fillon e humbet persona dashuria ndaj të cilëve nuk ka kontroll e nuk ka kufi, të mbërthen një dhimbje që kurrë më parë nuk e ke njohur. Madje të kaplon një ndjenjë faji, sepse pafuqia jote për t’i ndihmuar e shpëtuar, të duket tradhti ndaj tyre dhe ndaj vetes. Koha nuk ecën me ritmin e saj të zakonshëm, jo kur për shpirtin bëhet ushqim vuajtja, hidhërimi, zhgënjimi e trishtimi. Në këto raste, tortura shpirtërore e psikike, janë të një dimensioni të ri.

Është film i cili për asnjë moment, nuk ëmbëlson zhgënjimet e jetës. Rrëfimi flet për Elise dhe Didier, të cilët, me gjithë diferencat e shumta mes tyre, dashurohen me njëri-tjetrin. Lidhjes së tyre i jep shkëndijë pasioni për kulturën dhe muzikën Amerikane. Më saktësisht për BluegrassMusic, e cila shfrytëzohet dhe infiltrohet mjeshtërisht në storje, dhe e bënë atë më të fuqishme e më emocionuese për audiencën. Një portret për njerëz të cilët përballen me një tragjedi të caktuar, dhe se si ajo i sjellë fuqishëm në jetë, diferencat dhe pikëpamjet e kundërta, të cilat në fillim duken të vogla e të padëmshme. Storje e sinqertë, në fakt e ashpër dhe e frikshme, për rrezikun që i kanoset lidhjes, nga faktorë të cilët nuk janë nën udhëheqjen dhe kontrollin tonë. Filmi hapet me pjesën ku shihet një dramë që krijon tek shikuesi lot, në qendër dhe në fund të filmit . Në një spital prindërit Didier dhe Elise duhet të përshtaten me realitetin e zymtë se vajza e tyre gjashtë vjeçare është e sëmurë.Maybelle vuan nga një sëmundje e pashërueshme.Histori që tregon për ata qe nga takimi shtatë vjet mbrapa dhe vazhdon të kapërcejë vuajtje e gëzime ndërsa përshkruan historinë e tyre. Ai është një kauboj me mjekër te çrregullte, i cili këndon me një bandë, ndërsa ajo është një bionde me tatuazhe të jashtëzakonshme.S'kaloi shumë dhe marrëdhënia e tyre e gjalle qe ne fillim ishte vetëm seksuale, është zhvilluar në diçka më intensive dhe te veçante për personazhet në fjalë Ajo fillon të këndojë me bendin ku dhe më pas merr vesh aksidentalisht që është shtatzënë .



Fillimisht kanë probleme me njeri tjetrin që kanë të bëjnë me realitetet dhe përgjegjësitë, por së shpejti ajo përqafon konceptin dhe fillon të rinovojë shtëpinë e fermës flamande që ata ndajnë vetëm që të krijojë një ambient familjar për fëmijën që do marrin në krahë shumë shpejtë. FelixvanGroeningen regjisori i këtij filmi gradualisht nxjerrë në pah personazhet e tij dhe uljet, ngritjet e jetës së tyre. Filmi ndërlidh edukimin e lumtur të Maybelle dhe trajtimin pasues të kimioterapisë. Më pas pamjet e bandës që përformojnë në vende të ndryshme dhe sigurisht herën e parë që Didier dhe Elise takohen në dyqanin e saj të tatuazheve. Ka disa pjesë në të cilat tregohet një liri e mendimit te personazhit ne fjale, ne momentin kur ai i kërkon martesë vajzës në skenë ndërsa grupi po performon dhe një zemërim anti-fetar, anti-amerikan që ai jep në mes të koncertit sesa të fitoje atë për te cilën është nisur, por këto nuk i heqin pikat kryesore të filmit dhe historinë e tijprekëse.

Personazhet kryesorë janë tërhequr bukur, edhe pse pjesës tjetër të grupit dhe aktorëve të tjerë nuk u është dhënë kurrë një mundësi e mirë për tu zhvilluar apo njohur shumë me ta nga publiku dhe unë si shikues, megjithëse ekziston një ndjenjë e vërtetë ngrohtësie mes tyre. Veçanërisht në një skenë me zemër të ngrohtë ku të gjithë këndojnë The Lion Sleeps në një festë surprize për Maybelle pas dozës së saj të parë të kimioterapisë dhe më pas... Ceremonisë së saj gjatë varrimit, duke ia kënduar edhe një këngë të fundit. Në fakt, sekuencat muzikore janë të gjitha në skenë bukur dhe është bërë shumë përpjekje për të mbështetur idenë se këta djem belgë me mjekër ndiejnë një lidhje simpatike me rrënjët e BluegrassMusic , një zhanër i veçantë muzikor, që këndojnë në kohë të lumtura por edhe të dhimbshme.

Tregim jashtëzakonisht depresiv, i cili vë në dukje dobësinë e njeriut kur jeta e teston me gjënë më të dashur dhe më të çmuar që ka, siç është fëmija për Prindin. Megjithatë, humbjet janë pjesë e jetës, prandaj dorëzimi nuk duhet të jetë kurrë opsion, edhe pse të vazhdosh para, të nevojitet energji, durim e vullnet i hekurt. Por ja që duhet, meqë jeta nuk posedon ndonjë sustë që mund ta shtypim dhe t’i kapërcejmë momentet negative. Çdofillim,është i lumtur por çdo fundështë dhimbshëm.