Përdoruesi diskutim:Fallbackintoreality
Shto temëKjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Fallbackintoreality. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Per titullin e kontrollueses
[Redakto nëpërmjet kodit]Tung Arber, Jam Era Qena dhe momentalisht jam e angazhuar si Menaxhere e Projektit tek Wikimedianet e Gjuhes Shqipe. Kam bere nje kerkese qe te behem kontrolluese ne Wikipedia shqip, por kerkesa nuk po me shfaqet dhe nuk eshte kontrolluar. A mundesh me shiku se cka nuk eshte ne rregull? Po ashtu Kleini me sugjeroj te ju them edhe qe te me beni transclude tek lista. Ketu gjindet kerkesa ime. Faleminderit shume e me kontakto me cfaredo pergjigje! --Eraqena (diskutimet) 9 korrik 2026 14:45 (CEST)
U bë! T'a shtova tek Wikipedia:Administrata/Votimet/Kërkesa për kontrollues, tash del n'sirtarin e Administratës. Suksese! Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 9 korrik 2026 19:34 (CEST)
Per skeda të brëndshme
[Redakto nëpërmjet kodit]Përshendetje , doja te te pyesja nuk ka opsion ketu tek sq per te ngarkuar skeda te brendeshme si foto, pdf , apo docx sic e ka en wiki pra pa qene nevoja tek wiki commons? se po e shihja dhe spo e gjeja se ku. Faleminderit Lanceloth345 (diskutimet) 18 shtator 2025 13:39 (CEST)
- Kjo po diskutohet tash për tash tek Kuvendi te nëntitulli "Pastrimi i skedave jo të lira", mirëpo për me i ra shkurt e shqip:
- Çdo Wikipedi ka për obligim me ofru vetëm material me leje të lirë, dhe nëse s'është material i lirë duhet me pas ni arsyetim shumë të fortë për përdorimin e tij. Në të kaluarën, kjo politikë nuk është përforcu dhe redaktorët kanë ngarku çka kanë mujtë. Si pasojë jemi mbetë me fotografi dhe skeda që nuk na përkasin dhe që ligjërisht s'kemi të drejtën me i përdorë pa i tjetërsu diqysh. Për atë shkak na kanë ardhë Wikimedia me na kërku me i pastru këto skeda dhe me e çaktivizu funksionin e ngarkimit të skedave lokale derisa t'ndreqet ky problem.
- Zakonisht në Wikipedia anglisht përdoret vetëm një porcion shumë i vogël ose fotoja e plotë në madhësi më të vogël të mundshme pa u sakrifiku lexueshmëria apo mesazhi. Kjo politikë pritet me hy në praktikë që prej zgjidhjes së këtij problemi tonë. Na për momentin nuk kemi naj politikë konkrete rreth përdorimit të materialit jo të lirë, vetëm që duhet me u arsyetu si duhet. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 18 shtator 2025 15:14 (CEST)
- e kuptoj faleminderit, por nese adoptohet me vone si tek en wiki etj si politike perdorimi do ishte ok. Lanceloth345 (diskutimet) 18 shtator 2025 15:22 (CEST)
- Për atë punë, duhet me ia gjet burimin skedave që i kemi dhe me kuptu nëse janë të arsyeshme me u përdorë apo jo. Nëse s'mundemi, i fshijmë dhe masnej mundemi me fillu tek faza tjetër—draftimi i një politike si duhet për skedat lokale. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 18 shtator 2025 15:27 (CEST)
- Burimi nje menyre dhe me ane te google photo search te jep fotot e njejta ose te gjashme si burime por duhet manualisht per cdo foto e merr kohe, draftimi i politikave hapi i duhur se gjynah te na rrine shume artikuj pa foto si "jetime". Lanceloth345 (diskutimet) 18 shtator 2025 15:30 (CEST)
- Këto munden me u draftu njëkohësisht. Momentalisht, e vetmja gjë që kemi më të afërt me rregullore për shfrytëzim të skedave jo të lira është WP:Përmbajtja jo e lirë dhe atë e krijova unë si përkthim të faqes në anglisht pa rregulla konkrete (dmth. vetëm me informata të përgjithshme). Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 18 shtator 2025 18:27 (CEST)
- sapo e pashe goxha pune e mire si start. Lanceloth345 (diskutimet) 18 shtator 2025 19:13 (CEST)
- Këto munden me u draftu njëkohësisht. Momentalisht, e vetmja gjë që kemi më të afërt me rregullore për shfrytëzim të skedave jo të lira është WP:Përmbajtja jo e lirë dhe atë e krijova unë si përkthim të faqes në anglisht pa rregulla konkrete (dmth. vetëm me informata të përgjithshme). Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 18 shtator 2025 18:27 (CEST)
- Burimi nje menyre dhe me ane te google photo search te jep fotot e njejta ose te gjashme si burime por duhet manualisht per cdo foto e merr kohe, draftimi i politikave hapi i duhur se gjynah te na rrine shume artikuj pa foto si "jetime". Lanceloth345 (diskutimet) 18 shtator 2025 15:30 (CEST)
- Për atë punë, duhet me ia gjet burimin skedave që i kemi dhe me kuptu nëse janë të arsyeshme me u përdorë apo jo. Nëse s'mundemi, i fshijmë dhe masnej mundemi me fillu tek faza tjetër—draftimi i një politike si duhet për skedat lokale. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 18 shtator 2025 15:27 (CEST)
- e kuptoj faleminderit, por nese adoptohet me vone si tek en wiki etj si politike perdorimi do ishte ok. Lanceloth345 (diskutimet) 18 shtator 2025 15:22 (CEST)
Linqe të reja në dy stampa
[Redakto nëpërmjet kodit]@Fallbackintoreality, A mund të bësh një rregullim që në stampat e Kosova dhe Shqipëria teksti GDP të jetë PBB dhe të dërgoj si lidhje te Prodhimi i Brendshëm Bruto. Kurse teksti që është aktualisht në kllapa (PPP) të bëhet (BFB) dhe jetë si lidhje te Barazia e Fuqisë Blerëse?. - Leutrim.P (diskutimet) 12 tetor 2025 21:19 (CEST)
U bë! I hyra stampës Stampa:Infobox country për do ndryshime pasi edhe afishet nuk u përkthyen si duhet. E kryva tash. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 13 tetor 2025 01:36 (CEST)
- Tani duken shumë më mirë, të lumtë. - Leutrim.P (diskutimet) 13 tetor 2025 02:07 (CEST)
Kontrolli i ndryshimeve
[Redakto nëpërmjet kodit]Pas shumë muajsh punë kanë mbetur vetëm 150 ndryshime në pritje për kontroll. Si kontrollues me përvojë, kur të mundesh, hidhi një sy listës. Mbase mund ta mbyllim brenda këtij viti. - Klein Muçi (diskutimet) 20 tetor 2025 10:53 (CEST)
- Rrugës jam! Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 20 tetor 2025 13:21 (CEST)
- 75 të mbetura aktualisht, 99% nga dy muajt e fundit. Përparim shumë i mirë. Me këtë ritëm, mbase mund ta mbyllim brenda këtij muaji. - Klein Muçi (diskutimet) 22 tetor 2025 11:34 (CEST)
- Kur të gjesh kohë, a mundesh të merresh me propozimet e diskutuara këtu? Falë përvojës tënde në faqet e rregulloreve, mund të jetë ide e mirë ta shtjellosh ti si temë. Plani është që të vendoset një standard për kontrolluesit, të krijohet një grup-bërthamë aktiv që të jetë në gjendje pune dhe të aprovohet AI për t'i ndihmuar në kontroll. Këto janë përpjekjet e fundit për ta mbajtur në kontroll listën, përpara se të shkohet drejt zgjedhjeve më radikale ku rrjeta e kontrollit të largohet plotësisht e të ruhet vetëm si masë mbrojtëse për artikuj specifikë. Por duhet të nxitojmë. S'ka kaluar as 1 muaj nga zbrazja e saj dhe aktualisht janë mbi 150 ndryshime në pritje për kontroll. - Klein Muçi (diskutimet) 8 nëntor 2025 12:06 (CET)
- 75 të mbetura aktualisht, 99% nga dy muajt e fundit. Përparim shumë i mirë. Me këtë ritëm, mbase mund ta mbyllim brenda këtij muaji. - Klein Muçi (diskutimet) 22 tetor 2025 11:34 (CEST)
Kandidatura
[Redakto nëpërmjet kodit]@Lanceloth345 të ka propozuar si administrator. Që kandidatura të ketë vlerë fillimisht duhet pranuar zyrtarisht nga kandidati i propozuar në pjesën përkatëse. Për ide, mund të shikosh dhe kandidaturat e kaluara në arkivin e administratës. Suksese nëse pranon! - Klein Muçi (diskutimet) 16 nëntor 2025 01:58 (CET)
- E pranova kandidaturën. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 16 nëntor 2025 21:47 (CET)
Administrator
[Redakto nëpërmjet kodit]Tashmë gëzon privilegje administrative për 1 vit. Nuk po zgjatem shumë duke shprehur ku duhet përqëndruar puna në komunitet apo cilat rregullore duhen pasur parasysh pasi besoj se je i mirënjohur me faktorët e mësipërm. Po them thjesht që sa më shumë duar të kemi që kujdesen për mirëmbajtjen te Faqet e veçanta, aq më mirë është. Megjithëse, në gjykimin tim, duhet të jenë një pikë kyçe e punës administrative, shumë administratorë përqëndrohen më së shumti te bllokimet e mbrojtjet e faqeve duke e lënë krejtësisht në harresë elementin e mirëmbajtjes. Në veçanti, ndihma do të ishte mëse e mirëpritur te Speciale:LintErrors ku prej vitesh jam i vetmi anëtar që punoj. Aty kemi pasur shifra frikësuese për një projekt të vogël si tonin, duke vajtur në disa qindramijëra njësi për kategori, që janë zvogëluar në shifrat aktuale vetëm pas ndihmës nga disa përdorues të huaj nga EnWiki, një roboti dhe punës sime të vazhduar. Suksese sërish dhe puna e mbarë! - Klein Muçi (diskutimet) 5 dhjetor 2025 14:54 (CET)
- Ndihem i nderuar me këtë rol dhe përgjegjësi. Do t'i shfrytëzoj këto drejta sa më mirë që mundet, në përmirësimin e efikasitetit dhe dobisë të Wikipedisë për lexuesit dhe redaktorët së bashku. Uroj bashkëpunimin e mëtutjeshëm! Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 5 dhjetor 2025 15:17 (CET)
Do doja disa keshilla
[Redakto nëpërmjet kodit]Pershendtje!
Kam pare aktivitetin ne wikipedia dhe di te them se eshte shume i mire, me duhet ndihma jote ne menyre qe te arrij te krijoj nje artikull te bollshem dh ne menyre qe te perkthehet dhe ne gjuhe te tjera. Artikulli ne fjale eshte njekohesisht dhe artikulli qe ishit redaktues, programi televiziv ne Top Channel, Lufta e Nuseve. Do tju isha shume falerendues nese do te me ndihmonit sadopak ne permbushjen dhe perkthimin e asaj faqeje ne anglisht ose ne gjuhe te tjera kryesore Martinxx1 (diskutimet) 15 dhjetor 2025 17:54 (CET)
Artikuj të pakategorizuar
[Redakto nëpërmjet kodit]Përshëndetje!
Kur të mundesh, hidh ndonjë sy nga lista Speciale:FaqeTëPakategorizuara. Ka më pak se 1K artikuj në tërësi dhe shumica prej tyre mund të duhet të kalohen te WP:FG. Është një tjetër faqeje mirëmbajtjeje që potencialisht mund t'i nxirret fundi. Sa më shumë faqe mirëmbajtjeje të zbrazëta të kemi te Speciale:FaqetSpeciale, aq më i shëndetshëm është projekti në tërësi dhe, nisur nga natyra e punës, këto janë çështje që duhet të menaxhohen nga administratorët/anëtarët veteranë më së shumti. - Klein Muçi (diskutimet) 18 mars 2026 14:58 (CET)
- Hiç s'është ide e keqe. Po i hyj asaj liste rend për momentin. Sa për dokumentim, për momentin janë 887 artikuj të pakategorizuar. Shpresoj ta reduktoj atë numër. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 18 mars 2026 22:53 (CET)
Gjimnazi Ahmet Dakli
[Redakto nëpërmjet kodit]Tung @Fallbackintoreality, jemi duke mentoru nxenes ne shkrimin e artikujve per shkollat e tyre, mes tjerave edhe per Gjimnazin "Ahmet Dakli". Heren e fundit qe e kam pa nuk kishte reklame, e paske fshi per kete arsye. Ktheje te lutem, une do te kujdesem qe te jete ne nivel te pranueshem per Wikipedia. T'u japim hapesire per permiresimin e artikujve te tyre perderisa zgjate aktiviteti, pastaj nese nuk kane aspak vlere jam ne rregull te fshihen. Arianit (diskutimet) 22 mars 2026 16:08 (CET)
- Hej Arianit, falemnderit që po ma cek tash dhe m'fal për vendimin e ngutur. Nuk kam pasë qysh me e kuptu ndryshe se është pjesë e ni aktiviteti. Për herat e ardhshme, t'kisha lut me i cekë me naj stampë, përmbledhje redaktimi apo faqe diskutimi kur faqja e një shkolle u kriju si pjesë e një fushate prej WALUG, që administratorët e tjerë mos me e ba gabimin e njejtë si unë. E riktheva faqen dhe e citova këtë diskutim si arsyetimi. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 22 mars 2026 16:27 (CET)
- Veç sa krijova stampën {{1 Shkollë, 1 Artikull}} që të shkojë në faqe diskutimi. Po i kontrolloj faqet që janë krijuar si pjesë e fushatës dhe po i etiketoj. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 22 mars 2026 17:05 (CET)
- Pa problem. Ndoshta është mirë me njoftu në Kuvend kur kemi fushata të këtilla. E kemi diskutu edhe me vendose banera te faqja e diskutimit të artikullit përkatës. – Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga Arianit (diskutimi • redaktime) 22 mars 2026 18:43.
- S'është ide e keqe. Kur kemi fushata të tilla, politikat e projektit qëndrojnë mbi të gjitha. Një pjesë e madhe e artikujve që i shfletova kanë pasë vetëm nga një burim a dy sa për me formu themele. Qajo nuk është keq për bazë, ama shpesh qëndrojnë artikujt në atë gjendje për një kohë të gjatë. Shkollat me shkru artikuj për vete ish kanë edhe konflikt interesi, mirëpo po flasim për kontribute të ndihmuara nga vet grupi që ndihmon në administrimin e projektit në trojet shqiptare. Prandaj duhet me ia komuniku mirë redaktorëve tjerë si puna jeme se cilët artikuj po krijohen prej këtyre projekteve (dhe rrjedhimisht po deklarojnë konflikt interesi), dhe cilat jo. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 22 mars 2026 19:12 (CET)
- Pa problem. Ndoshta është mirë me njoftu në Kuvend kur kemi fushata të këtilla. E kemi diskutu edhe me vendose banera te faqja e diskutimit të artikullit përkatës. – Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga Arianit (diskutimi • redaktime) 22 mars 2026 18:43.
- Veç sa krijova stampën {{1 Shkollë, 1 Artikull}} që të shkojë në faqe diskutimi. Po i kontrolloj faqet që janë krijuar si pjesë e fushatës dhe po i etiketoj. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 22 mars 2026 17:05 (CET)
Artikulli për Tahir (Zhegoci) https://sq.wikipedia.org/wiki/Tahir_(Sejfiu)_Zhegoci
[Redakto nëpërmjet kodit]Kërkesë për rishqyrtim të fshirjes së artikullit “Tahir Zhegoci”
Kërkoj rishqyrtim të vendimit për fshirjen e artikullit “Tahir (Sejfiu) Zhegoci”, pasi konsideroj se figura në fjalë ka rëndësi historike dhe është e dokumentuar në disa burime të shkruara.
Tahir Sejfiu (Zhegoci) përmendet në literaturë historike që lidhet me Lëvizjen Kaçake dhe zhvillimet në Anamoravë, ku figuron si pjesëmarrës në aktivitetet e kohës. Gjithashtu, ai përmendet në librin “Kur pranvera vonohet” të Fadil Hoxha, i cili trajton ngjarjet e Luftës Nacionalçlirimtare në Kosovë dhe përbën burim të rëndësishëm historik. Përmendja e tij në këtë vepër tregon se ai ka qenë pjesë e zhvillimeve të rëndësishme të kohës.
Për më tepër, ai përmendet në artikuj dhe materiale të ndryshme historike dhe publicistike që trajtojnë figurat e rezistencës shqiptare në Kosovë. Edhe pse disa nga këto burime janë përmbledhëse, ato e konfirmojnë ekzistencën dhe aktivitetin e tij historik.
Figura e tij është e njohur edhe në nivel lokal dhe është përjetësuar në toponimi (p.sh. emërtimi i rrugëve me emrin e tij, i dokumentuar edhe në harta si OpenStreetMap/Geoview), çka tregon njohjen dhe rëndësinë e tij në komunitet.
Duke marrë parasysh këto burime dhe faktin që artikulli mund të përmirësohet me referenca më të plota dhe strukturë enciklopedike, kërkoj që të lejohet rikrijimi i artikullit ose rikthimi i tij për përmirësim të mëtejshëm.
Faleminderit. Historionkos (diskutimet) 28 mars 2026 14:24 (CET)
- Fillimisht, mirësevjen në Wikipedia! Faleminderit për interesimin tënd.
- Para se të vazhdoj me shpjegimin, t'kisha lutë me vendosë përfundimisht se cili është emri dhe cili mbiemri, e mos të luajmë me kllapa. Nuk po e përkrah argumentin nëse nuk mundemi as me u pajtu se si quhet personi.
- Artikulli në pyetje u nominua për grisje për shkak se burimet në tekst nuk e mbështetnin plotësisht shquarësinë e subjektit. Pas shqyrtimit, i pati gjithsej dy burime që u ribotuan disa herë në platforma tjera. Vërtetueshmëria është shumë e rëndësishme, dhe të përmendurat e thjeshta nuk mjaftojnë për t'a themeluar shquarësinë e një biografie në Wikipedia. Nëse është e vërtetë dhe meriton përfshirjen (nuk mund të jetë vetëm njëra), kryesisht më shumë se tre burime të pavarura mund të ndihmojnë t'a themelojnë një biografi si duhet.
- Emërtimi i një rruge me emrin e një personi nuk e cek shquarësinë e tyre në vetvete dhe nëse mblidhet në një artikull të mirëfilltë, duhet të dëshmohet përmes një burimi të pavarur e të paanshëm. Hartat e hapura si OpenStreetMap, sado të dobishme që janë, janë të kontribuar nga përdoruesit e vet ashtu si Wikipedia, dhe nuk mund të merren si burime në Wikipedia (ashtu siç nuk lejohet të citohet Wikipedia brenda Wikipedias).
- Nëse je i bindur që artikulli mund të ekzistojë duke i ndjekur politikat e shquarësisë, je i lejuar të rikrijosh artikullin si draft në hapësirën tënde të përdoruesit (dmth. tek Përdoruesi:Historionkos/emri i artikullit në fund). Këtu mund ta ushtrosh redaktimin deri sa të jetë gati për hapësirën kryesore, ku mund të kërkosh zhvendosjen e artikullit tek hapësira kryesore. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 28 mars 2026 15:52 (CET)
- Faleminderit për sqarimin dhe kohën e marrë për shqyrtimin e artikullit.
- Sa i përket emrit, do të mundohem ta verifikoj dhe ta vendos në formën më të saktë dhe të qëndrueshme, bazuar në burime të besueshme.
- E kuptoj rëndësinë e burimeve të pavarura dhe të verifikueshme për themelimin e shquarësisë. Do të përpiqem të gjej dhe të shtoj burime shtesë që e mbështesin subjektin në mënyrë më të plotë.
- Nëse nuk arrij të siguroj burime të mjaftueshme për momentin, do ta rikrijoj artikullin si draft në hapësirën time të përdoruesit dhe do të punoj më tej në përmirësimin e tij para se ta propozoj përsëri për hapësirën kryesore.
- Faleminderit edhe një herë për udhëzimet. Historionkos (diskutimet) 28 mars 2026 16:10 (CET)
Stampa e grisjeve
[Redakto nëpërmjet kodit]Së fundmi ke vendosur stampën e faqeve për grisje ({{Faqe për grisje}}) pa e thirrur por duke kopjuar tërë kodin e saj në faqet ku e ke vendosur. Përshtypja ime është që kjo ka ndodhur gabimisht por gjithsesi mendova të ta sillja në vëmendje. - Klein Muçi (diskutimet) 1 prill 2026 12:19 (CEST)
- Unë e lashë aty si udhëzim meqë në atë mënyrë po përdoret nëpër Wiki tjera, mirëpo nuk më ra në mend që këtu nuk po përdoret ashtu në praktikë. E hoqa udhëzimin dhe do e përdor si stampë të rregullt prej tash e tutje Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 1 prill 2026 12:41 (CEST)
- Ç'është e vërteta, në atë mënyrë që e ke përdorur mundësohet lidhja konkrete me diskutimin përkatës te WP:FG, gjë që nuk do të ndodhte nëse do të përdorje thjesht {{Faqe për grisje}}. Por ky është problem teknik, normalisht stampa duhet përdorur në metodën tradicionale me thirrje.
- Për sa i përket problemit teknik në vetvete, stampa nuk arrin ta përmbajë kompleksitetin e vendosjes së shumë artikujve njëherazi për grisje pasi përdorimi i saj është i thjeshtë: Merr parashtesën Wikipedia:Forumi i Grisjes/Kërkesë për grisje/ dhe shtoji titullin e faqes ku po përdoret. Kjo mund të zgjidhet me Lua mbase por deri tani nuk kemi vepruar pasi shtimi masiv i artikujve për grisje supozohet të jetë edge case, një teknikë që pritet të zbehet në përdorim pasi të përfundojnë auditimet e listave dhe artikujve kronologjikë.
- Vetë procedura e grisjes nuk i ka ende të mirëkristalizuara praktikat e ndjekura pasi WP:FG ka marr hov si hapësirë për diskutime vetëm këto dy vite. Gradualisht priten përmirësime pasi të vihen re mënyra specifike të veprimit (behavioral patterns), përfshirë këtu dhe anën teknike (automatizimi i vendosjes së kërkesave në faqet kryesore të diskutimit përkatëse, heqja e tyre sipas nevojës dhe shtimi e heqja e stampave në faqet e duhura është një shembull). - Klein Muçi (diskutimet) 1 prill 2026 13:05 (CEST)
Mundem?
[Redakto nëpërmjet kodit]@FallbackintorealityDuke qenë se unë mendoj se Leutrimi e ka fshirë qëllimisht faqen bashkë me TalkPage, a mundem të hap një nënfaqe dhe të postoj draftim e fundit që kam shpëtuar në kompjuter për artikullin Ermal Beqiri, në mënyrë që ta shofësh të përfaqësuara të paktën ato që po them unë. E kuptoj që ka vend për përmirësim por ne nuk mund të diskutojmë mbi meritat pa patur atë që kisha shkruar përpara syve. GLOBALIST LIBERTARIAN (diskutimet) 4 prill 2026 13:19 (CEST)
- @Fallbackintoreality Ta vendosa këtu: Përdoruesi:Fallbackintoreality/Ermal Beqiri (draft). Tek artikulli këtu kisha shtuar edhe këtë referencë nga media e huaj, që nuk e përmend Beqirin drejtëpërdrejtë, por përmend skandalin e AKSHIt. https://english.elpais.com/international/2026-02-19/albania-europes-laboratory-where-ai-combats-or-hides-corruption.html Të lutem ki gjithashtu parasysh se unë kam hapur edhe një mbi Ergys Agasi, dhe ai nuk është sfiduar deri më tani. Ndërsa BLP e Beqirit është fshirë 2 herë. Të ripërsëris që nuk jam kundër ndryshimit të tonit, stilit të këtyre biografive. Por jo të fshihet faqja dhe të hiqen info të mirë-referencuara. GLOBALIST LIBERTARIAN (diskutimet) 4 prill 2026 13:27 (CEST)
- E pranoj që të jetë prezente në draft, ama përgjegjësia për ta vendosur në draft qëndron tek ne administratorët e jo tek ti (sidomos jo me e vendosë nën fushën "Përdoruesi:" të dikujt tjetër).
- Po e shqyrtoj si draft, pastaj mundemi me e diskutu bashkërisht me redaktorë të papërfshirë nëse është në gjendje për hapësirën kryesore. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 4 prill 2026 13:32 (CEST)
- Mendoja se ti e kishe marrë përsipër ta rregulloje artikullin? Sepse Leutrim.P, sipas meje në një përpjekje sërisht abuzive për të parandaluar krijimin e artikullit, po hap votim. duke anashkalaur gjithë procedurat që Wiki ka për të parandaluar abuzime. (Kur në fakt votim duhet hapur për abuzimet që ai ka bërë.) Unë mendoj se duhen ndjekur rregullat e wikit dhe duhet diskutuar me artikullin të pranishëm. Si mund të diskutohet rreth meritës së një artikulli kur ky nuk është i pranishëm? Unë mendoj se në draftin që të postova, ka më se mjaftueshëm burime dytësore, nuk është shkruar asnjë e pavërtetë, dhe akoma më shumë burime gjenden këtu. Unë të lutem që të punosh mbi artikullin si një përdorues i asnjëanshëm, që ti kontrollosh të gjitha referencat që janë në artikullin origjinal, të shtosh të tjera nëse duhet, dhe të bësh të gjitha riformulimet e tonit që shikon të arsyeshme. GLOBALIST LIBERTARIAN (diskutimet) 5 prill 2026 19:55 (CEST)
- A po m'len pak kohë bre, vlla? Mungesa e durimit prej anës tënde vërtet po shfaqet, dhe nuk po shfaq respekt për kohën e asnjë vullnetari këtu. Kjo nuk është temë për ngut. Mos na e bë edhe bajat, të lutem. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 5 prill 2026 22:09 (CEST)
- Pra të lutem të shohësh cili është qëndrimi im dhe cili është qëndrimi i të tjerëve. Unë jam i gatshëm për kompromis, të tjerët duan që ai artikull të mos krjohet. GLOBALIST LIBERTARIAN (diskutimet) 5 prill 2026 19:57 (CEST)
- Mendoja se ti e kishe marrë përsipër ta rregulloje artikullin? Sepse Leutrim.P, sipas meje në një përpjekje sërisht abuzive për të parandaluar krijimin e artikullit, po hap votim. duke anashkalaur gjithë procedurat që Wiki ka për të parandaluar abuzime. (Kur në fakt votim duhet hapur për abuzimet që ai ka bërë.) Unë mendoj se duhen ndjekur rregullat e wikit dhe duhet diskutuar me artikullin të pranishëm. Si mund të diskutohet rreth meritës së një artikulli kur ky nuk është i pranishëm? Unë mendoj se në draftin që të postova, ka më se mjaftueshëm burime dytësore, nuk është shkruar asnjë e pavërtetë, dhe akoma më shumë burime gjenden këtu. Unë të lutem që të punosh mbi artikullin si një përdorues i asnjëanshëm, që ti kontrollosh të gjitha referencat që janë në artikullin origjinal, të shtosh të tjera nëse duhet, dhe të bësh të gjitha riformulimet e tonit që shikon të arsyeshme. GLOBALIST LIBERTARIAN (diskutimet) 5 prill 2026 19:55 (CEST)
Probleme me referimet te artikulli Burt Reynolds
[Redakto nëpërmjet kodit]Përshëndetje, Fallbackintoreality!
Unë jam një robot i komanduar nga përdoruesi Qwerfjkl. Ky redaktim i bërë nga ju në artikullin Burt Reynolds ka sjellë këto probleme me referimet:
- Datë e përkthyer automatikisht - Referimet shfaqin këtë problem kur përdoren data që janë përkthyer automatikisht nga moduli CS1. Për ta zgjidhur këtë problem mjafton të vendosni në referim datën e përkthyer në shqip sipas formatit shqiptar.
Ju lutem të shikoni këtë artikull dhe të rregulloni problemet e vëna në pah. Nëse mendoni se ky është një raportim i gabuar ose kërkoni ndihmë në zgjidhjen e tij mund të shkruani këtu. Mos harroni të përmendni problemin dhe faqen ku ka ndodhur! — Qwerfjkl (bot) (diskutimet) 6 prill 2026 03:30 (CEST)
Keqkuptim mbi Ermal Beqirin
[Redakto nëpërmjet kodit]@Fallbackintoreality Te kerkoj falje qe nuk te permenda me diskutimin e draftit te Ermal Beqirit, kujtova se do e shkruante Libertariani, megjithate keshillat besoj se do te vlejne edhe tyj per shkrimin. Flladi (diskutimet) 8 prill 2026 23:55 (CEST)
Sqarim shkurt
[Redakto nëpërmjet kodit]Ripërsëris që impenjohem të mos editoj më artikullin për të cilin diskutuam. Por po ashtu të lutem të më shpjegosh shkurtimisht se çfarë blloku më bëre praktikisht me këto 4 veprime, që të di paraprakisht se çfarë pengesash kam ndaj editimit të sq.wiki. Kjo sepse shoh këtë 1, këtë 1.1 (ça dmth këto dy të parat?), pastaj këtë EB 1 dhe këtë EB 1.1. Të flm! GLOBALIST LIBERTARIAN (diskutimet) 9 prill 2026 11:16 (CEST)
- Shkurtimisht, bllokimi është te faqja Ermal Beqiri dhe faqja diskutuese. Ato faqe nuk ki me mujt me i redaktu për një muaj. Përndryshe, asgjë tjetër nuk ndryshon për ty, dhe të gjitha faqet e tjera janë të lira për t'i redaktuar. Ishte mesnata, dhe nuk e aplikova herën e parë bllokun si duhet? Lol. Pa dashje t'a bllokova komplet redaktimin, dhe pastaj m'ka vyjtë me e korrigju prandaj m'fal për ngatërresën. Pas një muaji, ki me e pasë të drejtën e redaktimit aty ashtu si të gjithë të tjerët.
- (Btw "Krijimi i llogarive është i çaktivizuar" nënkupton që s'mundesh me kriju llogari të re për me e tejkalu blloku) Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 9 prill 2026 11:23 (CEST)
Fshirja e editimeve te Alma Cupit
[Redakto nëpërmjet kodit]Pershendetje. Alma Cupi ka lindur ne 18 gusht 1972 dhe jo ne 1966 keshtu qe te pakten kete informacion mos e hiq. Nese Alma do ta editoje vete faqen e saj ne Wikipedia atehere cila do ishte menyra me e mire? Informacionet nuk mund te gjenden ne vende te tjera prandaj referova LinkedIn. Te gjitha te dhenat jane marre ne menyre direkte nga Alma meqese une jam vajza e saj dhe ajo do donte nje artikull me te detajuar ne Wikipedia. Arbjana (diskutimet) 17 prill 2026 00:36 (CEST)
- Përshëndetje! Filllimisht falemnderit për transparencën, znjsh. Çupi, dhe për interesin tënd në përmirësimin e mbulimit të nënës në projektin tonë.
- Konkretisht për shkak që je e bija e saj, kjo na prezanton pak një konflikt interesi, meqë ke një lidhje familjare me të. Jo që është diçka e keqe, por që Wikipedia e ka parim të jetë artikulli neutral dhe i bazuar mbi burime të paanshme; dhe zor është të jesh neutral e i pavarur kur flet për hiç më pak se nënën tënde.
- Kur gjendesh në një konflikt interesi, je e inkurajuar të përdorësh faqen e diskutimit të artikullit (pra p.sh. Diskutim:Alma Çupi) që të marrësh vëmendjen e një redaktori të papërfshirë të të ndihmojë që t'a hartojë në një mënyrë të paanshme, dhe t'a vërtetojë kërkesën tënde.
- Meqë unë veç jam këtu, po e marr atë përsipër për këtë kërkesë.
- Nëse kjo ditëlindje thjesht është gabim, por nuk ka burime të pavarura e të paanshme që e deklarojnë të saktën, atëherë nuk përket e sakta në Wikipedia. Zgjidhja këtu është të hiqet e gabuara dhe të mbahet data e lindjes prej artikullit derisa të dihet prej një burimi të pavarur e të besueshëm. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 17 prill 2026 01:25 (CEST)
- Pershendetje! Ok, shume faleminderit per informacionet. Atehere do perpiqem te gjej disa burime te pavarura per te mbeshtetur informacionet e tjera. Duke patur parasysh qe shume nga punet e Alma Cupit nuk jane te dokumentuara eshte veshtire te gjesh online burime prandaj perdora linkun e LinkedIn ku ka vendosur nje rrjedhuri te CV-se. Arbjana (diskutimet) 17 prill 2026 14:30 (CEST)
- Që mungojnë shpesh burimet e kemi parasysh. Mungesa e burimeve mund të jetë pengesë për vet ekzistencën e artikullit. Ajo akoma po shqyrtohet teksa flasim. Me rëndësi është që ta cek: Wikipedia nuk është CV, dhe nuk lejohen rrjete sociale shumë si burime (si puna e LinkedIn-it). Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 18 prill 2026 03:07 (CEST)
- Pershendetje! Ok, shume faleminderit per informacionet. Atehere do perpiqem te gjej disa burime te pavarura per te mbeshtetur informacionet e tjera. Duke patur parasysh qe shume nga punet e Alma Cupit nuk jane te dokumentuara eshte veshtire te gjesh online burime prandaj perdora linkun e LinkedIn ku ka vendosur nje rrjedhuri te CV-se. Arbjana (diskutimet) 17 prill 2026 14:30 (CEST)
Të lutem mos i jep fill diskutimit mbi editimet në en.wiki
[Redakto nëpërmjet kodit]Sq.wiki nuk ka tagër të më kritikojë mua editimet që bëj në en.wiki, veçanërisht jo Lanceloti. EN.Wiki ka shumë më shumë editorë me shumë më shumë exp se Lanceloti, dhe çfarëdo të vendosin ata për këtë https://en.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:Articles_for_deletion/Log/2026_April_17#Lori_Hoxha dhe këtë ajo do bëhet https://en.wikipedia.org/w/index.php?title=Wikipedia%3AReliable_sources%2FNoticeboard#Blacklist_Teksteshqip.com_for_use_on_Bio_articles
Diskutimi ka filluar që në 3 prill, https://en.wikipedia.org/wiki/Talk:Lori_Hoxha por ajo IP-ja nuk e ka vazhduar më tej diskutimn aty... por ka vajtur është ankuar këtu https://en.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:Teahouse/Questions/Archive_1290#Talk:Lori_Hoxha . Asnjë nuk i ka dhënë të drejtë. (Nuk po dua të hedh hipoteza se kush është IPja, veçse dua të them që lanceloti e ka parë Diskutimin, dhe vazhdon prezanton të njëjtin "argument" të IPsë.). Të flm! GLOBALIST LIBERTARIAN (diskutimet) 17 prill 2026 12:17 (CEST)
Probleme me referimet te artikulli Arkitektura vernakulare e Karpateve
[Redakto nëpërmjet kodit]Përshëndetje, Fallbackintoreality!
Unë jam një robot i komanduar nga përdoruesi Qwerfjkl. Ky redaktim i bërë nga ju në artikullin Arkitektura vernakulare e Karpateve ka sjellë këto probleme me referimet:
- Gjuhë e panjohur - Referimet shfaqin këtë problem kur parametri language ka një vlerë të panjohur. Për ta zgjidhur këtë problem mund të lexoni më shumë këtu.
Ju lutem të shikoni këtë artikull dhe të rregulloni problemet e vëna në pah. Nëse mendoni se ky është një raportim i gabuar ose kërkoni ndihmë në zgjidhjen e tij mund të shkruani këtu. Mos harroni të përmendni problemin dhe faqen ku ka ndodhur! — Qwerfjkl (bot) (diskutimet) 19 prill 2026 23:19 (CEST)
Përmirësimi i artikullit "Liqeni i Gramozit"
[Redakto nëpërmjet kodit]Përshëndetje, Po ju kontaktoj me sugjerim të administratorit Klein Muçi lidhur me një korrigjim të rëndësishëm gjeografik dhe të bazuar në burime zyrtare për artikullin "Liqeni i Gramozit". Meqenëse puna juaj fokusohet në mbarëvajtjen editoriale të përmbajtjes, ju lutem hidhini një sy diskutimit publik që kam hapur këtu, ku janë renditur të gjitha burimet parësore kartografike (ASIG, Ktimatologio, etj.): Diskutim:Liqeni i Gramozit Ndihma juaj për të reflektuar saktësinë gjeografike dhe parimin e Asnansisë (NPOV) do të ishte shumë e vlerësuar. Me respekt, ~~~~ Aetolia (diskutimet) 27 maj 2026 16:07 (CEST)
Shqyrtime
[Redakto nëpërmjet kodit]Kam bërë shumë shtesa. A dëshironi të shihni edhe redaktimet e mia të tjera dhe t'i shënoni ato si të kaltërta dhe të miratuara? Gefälligst (diskutimet) 13 korrik 2026 11:44 (CEST)