Shko te përmbajtja

Përdoruesi diskutim:Fastip

Përmbajtja e faqes nuk mbështetet në gjuhë të tjera.
Shto temë
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Fastip. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Fastip u hap me VKM Nr. 827, date 11.06.2008, “Për hapjen pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës të “Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën” (FASTIP) dhe për mënyrën e funksionimit të tij në periudhën kalimtare”, në kuadrin e projektit “Zhvillim i qëndrueshëm ekonomik përmes arsimit profesional” që qeveria shqiptare ka ndërmarrë në bashkëpunim me qeverinë gjermane dhe nën kujdesin e GTZ-së. Si bazë për ngritjen e FASTIP-it është marrë përvoja më e mirë Gjermane e Akademive profesionale të Landit Baden-Würtemberg.


Organ kolegjial dhe autoritet drejtues i FASTIP-it është Këshilli i Fakultetit. Ai kryesohet nga Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” dhe ka një përfaqësim të barabartë në numër të përfaqësuesve të biznesit, të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe të personelit akademik.

Karakteristikë thelbësore e këtij fakulteti dual është kombinimi i njohurive që merren në fakultet me ato të marra nga trajnimi praktik nëpër kompani apo ndërrmarje të ndryshme. Programi i studimit zgjat tre vjet dhe është i ndarë në gjashtë semestra ku çdo semestër zgjat 12 javë studim akademik dhe alternohet me fazat e trajnimit praktik në firmë, të cilat zgjasin 14 javë. FASTIP-i ofron arsimimin akademik përkatës me module 2- javore të cilat zhvillohen tërësisht në gjuhën angleze nga profesorë të ftuar ndërkombëtarë. Përsa i përket praktikës, bazohet në një plan të hartuar bashkarisht nga firma e trajnimit dhe fakulteti. Pas këtyre tre viteve studenti krahas diplomës Bachelor of Arts të Universitetit të Durrësit do të marrë ndërkohë edhe përvojën praktike duke krijuar kështu një bazë të shkëlqyer për startin në jetën profesionale.


FASTIP-i financohet kryesisht nga buxheti i shtetit ndërsa kompanitë trajnuese kontribuojnë me një tarifë për çdo student që mbështesin, të ardhura të cilat shërbejnë për të afruar pranë FASTIP-it lektorë të kualifikuar për një mësimdhënie bashkëkohore; ndërsa studentët paguajnë tarifën normale të shkollimt për institucionet e arsimit të lartë ne Shqipëri. Programet e ofruara janë: Menaxhimi i Bankave, Hoteleri-Turizmi dhe Menaxhimi i Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme; programe të cilat për pjesën teorike ofrojnë njohuritë e nevojshme mësimore në fushën e ekonomisë dhe menaxhimit, ndërsa pranë firmave studentët praktikojnë bazat teorike.

FASTIP-i filloi aktivitetin akademik me degën e Menaxhimit të Bankave, në tetor 2008.


Në tetor 2010 u hapën dhe dy degët e tjera: Menaxhimi i Hoteleri-Turizmit dhe Menaxhimi i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme. Ndërsa viti akademik 2012-2013 e gjen FASTIP-in edhe me një degë tjetër të re të hapur, atë të Multimedias dhe Teknologjisë së Informacionit, gjë e cila tregon për suksesin në rritje të fakultetit tonë.

Keshilli i Fakultetit ( Fastip )

[Redakto nëpërmjet kodit]

Këshilli i Fakultetit

Këshilli i Fakultetit është organi më i lartë i Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën.


Këshilli i Fakultetit është organ kolegjial vendimmarres që kryesohet nga Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Prof.Dr.Mit'hat MEMA, dhe nënkryetar i këshillit është Dekani i FASTIP-it, Doc.Vladimir MUKA.


Në përbërjë të Këshillit të Fakultetit janë dhe anëtarët e mëposhtëm:


1 Lindita Mukli Staf Akademik Dekan F.IT (UAMD) 2 Ulpian Hoti Staf Akademik Kancelar i UAMD 3Dorina Rapti Staf Akademik Përfaqësuese e MASH 4Dorian Kristiqi Staf Akademik Koordinator programi (FASTIP) 5Geraldina Prodani Staf Akademik Përfaqësuese e MF 6Nikolin Jaka i biznesit Kryetar(CCI),Tiranë 7Andrea Xhavara i biznesit Kryetar(CCI),Durrës 8Arjana Tushi i biznesit Burimet Njerëzore (BKT) 9Enkeleda Tupa i biznesit Burimet Njerëzore (Raiffeisen Bank) 10Elona Kollari i biznesit Burimet Njerëzore (Vodafone) 11Arben Çela i biznesit Burimet Njerëzore (AMC) 12Ekleona Kondi i biznesit Burimet Njerëzore (Harmonia-Hotels) 13Adela Kalaja Studente Studente

Këshilli i Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën ka për kompetencë të: 1. Miratojë statutin, rregulloret e veprimtarisë dhe planin afatgjatë të zhvillimit të fakultetit. 2. Miratojë strukturën dhe organikën e fakultetit. 3. Miratojë buxhetin, të ardhurat dhe shpenzimet e fakultetit. 4. Miratojë planet mësimore dhe rregulloret përkatëse mësimore. 5. Bëjë propozime për proçesin mësimor, ndryshimin apo mbylljen e drejtimeve të studimeve në fakultet. 6. Miratojë kriteret dhe proçedurat e pranimeve të studentëve dhe të QTP-së në fakultet. 7. Rregullojë bashkëpunimin ndërmjet FASTIP-it dhe qendrave të trajnimit profesional, 8. Bashkërendojë studimet në FASTIP me formimin praktik në QTP. 9. Planifikojë dhe siguron kapacitetet në FASTIP dhe kapacitetet në QTP, duke përcaktuar vëllimin e pjesëmarrjes së qendrave të veçanta të trajnimit profesional. 10. Propozojë përfaqësuesit e FASTIP-it në Senatin Akademik dhe Këshillin Administrativ të Universitetit “Aleksandër Moisiu“ Durrës, 11. Përzgjedhë tre kandidatura për dekan të fakultetit, të cilat ia dërgon për emërim, Rektorit të UAMD-së. 12. Hartojë raportin vjetor të veprimtarisë, duke përfshirë dhe veprimtarinë financiare dhe ia dërgon atë për miratim Këshillit Administrativ të Universitetit, i cili, pas miratimit ia dërgon për miratim Ministrit të Arsimit dhe Shkencës. 13. Miratojë lidhjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit mes FASTIP-it dhe bizneseve. 14. Miratojë regulloren e funksionimit te tij. 15. Miratojë ngritjen e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë së Fakultetit dhe rregulloren e organizimit dhe funksionimit

Dekanati i Fastip

[Redakto nëpërmjet kodit]
Dekanati kryesohet nga Dekani.


Funksionet kryesore të Dekanatit janë:


a. Harton planin e zhvillimit të institucionit dhe ia kalon për miratim Këshillit të Fakultetit;


b. Harton programin vjetor të veprimtarive të fakultetit si dhe ndjek zbatimin e tij pas miratimit në Këshillin e Fakultetit;


c. Formulon kriteret për shpërndarjen e burimeve financiare, materiale dhe njerëzore;


d. Harton planin për investime, kontratat dhe marrëveshjet, që janë kompetencë e tij;


e. Paraqet rekomandime për projektet për programet e studimeve, të kërkimit shkencor dhe ndryshimet e nevojshme strukturore për realizimin e tyre;


f. Zbaton të gjitha vendimet e miratuara nga Senati Akademik, Këshilli i Administrimit dhe Këshilli i Fakultetit;


g. Harton dhe propozon projektbuxhetin për miratim;


h. Propozon strukturën e përgjithshme dhe numrin e personelit të institucionit për të gjitha nivelet;


i. Në përputhje me legjislacionin në fuqi merr masa për shpalljen e vendeve të lira të punës, organizimin e konkurseve dhe përzgjedhjen e kandidatëve.

Veprimati te Fastip

[Redakto nëpërmjet kodit]

Ceremonia e Diplomimit 2012

Këtë vit (2012), brezi i dytë i studentëve të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP), kurorëzoi me sukses finalizimin e tre viteve të bukura studimi. Kjo ceremoni, u mbajt në ambjentet e “Tropikal Resort” Plepa, Durrës, më datë 31 Tetor. Këtë event e nderuan me pjesëmarrjen e tyre autoritete të qeverisë vendore dhe titullare të Bankave e Bizneseve partnere të FASTIP-it, personalitete të botës akademike të Universitetit "Aleksandër Moisiu",Durrës, prindër të studentëve dhe media. Studentëve iu dorëzuan diplomat nga Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu”,Durrës, Prof.As.Dr. Mit’hat Mema; Prefekti i Durrësit, Z.Genc Alizoti; Drejtori i Përgjithshëm i BKT-së, Z.Seyhan Pencapligil dhe Dekani i FASTIP-it, Doc.Vladimir Muka. Dhe me ritin e hedhjes së kapeleve në ajër, simbol i mbylljes së studimeve por jo i rrugës së dijes, përfundon kjo ceremoni.

Link :

http://www.flickr.com/photos/fastip/

Work and Study 1 :

Në datat 17 -19 Shtator 2010 Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, organizoi në ambjentet e Pallatit të Kongreseve panairin ‘’Work and Study’’. Në këtë aktivitet merrnin pjesë, Universitete private Shqiptare, agjensi punësimi dhe Kompani të ndryshme shërbimesh. Në ceremoninë e hapjes ndër të tjerë personalitete ishin të pranishëm Zëvendës Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Znj.Nora Malaj dhe Zëvendës Ministrja e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Znj.Filloreta Kodra.Pjesëmarrja e FASTIP-it në këtë panair u mundësua falë mbështetjes së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, nën kujdesin e veçantë të kryetarit, Z.Nikolin Jaka. Gjatë konferencës së mbajtur mbi këtë panair , vëmendje të veçantë iu kushtua promovimit të FASTIP-it, si risi në Arsimin e Lartë Publik Shqiptar. Gjatë fjalës së tyre pjesëmarrësit në konferencë theksuan suksesin e deritanishëm midis sektorit publik dhe atij privat që siguron Fakulteti i Studimeve të Integrura me Praktikën. Në mbyllje të këtij panairi përveç promovimit të Fakultetit u arritën dhe rezultate konkrete bashkëpunimi. Universiteti i Durrësit me Fakultetin e Studimeve të Integruara me Praktikën ishte i vetmi Universitet publik që mori pjesë në këtë aktivitet falë mbështetjes së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë.

Link :

http://www.flickr.com/photos/fastip/

Work and Study 2

Në datat 7-9 Tetor 2011, FASTIP-i merr pjesë në Edicionin II të panairit “Work and Study” të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë në ambjentet e Pallatit të Kongreseve në kryeqytet.

Në këtë panair merrnin pjesë Universitete private Shqiptare, Universitete të huaja, Banka, agjensi të ndryshme punësimi dhe Kompani të ndryshme shërbimesh vendase dhe të huaja.

Në ceremoninë e hapjes ndër të tjerë personalitete, ishin të pranishëm Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Z.Ettore Sequi; Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Z.Nasip Naço; Zëvendës Ministrja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Znj.Nora Malaj.

Edhe këtë edicion pjesëmarrja e FASTIP-it në këtë panair u mundësua falë mbështetjes së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, nën kujdesin e veçantë të kryetarit, Z.Nikolin Jaka. Në mbyllje të këtij panairi përveç promovimit të Fakultetit u arritën dhe rezultate konkrete bashkëpunimi. Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën ishte i vetmi Fakultet publik që mori pjesë në këtë aktivitet falë mbështetjes së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë.

Link :

http://www.flickr.com/photos/fastip/

Pranimi i Studenteve

[Redakto nëpërmjet kodit]

Pranimi i Studentëve

Procedura e Pranimit të Studentëve në FASTIP:


1.Maturanti plotëson formularin A2 duke përzgjedhur njërin nga programet e studimit që ofron "Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën".


2.Maturanti mund të paraqitet për konkurim (testim punësimi dhe gjuhë angleze):

a. Në njërën nga kompanitë partnere të FASTIP-it.

b. Në një kompani tjetër që mund të gjendet nga vetë maturanti i interesuar. Fusha e veprimtarisë së kompanisë duhet të jetë e njejtë me programin e studimit të përzgjedhur.


3.Kompania zhvillon konkursin (test punësimi dhe gjuhë angleze). Nga kompanitë partnere të FASTIP-it konkursi zhvillohet në mjediset e Fakultetit.


4.Përmbajtja e konkursit përcaktohet nga kompania. Përveç formimit të përgjithshëm konkursi përmban edhe njohjen e gjuhës angleze.


5.Prej kompanisë plotësohet një formular ku deklarohet:

   Vlerësimi me pikë i maturantit që konkuron,
   Pranimi i/e maturantit si punonjës i kompanisë,
   Trajnimi i/e studentit në procese të ndryshme pune në kompani dhe
   Mbështetja financiare e studentit.          

6.Deklarata dorëzohet (nga kompania apo i interesuari) në sekretarinë mësimore të FASTIP-it.


7.Maturanti konsiderohet fitues i konkursit nëse vlerësohet nga 40 pikë  deri  në 100 pikë.


8.Rezultatet e shkollës së mesme (nota mesatare e katër viteve të shkollimit dhe gjithë provimet e Maturës Shtetërore) llogariten në masën 40% kurse rezultatet e konkursit të pranimit nga kompania në masën 60%.


9.Maturanti shpallet fitues i programit të studimit në FASTIP nga APRIAL-i sipas formulës së meritë-preferencës.


10.APRIAL cakton listën e studentëve fitues të çdo programi studimi të FASTIP-it.