Përdoruesi diskutim:Fati54

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Fati54. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Leonora Canja Allajbeu[Redakto nëpërmjet kodit]

Leonora Canja Allajbeu,lindi në qytetin e Kuçovës me 7 tetor të vitit 1954,qytet në te cilin kaloi fëmijerinë dhe adoleshencën,duke mbaruar dhe shkollën e mesme të pergjithshme.Në vitin 1973,fillon studimet e larta në Universitetin e Tiranës,në fakultetin e Histori Filologjisë,në degën Gjuhë Letërsi Shqipe. Pas mbarimit të Universitetit,punoi mësuese në shkollën e mesme të përgjithshme Kamëz,deri në vitin 1991,vit në të cilin shkoi në emigracion,ku është dhe sot e kësaj dite.

Ka botuar që herët shkrime të ndryshme,por botimin e librit të parë e ka në shtator të vitit 2021 me titull “Psherëtimë ujëvare” promovimi i te cilit u be ne Vodice te Beratit,ne nje lokal te bukur buze lumit Osum,ku pjesemarrja ishte mjaft e madhe.Foli zonja Mimoza Sinojmeri ,e cila ka bere dhe parathenient e ketij vellimi me poezi.Shume nga te pranishmit lexuan poezi te poetes te marra nga libri i saj.Me poshte keni parathenien e librit,e cila ploteson njohurite e juaja nese nuk e keni lexuar librin.

Parathënie “Psherëtimë ujëvare”

Më thoni miqtë e mi, kujt nuk i pëlqen të fluturojë me krahët e ëndrrës, ti japë jetë asaj, të fluturojë në dimensione të reja veshur me vellon e argjendtë? Rrugëtimi është i vështirë, por jo i pamundur. Ecën, ecën, fluturon, rrëzohesh, ngrihesh sërish, psherëtinë me psherëtima shpirti e çan hapësirat qiellore me zemrën që gufon gëzueshëm.Është bukur të zgjohesh me tinguj të artë poetike, e qeshur të vallëzosh valsin e lumturisë. Hej mikja ime, sot i kam thënë ditës “Mirëmëngjes” e jo “Mëngjes është” Këtë ndjesi të bukur pata kur lexova vëllimin me poezi “Psherëtimë Ujëvare” të poeteshes elitare Leonora Canja Allajbeu.Kam fatin e mirë të kem një mikeshë të tillë që nga fëmijëria e hershme. Në vëllimin poetik “Psherëtimë Ujëvare”, poetja në vargjet e saj vë zemrën, atë zemër të mirë, që brenda mban ëndrra.Magjia e saj poetike lundron mes rubinësh.Poezia e saj është një thesar i çmuar, që i shtohet thesarit të poezisë shqipe.Ajo përdor det metaforash poetike, krahasimesh, figura alegorike magji shprehëse, ëmbëlsi në shkallën sipërore.Kjo poezi flet, ka gjuhë, zemër, arsye, pasion të zjarrtë e te fal miliona drithërima emocionesh të pastra e të mpleksura me ngjyra ylberi.Stili i përdorur është stil rrëfimi, me nota moderne nga fillim në fund. Në poezitë e Leonores e ndjen veten, jo mysafir, por bir shtëpie. Aty mund të ulesh, të bisedosh me psherëtima shpirti, të derdhësh breshërima lotësh, të kthesh një gotë verë, të ndjesh zemrën të të dalë nga kraharori, ”të hedhësh e të presësh zemra shokësh”, siç thote poetja. Mund të flasesh me yjet, të japësh mesazhe paqe e urtie, të puthësh e të bësh dashuri me njeriun e zemrës, të lotosh për humbjet e të këndosh fort për fitoret. Nëpërmjet fjalës së saj poetike, poetesha elitare shfaq forcën e saj, botën e brendshme të pasur si në përrallë.Ajo është gruaja që guxon të ecë kundër rrymës e të ndërtojë fuqishëm lumturinë ndjenjëpastër, ndjenjëthellë e të çliruar nga paragjykimet. Mesazhi që autorja do të përcjellë në veprën e saj është mesazhi i dashurisë, jetës dhe virtytit. Dashuria për jetën perballon çdo vështirësi e humbje që mund t’i ndodhë njeriut në jetë.Njeriu duhet të luftojë për të ruajtur ekzistencen e vet e të dalë fitimtar.Poezitë janë të sinqerta, shprehëse, të kuptueshme, të ledhatojnë e njëkohësisht të godasin paqësisht.Ato janë poezi shpirti. Kur lexon vargjet e poezive, ato të çojnë në një botë magji, në një botë që emrin nuk ia di.E të thonë butësisht, Nuk e dua botën të shurdhër, memece, të verbër….E dua plot shpresë, mirësi, dashuri e besim.A beson ti se dashuria do ta shpëtojë botën?Sërish vargu përgjigjet, Unë besoj, po. Poezitë e Leonorës janë sa familjare aq edhe shoqërore.Ato trajtojnë me shumë zgjuarsi e elegance tema të mprehta, plagët e kohës, që na prekin të gjithëve. Ecin bashkë dhimbja dhe shpresa, Revoltë poetike.E loti pikon i hidhur sa hidhëron edhe vete shiun.E kur kjo pikë loti prek dhimbjen, atëherë shfaqet shpresa, besimi e ndryshimi i pakthyeshëm, vjen shpëtimi. Vëllimi poetik hapet me biseda e shaka mes miqsh e shokësh, oksigjeni i optimizmit shoqëror, buzëqeshje yjesh.Kjo dashuri shokësh nuk ka mbarim, sepse ka fillim themelfortë. Hedh e pres zemra shokësh nëpër duar, Kur ke shokë, botën ke zotëruar, Hedh dhe pres zemra të florinjta… Një nga poezitë më të bukura, ku shpaloset me ngrohtësi dashuria nënë-bir është dedikimi që poetja i bën të shtrenjtit të saj në poezine e titulluar, “Djalit tim “.Poezi me fjalë nëne, dashuri e pakushtëzuar prindëroree shprehur në vargje triumfale për djalin rrezëllitës e të shtrenjtë. Në gjirin e zemrës së tij nëna gjen mbrojtje, gjen arsyen e ekzistences së saj, ndjen se jeton e frymëmerr e lumturuar. Djali im i shtrenjtë me i miri në botë, Dashuria jote botën më bën të adhuroj.. Vend të veçantë në vellimin poetik zë elegjia kushtuar Edës, vajzës së saj të dashur, të cilën flatrat e çuan drejt parajsës së amëshuar e atje ajo i lutet zotave për të parët e saj.Elegji, këngë vaji drithëruese që të coptojnë zemrën. Mall, forcë e dhimbje bashkuar.Dhimbja e nënës ngjitet lart tek retë e kthehet si oshëtimë me zërin e saj për të vazhduar rrugëtimin si të ishin bashkë. Poezia është ndërtuar mjeshtërisht me figuracion të pasur, metaforash, antitezash krahasimesh. Ndërsa lexon këto vargje zemre sheh trinomin: vajza engjëll – zemra e nënës – parajsa hyjnore. Ajo tashmë jeton në kopshtin e trendafiltë, që lulëzon parajsën e paqtë. Anës lumit, jetës që rrjedh vrullshëm, zemra e nënës loton: E dashura ime hyjnore, anës lumit loton, E gjitha e bardhë, e gjitha e shenjtë, Me fjalë për lumturinë, duart drejt qiellit çon. Të mbeten thellë në memorie pëshpërimat e shpirtit të plagosur të nënës për shpirtin e vajzës së bukur: Kush e pa atë e zemra si shkau. Përqafomë fort si dikur… Me nota shpirti të trazuar poetja thur vargje për dashurinë e jetës, të shtrenjtin e saj, që vdekja e rrëmbeu para kohe. Unë do ti quaja këto poezi – dhurata sublime. Kujtimet na mbajnë gjallë e na japin forcë të ecim dhe kuptojmë se dashuria është e përjetshme e nuk vdes kurrë. Shumë poete kanë shkruar për dashurinë, por perla njerëzore ndjenjëthella plot muzikalitet si të poeteshes Leonorë, rrallë i lexon. Në këto poezi dua të veçoj stilin e veçantë të shprehjes së dashurisë për shokun, bashkudhetarin e shtrenjtë të jetës. Malli për të shprehet aq bukur në poezinë “Letra e padërguar“: Ju luta zogjve, kuajve të racës, maleve të më çojnë një letër, por ata refuzuan. Lejomë të lutem të vi pranë me dridhje vetmije, Të përqafoj zemrën, bllokuar nga dhimbja, Të më nxjerrësh mallin e viteve që s’jemi parë. Ky shpirt i bukur poetik na sjell perla kujtimesh, që i ruan në sirtarin sekret bashkë me lotët e mallit, cicërimat e zogjve, blerimin e luleve, freskinë gjetheartë e zjarrin e zemrës së zjarrtë. Dua të veçoj një perle poetike, poezi himn që më ka pëlqyer shumë e më ka lënë shije te ëmbël mirenjohje e falenderimi.Qytet mikpritës për shqiptarët. Është poezia Brusseles.I sjellë bukur në vargje, ky qytet me bukuri mahnitëse, ku ndërthuren klasikja me modernen.Kush e pa njëherë e nuk deshi të shkonte për së dyti .Qytet me të gjitha ngjyrat e jetës. Të gjitha poezitë kanë te veçantën e tyre, por dua të veçoj disa që më janë dukur pikante: Kam një të dashur imagjinare, Vijmë e ikim nudo nga kjo botë, Kur unë ndriçoj, Për të pritur ty, Nën marshe triumfale gjarpërinjsh, Çoroditje, Kur të njoha ty, Lejomë... Janë të gjitha të bukura, nuk mund ti veçoj. Të lexosh poezitë e Leonorës është si të dëgjosh një simfoni të bukur të Bethovenit. Tingujt e notave të pentagramit poetik vijnë drejt nesh të ëmbla, plot dritë, të na mbajnë të bashkuar deri në amëshim. E veçanta e saj qëndron tek dhembshuria dhe forca e shpirtit njerëzor.Ka një mënyrë unike ekspresive të të rrëfyerit të jetës, vuajtjeve, dhimbjeve, gëzimit. Dua të flas e të shkruaj gjatë për të gjitha poezitë, një e nga një, por formati i kësaj parathenie nuk e lejon.Ndaj ju ftoj, ti lexojmë bashkë se janë mësime jete, kujtime të çmuara të një ikone, gruaje luftëtare sypatrembur, të zonjës së bukur e të mençur Leonora Canja Allajbeu. Pastë shëndet e i ndrittë përherë pena e artë. Presim perlat e radhës…

Mimoza Sinojmeri, shtator 2021


Disa poezi nga vellimi Psheretime ujevare

Stacione

Stacione të trishta mbuluar nga ngjyrat, Stacione shpresash të vdekura, të pa rritura. Rënkime skllevërish që shuhen nga muzika, Pemë me lule të bukura që s'japin kokrra, Për duar të shtrira,shpresa të groposura, Njerëz që s'flasin, vetëm tundin kokat, Male të tejdukshme si jetët tona, Stacione pa njerëz,stacione të mallkuara, Stacione pa fund,për jetë të ndaluara!

U tretën bilbilat

Bilbilat që kënduan,fluturuan, Ngelën vetëm këngët e tyre, të rrjepura, Nëpër ferrat anës gardheve, Nga gjembat e egër të tërbuar, nga këngët e tyre. U tretën bilbilat, Tani në rradhë mbetën tingujt, që përplas era, nëpër degët e këputura të dafinave, që mbollën, për të sjellë lavdinë, Ca njerëz të çuditshëm,që donin shtëpinë, Shtëpinë dhe kopshtet me ullinj, Njerëz të çuditshëm, që mbillnin dafinë, U tretën bilbilat, Tingujt u kthyen,në vajtim...

Në rast se vi

Në rast se unë vi e ngarkuar me re shiu, E lodhur nga rruga e gjatë, Më lërë të shlodhem,të mbështetëm pak, Tek guri ku kokën ke vënë, dua të qetësohem... Të bie bashkë me shiun, Të shoh si lumturohem, Të trondis tokën, me premtimin e dhënë, Te hyj tek ti... si dikur... në netet me hënë. Të më thuash ca fjalë, që mendja të më lërë . Të më thuash,e dashur, Ti prap më çmend, Në rast se vi me retë ngarkuar, Në një natë dimri, Të heshtur,të harruar, Në rast se vi...



                       DUKE  LEXUAR  VELLIMIN  POETIK “ PSHERETIME UJEVARE” 
                             TE POETES  LEONORA  CANJA      ALLAJBEU                                    
                                    (R E F L E K S I O N E)    

Ndonese disa nga poezite e vellimit i kisha lexuar vec e vec gjate kohes ,kur mora ne dore librin fillova t’ i lexoja perseri me endje ,jo vetem per shkak se ishte libri i pare i shoqes e mikes sime te nderuar,por edhe per shkak te terheqjes artistike dhe te stilit te vecante krijues te poetes. Vellimi ka nje paraqitje dinjitoze me nje kopertine dhe titull shume sinjifikativ qe i shkon per shtat permbajtjes .Natyrisht merite per kete ka edhe redaktori ,miku yne i kahershem Fatmir Shqarri. Poezia e Nores eshte sinonim,shembelltyre e shpirtit te saj te ndieshem, te dlire,te gjere ,human ,por edhe tallaz si deti i trazuar,edhe oaz i qete aq i deshiruar per te shuar etjen udhetari ne shkretetire. Ne kuptim figurativ ne poezine e Nores shohim te manifestohen te kater stinet ;here shkrepetime rrufeje (per kundershtaret ciniket ,dashakeqet) ,here kolorit i bukur vjeshtor,here si nje rreze dielli pranveror qe i jep shkelqim e gjalleri gjelberimit , pas nje vese shiu. Le te ndalemi konkretisht .Leitmotivi I poezise se Nores eshte ngadhnjimi,triumfi I dashurise per jeten .Vakumi shpirteror qe ka krijuar shkeputja nga shpirti i saj humbja tragjike e vajzes dhe me pas e bashkeshortit, eshte I pazevendesueshem. Por Nores I duhet te behet e forte ,stoike ,te mposhte dhimbjen .Ajo me nje ze te brendshem nepermjet poezise abstragon,komunikon me te mrekullueshmen,hyjnoren, vajzen e saj dhe me te shtrenjtin ,dashurine e jetes ,bashkeshortin. Citoj : Per te pritur Ty hapa / Keshtjellat e fshehura/ 37 dhoma hapa te mermerta/ Ti vjen e shtrenjta ime hipur mbi mushke te bardhe /Valet e Osumit nga dhimbja turbulluar/Ndalesh dhe pushon ne toke te harruar /Ti vjen moj zemer gjithe nur magjie rrethuar . Ose me poshte : I kthyer ne ere qe me mbeshtjell /vetmine mos te ndiej / ....................................................................... Me pyet malluar me ze te cuditur /Amanetet qe me le ,a jane venitur ? Nga nje enderr e madhe kthehesh ne re / Zemra jote ngelet tek ne /Me ne/ Ndjenja sublime e dashurise dhe besnikerise bashkeshortore deri ne castet e fundit te jetes do te shprehet ne vargjet : Lejome e dashur ,doren me te mijat duar/ Te ta mbaj shternguar /Kete dore shoku ne beteja sprovuar/…………..Te te shoh kur koken ta ulesh ngadale /Me syte qe pikojne te me prekesh balle/ Ashtu sic e theksova dhe me lart ,notat optimiste ne poezi vijne si fllad I ngrohte pranveror gjithe muzikalitet ,vijne si dielli qe ndricon gjithcka mbi toke. Kur dielli shkelqen e boten time ndricon /Mbi takat e larta ,ne rruget vezulluese /vallezoj/ Ne buze fishkellej melodine qe dielli krijoi /E dielli qesh /E dielli ledhaton/ Shume me pelqejne “ Vallja e Sorkadhes” ,poezite kushtuar vendlindjes etj…etj. Bota e madhe moderne ,shkelqimi ,luksi I Evropes ku jeton nuk e joshin Noren.Asaj nuk I shijon darka e pasur ne nje nga restorantet me luksoze te vendit te huaj ,aq sa I shijon darka modeste mes miqsh e shokesh ne vendin e saj.Ajo e kthen koken pas …. Capitem neper rruget kaq moderne /Lodhem/ Shoh ne endrra rruge fshati /Shplodhem/ ………………/Shoh ne enderr femijerine /Lumturohem/

         Kete vellim Nora ia kushton djalit  ,ELMAJIT,thesarit te saj te pacmuar. Dedikimi ne faqen e pare I artikuluar shume bukur  te  mbush me ngazellim . Tek djali Nora gjen forcen e Anteut per te perballuar sfidat dhe vazhdimesine e jetes .                                  DJALIT TIM    Prane te ndiej,zerin te degjoj /Te emblin ze  ,ate ze burreror /Ndiej se marr jete /Dhe per jeten jetoj /Ndiej krenari e nje arsye /Perse jetoj /                       Nje vemendje te vecante ne vellim Nora i kushton plageve  te emigrimit ,veshtiresive e sakrificave te shumta te tyre ne dhe’ te huaj,trajtimi si qytetare te dores se dyte, te diskriminuar dhe paga te uleta ne krahasim me vendasit, mallin per te afermit dhe vendin e tyre   Por Nora nuk e zbehu asnjehere krenarine e te qenit shqiptar.Ajo diti te dale nga udhekryqet e  Evropes moderne ku jeton .Ajo rebelohet, nuk pajtohet me vesin ,me te keqen ,por me kurajo dhe guxim qytetar perballet me kundershtarin dhe e mposht ate me forcen e fjales :                Une guxoj /Guxoj me armikun ne nje tryeze te qendroj /Te pime nga nje gote farmak dhe ta degjoj /Guxoj te ngre zerin dhe nga tryeza / Me nje levizje ta largoj/              Nje vend te vecante ne qenien e Nores ze miqesia,shoqeria e vjeter dhe e re . Ajo e glorifikon shoqerine.Nora eshte gjithe kohen ne komunikim te vazhdueshem,realisht ,apo virtualisht me njerezit qe e rrethojne ,ne komunikim me poezine ,me miq e shoke qe i ka te shumte ane e kend Globit.Po Nora nuk do “vetulla te vrenjtura “,”buze te varura “ .Ajo kudo shkon sjell pranveren,humorin,buzeqeshjen ,shakane.Ate e lumturon ardhja ne atdhe,te jete e rrethuar nga miqte,shoqet, shoket..Ajo do qe t’i kete gjithmone prane ,t’i perqafoje mundesisht te gjithe njeheresh  me mallin e akumuluar .                                       SH O K E T                        Trishtimi me pushton/…………….Vij ne Tirane dhe gjithcka kalon/                       Shoh shoket e mi /Aty per mua jane gjithmone/…………Dhe iken trishtimi /Sikur s’ka qene kurre /………     Diku tjeter thote :”Kur ti ke shoke ,boten ke zoteruar.                                     ********       Si studiues te fushes ,gjuhe—letersi si une edhe autorja me grish te shkruaj edhe dy fjale nga ana profesionale per gjuhen e figuracionin e perdorur nga autorja.      Motivet e dashurise e te ngadhnjimit per jeten ,dhimbjes njerezore ,qendreses para veshtiresive etj. jane objekt i shume krijuesve ,por tek Nora keto kane te vecanten e tyre ,kjo per shkak te stilit original  dhe individualitetit te saj krijues ,larg shtampave e remineshencave. Ajo hidhet ne “ prehrin” e enderrimeve e te kujtimeve dhe abstragon me mjeshteri artistike ne raportin mes reales e imagjinares te veshur me nje trill artistijk per t’u admiruar.Gjuha e poezive te Nores eshte per te tre nivelet e auditoreve; te ulet,te mesem dhe te ngritur,por per mendimin tim shumica e poezive I perket auditorit te ngritur. Vargu ilire ,vargu I thyer ,perseritja artistike si edhe diapazoni I gjere I figurave stilistike i japin bukuri dhe ngarkese emocionale vargut.Citoj :                           Hedh valle ne nje shpelle te madhe                                                     te madhe                           Shoh si nga muret e saj shekullore                                           Rrjedh muzike sorkadheje                                                   Sorkadheje Perdor pyetjen retorike ,apostrofen ,paralelizmin figurativ dhe pa diskutim figurat e tjera te njohura si krahasimin,metaforen,antitezen,epitetin etj…etj.Shikoni c’ngarkese emocionale merr vargu nga shprehja metaforike shume e gjetur :       --Valet e Osumit nga dhimbja turbulluar   Dhimbja njerezore i kalon kufijte e te zakonshmes ,merr permasa te jashtezakonshme . Motivet e Nores jane te larmishme.Nje rol te rendesishem ne poezi , zene  elementet e natyres; shpatet e maleve ,fushat ,lumenjte  ,shpellat, qielli,yjet, rete shiu ,zogjte ,fluturat etj,etj… Detajet per te jane te rendeishem .Ja nje I tille : Duke bere pushimin e kafes ,diku ne nje verande (shenimi im),i ze syri nje arixheshe duke vallezuar nen tingujt e muzikes, e zhytur thelle ne boten e saj .Duke e soditur me nje “sy ziliqar “ ajo merr penen dhe hedh ne vargje portretin e arixheses e cila hidhet e sperdridhet e cliret ,e shkujdesur nen tingujt e klarinetes dhe veshtrimin e magjepsur te partnerit te saj, larg halleve ,brengave sentimenteve e streseve ,bashkudhetare te njeriut te sotem te koheve moderne .     Per krijimtarine e Nores mund te shkruash shume e shume. Ne perfundim I urojme udhetim te mbare  vellimit te saj te pare ,krijimtari te begate , muze te pashtershme dhe suksese ne botime te tjera.   

VEPRIM HALILAJ TIRANE,ME 12.12.2021


Me 14 shkurt te vitit 2021 poetja Leonora Canja Allajbeu nxjerr nga botimi librin e saj te dyte me titull “Kembanat e shpirtit“,promovimi i te cilit u be mes shokesh e miqsh ne nje nga lokalet prane liqinit artificial te Tiranes.ne nje atmosfre shume te bukur,folen nje pjese e mire e te pranishmeve si dhe studiusi Muharrem Shqarri,i cili ka bere dhe parathenien e ketij vellimi,te cilin do ta gjeni me poshte.Nje ligjerate interesante mbajti poeti i njohur Nazmi Roli.Foli dhe poetesha Mimoza Sinojmeri e cila ka bere dhe parathenien e librit te pare,Psheretime ujevare.

Parathënie “Këmbanat e shpirtit“

Pas “Psherëtimë ujëvare” me të cilën lexuesi u njoh pak kohë më parë, vetëm para pak muajsh, poetja Leonora Canja Allajbeu, e rreshtuar tashmë në armatën e madhe të krijuesve, avangardës së shoqërisë, na paraqitet me një vëllim të ri poetik.Ky vëllim ishte i pritshëm, pasi në vëllimin e parë dallohej një energji dhe një forcë e brendshme shpirtërore që ishte mbledhur në shpirtin e poetes. Kjo energji dhe forcë duhej zbrazur dhe materializuar me vargje, gjë e cila u bë realitet me poezitë e këtij vëllimi. Mendoni se energjia dhe forca e akumuluar në shpirtin e poetes u zbraz dhe shteroi? Pohoj me bindje të plotë se “Këmbanat e shpirtit” na kumtojnë se, pa u shuar ende jehona e tingujve të tyre, do të kemi një tjetër vëllim me poezi, pasi shpirti-vullkan i Leonorës është aktiv dhe në veprim… Le të përpiqemi të japim disa objeksione rreth këtij vëllimi poetik. “Këmbanat e shpirtit”, vëllimi i ri me poezi i autores Leonora Canja Allajbeu, vjen krenar dhe i shtohet yjësisë së krijimeve letrare të letërsisë shqipe të ditëve tona në këtë nisje të vitit 2022. Këtë dhuratë të vyer lexuesi do ta marrë në dorë, por nuk do ta ketë të lehtë ta lëshojë nga dora. Në poezitë e këtij vëllimi ai do të gjejë vetveten, ato ndjenja dhe mendime që secili i ka, por nuk i shpreh dot, kur është ndodhur në rrethana të ngjashme. Ky vëllim poetik është shkruar jo me dorë, as me mendje, por me zemër: me zemrën e nënës, me zemrën e mikes, shoqes, me zemrën e bashkëshortes, me zemrën e secilit prej nesh. Poezitë e këtij vëllimi poetik emërues të përbashkët kanë atë se ky vëllim është shkruar me zemrën e një misionareje që vihet re në vetë mesazhet që ai përmban dhe transmeton. Në vargjet e këtij vëllimi shpaloset shpirti i ndjeshëm dhe human i poetes që është “i dashuruar përjetësisht / me qiellin blu”. Përmenda pak më lart se lexuesi do ta marrë në dorë dhe do ta ketë të vështirë ta lëshojë nga dora këtë libër. E them këtë edhe për faktin se poezitë, vargjet e tyre, përmbajnë në vetvete mesazhe filozofike, që lexuesit i duhet t’i lexojë dhe t’i rilexojë disa herë dhe, aq here sa i lexon, qartësohet dhe kupton nëntekstin e fshehur në veshjen e artistike, në fjalët dhe figuracionin e pasur. Kjo e bën poezinë e poetes Leonorë, një poezi elitare. Poezitë me fjalë-simbole mbartin kuptim alegorik dhe japin mesazhe jetësore (“Gjethe e rrëzuar”). Poetesha e do jetën, e sheh çdo gjë në lëvizje, në zhvillim. Janë të shumta vargjet ku ndeshemi me shprehje e fjalë që tregojnë lëvizje…. Mjafton të lexojmë poezinë “Cirkuit” dhe të bindemi për këtë. Poetja identifikohet me vargjet: “Jam një lumë i rrëmbyer / mali, / Marr dhe jap jetë…”

Tipar tjetër i poezive të këtij vëllimi është konciziteti, shprehja me pak vargje, në mënyrë të shpejtë, sikurse një piktor që me pak penelata na shpalos një portret apo një peizazh. Na paraqitet gjithë vrull e dinamizëm me vargje-lapidar karakteri i Edës, vajzës së dashur, e cila e jeton jetën në përjetësi. Vargje të ndjera për djalin e shtrenjtë dhe bashkëshortin, dashurinë e jetës. Mungesa fizike e njerëzve të dashur që prehen në përjetësi, vajzës dhe bashkëshortit, ka shkaktuar zbrazëti e dhimbje të madhe, paduruese, në shpirtin e saj, por ajo gjen forcë të mbahet e të qëndrojë e pathyeshme. Nora dialogon me engjëllin e saj hyjnor, vajzën e dashur dhe bashkëshortin e shtrenjtë.Sikurse ajo shprehet: “asnjë kufi nuk egziston, Për dy shpirtra, Që dashurojnë...” (Mjafton)

Loti është bërë një me poeten, shi dhe brenga gjen në këto poezi, por, sikurse e kemi vënë në dukje, ajo nuk e jep veten, optimizmi dhe forca e karakterit të saj janë tiparet mbizotëruese në këtë vëllim poetik. Autorja pohon: Të qash është ndjenjë, është mendim, Që shtypet, Tretet në trurin e pagjumë.. (“A qaj unë?”)

Dashuria për jetën triumfon. Në poezinë “Bastuni i jetës” autorja shkruan: Dhimbjen e kthej Në bastun me gunga, Plot gunga. E përdor për t’ju ngjitur Shpateve të jetës. Dashuria për jetën shprehet edhe në shumë poezi të tjera. (“Mjafton”, “Të vij tek ty”, “Lumturi”…) Me takat e mia, Në këmbët delikate, Vallëzoj mbushur çudirash, Në një botë magjirash. (“Takat e mia”)

Si qenie sociale, zemra e poetes nuk e duron vetminë, boshllëkun, ajo ka nevojë për dinamizëm, për shoqëri, për miqësi, për njerëzit që aq shumë i do dhe e duan. Kërkoj pa fund, njerinë. Njerinë...

Për të larguar trishtimin, që herë pas here e kaplon, poetja gjen forca dhe e shtyn atë drejt së kaluarës. Poezia “Balonat” e pasqyron më së miri këtë tipar njerëzor të saj. Ajo ka zgjedhur të jetojë me ndjenjat dhe kujtimet më të bukura të jetës duke na përçuar optimizëm, mesazhin e dashurisë për jetën, që ajo duhet jetuar duke shikuar përpara dhe duke lënë pas fatkeqësitë dhe trishtimin. Poetja shprehet qartë: Të të përkëdhelin, dhimbjen për ta larguar. Të të bindin me dashuri, se jeta, duhet jetuar. Pasuria tematike e këtij vëllimi poetik është një vlerë e shtuar e tij. Lexuesi do të njihet me poezi që trajtojnë tema familjare, tema shoqërore, temën e dashurisë, të vendlindjes, natyrës, por edhe të mirënjohjes për qytetet pritëse të emigrantëve shqiptarë, tema për natyrën, tema për jetën, për refugjatët që braktisin vendin nga luftërat e brendshme etj. E ndodhur në mërgim, nën dritat marramendëse të qytetit perëndimor, mendja e saj shkon në vendlindje, në arrën dhe ftoin e shtëpisë (“Natë”). Rrugët evropiane i shikon të mbushura me “kafka pa tru, / pa sy, / pa gojë. / Me krahë që ecin, / me këmbë që punojnë….” (“Kaos”). Sikurse është i pasur nga larmia e temave që trajton, poezitë e këtij vëllimi janë të larmishme e të pasura edhe përsa i përket veshjes artistike. Në krahasim me librin e parë, poezitë e këtij vëllimi kanë shumëllojshmëri vargjesh e strofash, ndeshemi me vargje të rimuara, vargje të thyer, mbizotëron strofa monokolonë, por edhe strofa me katër vargje. Heroi në poezi është vetë poetja. Poezia e saj është e ëmbël, tërheqëse për shkak të stilit origjinal dhe individualitetit të saj krijues. Gjuha e poezive të Leonorës është e qartë, rrjedh si ujët e kristaltë të burimit, por aty-këtu, në disa poezi duhet të ndalesh e t’i rilexosh për të kuptuar nëntekstin e mesazhit të fshehur midis vargjeve. Larmia dhe pasuria e figurave stilistike i japin bukuri dhe ngarkesë emocionale vargjeve. Metafora të tilla si: nata u qesh, nata u tall, “dielli me duart e ngrohta përkëdhel malet, fushat…”, “mëngjesi ul kokën e thinjur”, “në krahë mbaj mëngjeset e plakura”, “krahët e ditëve”, “rrëke të inatosura”, “toka rënkon”, “hëna e ngrënë”, “fëmijëritë e plakura” etj. etj. ua shtojnë hijeshinë vargjeve dhe ideve të mishëruara në to. Figuracioni letrar përbëhet edhe nga krahasime, epitete, enumuracioni, që poetja i ka përdorur me mjeshtëri. Me mjaft elegancë poetja Leonorë ka përdorur edhe antitezën duke vënë përballë dy gjendje, dy mendime e veçori të kundërta të karakterit për të ndriçuar më me forcë një ide. Një element tjetër që bie në sy dhe i përdorur shpesh nga autorja është edhe përsëritja, duke përdorur disa herë me radhë të njëjtën fjalë për të theksuar e përforcuar fjalën bërthamë. Atë e gjejmë në format e saj si anaforë, por më së shumti si epanalepsë “Llogaris muajt, / sa kohë rri larguar, / Llogaris vitet, / kur më ke munguar. / Llogaris jetën, / me poezitë, / që për ty kam shkruar.” (“Llogaris). Poetja dallohet për ekspresivitetin e saj, së jashtmi, duke manifestuar qëndresën, durimin për të mposhtur dhimbjen që i peshon në shpirt. Vargjet në poezinë e Leonorës janë si llavë vullkani që na ngrohin me prezencën e tyre, na japin kënaqësi estetike dhe na çlodhin duke na larguar ngarkesat negative. Për gjithë kënaqësinë dhe vlerat e këtij vëllimi poetik, suksese të mëtejshme i uroj autores duke e përgëzuar edhe për vitalitetin e forcën e karakterit!

Muharrem Shqarri shkurt 2022



Ne qershor te vitit 2002 autorja Leonora Canja Allajbeu botoi librin e saj te trete me titull “Metamorfoze“.Promovimi i ketij libri u be mes shokesh te rinise se hershme te poetes,bashkestudente te deges gjuhe letersi,ne Mezhdugorje te bosnje Hercegovines.Ne takim diskutoi redaktori i te tre librave zoti Fatmir Shqarri,rreth bashkepunimit me poeten per botimin e librave si dhe vlerat ne rritje nga nje botim ne tjetrin te poetes.Foli dhe autorja e librit.Te pranishmit diskutuan dhe lexuan poezi nga libri i fundit. Libri eshte shperndare me se shumti ne bibliotekat e qyteteve te Shqiperise. Brenda harkut kohor pothuj te ne viti,Leonora Canja boton tri libra,Psheretime ujevare,Kembanat e shpirtit dhe Metamorfoze.

Per te mesuar me shume rreth vellimit te fundit po hedhim per ju parathenien e shkruar nga shkrimtari i njohur Bujar Balliu.

Parathënie nga BUJAR BALLIU

           Poezi spontane e të sinqerta.
Për vëllimin me poezi “Metamorfozë”,të Leonora Canja.

Poezia e mirë,ngjason me një fjalë dashurie,thënë në kohën e duhur.Këtë përshtypje të krijon vëllimi poetik “Metamorfozë” i poetes Leonora Canaj.Në poezitë e para të vëllimit përcillet informacion për “origjinën”:Jemi naftëtarë e bij/naftëtarësh.Lexuesi krijon përshtypjen për unin poetik dhe interesat jetësorë të tij: Unë e pambrojtur, e brishtë, delikate, Vargjet të futin në atmosferën poetike e cila nuk mbetet deskriptive,me konstatime e pasqyrime të fakteve,në të ka përherë elemente që krijojnë përshtypje te lexuesi. Xhepat, i kam plot fjalë të ëmbla, Në vend të karameleve, I përtyp mëngjeseve të hirta. Në krijimet më të arrira të vëllimit,simfonia e zërit poetik ka në brendësi jehona jete, mbushur çast më çast e vend më vend me bukuri të papërsëritshme. Shikomë mirë i dashur, Të më fiksosh, Sytë, i kam në ngjyrën e qiellit në stuhi, Trupin si të ujëvarës, në Theth, Zërin si oshëtimat.. Më tej vëllimi poetik “Metamorfozë” të fut në përjetime intensive intelektuale,shpirti trazohet viseve të atdheut e udhëve të botës.Poezitë janë reflekse të jetës aktive, kulturës së poetes,bashkuar me elemente të poezisë bashkëkohore e asaj orale. Në lirikën e trazuar të Leonorës,të bie në sy dyzimi,jo vetëm si premisë jetësore,por edhe si gjetje poetike në ndërdyshjen,për t’u marrë më shumë me problemet e tokës apo me gjendjet e pamjet qiellore. “Sepse,dyzimi i veçantë i shkrimtarit,buron nga fakti,që ai paraqet formën e trilluar,sikur ajo zotëron atributet e realitetit…”(Paul de Man). Poetja nuk mund të jetojë vetëm në botën e çartur ku: ... zëra shtrigash, të çjerra,të plakura, Në rrugë që nuk duken, Vetëm i mendojmë... Për një çast tërhiqet në këndin e saj të shpëtimit,hedh sytë përqark,merret gjatë me veten: Bëj dhe prish,kuverta lotësh. Në to qëndis,numrin tënd, të telefonit... Aroma melankolike përshkon lirikat sidomos kur evokon frymëzimet erotike.Ndjenjat shtegtojnë vëmendshëm stacionet e dhimbjes dhe të mallit. Zogj,lule,engjëj, Qielli blu, duke kënduar. Një botë përrallë, E ndjen? Verbi poetik i Leonorës gjen prehje në dyzimin tokë- qiell. Elemente të dy hapësirave interferojnë te njëra-tjetra duke përftuar gjendje specifike. Rrugët, u mbuluan nga rrjedha kujtimesh, Shiu vallëzon me kujtimet, e një epoke, blu... Poetes nuk i mjafton hapësira prozaike e planetit ku jeton. Vështron qiellin ku rrëmbehen imazhe piktorike për t’i transformuar në metafora mbresëlënëse: I mbushi shiu ditët, I lagu,i mblodhi, i zhubrosi I vuri në shporta resh, Nga hapësira qiellore mendimi zbret,lirika interiorizohet duke u bërë në radhë të parë shprehja e një gjendjeje vetëdije për të marrë përsipër të pamundurën, mision vetëm i poetit: Në gremina resh të çorientuara. Shoh si zihen zotat... Poetja Leonora Canja ka mënyrën e saj të komunikimit me gjithësinë.Nuk e shpall si mision të saj artistik dhe as si vizion të vetëm ndjeshmërie. Flet drejtpërdrejtë me të dhe për të,me fjalë prekëse. Mblodha,e mbledh, Copëza qielli, të copëtuara, Asnjëra nuk bindet, të shkruaj mbi to. E kap veten në marrëdhënie me natyrën si një tjerrje të zakonshme “Në vjeshtë,/qaj bashkë me pemët...” Metamorfoza te Leonora Canja ushtron fuqi magjike në situata fantastike dhe funksionon si gjuhë metaforike,që zbërthehet nga lidhjet e imazheve me përjetimin.Ajo shfaqet në zhvendosjet e lojës metaforike të poetes me gjendjet e saj shpirtërore,ku dalin në pah format e unit të lirë si personalitet me synime e ëndrra. Shndërrohem në kitarë, Violinë, Një fyell vajtimi, Për ata që jetuan, Për ata, që do vijnë. Ligjërimi poetik ngërthen marrëdhënie e gjendje të vetëdijshme,shpërfaqur me gjuhë figurative.Metamorfoza bëhet përjetim subjektiv dhe përfytyrim iluziv,që sendërtohet prej kuptimit metaforik, Receptimi“Jemi dridhje valësh,”lind si një formë e re ligjërimi,që rrjedh prej transformimit të një trajte të botës reale,në një formë të re. Ose te vargjet:“Kthehemi në tollumbace, /Që plasen nga era,” metaforat shenjojnë raporte analogjie, që përcjellin veç përmbajtjes edhe imazhe. Vëzhgimi i hollë i përcillet lexuesit me të gjitha nuancat e mundshme kuptimore.Detajet e perceptuara e vendosin lexuesin në një zbrazëti,ku rëndon jo vetëm e tashmja,por edhe e kaluara. Në ballkonin,mbushur me rrjeta merimange, Ti e trembur, je kthyer në fëmijë, Bota imagjinare e universit,jo rastësisht,ka pika takimi me thellësinë emocionale të psikikës humane. Qielli astmatik nuk pi as ilaçe, Fryma i merret dhe vetëm rënkon. Në çast,qiellit, kureshtare Iu drejtova, Më thuaj të lutem, Çfarë gjinie kanë retë? Në këtë rast, metamorfoza paraqet fenomenin në disa kënde: të komunikimit me të pamundurën;naivitetin çarmatosës të unit poetik;madhështinë e çastit poetik. Poezia e këtij vëllimi poetik dhe në tërësi krijimtaria e Leonorës,përmbledhur në librat “Psherëtimë ujëvare” dhe “Këmbanat e shpirtit”,përmban dhe përçon frymë përgjithësuese humane,që prek thellë indin nervor të gëzimeve dhe dhembjeve të njeriut,pa dallim.

Pogradec,më 30.05.2022

Libri i katërt i poetes Leonora Canja Allajbeu, "Magji hëne" ...[Redakto nëpërmjet kodit]

"Magji hëne" , libri i katërt i poetes Leonora Canja Allajbeu, u botua në nëntor të vitit 2022 dhe promovimi i tij u bë në një nga sallat e hotelet më të mirë të qytetit të Korçës,me datën 28 nëntor, ditën e Flamurit, në praninë e shoqërisë së vjetër studentore dhe plot miq të tjerë... Prezantimin e librit e bëri redaktori i librit, zoti Fatmir Shqarri, i cili foli për punën e bërë nga autorja dhe rritjen artistike nga një libër, në tjetrin... Më pas foli autorja e librit, zonja Leonora Canja Allajbeu, duke falënderuar të pranishmit dhe të gjithë ata që ju gjendën pranë në botimin e këtij libri... Diskutuan dhe recituan poezi nga libri disa nga shokët dhe shoqet e pranishëm... Takimi kaloi në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore...

Disa poezi nga vellimi poetik "Magji hëne "

Botën përkëdhel

Botën përkëdhel me timin shikim, Nga fjalët e mia,bota loton. I them fjalë të ëmbla, si shikimi i nënës, kur fëmijën vështron. Bota, fillon ëndrron, qiellin blu, ku këndojnë zëra engjëllorë. Zogjtë, nën tinguj lumturie, vallëzojnë. Bota përkëdhelet, Në qiejt e lumturisë, Pa frikë, Pa dhimbje, Plot ëndrra fëmije. Bota, botë që reziston, Botën e përkëdhelur, Nga të ëmblat fjalë. Për një kohë të vonë, Më të vonë...

Vallëzoj

Vallëzoj, në rrugët e asfalta, Nën qiellin blu, pa re të bardha, Në tingujt e gjetheve, që vallëzojnë nëpër degët e pemëve në vjeshtë. Në ajrin e mbushur me fjalë të ëmbëla, të ëmbëla, Si qeshjet e lumtura të vajzave të vogla, kur luajnë me djemtë e rinj, Fushave mbjellë trendëlinë, trendëlinë. Vallëzoj, në rrugët e asfalta, Mbi takat e larta, nën qiellin blu, Meloditë qiellore, Më thërrasin, të më tregojnë sekretin, i një qielli blu, pa re. Fishkëllej, melodi lumturie mbi takat e larta, në rrugët e asfalta, nën qiellin blu, plot mirësi, mirësi...

Të pres

Të pres, më thua zëëmbël, Përgjigjen duke kërkuar, Lëkundem e befasuar. Përthyhem,në mijëra copëza fjalësh, Të lindura, kur zemra rreh, me ritëm të shpejtuar, dallgë të bardha, trurin trondisin pa kontroll. Të pres, Shqiptojnë zogjtë, që cicërojnë me të lumturisë tinguj, Shpërndahet, me lulet aromë plotë, Gjithçka shndërrohet në ngjyra ylberi, Shkëlqim mesdhetar, si askund në botë. Ndjej, si mbulohem me rrobën e ëndrrave. Të pres, Pëshpërit ajri në fëshfërimen e gjetheve, Kthehem, në dridhje tingujsh, Ngadalë, me lëkundje lumturie Ndjej, si kthehem në ëndrrën më të bukur, më të bukur. Të lutem kujdes, nga kjo ëndërr magjike, mos më zgjo, Mos më zgjo...

Jetë

E përgatita pajën, për të ardhur tek ty, Thasët i mbusha me shkumë valësh, Hejbet,dëshira deti pushtuar nga vala, Peshqit i vura të qëndisnin mbulesa, mbulesa të kaltra, thellësish deti, perla zbukuruar. Anijet me vela, të mbuluara nga ëndrrat e marinarëve, qiell xixëllonjash ndriçuar, Në natën e një vere të nxehtë, Për të qëndruar në një kasolle të thjeshtë, të thjeshtë, Mbushur me rënkime valësh...


Fati54 (diskutimet) 21 gusht 2023 00:09 (CEST)[përgjigjuni]