Përdoruesi diskutim:Fatmir Brazhda
Shto temëKjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Fatmir Brazhda. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Anëtarët e Wikipedia-s shqip të urojnë mirëseardhjen.
Fatmir Brazhda, kjo është faqja juaj personale (aktualisht gjendesh në faqen personale të diskutimeve). Mirë do të ishte që faqja personale të plotësohej me disa informacione për veten dhe për qëllimin tënd në Wikipedia-n shqip, nëse ke një të tillë. Kujdes! Faqet e përmendura më sipër nuk janë faqe për të vendosur tekst enciklopedik apo një mënyrë për të shkruar artikuj.
Mos harro që anëtarët e Wikipedia-s shqip janë punëtorë vullnetarë dhe ndihmojnë me gjithë dëshirë kështu që, mos ngurro të shtrosh pyetje.
Puna e mbarë!
If you don't understand Albanian, please ask for assistance here.
Maja e Shebenikut
[Redakto nëpërmjet kodit]Maja e Shebenikut ndodhet ne qender te parkut Kombetar Shebenik me nje lartesi prej 2258 metra mbi nivelin e detit.Majë e cila ndodhet 600 metra nga Maja e Rreshpës e cila është 2262 metra mbi nivelin e detit.
Fshati Dorëz
[Redakto nëpërmjet kodit]Fshati Dorëz është fshati më i madh në bashkinë e Librazhdit përsa i përket popullsisë. Ndodhet në veri-lindje të qytetit të Librazhdit jo më larg se 9 km, duke ndjekur rrugën nacionale Librazhd- Peshkopi deri në Km4 dhe aty merr rruga djathtas për në Parkun Kombëtar Shebenik.
Fshati Dorëz mendohet ta ketë marrë emrin nga kundërshtimi që i kanë bërë burrat e këtij fshati taksave të perandorisë Osmane. Një grup i vogël burrash bën "dorë" i gjuajtën me shpulla taksidarit që ishte dërguar për ti grumbulluar ato. Pra i bën "dorë" dhe u quajt Dorëz.
Sot ka rreth 1890 banorë, aktualisht ndahet në 5 lagje, si: Ortajan,Katund,Brazhdaj,Balza dhe Laur. Fiset kryesore më me shumë banorë janë Dosku, Brazhda, Skeja,Hoxha, Shalja,Kurti,Hidri, Shkurti, Alla dhe Qosja.
Fshati fillon në Togëz, Lumi i Rrapunit,Ortajan, Kodra e Kuqe, deri në Librazhd. Dorëzi ka edhe kullota malore si, psh: Fusha e Dorëzit pranë fshatit Qarrishtë dhe Mali i Dorëzit(Mali Strapi).
Traditat janë të ndërthuruara midis Dibrës dhe Çermenikës, por nuk mungoan edhe ajo e Elbasanit.
Instrumenet (veglat) muzikore është kryesisht: Daullja,pipzat, çiftelia etj. Kostumet janë të Çermenikës së bardhë.
Këngët që janë përdorut ndër shekuj janë autoktone ku gratë mblidhen në raste dasmash dhe këndojnë në valle duke lëvizur dalëngadalë. Burrat në konak kërcejnë vallet dyshe sipas traditave si psh. Qemonja,fusharja, etj.
Si Qendër fshati përdoret sheshi te Xhamia pranë rrapit të moçëm, i cili është përdorur si pemë që identifikon çdo fshat.
Bujqësia dhe blektoria
Banorët e këtij fshati janë marrë kryesisht me bujqës dhe blektori. Kulturat bujqësore që mbillen është misri, gruri dhe faragjere. Blektoria kryesisht lopë dhe dele. Delet i shtegtonin gjatë beharit në mal. Ku vlen të përmendet fakti që 3 ditë lajmëroheshin banorët me anë të rënies së daulles për ti grumbulluar në Krastë të Dorëzit, vend i cili ishte lënë nga të parët e fshatit i vend i përbashkët për këtë qëllim. Në fillim të majit ato u nisnin për në fushë të Dotëzit, ku i mbanin aty për afro një muaj dhe pasi shkrinte bora në Mal të Dorëzit ato niseshij për atje përmes fshatit Qarrishtë, rrugë e cila quhet edhe sot "Rrufa r Dorëzit". Në qershor bagëtitë fillonin kullotjen në Mal të Dorëzit. Disa nga barinjtë kryesor që kanë qenë atje janë; Islam Hoxha,Tafil Hoxha, Azem Brazhda, Xhevit Shalja,etj.
Xhamia e Dorëzit ndodhet në lagjen Katund, xhami e ndërtuar rreth 300 vjet më parë. Flitet që e kanë ndërtuar ustallarë nga Golloborda. Tavanin e drurit thuhet që e ka gdhendur në dru nga ustallarë nga Dorëzi, një nga këto ka qenë Hysni Mema.Xhamia sot ruhet dhe është rikonstruktuar nga banorët e fshatit sidomos me inisiativën Gani Dosku. Hoxhollarë që mbahen mend në Dorëz, janë: Hoxhë Teta, Hoxhë Selajdin Dosku dhe Caush Hidri.Mirëmbajtja vazhdon akoma edhe në ditët e sotme si një vepër dhe një monument i rëndësishëm kulture dhe trashëgimnie.