Shko te përmbajtja

Përdoruesi diskutim:JN~sqwiki

Përmbajtja e faqes nuk mbështetet në gjuhë të tjera.
Shto temë
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin JN~sqwiki. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Mark Antoni dhe Kleopatra Faraonja e Egjiptit dhe gjenerali romak

[Redakto nëpërmjet kodit]

Historia e dashurisë së faraones së fundit të Egjiptit dhe gjeneralit të pashëm romak skandalizoi gjithë shoqërinë romake dhe politikanët romakë. Ata u martuan në vitin 37 para Krishtit, por dashuria e tyre nuk pati fund të lumtur. Pavarësisht të gjitha rreziqeve, Mark Antoni dhe Kleopatra u martuan në vitin 37. Para Krishtit. Në vitin 31 para Krishtit, kur Mark Antoni dëgjoi në fushën e betejës lajmin e rremë se Kleopatra kishte vdekur, ai ra mbi shpatën e tij. E mbetur pa shpresë, Kleopatra vrau veten duke përdorur një gjarpër helmues.

Mark Antoni ishte i martuar me motrën e Oktavian Augustit, ndërsa kishte filluar një romancë dashurie me Kleopatrën. Madje ai arriti deri aty sa të ndante atë dhe të martohej me Kleopatrën, gjë që e tërboi pa masë Augustin. Qëllimi i martesës së Kleopatrës me Mark Antonin ishte që ajo të bashkonte forcat ushtarake me të kundër Romës, pra ambicjae saj ishte tepër e madhe donte të bëhej zonjë e perandorisë më të madhe të kohës pas asajtë Aleksandrit. Pas disa vitesh përgatitje, Oktaviani bindi Senatin, që t’i shpallte luftë Egjiptit. Beteja ushtarake detare midis të dy flotave u zhvillua në gjirin e Prevezës, në 2 shtator të vitit 31 p.k. Në këtë betejë pati një organizim të keq, sepse komandantët e anijeve nuk u morën vesh me njëri tjetrin, dhe disa u tërhoqën nga beteja duke lënë Mark Atnonin vetëm, i cili u mund, por nuk u vra në betejë. Pas kësaj fitoreje Augusti filloi të pushtojë Lindjen deri në kufi me Egjiptin. Forcat e Antonit dhe Kleopatrës nuk mundën t’i bënin ballë ushtrisë Romake. Në vitin 42 p.K. Mark Antoni i kërkoi Kleopatrës të takohej me të në Tarsus, që ta pyeste mbi besnikërinë e saj. Kleopatra mbërriti aty dhe ia mori mendjen aq shumë Mark Antonit, sa ai vendosi ta kalonte dimrin e vitit 41 - 40 p.K. me të në Aleksandri. Për të mbrojtur dhe Cezarionin, ajo i kërkoi Mark Antonit të urdhëronte vrasjen e motrës së saj, Arisnoe, që jetonte në tempullin e Artemisës në Efesus. Ekzekutimi u krye në vitin 41 p.K. në shkallët e tempullit dhe kjo shkelje shenjtërie skandalizoi Romën. Më 25 dhjetor 40 p.K. Kleopatra solli në jetë dy binjakë me baba Mark Antonin, Aleksandër Helios dhe Kleopatra Selene II. Në vitin 37 p.K. Mark Antoni u martua me Kleopatrën, sipas ritit egjiptian edhe pse ai ishte i martuar në atë kohë me Oktavia Minor. Ai dhe Kleopatra patën dhe një fëmijë tjetër, Ptolemi Filadelfus. Antoni dhe Kleopatra Një prej femrave më të famshme në historinë e njerëzimit, Kleopatra VII, ishte faraonia e bukur dhe brilante e fundit e Egjiptit. Historia e dashurisë me gjeneralin romak, Mark Antoni, është cilësuar si një prej romancave më të mëdha të historisë së njerëzimit. Pavarësisht se historia e tyre e dashurisë skandalizoi shoqërinë romake, ata u martuan në vitin 36 para Krishtit. Fëmijëve të saj që i kishte me Mark Antonin iu fal jeta, ndërsa Cezarionin e Cezarit, Oktavi, e vrau në vend dhe muajin Gusht e shpalli si ditë të fitores së tij ndaj armiqve të Romës, muaj që edhe në ditët e sotme njihet si i tillë në kalendarin Romak. Pas kësaj fitoreje të ulët edhe pse ai e quante të lavdishme, Oktavi u vetshpall Augustus Perandori i parë i Romës. Legjenda misterioze dhe e dhimbshme e Kleopatrës është riprodhuar disa herë dhe është shfaqur nëpër kinema, teatro e televizione në mbarë botën. Versionet e historisë së treguar në këto riprodhime kanë shumë ndryshime nga njëra-tjetra, por në thelb të gjithë e përshkruajnë si një mbretëreshë të drejtë dhe liberale, ndërkohë që Kleoptra nuk ka qenë aspak liberale dhe në pjesën më të madhe të sundimit të saj ka vendosur interesin e saj personal mbi atë të popullit. Një ndër filmat më të njohur që krijoi famë shumë të madhe në vitin 1963 ka qenë "Kleopatra" i regjizorit Xhozef L. Mankiewicz, film i cili zgjaste 184 minuta. Rolin kryesor, atë të Kleopatrës e luante me mjeshtëri dhe hijeshi të madhe Elizabet Tejlor, ndërsa rolin e Mark Antonit, Ricard Burton. Pas mundjes nga Roma, Mark Antoni vret veten dhe ushtria romake hyn në qytet. Augusti i jep urdhër Kleopatrës që të bëhet gati se do e çojnë si peng në Romë, dhe ta shëtiste si plaçkë lufte para turmave Romake. Kleopatra vendosi që më mirë të vdiste si i shoqi, se satë poshtërohej, gjë që ishte dhe qëllimi kryesor i Augustit, i cili kishte inate të vjetra me të,që kur ajo ishte e dashura e Cezarit, pasi ajo lindi një trashëgimtar që rrezikonte fronin e Augustit. Kështu Kleopatra kreu vetvrasje, duke u vetëhelmuar me gjaprin kobra. Ky ishte një akt që nuk do ta bënin dot as burra shumë të fortë, që dëshmon për guximin dhe trimërinë e saj.Augusti si një njeri ambicioz që fronin ia kishte lënë Cezari më tepër sesa e kishte merituar, për të mos pasur konkurencë në pushtet, vrau të birin e vetëm të Cezarit dhe Kleopatrës, Ptoleme Cezarionin. Këtu del dhe njëherë qartë karakteri i Augustit dhe sa ka gabuar një burrë i Madh si Cezari, që i la pushtetin atij që do t’i vriste birin e tij të vetëm.Ka historianë që thonë se tre djemtë që ajo pati me Mark Antonin nuk i vrau, por i mori në Romë ku edhe u kujdes për ta. Dinastia e ptolemejve, zgjati treqind vjet, dhe mori fund me vdekjen e Kleopatrës. Por në vitin 31 para Krishtit, gjenerali Oktavian shkatërroi forcat e kombinuara të Antonit dhe Kleopatrës në betejë. Pasi dëgjoi një lajm të rremë se Kleopatra kishte vdekur, Antoni u hodh mbi shpatën e tij. Mbetur pa shpresë, Kleopatra vrau veten, duke vendosur në kraharorin e saj një gjarpër helmues. VARRI I KLEOPATRES Arkeologët do të nisin gërmimin në tre zona të Egjiptit pranë detit Mesdhe, ku mund të gjendet varri i të dashuruarve fatkeq, Kleopatra dhe Mark Antoni. Në një deklaratë, Këshilli Suprem i Gjërave Antike të Egjiptit bëri të ditur se tre vendet janë identifikuar gjatë muajit të kaluar me anë të një vëzhgimi me radar në tempullin “Taposiris Magna”.

Tempulli është i vendosur në liqenin e Mariut, i cili sot quhet Abusir, pranë qytetit të Aleksandrisë dhe është ndërtuar gjatë mbretërimit të Ptolemit II (282-246 p.K.). Mbretëresha e famshme e Egjiptit dhe gjenerali romak kryen vetëvrasje në vitin 31 p.K. Që atëherë është kërkuar varri i tyre.

Ekskavatorët kanë gjetur gjithashtu një numër tunelesh brenda në tempull, tre prej të cilëve mund të jenë përdorur për varrime.

Drejtuesit e gërmimeve besojnë se Kleopatra dhe Mark Antoni mund të jenë varrosur në një tunel më të thellë, të ngjashëm me ato që janë gjetur. Vitin e kaluar, arkeologët në zonë nxorën një statujë bronzi të perëndeshës Afërditë, një kokë alabastri të një statuje të Kleopatrës, një maskë që mendohet se i përket Mark Antonit dhe një statujë pa kokë të epokës ptolemiane.

Nga ekspedita u gjetën 22 monedha që kanë imazhin e Kleopatrës. Zahi Hawass, arkeolog egjiptian, tha se statuja dhe monedhat shfaqin një fytyrë të pashme, duke hedhur poshtë teorinë se Kleopatra ishte “thuajse e shëmtuar”.

Akademikët në universitetin britanik të Njukastellit në vitin 2007 arritën në përfundimin se mbretëresha e famshme nuk ishte veçanërisht e pashme. Konkluzioni i tyre bazohej në skicimin e Kleopatrës në monedhën romake që e shfaq atë me hundë të mprehtë dhe buzë të holla.

Akademikët në universitetin britanik të Njukastellit në vitin 2007 arritën në përfundimin se mbretëresha e famshme nuk ishte veçanërisht e pashme. Konkluzioni i tyre bazohej në skicimin e Kleopatrës në monedhën romake që e shfaq atë me hundë të mprehtë dhe buzë të holla.JN♥

Llogaria juaj do të riemërohet

[Redakto nëpërmjet kodit]

20 mars 2015 09:30 (CET)

19 prill 2015 13:43 (CEST)