Shko te përmbajtja

Përdoruesi diskutim:KKTK

Përmbajtja e faqes nuk mbështetet në gjuhë të tjera.
Shto temë
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin KKTK. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore

Në pajtim me të Ligjin për Trashëgiminë Kulturore nr. 02/88 /2006, bazuar në nenin 4 të këtij ligji, në bazë të vendimit të Kuvendit të Kosovës nr. 02-3865-1/07 dhe të Përfundimit të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 03-P-074/k, të dt. 18.02.2009, dhe me qëllim të përcaktimit të rregullave të organizimit, funksionimit dhe të fushëveprimtarisë së Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore të Republikës së Kosovës, më datën 17.03.2009, u miratua kjo:

                                                        RR E G U LL O R E 
   PËR PUNËN E KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE

Kreu I Dispozitat e përgjithshme

Neni 1 Kjo rregullore përcakton organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore (më tej: Këshilli), të themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

                                                                  Neni 2

2.1. Këshilli, bazuar në këtë ligj, është organ profesional i pavarur, i cili ka për qëllim drejtimin, koordinimin dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore nëpërmjet funksionalizimit të sistemit ligjor dhe bërjes së strukturës menaxhuese integruese efikase për studim, vlerësim, mbrojtje, konservim/restaurim, prezantim dhe shfrytëzim të trashëgimisë kulturore, në pajtim me norma, parime dhe standarde ndërkombëtare.

2.2. Anëtarët e Këshillit emërohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në pajtim me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

                                                             Neni 3

Këshilli bashkëpunon me Kryeministrinë, me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor, me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me Ministrinë e Jashtme, me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe me institucionet e tjera lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

                                                             Kreu II

PËRBËRJA E KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE

                                                              Neni 4

4.1 Këshilli përbëhet nga ekspertë me përvojë nga fusha e trashëgimisë kulturore.

4.2 Këshilli përbëhet prej 7 anëtarëve, të cilët zgjidhen për një mandat tre (3) vjeçar, me mundësi të rizgjedhjes, duke respektuar përbërjen etnike të Kosovës 4.3 Këshilli zgjedh kryetarin dhe nënkryetarin e Këshillit, me shumicë votash. 4.4 Mbledhjet i udhëheq kryetari i Këshillit, ndërsa në mungesë të tij/saj nënkryetari ose i autorizuari i tij/saj.

                                                    Kryetari i Këshillit
                                                             Neni 5

5.1 Kryetari i Këshillit për punën e Këshillit i përgjigjet Kuvendit të Republikës së

      Kosovës.

5.2 Mandati i kryetarit zgjat 3 (tre) vjet. 5.3 Kryetari kujdeset për mirëvajtjen e punës së Këshillit. 5.4 Thërret dhe kryeson mbledhjet e Këshillit. 5.5 Lëshon urdhëresë për zbatimin e planit financiar. 5.6 E përfaqëson Këshillin para personave të tretë. 5.7 Nënshkruan vendimet, konkluzat dhe procesverbalet e Këshillit. 5.8 Kryen edhe punë të tjera të cilat janë në interes të Këshillit.

Nënkryetari i Këshillit

                                                               Neni 6

6.1 Mandati i nënkryetarit zgjat 3 (tre) vjet. 6.2 Nënkryetari e zëvendëson kryetarin në rast të mungesës së tij/saj.

         Sekretariati
                                                               Neni 7

7.1 Sekretariati i Këshillit përbëhet nga Udhëheqësi ekzekutiv, Sekretari dhe Njësia Operative. 7.2 Sekretariatin e zgjedh Këshilli, përmes procedurave të rekrutimit, sipas rregulloreve

     të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

7.3 Sekretariati punon në bazë të rregullores përkatëse.


                Udhëheqësi ekzekutiv    
               Neni 8

8.1 Udhëheqësi ekzekutiv i përgjigjet kryesuesit të Këshillit dhe udhëheq Njësinë Operative. 8.2 Është përgjegjës për zbatimin e të gjitha vendimeve të Këshillit. 8.8 Kryen edhe punë të tjera sipas nevojave të Këshillit. 8.9 Sekretari për punën e vet i përgjigjet kryetarit të Këshillit.


                                                       Njësia Operative         
                                                               Neni 9

9.1 Sekretari dhe Njësia Operative kryen punët administrative të Këshillit, përgatit

     materialet për mbledhje, harton procesverbalet, vendimet, planin financiar dhe 
     projektet e Këshillit.  Në çdo mbledhje të Këshillit mbahen procesverbalet, të cilat 
     ruhen në arkivin e shërbimit të administratës dhe për të përgjigjet sekretari.

9.2 Njësia Operative përbëhet nga personeli i përhershëm dhe i kualifikuar, me

     përfaqësim të barabartë të komuniteteve dhe të gjinive.

9.3 Sekretari dhe Njësia Operative i përgjigjet Udhëheqësit ekzekutiv të Këshillit.

    . 
                                                             Kuorumi
                                                               Neni 10

10.1 Kuorumin e përbën pjesëmarrja e më shume se gjysmës se anëtarëve të Këshillit. 10.2 Vendimi është i plotfuqishëm nëse një çështje përkrahet nga shumica e anëtarëve të

        pranishëm. 

Humbja e statusit të anëtarit të Këshillit

                                                               Neni 11

Anëtari i Këshillit mund ta humb statusin e anëtarit të Këshillit nëse: 11.1 Dënohet për vepër penale. 11.2 Mungon në tre takime radhazi, pa arsye, gjatë vitit. 11.3 Heq dorë personalisht, duke kërkuar shkarkim nga autoriteti që e ka emëruar. 11.4 Nuk e respekton Kodin Civil të Mirësjelljes.

                                                        Burimet financiare

Neni 12

Burimet financiare të Këshillit përbëhen nga: 12.1 Buxheti i Konsoliduar i Republikës së Kosovës për Këshillin e Kosovës për

       Trashëgimi Kulturore.

12.2 Donacione nga persona apo institucione publike dhe private të çdo lloji, brenda apo

       jashtë vendit, të depozituara drejtpërdrejtë në llogari të Këshillit.

12.3 Burime të tjera të ligjshme. 12.4 Çdo fond apo pasuri që do t’i shtohet Këshillit në të ardhmen do të bëhet në bazë të

       dispozitave të ligjit të aplikueshëm në Kosovë.

12.5 Çështjet materiale dhe financiare të Këshillit menaxhohen sipas rregulloreve për

        planifikim dhe shpenzim të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës. 

12.6 Këshili ka llogarinë e vet bankare.



                                                         Kreu  III
                                           DETYRAT E KËSHILLIT 
 
                                                            Neni 13

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore kryen detyrat vijuese:

13.1 Përpilon strategjinë kombëtare dhe përcakton prioritetet në fushën e trashëgimisë

         kulturore, si dhe inicion veprime kërkimore dhe studime shkencore e teknike. 

13.2 Ndërmerr masa për përparimin dhe kompletimin e infrastrukturës ligjore, të kuadrit

         profesional, shkencor, teknik, administrativ dhe financues, të nevojshme për    
         identifikim, studim, mbrojtje, konservim/restaurim, prezantim dhe shfrytëzim të    
         trashëgimisë kulturore.

13.3 Përcakton masat e domosdoshme për mbështetje financiare të trashëgimisë

         kulturore për secilin vit nga Kuvendi i Kosovës, nё pajtim me Ligjin për 
         Trashëgiminë Kulturore.

13.4 Përfaqëson dhe prezanton trashëgiminë kulturore të Republikës së Kosovës në vend

        dhe jashtë. 

13.5 Promovon vlerat e trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe të diversitetit të saj,

         përmes bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar.

13.6 Përcakton/ripërcakton kriteret dhe procedurat e vlerësimit, të klasifikimit, të

         sistemimit dhe të shpalljes nën mbrojtje me ligj të objekteve, të tërësive, të 
         komplekseve dhe të mjediseve/zonave të trashëgimisë materiale dhe shpirtërore.

13.7 Përcakton dhe zbaton formën e unifikuar të përnjohjes, identifikimit, evidentimit,

         dokumentimit, krijimit të sistemit të informimit dhe të mirëmbajtjes së regjistrit 
         dhe  kartografimit digjital të trashëgimisë arkeologjike, arkitekturore, të luajtshme    
         dhe shpirtërore.

13.8 Miraton Listën e Objekteve të Trashëgimisë Kulturore për mbrojtje të përhershme,

         të propozuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nga Ministria e 
         Planifikimit Hapësinor (zonat rrethuese).

13.9 Rishikon, plotëson apo refuzon objektin e trashëgimisë kulturore të propozuar për

         mbrojtje të përhershme.

13.10 Përcakton/ripërcakton listën dhe hartën e trashëgimisë kulturore në rrezik. 13.11 Mbikqyr/inicon planet dhe zbatimin e konservimit/restaurimit dhe të menaxhimit të

          integruar, duke përfshirë të gjithë aktorët.

13.12 Përcakton kriteret dhe procedurat për autorizim dhe leje të veprimeve hulumtuese,

         konservuese/restauruese apo të veprimeve të tjera që ndërlidhen me trashëgiminë 
         kulturore.

13.13 Përcjell ndryshimet e gjendjes së trashëgimisë kulturore dhe bashkëpunon me

         institucionet përkatëse për parandalimin e trafikimit të trashëgimisë kulturore të 
         luajtshme.

13.14 Themelon komision të pavarur për vlerësimin e kompensimit për ndonjë humbje

         financiare në objektet e evidentuara që kanë karakter të mbrojtjes së përkohshme. 
         Sipas nevojës formon edhe komisione të tjera.

13.15 Inicon programe për ngritje të kuadrit multisektorial, si dhe për zhvillim të

         programeve mësimore për trashëgiminë kulturore në të gjitha nivelet shkollore dhe  
         akademike.

13.16 Siguron bashkëpunim ndërministror, me struktura komunale, me shoqërinë civile

         dhe me popullatën. 

13.17 Zhvillon politika të finacimit, të nxitjes së investimeve dhe të sigurimit të granteve. 13.18 Siguron mjete apo donacione për raste të veçanta të zbulimit të ndonjë lokaliteti, ku

         ka nevojë për ndërhyrje me karakter shpëtimi, si dhe për blerjen e objekteve të 
         luajtshme me vlera trashëgimore.

13.19 Inicion krijimin e Fondit Nacional për Trashëgimi Kulturore. 13.20 Harton/shqyrton analiza për gjendjen e trashëgimisë kulturore dhe ndërmerr masa

         përkatëse. 

13.21 Fton ekspertë për konsultime dhe ekspertiza profesionale. 13.22 Planifikon, shqyrton dhe miraton programin dhe raportin e punës së tij. 13.23 Planifikon, shqyrton dhe miraton planin e veprimit dhe raportin e punës njëvjeçare. 13.24 Propozon buxhetin e Këshillit për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës. 13.25 Shqipton masa për anëtarët e Këshillit dhe i propozon Kuvendit shkarkimin dhe

         zgjedhjen e anëtarit të Këshillit. 

13.26 Takohet sipas nevojës, së paku një herë në muaj.

Vula dhe logoja Neni 14 Këshilli e ka vulën dhe logon e tij të përcaktuar nga Këshilli.

 Periudhat e Raportimit dhe Viti Financiar
                                                                 Neni 15

15.1. Këshilli paraqet raporte vjetore para Kuvendit të Kosovës ose kurdoherë që

        kërkohet prej tij.

15.2. Viti financiar i Këshillit do të përputhet me vitin kalendarik.

Kreu IV Dispozitat përfundimtare Neni 16 Propozimi për ndryshimin ose plotësimin e kësaj rregulloreje mund të bëhet me vendimin e shumicës së anëtarëve të Këshillit.

Dispozita e hyrjes në fuqi Neni 17 Kjo rregullore e punës hyn në fuqi pas miratimit nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore dhe pas nënshkrimit nga kryetari i Këshillit.

Kjo Rregullore është miratuar nga Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore në mbledhjen e datës 17.03.2009.

Nis një diskutim me KKTK

Nis një diskutim