Përdoruesi diskutim:Kafshet
Shto temëKjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Kafshet. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Gjirafa
[Redakto nëpërmjet kodit]Xhirafa është një gjitar me qafë dhe këmbë shumë të gjata qafa e saj mund të arrije gjatësi deri në 2 m, ajo është një kafshë e urtë. Familja e saj është edhe deveja që jeton në shkretëtire.Gjirafat zakonisht banojnë në savana, toka me bar, ose pyje të hapur. Megjithatë, kur ushqimi është i pakët ata do guxojnë të hyjnë në fusha me vegjetacion të dendur. Ata preferojnë zonat ku rritet acacia. Ata pinë sasi të mëdha të ujit, kur e kanë në dispozicion, gjë e cila u mundëson atyre të jetojnë për periudha të gjata në zona të thata.Gjirafë është një nga vetëm dy lloje të familjes Giraffidae, së bashku me okapin. Kohë më parë kjo familje ishte shumë herë më e gjerë, me lloje të tjera të shumta kafshësh. Gjirafat kanë evoluar nga 3 metra një antilopë e gjatë si gjitar që endej në Evropë dhe Azi rreth 30-50 milion vjet më pare.
Leopardi
[Redakto nëpërmjet kodit]Leopardi është një lloj i maces së madhe, me shumë nën-lloje. Këto kafshë janë të përqendruara kryesisht në Afrikë por ka edhe në Azi. Në Afrikë, leopardi është e lloji i dytë i maces për nga madhësia, pas luanit.Këta vrapues të mahnitshëm dhe mjaft të shkathët i takojnë gjallesave me gjak të ngrohtë sikurse majmunët dhe kafshët shtëpiake. Leopardët jetojnë të vetmuar, nuk jetojnë në formë të tufave. Për nga madhësia konsiderohet si macja e tretë më e madhe (pas tigrit dhe luanit) por mendohet se është më e vogël se jaguari. Ushqehet me antilopa, derr të egër etj.Janë banorë të savanave, xhunglës së dendur apo pyjeve bregore. Veçanërisht në pjesën jug-lindore të Azisë, paraqiten shpesh leopardët e zinj, kurse nën-llojet veriore të tij kanë ngjyra më të çiltra. Janë të njohura edhe kryqëzime të leopardit me lloje të luanëve dhe jaguarëve të bëra në kopshte zoologjike.Lëkura e leopardëve është përdorur si stof i çmueshëm për mantele dhe veshmbathje tjera. Në lidhje me mbrojtjen e tyre është bërë një marrëveshje e ndër të tjera e njohur edhe si marrëveshja e Uashingtonit për mbrojtje e llojeve të kafshëve.