Shko te përmbajtja

Përdoruesi diskutim:Kastriot Peci

Përmbajtja e faqes nuk mbështetet në gjuhë të tjera.
Shto temë
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Kastriot Peci. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
                                      Fshati Zhazhë Boletin

Leka, Deda, Staka, Vuki,Leka:Niku, Cana, Preka; Muja,Dema , tö parët tanë që kann jetuar ne Isniq te Decanit Në Boletin, të poshtëm, deri vonë ka qenë shtëpia ku kanë jetua, në një familja të parët tanë, pasi kanë ardhur nga fshati Isniq i Deçanit. Themelet e asaj shtëpie, besoj se gjenden hala Po sipas Tafil Ahmet Boletinit, Hajdari, Halili e Ahmeti vijnë në Boletin aty kah viti 1750

                   Djemt e Demës: Hajdari, Halili, Ahmeti kanë ardhur në Boletin. Ahmetin e ka vra serbi Jovani i Cernosekut porositur nga kisha e Deçanit.   Halili ia merr hakun duke e vrar pikërisht Jovanin.  Kur ndajnë bashkësinë familjare Hajdari mbetet në Boletin, kurse Halili vendoset pak më tej, tash fshati Zhazhë. 

Hajdari që mbeti në Boletin, pati dy djem: Murselin dhe Sinanin. Murseli pati shtat djemë: Ademin, Jasharin, Abdiun, Osmanin, Myhtarin, Zahidin, Nimanin Ademi kishte katër djemë: Ahmeti, Isa, Halili, Muja Ahmeti kishte tre djemë: Tafili, Jonizi, Haliti; Tafili pati Aliun dhe Shemsinë. Krejt këto sipas djalit të vëllait të Isës, Tafil Ahmet boletinit Thuhet se Tafili gjendej në mulli duke bluar gjatë natës dhe kur Jovani ndez pushkën, përmes shkreptimës së pushkës Tafili e shef dhe e njef shkaun. Me që nuk kishte vdekur në vend, arrinë t i tregoi Halilit se kush e kishte vra. Madje thuhej se Jovani, për të humbur gjurmët iu kishte shprehur edhe ngushëllime boletinve! Po kjo nuk mori bojë, thot populli. Këtu tregohet dinakëria serbe: vraj natën e qaj ditën! Për një kohë serbi iket. Boletinët nuk jepën se dinë gjë se kush e kishte vrar, andaj serbi duke u bindur në këtë, prapë vie për dallavere rreth gurëve të mullirit në Majdan. Pra pushtuesi serbian bënte trysni të vazhdueshme edhe si më parë mbi shqiptarët e Isniqit dhe gjithë Kosovës e sidomos mbi familjet atdhetare, siç ishin Boletinët. Pra Serbia edhe ashtu ishte e brengosur për rritën e shëndetshme të Zhazhë Boletinëve! Dhe vërtetë,siç thot populli, i dolën Hajdar! Luftërat për Lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti hapën portat edhe në diplomacionë europiane dhe më gjerë. Kështu rrezet e ngrohta të lirisë dhe formimit të Shtetit Shqiptar po ndrisnin në terrin e robërisë shekullore sllavoturke përmes grykës së pushkës së Isa Boletinit dhe lapsit të Hasan Prishtinës, për t u zgjerua kudo në tokat arbërore deri në Janinë e gjetiu. Halili, njihej edhe si Xure Halili. Pra nuk ka njohuri nga erdhi emri Xur, vetëm në se është ndonjë ndajshtim, dashurie ose respekti që kishin të tjerët ndaj tij ? Halili kishte tre djemë: Smakën, Idrizin dhe Sejdun. Kështu edhe formësohën tre lagjet: Smakajt, Idrizajt Sejdajt. Vazhdimësia e përbashkët më vëllëzërit në Boletin vazhdon edhe në Zhazhë pa ndërpre. Kjo shifet edhe nga përtëritja e emrave si psh: Halil, Hajdar, Ahmet, Mursel, Jashar, Abdi, Adem e të tjerë. Pra, si në Zhazhë, si në boletin përtërihën kësi emrash, me të vetmin qëllim për të përtëri të kaluarën. Edhe jetën e kishin të përbashkët; siç thot populli: dekë e drek i kishin të përbashkëta. Bile deri në kohët e sotme janë ftuar nesveti, pa dallime në festa dhe në dekë. Edhe varret i kemi të përbashkëta, në Petkovicë, mes dy fshatrash. Në ato vorre ka të varrosur shumë luftëtarë të lirisë, dëshmorë të rënë në luftat çlirimtare, posaçërisht kundër okupatorit serbosllav. Përcaktimi në tre lagje, vetëm sa e forcon vëllazërinë dhe respektin vëllazëror ndërmjetveti. Ekonomia, kryesisht ishte bujqësore dhe bleegtorale. Po edhe industria gurëve të mullirit ishte e zhvilluar dhe e ndihmonte gjallërimin në këto fshatra. Është paksa interesan se kjo industri u bë faktor me rëndësi të njohjes së këtyre fshatrave me fshatrat tjerë, jo vetëm të gjithë Kosovës, po edhe të shqiptarëve në Maqedoni, Magjedhani, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Atëherë Lugina ishte pjesë përbërëse e Kosovës, të cilën Tito ia ndau Kosovës, për qëllime të këqia politike, mendoj më 1956. Kështu kur shqiptaret e atyre trevave vinin për të ble gurë mulinjsh, qëndronin ca ditë në fshatin tonë nëpër oda ku këmbenin muhabete deri te ato të politikës kombëtare të shqiptarëve në Ballkan. Pra kjo industri u bë një urë lidhëse mes shqiptarëve në Ballkan. Ishte me rëndësi, sepse atbotë nuk kishte mjete komunikimi sikurse sot. Edhe tregëtia kishte fillua, por në një masë më të vogël. Hajze Zhazha ishte një trgëtar i Madh, Hajzeri i moçëm. Ai tregëtonte deri në Selanik mallra nga më të ndryshme. Kishtë magazinat e veta në Mitrovicë e në qytete tjera të Kosovës. Bile thuhët se ai ishte i pari që solli çajin Cejlon në trevat shqiptare, në Kosovë e më gjërë. Marrë parasysh këto e shumë të tjera fshati Zhazhë Boletin nuk mbeti i izoluar as ekonomikisht e as kombëtarisht. Kuptohët se këto fshatra nuk i këputën lidhjet me vilajetin e prejardhjës, duke i mbajtur shkuarje ardhjt pa ndërpre. Madje Isa Boletini veprimtarinë e vet kombëtare e lidhte ngusht me kusherinjt e tij, kudo ku ndodheshin ata: në Isniq, Istog, Tomoc, Muzhevinë,Prekallë, Rudicë, Zabllac, Trubuhoc. Është interesant se tokat dhe kullosat e Boletinëve janë ruajtura si të tyre deri ka ardhur okupatori serbosllav komunist 1945, kur shumicën e tyre e ka "nacionalizua"si pronë shtetërore. Bile një e tillë edhe sot quhet Roga e Pecit. Deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, nuk është përdorur mbiemri Peci. Pra njerëzit kanë mbajtur mbiemra, kryesisht gjyshor. Boletini, Zhazha dhe fshati Rahovë tani mbajnë mbiemrin Peci. Të tjerët, që pjesërisht përbëjnë fshatrat Stantërg, Selac e Bajgorë mbajnë mbiemrat gjyshorë ose stërgjyshorë, pra jo Peci. Ma merr mendja më mirë të përdorët Peci, sidomos për të qenë në dijeni të rinjtë dhe të rejat, për ta dijtur se janë farefis

Nis një diskutim me Kastriot Peci

Nis një diskutim