Shko te përmbajtja

Përdoruesi diskutim:Lati83

Përmbajtja e faqes nuk mbështetet në gjuhë të tjera.
Shto temë
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Lati83. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Përmbajtja


Përmbajtja

Hyrje

Nacionalizmi serb gjatë vitit 1844-1945

Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve

Përfundimi

Literatura









Hyrje

Nacionalizmi është një doktrinë multiciplinare e cila e ka orgjinë në Evropë që nga Revolucioni Francez( si rezultat i Industrializimit dhe Ilumenizmit) dhe ku luajti një rolë të rëndësishëm për formimin e kombeve në Evropën Perëndimore, ky ndikim u hap në vendet të tjera si në Ballkan ku filloj procesi i krijimit të kombeve që nga fundi i shk. XIX si kombi serb, grek, bullgar, shqiptar etj. Mund të thuhet lirisht se asnjë fenomen shoqëror modern në teorinë shoqërore nuk ka tërhequr më shumë vëmendjen e studiuesve se sa kombi dhe çështjet e lidhura me të: mitet i origjinës së përbashkët, nacionalizmi, përleshjet midis nacionalizmave,urrejtjet ndërnacionale, miti i pastërtisë etnike, miti mbi gjuhen e përbashkët, miti mbi historinë e përbashkët këto jo vetëm që kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve por kanë ndikuar që të përhapen në tërë botën, ku kanë shkaktuar shumë konflikte ndërmjet popujve. Nacionalizmi i cili u përhap në Evropën perëndimore si rezultat i zhvillimit ekonomik-shoqeror që ndikoj në krijimin e shteteve komb, ndërsa Ballkani ishte një vend i pushtuar nga Perandoria Osmane, Austro-Hungaria dhe në mënyrë jo direket Rusia Cariste, kjo ndikoj në përhapjen e luftës çlirimtare për krijimin e shteteve kombëtare dhe emancipimi i këtyre kombeve, ky ndikim u bë që Ballkani të bëhet burim i konflikteve që nga shk. XIX edhe pse konfliktet ishte të përhapura më herët në vendet e Ballkanit, mirëpo që nga kjo kohë morën një dimension tjetër ku shprehet Urs Altermatt “ nga frika se mos humbasin identitetin kulturor, ata futen në koraca kundër njërit tjetrit, ngrenë kështjella etnonacionaliste dhe shfrytëzuan dallimet kulturore si pretekst për të ngritur ledhat ndaj të huajve” Në këtë punim do të paraqitet nacionalizmi serb, në pjesë e parë do të paraqiten një vështrim për nacionalizmin serb që nga viti 1844 me programin “Naçertania” deri në përfundim të Luftës e Dytë Botërore. Në pjesë e dytë do të paraqite nacionalizmi Jugosllav gjatë udhëheqjes së Titosë, në veçanti ai serb me programin e Akademisë Serb të Shkencave dhe të Arteve në vitin 1986 dhe implementimin e ti nga Slobodan Miloshoviqi. Metoda do të jetë empirike në grumbullimin e fakteve dhe do të paraqiten disa teza të studiuesve më të njohur dhe kulumnet e kohës.

Nacionalizmi serb nga viti 1844-1945

Vendosja e serbeve në Ballkan që nga shekulli i VI-VII ka bërë që të jenë popull ekspansionist kjo u vrenjtë që nga krijimi i shtetit mesjetar dhe të Stefan Dushanit, mirëpo pas rrënjës së Perandorisë së Dushanit për serbet ishte një politik e heshtjes deri në shek. XIX nën sundimin osman. Me krijimin e një autonomie serbe dhe kryengritjet e serbeve bëri që nga romancierët serb të fillon përpjekja për ngjallja e një perandoria serbe mesjetare, pasi dështoj politika e jashtëm serb për ndikim në Ballkan, filluan të nxitet idetë për zgjerimin kombëtar “kjo më së miri mund të kuptohet me sak nga një plan, Naçertanije, hartuar nga Grashaninin më 1844 në lidhje me udhëheqje e princit Aleksandër” , në këtë projekt parashihet ngjallja e perandorisë së Dushanit (mesjetare), ku shprehen në këtë mënyrë nëse Serbia vlerëson drejtë se në çfarë gjendje gjendet, çfarë pozite gjendet nga kush rrethohet, atëherë do të bindesh se është shumë e vogël dhe nuk guxon të mbetët e tillë më këtë projekt “tokat që donte ti bashkonte Serbisë, qenë Bosnja, Hercegovina, Mali i Zi, Sremi, Banati, Baçka, dhe Shqipëria e Veriut me një dalje në Adriatik, territore që ai i quante thellësisht serbe në kombësi” , një kontribut këtu dha edhe legjitimimi i politikës nga kisha ortodokse, kishte filluar lëvizja panë sllavizmi për të realizuar këtë politik të serbëve . Për të realizuar këtë projekt duhet të merret përkrahjen e Rusisë dhe të kontaktoj qendrat e njohura si Londra dhe Parisi. Këto programe filluan të realizohen pas Krizës Lindore ku Serbia arriti të realizoj një pjesë të planit me Paqen e Shën Stefanit, mirëpo kjo nuk u përkrah nga Fuqitë e Mëdha, ku u organizuar Kongresi i Berlinit që Serbisë ju njohë një pjesë e territoreve të pushtuar(Sanxhaku i Nishit etj.). Politika e shteteve të Ballkanit filloj të realizohet gjatë Luftërave Ballkanike e cila ishte emëruar si luftë për çlirimin nga zgjedhja turke, por në realitet ajo u drejtua nga shoviniste të vendeve të Ballkanit dhe u kthyer në një luftë grabitqare, pushtuse, sidomos ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë . Kjo luftë qojë ndeshjen edhe të interesave të Fuqive të Mëdha, p.sh. “përpjekjet serbe për t’u vendosur në Shqipëri, binin ndesh me politiken e Austrisë dhe të Italisë që i donin për vete këto territore” , për ti zgjidhur këto probleme të Ballkanit u mbajt Konferenca e Londrës që ishte e favorshme për shtetet ballkanike, ndërsa për shqiptaret u bë e dëmshme për arsye se një pjesë e madhe e tokave u shkëputë nga Shqipëria si Kosova dhe tokat në Maqedoni që u bën pjesë e Serbisë. Për të realizuar këto plane të nacionalizmave në Ballkan një rolë të madh luajti feja, pasi kulturat nuk kanë një dallim të madh, si dëshmi në Ballkan është gjuha ajo që merre funksionet e veçanta dalluese, ndërsa brendshmi është gjithmonë feja mjet mobilizues , me përjashtim të shqiptarëve ku dallon nacionalizmi. Këto rezultate erdhën pasi “që popujt e ballkanikë në periudha të gjata të shtypjes politike te kishat kanë gjetur shpesh vatrat e lirisë kulturore”, për shembull kisha serbe-ortodokse kujdeset jo vetëm për ruajtjen e besimit, por edhe në mbajtjen e një ndërgjegjeje etnike kulturore. Te populli serb kisha ka rolin aq të madh sa e ka bërë një popull ekspansionist, duke i legjitimuar dhunën e ushtruat nga serbet, këtu ndikon pasi që “nuk ka kurrfarë intelektualizmi apo zhvillim moral brenda Kishës Ortodokse Serbe të ngjashëm me atë të Perëndimit” , dhe më këtë mund të themi se kisha serbe i shërben politikës e jo misionit të saj të destinuar. Nacionalizmi serb i cili filloj një ekspansion të madh sidomos pas Konferencës së Londrës ku serbet do të bëhen shkaktar për fillimin e Luftës së Parë Botërore, kur u vra Franc Ferdinandi që u krye nga disa serb të cilët kishin rënë viktimë e propagandës anti-Autriake të zhvilluar nga shoqëritë patriotike të vendit. Lufta bërë që për serbe deri në vitin 1915 të jetë produktive, mirëpo me pushtimin e Serbisë bëri që politika ekspansioniste të përfundoj deri në përfundim të Luftës së Parë Botërore, ku me ndihmën aleatëve i rikthej toka e humbura dhe krijuan Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene. Në periudhën mes dy luftërave kjo mbretëri ku udhëheqjen kryesore e kishin serbët u përgatiten disa programe si: -Programi 16 pirdh 1920- i cili parashihte masa të rrepta ndaj shqiptare të Kosovës. - Programi për likuidimin e kaçakëve në 1924- i cili parashihte shkatërrimin e Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. -Programi i Qeverisë së Mbretërisë Jugosllave në 1935- politika për shpronësim dhe kolonizimi e tokave shqiptare. - Elaborati i Klubit Kulturor Serb 1935-si duhet ta shtrirë ndikimin ndaj popujve tjerë e sidomos ndaj shqiptarëve. - Elaborati i Vaso Čubrilovič- Problemi i minoritetit në Jugosllavinë e re në 1937 “shpërngulja e arnauteve” , këtu shprehet kolonizimin në mënyrë graduale si dhe të ushtrohet presion në format të ndryshme, duhet të manifestohet me burgime, dhunë e vrasje, duke shtuar psikozën e frikës në çdo aspekt. -Konventa turko jugosllave në1938- për shpërnguljen e shqiptareve, mirëpo kjo nuk u realizuar pasi filloj Lufta e Dytë Botërore. - Elaborati i Ivo Andriqit në 1939 - Programi Moleviqit-1941 - Elaborati i Vaso Čubrilovič në 3 nëntor 1944- elaborati i dytë për shpërnguljen e gjithë shqiptarëve për në Turqi. -Elaborati për likuidimin e jo serbëve me 5 janar 1945-është paraparë që të gjithë pakicat në jugosllavi të detyrohen të largohen, një pjesë ti vrasin etj. - Marrëveshja xhentëlmen Tito-Kypërli në1953 e cila duhet të shpërnguljen e shqiptareve “turqve” atje. , ku u shpërngulen mbi 246.000 veta nga mbar Jugosllavia, gjatë kësaj kohe filloj vala e dytë e kolonizimit duke i pruar në Kosovë ata që dinin shkrim-lexim me familjet e tyre . Këtë politik arriti që ta qojë përpara ministri i Brendshëm Rankoviqi i cili filloj aksioni për armë duke burgosur vrarë. Këto veprime u lejuan deri kur Tito e përmbushi planin dhe u deklaruar “ ...kjo sjellje ndaj shqiptarëve ishte bërë pa dijen e tij dhe ministrin e përmendur serb e mënjanoj nga pozita, meqë ai kishte qen fajtor që gjatë asaj periudhe ishin burgosur padrejtësisht edhe shumë kroat e boshnjak, por asnjë serb. Pas kësaj ngjarje Serbia u konsideruar si fajtore për çdo që kishin ndodhur në Jugosllavi, nga kjo periudhe filloj një epokë e re për vendet e tjera ku ju dhanë të drejta si republikave mundë të shkonin edhe në shkëputje ndërsa krahinave ju dha një pozicion të barabarta në federatë por pa të drejtën për shkëputje dhe më këtë shqiptaret murrën të drejta, që ndikoj në zhvillimet e mëdha politike ekonomik. Kjo ndikoj që nacionalizmi serb mos të del publikisht por punuan për të eliminuar këtë kushtetutë sepse mendoni se Serbia i humbi të gjitha të drejtat. Këtë më së miri e tregon- Libri i Kaltër në1976-1977-, por edhe ky libër parashihte marrjen e të drejtave shqiptarëve apo atë autonomi që ju dha dy krahinave. Ajo donte një kushtetutë, e cila do ti mundësonte dominimin mbi të gjitha republikat dhe krahina në Jugosllavi, e pastaj realizimin e planit të dytë Serbin e Madhe kjo dëshirë hegjemoniste e qojë serbin në luftë, me republikat e tjera e pastaj me Kosovën. Për Jugosllavin dhe Ballkani në përgjithësi shprehet Urs ALtermatt, ku thotë se në Ballkan paqja ishte e mundshme vetëm atëherë kur një fuqi e madhe perandorake vihej në rolin e gjyqtarit midis popujve dhe feve, duke vendosur një rendë ndërkulturor këtë për shekuj me rrallë e bën osmanet. Ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore, sovjetike bashkë me Titon i diktuan rregullat e lojës, që i orientoheshin pas Rusisë dhe Jugosllavisë e që i vunë pas një ekuilibrit të detyruar bashkësitë rivalizuese të feve, gjuhëve dhe popujve. Këtë shprehje më së miri e tregon vdekja e Titos e cila filloj dalja publike e nacionalizmit serb ku në skenë filloj të ngjitët një figurë e re politike Slobodan Milosheviqi duke përfituar nga nevoja e brendshme dhe e jashtme e popullit serb. Duke e parë këtë politikë të serbe të gjithë popujt në Jugosllavi fillua mos të pajtohen me këtë gjendje që mbizotëronte, më së miri e panë shqiptarët e Kosovës. Stagnimi i zhvillimit ekonomik, kushtetues, si dhe shfaqja gjithnjë e më shpeshta të tendencave antishqiptare shkaktuan pakënaqësi të madhe kjo e tregon më së miri demonstratat e vitit 1981 për të kërkuar republikë të plotë. Edhe këtë herë u shtypen me dhunë demonstratat dhe ndaj shqiptarëve filloj një politik e shtypjes, burgosjes, diferencimit etj. që vazhdoj deri në vitin 1999. Politika serbe nuk po pushonte së vepruarit sidomos qarqet akademike serbe ku filloj një përkrahje e madhe sidomos ndaj udhëheqësit të atëhershëm S. Milosoviqi këtu filloj sendërtimi i ëndrrës së tyre për dominim të plotë që buron nga Mesjeta. Miloshoviqi “shfrytëzoj lidhjet historike politike të Kishës Serbe me pushtetin qeveritar dhe me “bekimin” e udhëheqësve kishtar u betuar të mbronte popullin serb dhe kishën nga keqtrajtimet dhe kërcënimi nga të tjerët. Në anën tjetër qarqet politike dhe akademike nuk pushojnë së punuari duke nxjerrë plane për ta siguruar pushtetin në jugosllavi këtë më së miri e tregon Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve, me memorandumin e famshëm.

Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (1986)

Çështja e Përgjegjësisë Politike: Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve i cili u publikuar në vitin 1986 jo zyrtarisht bëri të jetë lajm i cili do të shihet qartë nacionalizmi dhe politika e popullit serb ndaj popujve tjerë që jetonin në shtetin e Jugosllavisë. Memorandumi parashihet disa segmente të jetës ku u paraqit se serbet janë populli më i shtypur në jugosllavi, me këtë filloj propaganda për “gjenocidi fizik, politik, ligjor dhe kulturor kundër popullatës serbe në Kosovë e Metoni është disfata serioze e Serbisë”, këtu ceket gjendja e serbeve në Kroaci dhe pjesët tjera jugosllave që paraqitet kinse janë më të rrezikuarit serbet. Mundë të themi se memorandumi është një përmbledhje e mendimeve dhe botimeve gjatë viteve të tëra për çështjen serbe. Për të treguar nacionalizmin serb gjatë asaj kohe më së miri e tregon gjuha e përdorur “në kohën e nacionalizmit është konsideruar si helm që vepron ngadalë, helm i cili me kohë i helmon gati të gjithë njerëzit”, me këtë mundë të themi se gjuha luajti rolë kryesor në përgatitjen mendore e emocionale të krimeve. Gjuha ndikoj që edhe njëherë të dalë në skenë nacionalizmi serb pas disa dekada heshtje që u bën pas rënies së Rankoviqit. Në këtë memorandum përmenden disa raste të cilat nga serbet konsiderohen të rënda dhe si ushtrimi të dhunës ndajë serbëve si: Demonstratat e vitit 1981, disa vrasje lokale, rasti i Martinuviqit etj. Memorandumi i parashihte disa aspekte ekonomike, politike, kulturore. Nga aspekti ekonomik bëhet një përmbledhje e gjerë për zhvillimit ekonomik në jugosllavi, këtu paraqite një mos zhvillim ekonomik i disa rajoneve si Serbia e cila kishte mbetur me e prapambetura në Jugosllavi. Për këtë prapambetje ekonomike akuzohet kushtetutën jugosllave e vitit 1974, me këtë kushtetutë u bë transformimi nga federata në konfederatë. Qëndrimi i akademikeve serb ishte se “njëmbëdhjetë vite ishin të mjaftueshme për t’u vënë re vështirësitë e mëdha, të cilat janë pasoja të konferderalizimit në rendin shoqëro, për çfarë detyrimisht edhe kushtetuta u gjend në qendër të kritikës së sistemit politik”, me këtë shprehet se shkaktarë për këtë gjendje ishte politika e viteve 70-ta të shek. XX. Për të ngjallur nacionalizmin, akademiket i përdoren disa faktet dhe disa i hiperbolizuan duke thënë se serbet janë i vetmi popull i cili nuk e ka shtetin e tyre, madje është ngushtuar duke ja shkëputur dy krahinat e sajë Kosovën dhe Vojvodinën. Në këtë akademiket e projektuan hartën zyrtare të Serbisë së Madhe dhe u bekuar nga Kisha Serbe ku “ ishin përfshirë pjesë të mëdha të Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe të Malit të Zi, (i cili kishte hyrë nën tutelën serbe me të ashtuquajturin “jugurt revolucionin”) si dhe , natyrisht, përfshinte territorin e Vojvodinës dhe të Kosovës”. Me këtë memorandum që u prezantuar nga akademiket serb, e gjithë spektri politik jugosllav ishte i tronditur, mirëpo një figurë e re politike filloj të ngritët lartë Slobodan Milosheviq i cili e përkrahi këtë memorandum. Ndërsa e vërteta për “çështja e Kosovës i kontribuoi shndërrimit të tij nga një aparatçik pak i njohur i partisë, në një lider politik demagog”. Një kontribut tjetër për ngritjen e ti e dha fjalimi në Fushë Kosovë, ku u shpreh “Ashku nuk duhet të guxojë t’iu rrahë!” , kjo ndikoj që S. Milosheviq të bëhet liderë shpirtëror i serbeve. Ngritja e Millosheviqi shkaktoj probleme të shumta që qojë në gllabërimin e pushtetit jugosllav, ku në vitin 1989 ju heq Autonominë Kosovës, dhe nga vitet e 1990 për ta realizuar planin e Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, qojë në fillimin e luftës në Kroaci, Bosnje dhe në Kosovë (në vitin 1998-99). Memorandumi dhe udhëheqja e S. Milosheviqit ndikoj që të shpërbëhet Jugosllavia ndërsa lideri i cili filloj implementimin e memorandumit u akuzuar për krime lufte në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë nga Tribunali i Hagës.

Përfundimi

Në këtë punim proseminarik për nacionalizmin serb tregon qartë se populli serbë është ekspansionist ku ju interesojnë vetëm territoret dhe çdo projekt i cili është paraqitur nga figurat e politike dhe akademike është bërë legjitimimi i dhunës për përfitime territoriale. Nacionalizmi serb i cili u paraqit me projektin Naçertanija u pa se pretendon një Serbi të Madhe, kurse të gjitha projektet e më vonshme të Vaso Čubriolvič, Ivo Andriqit, Libri i Kaltër dhe së fundi Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, u kuptua qartë se ju intereson çështja e Serbisë mesjetare dhe sidomos Kosova që u konsideruar si tok e shenjtë e Serbisë. Përfshirja e shqiptarëve në jugosllavi ndikoj negativisht tek popullin vendas sepse u ushtruar një dhunës shtetërore gjatë periudhës së Rankoviqit, ndërsa pas viteve 66-ta shqiptare i murrën disa të drejta me kushtetute e vitit 1974, që zgjatën deri në vitin 1989. Kjo periudhë njihet si periudhë e shuarjes së nacionalizmave në jugosllavi, por në realitet ishte heshtje e nacionalizmave sidomos ati serb i cili u pa pas vdekjes së Titos. Nacionalizmi serb duel në skenë me memorandumin e vitit 1986 i cili u pa qartë qëllimet e Serbisë për territore, mirëpo karakteristikë e kësaj është se në skenë u paraqit S. Milosheviqi i cili e përkrahi dhe u ngritë në skenë si lider shpirtëror serbë, duke e marrë bekimin e kishës për ta kthyer tokat e Serbisë mesjetare. Kjo politikë gojë në fillimin e luftës në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë që shkaktoj viktima të shumta, shkatërrime, dhunë, gjenocid shtetëror mbi këto vende të cekura më latë. Fajësia për krimet e bëra duhet ti takoj të gjithë popullit serb sepse ajo ishte dhunë shtetërore, po ashtu edhe Kisha Ortodokse serbe duhet të dënohet se ajo e ka bërë bekimin e dhunës me vite të tëra. Për këtë shprehet më së miri Urs Altermatt, padyshim që nuk ka vend tjetër në Evropë, ku feja dhe etnia të lidhen kaq fort me njëra-tjetrën se sa ç’ndodh të sllavët e jugut në Ballkan. Kjo lidhshmëri është se serbet me pranimin e krishterimit kanë kaluar nga një popull primitiv në popull të civilizuar dhe rolë kryesor ka luajtur feja në formimin e kombit serb. Në bazë të gjithë kësaj mundë të kunklodojm se serbëve ju mungon një Kod Moral, i cili do ta ndalonte dhunën që është ushtruar mbi popujt e tjerë me shekuj të tërë.

Literatura

1. Altermat, Urs : “Etnonacionalizmi në Evropë” , Phoenix Tiranë 2002 2. Bakalli, Emine ,,Përpjekjet e Komitetit ‘’MKK” për denoncimin e dhunës dhe mbrojtjen e të drejtave kombëtare e demokratike të shqiptarëve në Jugosllavi”, në përmbledhje kumtesash, Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës,Akademia e Shkencave, Tiranë, 2004 3. Bakalli, Emine “Kosova gjatë viteve 1945-1997” Ligjerata 4. Bajrami, Hakif, Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912, pjesa e parë, ,,Shkrola”, Prishtinë, 2003 5. Charles & Jelavich, Barbara “Themelimi i shteteve Kombëtare të Ballkanit 1804-1920”, Dituria , Tiranë 2004 6. Doucette, R. S. & Thaçi, H. “Kosova “Demokraci Morale” apo “Kosova Serbi e Madhe””,Europrinty, Prishtinë 2004 7. Grup autoresh “Historia e polullit shqiptare II”, Toena, Tiranë 2002 8. KODI “Çështja e Përgjegjësisë Politike: Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (1986)”, Prishtinë 2003 9. Malcolm, Noel “Kosova një histoti e Shkurtër”, Koha, Prishtinë 2001 10. Schevill, Ferdinand “Ballkani (historia dhe qytetërimi)”, Uegen, Tiranë 2002

Revista shkencore 1. Revista “Albanika”, nr.31 faq.46

Nis një diskutim me Lati83

Nis një diskutim