Përdoruesi diskutim:Leard kurtaliqi

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Leard kurtaliqi. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
                              Qelizat 
  
Qeliza është njësia thelbësore, funksionale,ndërtimore dhe strukturale e të gjitha organizmave të gjalla ; është njësia më e vogël mbartëse e jetës. Ky përkufizim u formulua nga Robert Huk, shkencëtar i njohur anglez, i cili ishte i pari që vëzhgoi ekzistencën e qelizës në vitin 1665. Vetë fjala qelizë vjen nga latinishtja, cellula, që do të thotë "dhomë e vogël".

Organizmat ndahen në njëqelizore, si për shembull bakteret, që përbëhen nga një qelizë e vetme, dhe shumëqelizore, si, psh, njerëzit, ku shumë qeliza bashkëveprojnë si një njësi funksionale. Madhësia e qelizave zakonisht varion nga 1 deri në 30 mikrometër. Por ka edhe raste të veçanta si, psh, veza e strucit, madhësia e së cilës shkon deri në 7 centimetra. Qeliza më e madhe e njeriut është, gjithashtu, veza - madhësia e së cilës shkon nga 110 në 140 mikrometra dhe e cila mund të vëzhgohet edhe me sy të lirë. Si rregull, qelizat shtazore janë më të vogla se sa ato bimore. Pesha e një qelize llogaritet rreth 1 nanogram. Qeliza përbëhet nga membrana citoplazmike dhe citoplazma, në të cilën gjenden organelet qelizore, të cilat përmbushin funksione të ndryshme jetësore. Qelizat janë të formave të ndryshme. Tek qelizat shtazore gjejmë qeliza në formë drejtkëndëshi, pllakore dhe cilindrike (qelizat epiteliale), zgjatore (qelizat muskulore), yjore (qelizat e kockave), të degëzuara (qelizat nervore). Qelizat në organizëm ndahen në Qeliza Prokariote (pa-organele qelizore) dhe Qeliza Eukariote (me oraganele). Qelizat Prokariote : Janë qeliza që gjinden në forma te veçanta. Kane membrane qelizore, mirëpo organelet mungojnë. Ndër me te qelizat prokariote me te shpeshta janë Bakteret. Qelizat Eukariote : Janë qeliza që përmbajnë strukture komplete mbrenda membranës qelizore, për dallim nga Prokariotet, qelizat eukariote përmbajnë membranën qelizore që mban me vete materialin gjenetik. Organelet qelizore me te shpeshta që gjinden mrenda membranës janë : Mitokondritë, Kloroplastet dhe Aparati i Golgjit. Mirëpo kemi edhe shume organele te tjera që kanë funksione te ndryshme, ato janë : Ribozome, Lizozome, Rrjeti endoplazmatik etj. Përmbajtja [fshih] 1 Vetitë 2 Struktura e qelizës 2.1 Membrana e qelizës 2.2 Bërthama e qelizës 3 Shembuj qelizash 4 Jeta e qelizave 5 Shih edhe Vetitë[redakto]

Çdo qelizë ka veti të ndryshme, disa nga këto veti janë : - Riprodhimi - me anë të ndarjes binare, mitozës ose mejozës - Metabolizmi - - Reagimi ndaj ngacmimeve të jashtme, si ndryshimi i temperaturës apo pH-së. Struktura e qelizës[redakto]


Qeliza e një kafshë tipike, ku tregohen përbërësit nënqelizorë. Organelet : (1) bërthamëza (2) bërthama (3) ribozomet (4) fshikëza (5) retikuli endoplazmatik (ER) (6) aparati i Golxhit (7) Citoskeleti (8) ER (9) mitokondria (10) vakuola (11) citoplazma (12) lisozomet (13) centriolat Qelizat prokariota : Qelizat prokariota nuk kanë bërthamë të krijuar, edhe pse ekziston materiali bërthamor i shpërndarë në citoplazmë. Në këtë grup bëjnë pjesë bakteret dhe algat blu të gjelbra. Qelizat eukariota : Qelizat eukariota kanë bërthamë e cila përkufizohet me mbështjellësin e saj nga pjesa tjetër e citoplazmës. Ky tip i qelizave ndërton organizmat e tjerë, përveç baktereve dhe algave blu të gjelbra. Bërthama e qelizës : Pjesa qendrore e qelizës që përmban informacion gjenetik në formën e ADN-së dhe udhëheq procesin e sintezës së proteinave. Bërthama është organela kryesore e qelizës dhe kontrollon proceset e të gjitha organeleve të tjera qelizore. Ajo ka materialin trashëguar në strukturat fijezore të saj, që quhen kromozome. Secilin kromozom e ndërton molekula e ADN, segmentet e së cilës janë gjenet. Në gjene gjenden të shkruara informatat e trashëguara nga prindërit. Citoplazma : Substancë e lëngshme që formon pjesën e brendshme të qelizës që rrethon bërthamën dhe në të cilën notojnë organelet e qelizës. Citoplazma është tretësirë ujore e cila 60-80% ka ujë, ndërsa gjendet në hapësirën ndërmjet membranës qelizore dhe bërthamës. Këtu zhvillohen të gjitha proceset, të cilat qelizës i sigurojnë funksionim normale të jetës. Aparati i Golxhit : Strukturë qelizore e përbërë nga një grup qeskash qelizore. Përfshihet në punën për transportimin e proteinave në qelizë. Kompleksi i Golxhit është sistem i membranave të lëmueshme, të cilat formojnë kanale qese dhe toptha sekretues, të radhitur në formë të një harku. Ka rol sekretues. Retikuli endoplazmatik : Strukturë qelizore e përbërë nga një rrjet xhepash që rrethojnë bërthamën. Përfshihet në punën për sintezën e proteinës. Centriola : Strukturë qelizore që luan një rol të rëndësishëm gjatë mitozës. Vakuola : Boshllëk në formë sferike ku ruhen uji, mbetjet dhe substanca të tjera të nevojshme për qelizën. Mitokondria : Strukturë që ndihmon në frymëmarrjen e qelizës. Prodhon dhe ruan energjinë e qelizës. Mitokondriet janë organele në të cilat krijohet energjia e nevojshme për të gjitha proceset biokimike, të cilat zhvillohen në qelizë, e të cilat mundësojnë funksionimin dhe ekzistencën e saj. Prandaj, me të drejtë këto organele shënohen si uzina energjetike të qelizës. Ribozomi : Organele e lirë e lidhur pas retikulit endoplazmatik. Prodhon proteinat e domosdoshme për krijimin dhe funksionimin e trupit të njeriut. Ribosomet janë organele qelizore në të cilat krijohen proteinat, të domosdoshme për funksionimin dhe rritjen e qelizës. Informatat për sintezën e proteinave janë të shkruara në kromozome. Prandaj, këto organele ndryshe quhen edhe uzina të sintezës së proteinave. Mikrotubula : Strukturë cilindrike ku mbështetet qeliza dhe lejon organelet dhe substancat që gjenden në qelizë të lëvizin brenda saj. Pseudopodi : Zgjatim i citoplazmës së disa qelizave që shërben kryesisht për zhvendosjen e qelizës. Mikrofilamenti : Strukturë në formën e shufrës ku mbështetet qeliza për të marrë formën që ka. Kloroplastet : Kloroplastet gjenden vetëm në qelizet biomore, kanë klorofil dhe në to kryhet procesi i fotosintezës-i krijimit të materieve organike prej materieve inorganike me ndihmën e energjisë së diellit. Membrana e qelizës[redakto] Artikull kryesor : Membrana e qelizës


Struktura e membranës qelizore Membrana e qelizës është shtresë dyshe prej molekulash lipide që formon sipërfaqen e jashtme të qelizës. Përbërësit kryesorë të membranës së qelizës janë : Lipidet : Molekula që përmbajnë acide yndyrore nga të cilat krijohet membrana qelizore. Lipidet (Yndyrat) përmbajnë karbon, hidrogjen dhe oksigjen. Lipidet paraqesin grupin mjaft heterogjen te komponimeve organike, të cilat nuk treten në ujë, por treten në tretës organikë. Çdo molekule lipidike përbëhet nga një molekulë alkool glicerinë dhe tri molekula acide yndyrore. Në këto bashkëdyzime organike bëjnë pjesë yndyrat e thjeshta dhe ato të përbëra. Yndyrat e thjeshta përmbajnë vetëm acide yndyrore dhe glicerinë. Yndyrat e përbëra, përveç acideve yndyrore dhe glicerinës, përmbajnë edhe atome te fosforit e të azotit. Ndër lipidet e përbëra, më të përhapura janë lipoproteinat, fosolipidet, karotenoidet, steroidet etj. Fosfolipidet marrin pjesë në ndërtimin e membranave qelizore. Lipidet, në radhë të parë shërbejnë si burim i rëndësishëm energjetik (nga djegia e një grami yndyrë lirohen 9,5 kilokalori, pra dy herë m shumë se nga djegia e një grami karbohidrate) për qelizën dhe për organizmin. Proteina : Përbërës organik prej aminoacidesh. Në membranën e qelizës, proteinat krijojnë kanale që bëjnë të mundur shkëmbimin e lëndëve me mjedisin e jashtëm. Bërthama e qelizës[redakto]


Diagramë bërthamës qelizore Bërthama e qelizës - Pjesa qendrore e qelizës që përmban informacion gjenetik në formën e ADN-së dhe udhëheq procesin e sintezës së proteinave. Pjesët kryesore të bërthamës qelizore janë : Bërthamëza : Trup sferik brenda bërthamës që luan rol në sintezën e ribozomeve. Kromatina : Substancë që përbëhet nga proteinat dhe ADN-ja e qelizës. Gjatë mitozës futet në kromozome. Nukleoplazma : Substancë e lëngshme që krijon pjesën e brendshme të bërthamës së një qelize në të cilën lëvizin kromatina dhe bërthamëzat. Mbështjellja e bërthamës : Membrana që rrethon bërthamën. Bërthama është më e dendur se citoplazma, e veçuar me mbështjellës bërthamor me pore. Krahas asaj merr pjesë në proceset jetësore, në bërthamë gjenden kromozomet, të cilat bartinn informatën gjenetike (trashëgiminë). Shembuj qelizash[redakto]

Trupi i njeriut ka rreth 200 tipe qelizash të cilat kanë karakteristika dhe forma të ndryshme në varësi të funksioneve që kryejnë në organizëm.

Veza - Qelizë femërore riprodhuese e pjekur që prodhohet nga vezoret. Pas farëzimit nga spermatozoidi, i jep mundësi embrionit të zhvillohet


Spermatozoidi - Qelizë e pjekur riprodhuese mashkullore që prodhohet nga testet dhe është e lëvizshme. Spermatozoidi, përbërës kryesor i spermës, ka për qëllim të farëzojë vezën.


Fibra muskulore - Qelizë e kontraktueshme dhe element përbërës i muskujve.


Osteociti - Qelizë e maturuar dhe element përbërës i indit kockor.


Kondrociti - qeliza që përbën kërcin.


Qeliza yndyrore - Qeliza që përbën komponentin kryesor të indit adipozë dhe që bën të mundur sintezën, depozitimin dhe çlirimin e lipdeve.


Fotoreceptori - Qelizë që gjendet në retinë dhe që është e aftë të kapë rrezet e dritës e t'i përkthejë ato në sinjale nervore.


Neuroni - Qelizë e sistemit nervor që i jep mundësi informacionit të transmetohet në formën e sinjaleve elektrike dhe kimike.


Qelizat e gjakut:Qelizat e bardha të gjakut - Qeliza e gjakut që bën pjesë në sistemin imunitar dhe që luan rol kryesor në mbrojtjen e trupit. ; Qelizat e kuqe të gjakut - Qelizë e gjakut që çon oksigjenin nga mushkëritë në inde dhe dioksidin e karbonit nga indet tek mushkëritë.

Jeta e qelizave[redakto]

Çdo qenie njerëzore përmban më shumë se 50 trilionë qeliza. Çdo minutë vdesin qindra milionë syresh dhe po aq lindin përmes procesit të ndarjes së qelizës. Disa prej tyre, si qelizat e bardha të gjakut, vdesin pas disa orësh jetë, ndërsa disa të tjera, si neuronet, mund të jetojnë sa vetë njeriu.

Uji në formën e tij të pastër, është lëng pa shije dhe pa erë. Ai është i domosdoshëm për të gjitha format e jetës dhe njihet edhe si tretësi më i gjithanshëm. Pa të, jeta siç e njohim ne, do të ishte e pamundur. Duket i pangjyrë në sasi të vogla për syrin tonë, megjithëkëtë mund të shihet si i kaltër në sasi të mëdha ose me vegla shkencore. Uji është lëngu më i përhapur në tokë. Formula kimike e tij është H2O. Gjendet më tepër në oqeane dhe kësulat e akullta polare, por edhe në re, lumenj. Në planetin tonë, uji është në lëvizje të vazhdueshme qarkulluese duke përfshirë avullimin, reshjet dhe derdhjen në det.

Uji i përshtatshëm për t´u pirë nga njeriu quhet ujë i pijshëm. Uji që nuk është i përshtatshëm për t´u pirë, por që nuk është i rrezikshëm për njerëzit quhet ujë i sigurt. Ky burim natyror po bëhet gjithnjë e me tepër më i pakët në disa vende, dhe sigurimi i tij është shqetësim i madh shoqëror dhe ekonomik.

Uji ka formulën kimike H2O që domethënë se një molekulë uji përbëhet nga 2 atome hidrogjen dhe një oksigjen. Mund të përshkruhet jonikisht si HOH, me jonin hidrogjen (H+) i lidhur me grupin hidroksid (OH−). Uji është në ekuilibër dinamik midis gjendjes së gaztë dhe asaj të lëngët në temperaturë dhe trysni standarde. Uji në vetvete është pa shije dhe pa ngjyrë por në kontakt të gjatë me ajrin lidhet me dioksidin e karbonit (CO2) dhe merr një shije të athët acidi karbonik që nuk është i mirë për shëndetin. Në shkenca uji quhet ndryshe edhe tretësi universal dhe është e vetmja substance e pastër qe gjendet ne natyre ne te tria gjendjet e lendes. Përmbajtja [fshih] 1 Vetitë tretëse 2 Anomalia e ujit 3 Veçoritë termale 4 Përmbajtja e ulët Minerale - Ujë i lehtë 5 Rëndësia e Mineraleve 6 Burimi i të dhënave Vetitë tretëse[redakto]

Uji është një tretës shume i mire dhe tret shume lloje substancash. Substancat qe treten mire ne ujë quhen hidrofilike. Substancat qe nuk treten mire ne ujë quhet hidrofibike. ? Anomalia e ujit[redakto]

Uji gjatë ftohjes tkurret në mënyrë lineare deri rreth temperaturës + 4 °C. Pastaj në mënyrë jolineare fillon tkurrjen dhe në temperaturën + 4 °C arrin densitetin më të madh prej 1kg/L. Me ftohjen e mëtejshme densiteti i tij nuk zvogëlohet, por për habi zmadhohet gradualisht dhe në pikën e shkrirjes uji ka densitet më të madh se në temperaturën + 4 °C. Kjo dukuri quhet anomalia e ujit. Fjala anomali do të thotë sjellje jashtë parimeve. Veçoritë termale[redakto]

1- Siç dihet të gjitha lëndët kur humbasin nxehtësi, tkurren. Edhe lëngjet që njihen, me rënien e temperaturës tkurren dhe humbasin vëllim. Me uljen e temperaturës rritet dendësia dhe kështu që ato pjesë që janë më të ftohta bëhen më të rënda. Për këtë arsye gjendjet e ngurta të lëngjeve janë më të rënda se gjendjet e tyre normale të lëngëta. Uji në të kundërt të të gjitha lëngjeve tkurret deri në një rënie të caktuar temperature (+4oC) dhe më pas menjëherë në mënyrë të papritur fillon të bymehet. Kur ngrin, bymehet edhe më tepër. Për këtë arsye gjendja e ngurtë e ujit është më e lehtë se gjendja e tij e lëngët. Pra, akulli në vend që të notojë në ujë sipas ligjeve faktikisht "normale" të fizikës duhet të fundoset në fund të tij. 2- Me shkrirjen e akullit apo me avullimin e ujit tërhiqet një sasi nxehtësie nga përreth. E kur ndodh e kundërta e kësaj, jepet nxehtësi jashtë. Ky veprim përfaqëson atë term fizik që ne e quajmë "nxehtësia e fshehur".Të gjitha lëngjet zotërojnë nxehtësi të fshehur. Vetëm se kjo nxehtësi e ujit konsiderohet si më e larta e të gjithave. Në temperatura normale vetëm amoniaku zotëron një energji të fshehtë ngrirjeje më të lartë se uji. Në nxehtësinë e fshehtë në avullim asnjë lëng nuk mund të matet me ujin. 3- "Kapaciteti termal" i ujit, pra, sasia e nxehtësisë (energjisë) së duhur për të rritur një gradë temperaturën e ujit është më e madhe në krahasim me të gjitha lëngjet. 4- Përcjellshmëria termale e ujit, pra, aftësia e përcjellshmërisë së nxehtësisë në krahasim me lëngjet e tjera është pothuajse 4 herë më e madhe. 5- Përcjellshmëria termale e gjendjes së ngurtë të ujit, pra, borës dhe akullit, është e ulët. Përmbajtja e ulët Minerale - Ujë i lehtë[redakto]

Uji duhet të jetë i lehtë dhe pak i mineralizuar. Sasia e mineraleve të tretura në ujë është një tregues bazë për ujin mineral natyral, paraqitur në etiketë në formën e parametrit “Mbetje e thatë në 180˚C në mg / l". Sa më e ulët të jetë kjo vlerë, aq më i mirë është uji. Ujërat me mbetje të thatë nën 150 mg/l konsiderohen ujëra të lehtë. Rëndësia e Mineraleve[redakto]

Uji duhet të jetë i pasur në minerale të dobishme për trupin e njeriut. Ndër mineralet e dobishme përmenden: Magnezi që mbron zemrën, veshkat, sistemin muskular dhe ndihmon tretjen, Kalciumi si element integrues i kockave dhe i rëndësishëm për sistemin dentar, Bikarbonatet në sasi të konsiderueshme ndihmojnë tretjen dhe janë pozitive për asimilimin e energjisë në formën e duhur, etj. Substancat që duhet të jenë prezente në sasi të limituara janë Natriumi i cili në sasi të mëdha pengon proçesin e qarkullimit të ujit në organizëm, Nitratet që janë substanca ndotëse dhe gjithashtu produkti nuk duhet të shfaqë asnjë prezencë Nitritesh. s are you owrite?