Shko te përmbajtja

Përdoruesi diskutim:Municipium Ulpiana

Përmbajtja e faqes nuk mbështetet në gjuhë të tjera.
Shto temë
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Komenti i fundit: 9 vjet më parë nga Municipium Ulpiana në temën Parku Arkeologjik ULPIANA
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Municipium Ulpiana. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Përshëndetje Municipium Ulpiana, mirëserdhe në Wikipedian në shqip !

Kjo është faqja juaj e diskutimit, në të cilën do të merrni mesazhe nga përdoruesit e tjerë. Në qoftë se ke pyetje mund të adresohesh pa ngurrim tek Oda e fillestarëve, ku një përdorues me eksperiencë do të ketë mirësinë të të përgjigjet sa më shpejt.

Përpara se të redaktoni një faqe në Wikipedia ne do t’iu rekomandonim të lexonit se si redaktohet dhe formatohet një faqe. Gjithashtu është e këshillueshme që të përdorni livadhin tonë për të eksperimentuar përpara se të redaktoni një artikull në Wikipedia. Në qoftë se dëshironi të krijoni një artikull të ri ndiqni Kujdestarin e artikujve, i cili do t’iu ofrojë ndihmë hap pas hapi. Kujdes, ju nuk duhet të kopjoni tekst nga faqet e tjera në internet dhe ta vendosni në Wikipedia! Gjithashtu gjatë katër ditëve të para të krijimit të llogarisë nuk do të mund të zhvendosni faqe nën një titull të ri alternativ.

Për t’iu përgjigjur një mesazhi nga një përdorues tjetër, duhet të shkoni në faqen e tij të diskutimit dhe të shtypni komandën “Shto një temë (të re diskutimi)”. Mos harro që diskutimet e tua duhet ti nënshkruash me (~~~~) ose thjesht shtyp butonin në fund të mesazhit tënd.

faqen tuaj të përdoruesit ju mund të shkruani shkurtimisht rreth vetes tuaj në mënyrë që wikipedianët e tjerë të të njohim më lehtë. E këshillueshme do të qe përdorimi si stampës {{Babel}}. Në qoftë se dëshiron ti mund të vendosësh edhe vendbanimin tënd aktual në hartën e wikipedianëve.

Mos harroni të ndryshoni preferencat tuaja.

Wikipedianët të urojnë punë të mbarë! Olsi (diskutimet) 29 dhjetor 2016 09:33 (CET)Përgjigju

Në ndihmën tënde janë faqet:


Not Albanian? sq-0? Click here!


Parku Arkeologjik ULPIANA

[Redakto nëpërmjet kodit]

Lokaliteti arkeologjik Ulpiana gjendet rreth 12 km në jug-lindje të Prishtinës, (Komuna e Graçanicës, Rajoni i Prishtinës), e pozicionuar ne tokat qe sot i takojnë fshatrave të Graçanicës, Llaplla Sellës dhe Hajvalisë. Lokaliteti arkeologjik shtrihet në më pak se 1000 metra (1.8 km në vijë rrugore), në perëndim të manastirit të Graçanicës, në një rrafshinë idilike që kufizohet në veri nga lumthi Graçanka dhe në jug nga kodrat e Drenocit.


Qyteti i lashtë i Ulpianës përfshinte një vendbanim të fortifikuar prej mureve që mbulonte një sipërfaqe prej 35,5 hektarë, por kësaj hapësire të madhe të qytetit të Ulpianës duhet bashkangjitur edhe hapësira e Castrum-it (Garnizon fushor ushtarak romak) që gjendej rreth 100 metra larg murit lindor të qytetit dhe që kapte një sipërfaqe prej 16 hektarësh (400 x 400 m). Gjithashtu në suburbiumin verior dhe atë perëndimor ndodheshin nekropoli verior, gjegjësisht Memoria dhe Nekropoli perëndimor. Jashtë mureve të qyteti, fare pranë, janë dëshmuar edhe Nekropoli jugor si dhe Tuma në fushën Çerkeze. Sidoqoftë, mendohet se Ulpiana së bashku me rrethinë-suburbium mbulonte një sipërfaqe prej rreth 120 hektarëve.

Parku Arkeologjik Ulpiana (Justiniana Secunda) është njëra nga qendrat më interesante arkeologjike në Kosovë (Dardani) dhe rajonin e gjerë të Gadishullit Ballkanik (Ilirik). Shtrirja pranë depozitimeve minerare/ xehetar të pasura me metale të çmueshme (Pb, Zn, Ag, Au); pozicionimi me toka pjellore dhe peizazh piktoresk përreth saj, si dhe pozita kyçe gjeostrategjike në një udhëkryq rrugësh antike që lidhte lindjen me perëndimin, ishin faktorë përcaktues për themelimin, zhvillimin dhe ekzistencën e saj shekullore. Rishtazi është dëshmuar se jeta dhe gjurmët e para të civilizimit në Ulpianë janë dëshmuar që nga periudhat e hershme parahistorike (Epoka e Gurit-Neolit). Jeta ka vazhduar edhe gjatë periudhës së bronzit dhe epokës së hekurit, apo e njohur ndryshe si koha e lashtësisë dardane. Megjithatë, formën e një qendre të urbanizuar Ulpiana e arrin disa dekada pas pushtimit të Mbretërisë Dardane nga romakët, gjegjësisht në fund të shekullit të parë pas Krishtit dhe zhvillohet nga një vendbanim i lashtë dardan apo opidum i koncentruar, në një vendbanim të gjerë dhe të hapur e mjaft të organizuar, ku shfaqen atributet e një qyteti tipik romak. Sipas disa të dhënave të shkruara, qyteti i urbanizuar dhe i fortifikuar i Ulpianës u themelua dhe u emërtua nga perandori romak Marcus ULPIUS Traianus (sundoi gjatë viteve 98-117), kohë kjo kur mendohet se e fiton statusin e Municipit (Municipium Ulpianum). Sidoqoftë, Ulpiana zhvillimin më të madh e ka arritur në periudhën në mes të shekujve III dhe IV pas Krishtit, periudhë kjo kur shndërrohet në një qendër të fortë politike, ekonomike dhe kulturore të një territori të gjerë në brendësi të Dardanisë duke u bërë pika kyçe e përhapjes së civilizimit antik romak. Qyteti në fjalë, gjatë kësaj periudhe kohore gëzonte epitetin Municipum Ulpiana Splendidissima - Municipi i Ulpianës madhështore apo të shkëlqyeshme, duke u karakterizuar me rrjete të rrugëve që kryqëzohen Cardo Maximus-Decumanus, sistem ortogonal të urbanizimit, ujësjellës, objekte të banimit si dhe me objekte publike, sakrale, profane e utilitare; gjithnjë duke qenë qendër urbane me rëndësi metalurgjike, zejtare, tregtare e bujqësore gjatë 5 shekujve të parë të mileniumit të parë, e posaçërisht qendër e rëndësishme religjioze gjatë sundimit të perandorit Justinian në shekullin VI, kohë kjo kur rindërtohet (pas tërmetit shkatërrues të vitit 518) dhe riemërtohet nga Ulpiana në Justiniana Secunda. Gjatë 60 viteve të fundit, qyteti antik i Ulpianës është shndërruar në një zonë studimi për arkeologë vendorë e ndërkombëtarë. Janë gjetur monumente të ndryshme, duke përfshirë një bazilikë peshkopale (Episcoporum Basilica) të antikitetit të vonë me një pagëzimore paleokristiane (Baptister) oktagonale, një bazilikë të fortifikuar me kulla rrethore, nekropoli verior dhe ai perëndimor, si edhe mbetje të një muri mbrojtës me kulla vëzhgimi dhe portë, një kala romake e garnizonit ushtarak, tempull pagan me portiko, gjurmë të termës (banjo), pjesë të rrugës Cardo Maximus dhe kanali për shkarkimin e ujërave Cloaca Maxima, si dhe qindra fragmente të artefakteve e strukturave të lashta. Të gjitha këto gjetje janë shumë të rëndësishme për fushën e arkeologjisë dhe për ta kuptuar Ulpianën antike. Artefaket/ekofaktet e grumbulluara janë dokumentuar dhe studiuar pjesërisht si dhe janë në proces të analizave të mëtejme nga specialistë të disiplinave të ndryshme shkencore të cilët së bashku kontribuojnë në përditësimin e mëtejshëm te të dhënave arkeologjike. Falë metodave dhe praktikave aktuale dhe me ndihmën e aparaturave apo pajisjeve të avancuara e të sofistikuara hulumtuese teknologjike shkencore, në një sipërfaqe prej rreth 50 hektarësh janë bërë incizime gjeofizike, gjeomagnetike të tokës dhe nëntokës së Ulpianës. Këto metoda dhe teknika jo invazive, do të kontribuojnë që të kuptohet karakteri dhe natyra e Ulpianës, duke pasur parasysh shtrirjen e gjerë të Ulpianës (1.2 Km2).

Gjatë periudhës së sundimit romak (shekujt I-IV pas Krishtit) dhe bizantin (shekujt IV-VI), Ulpiana ishte njëra nga qendrat kryesore gravituese komunikuese në mes të Konstantinopolit dhe Romës dhe pikërisht shumë pranë qytetit antik bëhej kryqëzimi i rrugëve që lidhte detin Adriatik me detin Egje dhe indirekt edhe me Detin e Zi. Për më tepër, është e njohur nyja antike komunikuese Via Lissus-Naissus (Lezhë-Nish) dhe ajo e Scupit (Shkup), rrjete këto komunikuese tokësore që takoheshin mu pranë Ulpianës. Por qyteti antik i Ulpianës ka komunikuar dhe ka shkëmbyer mallra edhe me portet veriore të detit Mesdhe (Mediteran). Në vitin 1993, janë dëshmuar gjurmët e tregtisë deri në Haifa (Cesarea) të Israelit, ku në portin antik të saj, janë zbuluar ingote (shufra) të plumbit me mbishkrimin Met(alli) Dard(anici), që mendohet se janë nga minierat e Ulpianës. Falë rrjetit të rrugëve antike, si tokësore ashtu dhe detare, Ulpiana ka mbajtur marrëdhënie tregtare edhe me Italinë e veriut. Amfore të tipit Forlimpopoli (Provinca Forli-Cesena, Italia verilindore) janë zbuluar në vitin 2013 në depon e një domusi fare pranë tempullit pagan. Këto amfore janë përdorur në antikitet për ruajtjen dhe transportimin e verës, të vajit të ullirit, ullinjëve, drithërave, nënproduktet e peshkut (garum), etj. Zbulimet dhe gjetjet arkeologjike në Ulpianë pritet që të kontribuojnë në një promovim më të madh të këtij qyteti antik dhe zhvillimin e turizmit arkeologjik, për çka po punohet intensivisht në ngritjen e një infrastrukture arkeoturistike. Për shkak të vlerave të mëdha dhe bazuar në kriteret dhe vlerat historike, arkeologjike, artistike dhe shkencore, lokaliteti arkeologjik Municipium Ulpiana-Justiniana Secunda është mbrojtur me ligj. Ulpiana është në mbrojtje të përhershme ligjore (Lista e Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përhershme-KKTK, dhe ka numër unik të asetit TKRKS2A001). Me datë 24.10.2016, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka nënshkruar Rregulloren për Themelimin dhe Administrimin e Parkut Arkeologjik “Ulpiana”, nëpërmjet së cilës themelohet Parku Arkeologjik “Ulpiana” dhe përcaktohen mekanizmat për administrimin e tij. Parku Arkeologjik “Ulpiana” shtrihet në komunën e Graçanicës, zona kadastrale Graçanicë, ka perimetër 161.10 Ha dhe zonë rrethuese 96.23 Ha.

Qendra e qytetit antik sipas rregullit urban romak gjendet në kryqëzimin e dy rrugëve kryesore; cardo maximus që e lidh portën veriore me atë jugore, dhe decumanus-që e lidh portën lindore me atë perëndimore. Në Sektorin I të Parkut Arkeologjik ULPIANA, ju mund të shihni: themelet e portës veriore dhe të kullave fortifikuese, gjurmët e themeleve të tavernës (Tabernae), pjesë të ruajtura të rrugës apo Cardo Maximus (86 metra gjatësi), kanali për shkarkimin e ujërave apo Cloaca Maxima (97 metra gjatësi), pjesë të një kompleksi të banjos romake (termae), rrënojat e themeleve të një tempulli pagan me portik, një bazilikë paleokristiane e fortifikuar dhe strukturat tjera përcjellëse. Monumentet, strukturat dhe artefaktet e zbuluara në këtë sektor, kryesisht datojnë në Periudhën Romake dhe atë të Antikitetit të Vonë, përkatësisht nga shekulli I e deri në shekullin e VI pas Krishtit dhe janë disa faza të ndërtimeve dhe rindërtimeve. Por, në këtë sektor janë zbuluar edhe gjurmë të trashëgimisë së luajtshme parahistorike arkeologjike që fillon nga Neoliti (Koha e Gurit të Ri), e vazhdon edhe gjatë Periudhës së Bronzit e Epokës së Hekurit.

'Porta Veriore' ishte hyrja kryesore brenda mureve rrethues e të fortifikuara të Ulpianës. Përmes portës kalohej në cardo maximus, rruga kryesore (veri-jug) dhe paralel saj kalonte cloaca maxima apo kanali kryesor për shkarkimin e ujërave. Fillimisht portën e qytetit e mbronin dy kulla në formë drejtkëndore (Faza I) dhe më vonë kullat janë përforcuar me qëllim mbrojtje me dy kulla në formë patkoi këto të zgjeruara jashtë mureve mbrojtës (Faza II).

'Terma' apo banjoja publike e zbuluar këtu paraqet vetëm një pjesë të vogël të një kompleksi më të madh që ka shërbyer jo vetëm për higjienë dhe rekreacion por edhe si një vend takimi për shoqërim. Terma ishte aktive gjatë periudhës kohore të fundit të shekullit të III dhe fillimi i shekullit të IV. Këtu janë zbuluar gjurmë të sistemit qendror të ngrohjes.

'Gjumët e Tempullit pagan me portiko' Periudha e Hershme Romake, fillimi i shekullit II (Periudha e Trajanit, vitet 98-117). Tempulli ka 18,70m gjatësi x 11,50 m gjerësi, kurse planimetria e këtij monumenti përbëhet nga katër pjesë; Shkallaret (krepis) Pronaosi, Naosi dhe nisheja për statujën e hyjit të faltores. Portiko ka qenë i shtruar tërësisht me mozaik dyshemeje dhe zbukuruar me motive gjeometrike.

'Bazilikë Paleokristiane' Periudha e Antikiteti të Vonë, shekulli VI (Periudha e Justinianit I) Bazilikë një anijatëshe, me narthex dhe exonarthex, dy anekse anësore, varr kriptë në pjesën e altarit tek absida. Bazilika është e fortifikuar dhe ka 4 kulla rrethore mbrojtëse në kënde. Dimensionet: 33.5 m gjatësi: 14 m gjerësi.

'Nekropoli Verior' i Ulpianës gjendet jashtë mureve fortifikuese të qytetit. Këtu ishin varrezat kryesore të qytetit që në shtrirje kohore i përkasin një periudhe prej të paktën 6 shekujve të parë të mileniumit të parë, përkatësisht gjatë gjithë periudhës të sundimit romak dhe antikitet të vonë. Nekropoli verior përbëhet nga varret e llojeve dhe konstruksioneve të ndryshme që karakterizohen nga ritet e varrimit me djegie (incernacion) dhe varrim me vënie të lirë të trupit (inhumacion). Kryesisht janë dëshmuar varre në gropë të thjeshtë, varre me dhoma të veçanta apo me konstruksion guri e të lidhur me llaq, varre me tjegulla, me tulla, varre të murosura me gurë dhe tjegulla, varre të tipit bustum, sarkofag guri, sarkofag plumbi, sarkofag mermeri etj. Numri i varreve të zbuluara këtu është i madh dhe pjesa dërmuese e tyre kishte një takëm të pasur funeral. Këtu veçohet një konstruksion i veçantë funerar që njihet me emërtimin Memoria.

'Memoria', ishte një ndërtesë në formë të drejtkëndëshit të çrregullt dhe ka shërbyer si një konstruksion kolektiv i varreve (14 x 9 m). Brenda saj janë tre sarkofagë dhe një varr me konstruksion por veçohet sarkofagu unik i punuar nga mermeri i bardhë,i importuar nga Ishulli Marmara (Proconess) dhe daton nga fundi i shekullit të III - fillimi i shekullit të IV. Memoria është rindërtuar gjatë shekullit të VI dhe ishte faza e fundit e përdorimit. I tërë kompleksi u transformua në një kishë një nefshe me nartheks dhe dy anekse anësore, ngjashëm me bazilikën që gjendët brenda pjesës së fortifikuar të Ulpianës, megjithëse shumë më e vogël në dimensione. Mendohet se ka shërbyer si një kishëz paleokristiane apo kapelë e varreve.

'Villae Suburbana' apo vila periferike gjendët rreth 250 metra në veri të portës veriore të Ulpianës. Vila është ndërtuar gjatë periudhës së hershme romake dhe më pas braktiset dhe shndërrohet në një nekropol që sot njihet si Nekropoli Verior.

Sektori III, i Parkut Arkeologjik Ulpiana gjendet afër decumanus-it, rruga kryesore që e lidh portën lindore me atë perëndimore. Këtu janë dëshmuar gjurmët e ndërtimeve antike te të paktën dy fazave: Periudha e vonë romake, shekujt III-IV pas Krishtit, dhe Periudha e vonë antike, shekujt IV-VI. Këtu fillimisht ishte ndërtuar një kompleks i veçantë banimi me përmasa të mëdha e që ngjason në një Villae Urbana apo vilë luksoze brenda qytetit antik. Faza e dytë e ndërtimit dhe rindërtimit e transformon atë tërësisht, në një kompleks të madh kishtar paleokristian e që mendohet se ka qenë Selia e Kryepeshkopit (Episcopus Ulpianensis) të Ulpianës/Justiniana Secunda.


'Bazilika Peshkopale' është ndërtesa më e rëndësishme Krishtere në Ulpianë. Dyshemeja është e zbukuruar me mozaik polikrom tipik paleokristian të shekujve V-VI. Kjo bazilikë është ngritur mbi strukturat e një kompleksi të madh të një vile (Villae Urbana) që nga përmasat dhe tiparet ngjason në një pallat luksoze të mëhershme, të fund-shekullit III – fillim-shekullit IV, e që poashtu kishte mozaik dyshemeje. Pjesë shumë e rëndësishme dhe integrale e Bazilikës Peshkopale të Ulpianës (Justiniana Secunda) ishte Pagëzorja që gjendët vetëm 7,5 metër në jug të saj.

'Pagëzimorja', përkatësisht Baptisteri i krishterë i Ulpianës i takon tipit të baptisterave oktagonal apo me plan qendror tetë këndor. Është një ndërtesë e veçantë sakrale e cila përdorej për pagëzimin e besimtarëve që konvertoheshin nga pagan në të krishterë. Në pjesën qendrore gjendet vaska e pagëzimit për zhytjen pagëzuese ku kryhej ceremonia religjioze e pagëzimit apo baptizimit te të konvertuarve. --Municipium Ulpiana (diskutimet) 29 dhjetor 2016 10:27 (CET)Përgjigju