Përdoruesi diskutim:Nardi.m
Shto temëKjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Nardi.m. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Mirdita, 100 llojë bimesh mjekësore
Këtë e pohon mjeshtri i kësaj fushe Nikollë Përshqefa që e njeh me pëllëmbë tërë krahinën, pyjet dhe fushat,kodrat dhe malet. Tërë vitin merret me to,duke i përpunuar me kujdes,ndërsa shquhet për bamirë si pasi shumë prej këtyre ilaceve i jep falas për të moshuarit. Eshte nje nga njerezit me punetore qe ka Mirdita, per njohjet qe ka per bimesine medicinal, likernat dhe pijet nga ajo qe ofron natyra ne thelbin e saj bio ne Mirdite e me gjere, dhe asgje kimike! E kam pas te ftuar dhe ne emission dhe di qe dhe sot vazhdon te me bjere telefoni nga shikues qe duan ndihmen e tij. Nga data 20-24 shtator 2012, do te jete pjese e Panairit Kombetar ne Pallatin e Kongreseve per Agroturizmin dhe Turizmin shqiptar. E kemi planifikuar si pjese te rednesishme te pavionit te Mirdites ne kete ekspozim. Po sjell nje bisede te shkurter me mjeshtrin e bimeve medicinale.
Cilat janë ndër bimët më të përhapura në rajonin tonë?
Sipas mjekut tradicional Përshqefa, (që flet më shumë për to në gjuhën popullore) më të përhapurat janë trumza, sherbela, lisna ose zhumbrica, thundër mushka, bari i gjarpërit ose toasikumi, milca ose bari i bletës, cikorja, lule shurdha, luleshtrydhja (dredhezja), urthi, veshtulla, dellinja e zeze dhe ajo e kuqe, trendafili i egër, kolumbria,agulicja,bari i majasellit, gjembaci, bishtamithi, bliri, gjethe delli,murrizi etj.
Cfarë është kuruar me këto bimë mjekësore sipas përvojës së tij?
Psh,sëmundjet e veshkave dhe organeve të tjera urinare si gurë, rërë apo kristale dhe infeksione duke përdor: farat e gjëmbacit, kallinj e gjethe delli, barin e pareve,mustaqet e misrit, gjethet e dredhëzës etj. Këto vec e vec, por në përgjithësi të përziera nga 2 e 3 sëbashku.
Për prostatën, pos farave të gjëmbacëve kemi përdor rrënjët e gjuhë-nusez ose të gramthit të livadhit, gjethin e tharë të dardhës së butë ose të egër dhe farat e kungullit të zakonshëm.
Për koltitin e majasellin, kemi përdor në doza të konsiderueshme barin e majasellit të mbledhur në muajin gusht-shtator në bjeshkët e Mirditës dhe të Kukësit etj. Për këtë qëllim është përdorur gjithashtu lëvorja e drunakuqit dhe mollët e egra (frute).
Për diabetin efekte positive ka dhënë përdorimi si cajra i gjethit të boronicës, gjethit të ferrës, hithri, lakra e zezë, grami, këto vec e vec ose të kombinuara.
Për heqjen e stresit dhe amortizimin e depresionit e shqetesimeve nervore janë përdor: milca, lule bliri dhe zhumbrica etj,duke i zierë si caj.
Kundër ftohjes, kollitjes dhe nxjerrjes së gëlbazës kanë dhënë ndikim pozitiv: lulet dhe gjethet e thundërmushkës,lule bliri, zhumbrica, trumza,sherbela duke i zierë si caj.
Për reumatizmin kokërrat e dëllinjës së zezë,hithri, gjethet dhe lëkura e shelgut etj.
Për sëmundjet e mëlcisë e të tëmthit të efektshëm janë cikorja,sherbela,lule balsami.
Mjekime tradicionale: Gjithashtu me metoda tradicionale kam kuruar lezat (lythat),kallot,lungat e rrzuellet, thotë mjeku popullor Përshqefa.
Pije tradicionale nga bimët medicinale
Mjeshtri i këtyre produkteve sqaron se për të nxjerr më mirë esencën dhe vitaminat e disa frutave, përdor raki të fortë 18-20 gradë,duke futur në të kokërra dëllinje të zezë apo të kuqe,trëndafilit të egër,të murrizit,manaferrës, boronicës etj,sipas specifikës që kërkon të bësh. Psh në një 1 litrër raki fusim deri 150 gram fruta të thatë duke i lënë aty 10-20 ditë. Pija del shumë aromatike dhe kurative. Këto përvec si pije shërbejnë dhe për të luftuar sëmundje të ndryshme si uljen e tensionit të gjakut (boronica dhe murrizi), kundër ftohjes,reumatizmës dhe stabilizimin e tretjes (kokrat e dëllinjës); kokrrat e vogëla me push të arrave (për gjëndrrat tiroide me mungesë jodi),duke pirë 50-100 gram në ditë. Për djegie e shërim plagësh shërben lulja e balsamit duke e lënë 20 ditë në vaj ulliri, po ashtu lëkura e vidhit etj. Përgjithësisht bimët mjekësore nuk kanë efekte anësore,dhe ka rëndësi të grumbullohen në kohën e duhur si dhe të manipulohen me saktësi. Rit martesor ne Mirdite...
(e shkruar ne aksentin e hershem vendas)
FEJESAT NE MIRDIT
Fejesa
Fejesat ne Mirdite, pothuajse ne përgjithësi, janë ba ne moshe te re te djalit dhe te vajzes: ne vitet e para te lindjes, ne djep, ose ka ndodhe edhe para lindjes, mbas pak ditesh qe kishte linde vajza, shkonte me i urue jete te gjate dhe me i lane shejin, simbas zakonit.Edhe ne qofte se te fejuemit lindeshin me te meta trupore, ose gjate rritjes se tyne baheshin shurdhe, memece, qorra, sakata etj., fejesa nuk ka mujte me u prishe e me u ndalue martesa, se fjala e dhanun nuk kthehet mbrapsht. Sidomos vajza nuk ka pase asnji mundësi me e nda burrin sido qe ky te ketë qene. Prishje e fejese ka mujt me u ba ne keso rasash vetëm me pelqimin e te dy paleve.
Po te ndodhte qe ndonjena pale, sidomos ana e vajzes te hante fjalën dhe te qiste pengese për martese, ne mes te dy familjeve kriste pushka. Vajza nder këto raste ishte e lavdueme, pse ishte "Pushke për nder". Ishte turp shume i madh kur cuca nuk pranonte me marr burrin qe i kishin dhane, pse burri ne këtë rast mbeste i fyem. Kete turp e kishte ne shpine derisa te qiste pushke dhe te vriste nji njeri për me zbardh faqet e veta, ose si i thone: "me la faqet". Vajza kur leshohet prej burrit, quhet "cuce e leshueme" dhe prindja e saj mbeteshin te fyem rande, por edhe ne qofte se keta nuk hakmerreshin tue vra ndonji te shtepise se dhandrrit, nuk u quhej ligeshti per arsye se, simbas zakonit, burri ka te drejte me prishe fejesen, por grueja jo. Me gjithë këtë, ne rast se prindja e vajzes hakmerreshin kunder dhandrrit, quhej burrni dhe pushke e qitun me vend dhe me hak.
Vrasjet e ngaterresat kane ndodhe gjithmonë kur fejesat jane ba ne vegjeli. Ka ndodhe qe djali te kete qene me te dy syte qorr dhe cuca ka qene e detyrueme ta marre per burre, tue i thane:"keshtu asht kene e shrueme", "kështu ka thane ora e saj", "kete rrisk ka pase" etj. Ne kete rast keta prind lavderoheshin ne baze te zakonit dhe vajza (cuca) quhej bi rodit e konakut dhe ishte e cmueme prej te gjitheve.
Ne katundin Ungrej ndodhet nji qorr, qe quhet Z.J. Cuca, qe ishte fejue qush ne djep me te, u detyrue me e marre për burrë mos me prishe zakonin dhe mos me shkaktue vrasa e ngaterresa. Sot janë plake te dy, por jetojne e kane djem e vajza. Po ne kete katund asht edhe nji sakat, me nji kambe qe ecen ne dy furgeza, i cili quhet M.K. Edhe ky, i fejuem pa xane me ece ende, asht martue, ka djem e vajza.
Si kryhet fejesa
Zakonisht fejesat e rregullta kryhen me shkuesi dhe pothuejse ne pergjithsi shkuesinat i bajne mashkujt e shume rralle femnat. Kur don me i gjete kush nuse djalit, porosit miqtë, dashamiret, nipat, dajat e te tjere te njohun, për me i gjete kund ndonje cuce qe te jete ne moshën e djalit ose ma e vogel, por tue pase gjithmone parasysh qe te jete bije soji e shtepi e ndershme, pse thone fjala popullore: "dru lisi e bije fisi", pse "bija e fisit, o fjalen o djalin ta len". Vec kesaj shikohej me interesim te madh edhe qe te mos jene gjak ose gjini, as kumari Shengjon, qofte edhe ne shume breza (kumari "Shengjon" njohin deren e kishes ne pagzim e krezmim te femijes ne radhe te pare, mandej ate te kunores). Kumaria e flokeve dhe probatinia (vllamenia) nuk jane aq te njohuna, tue mendue se lindin femija me te meta trupore si qorra, sakata dhe familja nuk ka mbaresi. Edhe nji dyshim sado i vogel qofte, ne lidhje me gjakun ose kumarine, mjafton me e pengue fejesen. Edhe per semundjen e qeroses interesohen shume qe te mos e kene ne farefis, pse e quejne nje nder semundjet ma te keqija e te turpshme, dhe thonë se femija lindin qerosa tue u perngja dajave. Ne Mirdite thone se kur te shkosh me xane cuce, shiko se çfarë fëmijësh sheh rreth votres ne shtepi te saj, sepse si ata do lindin fëmijët prej asaj vajze. Shkuesi dërgohet gjithmonë nga ana e dhandrrit, dhe ne asnji rast nga ana e cuces. Ana e djalit, kur heton ndonji vajze te mire, bi rodi e oxhaku, mundohej me i gjete ndonji mik asaj shtepie dhe me shti shkues, tue i fole nji hak te mire. Ne këtë rast nuk i thuhej atij se sa leke do t'i japin, por i thote kështu: "Ne mujsh me ma nxjerr cucen e filanit per mec, qe besa i ke nji pale opinga te trasha". Me fjalën "te trasha" ose "te mera" kuptohej se hakun e ka te mire.Shkuesi shkon tek prindja i cuces si mik ose i njoftun dhe mbasi i vjen perreth me biseda te ndryshme, fillon me i fole per cka ka shkue. Biseda fillonte keshtu: "Or mek ta kam mse per nji nder" "Hajr kjoft", i pergjigjej i ati i cuces, "fol se, ne kjofte gja qi bahet, ne un s'po ta ndali". "Kam ardh me m'fal cucen". "Paj n'e kjofte e shkrueme edhe mund t'bahet", i pergjigjet i ati, po per ke hajreli? Atehere shkuesi fillon me i tregue: Qebesa e kam per nji mek t'emin, shpi e mir, buka e dynjas asht; qorr e sakat hane buk n'shpi t'tij. Shpai buke e bese, mje atje s'ka ku ve pertej. Kurr s'i asht pre mek asaj shpie dhe kan lujt gjishtin e shllenes sa here i ka ra rasa" (Gishti i shllines eshte gishti qe terheq kamzen e pushkes). Me keso fjalesh donte me e paraqite rodin ose sojin e konakut dhe burrnine ose trimnine e tij, se burrnia dhe trimnia u pelqente shume dhe deshironin me lidhe miqesi me shtepi te forta per pushke e te permenduna per bujari. Mbas kesaj fillonte axhitacioni per anen ekonomike ne lidhje me jetesen e cuces. "Toke ka edhe mire edhe nen vade, ban buke per 12 mujt e vjetit: njo pak berre i ka sa per nji paik shllene e buka e shllena s'i mungon kurre. Zabelin per dru e ka afer dhe mullenin me blue n'fund t'ares. Kronin e ujit jo ma larg se cerek sahati" etj. Kur shkuesit i jepej fjala se po atëherë caktohej nana se kur do te vijne bashke me mikun me prue shejin e me xane cucen. Përpara i tregohej shkuesit se sa pare do te sillte ne shej, dhe kjo ishte ne deshiren: sa te donte me marre baba i cuces me rastin e dorezimit te shejit, se mandej per ma vone ishin hesape te tjera. Keto pare shpenzoheshin per nevojat e konakut dhe nuk ruheshin per veshmbathje te nuses. Motit ka qene zakon me cye me shej 100 deri ne 500 grosh, nji shami dhe nji mehyre (unaze sermi). Naten e caktueme, shkuesi bashke me baben ose nji tjeter prej anes se dhandrrit, shkojn me cue shejin. Ne muzgun e mramjes i therresin ne shtek te oborrit ; A je ktu, ore filani (emnin). Nga mbrenda u pergjigjej ; Hajde mir se t'ju bjen zoti. Me te shpejte u del perpara ne oborr ndonji pjestar i familjes, kurse i zoti i shtepise i pret mbrenda. Mbasi faleshin me ke te gjenin ne oborr, hynin mbrenda. Prin shkuesi. Falen ma pare me te zone e shtepise e mandjej me te gjithë me radhe. Te falunit bahet tue ndeshe kryet ne te dy anet nga pak, se pari ne anen e djathte, mandej ne te majten. Mbasi te falen ulen me ndenjte ne anen e oxhakut, ku e shohin vendin te pregatitun per ta. Fjalët e para qe i zoti i shtepise u drejton miqve, jane keto : "A ini shnosh or burra?", "Ju pacim, shnon imi prej Zotit", pergjigjen miqte. I zoti i shtepise, mbasi u jep kutine e duhanit me ba nga nji cigare, fillon me pyet perseri: "a i kini gjalle ata rob e si i kini ?", "Paj gjalle kan ardh deri me sot", pergjigjen miqte. "Si dukeni me bereqet ?". "Me bereqet besa, lete jena da simjet por praite zot nd'rrezik ne robet". "Po gjane e gjalle si e kini pase ?". "Mere, por..." përgjigjeshin miqtë, dhe kështu vazhdonte muhabeti me keso pyetjesh e pergjigjesh. Gjate kesaj bisede shnderrohen cigare tue I hjedhe kutine njeni-tjetrit, ne sa xhezja e kafes asht tue vlue ne zjarm. I zoti I shtepise nxjerr prej raftit qe ka ne mur, afer oxhakut filxhanat e kafes, kutine e kafes dhe te sheqerit dhe pjek kafe (ne Mirdite kafet I pjekin burrat, vete i zoti i shtepise). Tue ba muhabet dhe tue pi duhan, me nji tabake u cohet kafja miqve. Shpesh here nuk përdorin tabake, por I ven filxhanin përpara dhe me ibrik I qesin kafen. Tue u dhane kafen, u thotë miqve: ”Mer se erdhet burra”. Ata I pergjigjen;”Mer se t’gjeme”. Mbasi te pijne kafen thuhet: ”Ej vallah per t’mere”. “U bafte mere”, përgjigjet i zoti i shtepise, dhe me ibrik ne dore ua mbush prape filxhanat me kafe. Kur pihet e dyta kafe, thuhet “Tu rritt nera”, dhe pergjigja asht: “kjosh me ner”. Zakoni asht me pi dy-tre kafe rresht dhe shpesh kafen e trete e pijne te idhet, pa sheqer, prandaj perpara se me mbush filxhanin e trete, i zoti i shtepise i pyet miqtë: ”A e don te forte a me sheqer ?” Ose vete miku i thotë: ”Ma qit te forte” (pa sheqer), ne qofte se nuk e pyet i zoti i shtepise. Mbasi te pijne kafet, i zoti i shtepise u thote miqve: ”Shlironiu burra”, qe te heqin rrypat e fishekeve dhe ndonje objekt qe i pengon me ndenje lirshem e ne qetesi. Mbasi te kene kalue do kohe me muhabet, vijne grate e shtepise dhe njena prej tyne u qet me la duert. Ne njenen dore mban nji ibrik me uje dhe ne tjetren ka nji legen qe asht i bame po për këtë qellim, ne rast se nuk kane legene, u qesin uje duerve afër votres se zjarmit, ne menyre qe ujet te shkoje e te humbe ne hi. Mbasi te kene la duert, shtrohet sofra. Sofra nuk duhet te rrije e shtrueme thate për asnji çast, prandaj posa te ulet sofra e deri te vije mezja e rakia, i zoti i shtepise ose miqte duhet te vene dorën ne sofër për mos me mbete thate, se asht keq (i merr zoti bereqetin konakut). I zoti i shtepise u mbush putirat e rakise miqve dhe mandej, mbush te veten dhe fillon rakine me keto fjale: “Kjofte levdue Jezu Krishti”. Miqtë përgjigjen: ”Gjithmonë e jetës”. “Mer se u ka prue Zoti”, “Mer se t’gjeme”, pergjigjen. Mandej i falet mikut qe është ne krye te vendit me keto urime: ”Kjoft levdue Krishti” (te gjitheve se bashku), “me ner tane e mer se t’gjeme” (te zotit te shtepise), “tunjatjeta juej burra” (te gjithe sofres) dhe mandej i falet shoqit qe ka afer; ”Per t’mere, ortai”. I zoti i shtepise pergjigjet “Gjithmone e jetes”, “kjosh me ner e merseerdhe” dhe te tjeret; ”Tu ngjatet me ner”. Ne rreshtin e gotave te para duhet me ju fale shoqit qe ka afer dhe jo ne anen tjeter ose tjeterkujt. Rakia shkon ne krahun e djathte, tue ju fale njani-tjetrit rreth sofres deri te i fundit. Kur duen me heqe rakine se kan pi mjaft, atehere ai qi asht ne krye te vendit i falet shokut qe ka ne krahun e majte, dhe keshtu rakia vjen kah e majta dhe mbaron te ai qi asht ne krye te vendit. Ky mandjej merr putirin e rakise me doren e djathte dhe thote:”Burra me izem (leje) a e heqim rakine? A keni ba qef”. Ata i pergjigjen:”Po kur t’duesh”. Ky mandej sillet kah i zoti i shtepise dhe thote:”Na past ba mere”. I zoti I shtepise pergjigjet:”Kjofsh me ner e me erz, e mera t’gjet”. Mbasi te mbaroje nji rresht rakine tue ju fale shoqit qe ka ne krahun e djathte, si thashe me siper, mundesh me ju fale kujt te duesh pa mbajte rregull, por simbas deshires tande e bile asht e domosdoshme me i kryqezue gotat e rakise, d.m.th. me ju fale here njanit e here tjetrit kryq e terthuer. Por mbasi ai qi asht ne krye te vendit te kene thane urimet e fundit, asht rreptesisht e ndalueme, ne baze te zakonit, qe ndonjeni aty ne sofer te vazhdoje me pi ma, pse ne kete menyre fyen ate qe eshte ne krye te vendit dhe prish rregullin. Ne rast se vepron kush ne kundershtim me kete rregull, ka borxh pengin dhe duhej pleqnue sambas zakonit.Rakia pihet dalengadale dhe tue marre rralle e nga pak meze. Zakonisht ne Mirdite nuk pihet shume raki, se me u deje asht turp, prandaj nji sofer me 12 burra nuk pijne ma shume se nji kotrove raki, qi asht barazi me nji oke, dhe nuk shtyhen ma teper, megjithse i zoti i shtepise u lutet qe te pijne e te bajne qef. Megjithse pijne pak, ne sofer zgjasin shume ne raki, pse rrijne tue bisedue, tue pi duhan dhe ne rast dasme apo feste tue kendue e tue i ra ciftelise. Ne fejesa, ku e kemi tash fjalen, nuk asht zakon me i ra ciftelise as me kendue, mbasi nuk asht zakon t’i jepet ndonji randesi e posacme ceremonise se fejeses, si te cuca, ashtu edhe te meci. Miqtë qe kane shkue me xane cucen, kerkojne me u sjelle buken, tue thane se kan pi mjaft. I zoti I shtepise u ban za grave: ”Oj gra, na bini buken se miqte s’po duen me pi ma raki.” Grate bien ma pare buken ne sofer, mandej luget e gjellen qe kane pergatite. I zoti i shtepise thyen buken copa-copa dhe ua ven para miqve. I pari qe shtjen lugen ne sahan asht i zoti i shtepise dhe mandej miqte, nji mbas nji, simbas radhes. Gjate ngranies, i zoti i shtepise u thote miqve disa here: ”Merrni burra buke, pash Zotin, me cka te na kete fale Zoti, si me kene ne shpai tuej. Buke e kryp e qef kini, sa te doni, e sa per miradina nuk kimi”. Miqte pergjigjen: ”Tu rritet ndera se qebesa nuk e lame per marre, por Zoti te dhashte bereqet”. Mbasi te kene hanger buke e te jene ngope, cohen ne kambe te gjithe pernjhere tue thane: ”Per t’mer e shtrofsh gjithmone”. I zoti i shtepise i pergjigjet: ”Mere u bafte, por qebesa nuk kemi hanger gja”. Grate mbledhin enet e cojne sofren, dhe menjehere u qesin me la duert si ne fillim. Mbas buke vazhdon biseda tue pi duhan dhe ma vone kafe, zakonisht te forte. Persa i perket pijes dhe sofres, keto qe pershkrova jane per te gjitha rastet, me perjashtimin e mortit (vercalle). Ne kete kohe, ndersa pijne duhan e kafe, shkuesi i thote te zotit te shtepise: Or lum meku, sikur i kimi pas fjalet, na jemi gadi me lshue shejin, por na bini nji tabake kafje. Ka mundesi qe shkuesi nuk vjen aspak ne kete rast, por shkon vete i interesuemi, kjo asht simbas marrveshjes qe ka miku me mikun. I zoti i shtepise therret grate per me ardhe me pa dhe me marre shejin dhe njikohesisht i ven mikut tabaken perpara. Zakonisht tabaket ne Mirdite ishin prej druni. Nji cope derrase e punueme prej vete fshatareve ne forme tabakaje. Miku dikur nxirrte prej xhepit shamine, me te cilen ndodhej e peshtjellun unaza dhe e vente ne tabake, mandej nxirrte qesen e pareve dhe fillonte me numrue shumen e caktueme. Mbasi t’i kishte numrue mire, i leshonte ne tabake. I zoti i shtepise merrte unazen e shamine e ua jepte grave e paret i shtjete ne xhep te vet. Tue leshue shejin ne tabake, thuhej: ”Na kjoft per hajr miqesia. I zoti I shtepise pergjigjej: ”Pac hajr e nafake”. Grate marrin shejin e shikojne me radhe dhe rrijne tue bisedue njana me tjetren permbi bukurine ose jo te shejit, sic e kane zakon.Miku qe xen cucen, u falte te gjitha grave (motit nga 5 ose 10 grosh). Mbasi te kryhet kjo ceremoni, i zoti i shtepise ve zhezven ne zjarm dhe pjek kafet, dhe mbasi pijne kafet e perhajllekut dhe perseritet urimi:”Na kjoft per hajr miqesia” atj. Pijne edhe nje cigare duhan dhe bijne me fjete. Me kaq merr fund fejesa. Te nesermen mbasi te kene hanger e pi kafe, fallen e perfalen dhe dalin prej shtepie. I zoti i shtepise i percjell deri ne fund te oborrit. Fejesa kryhet me ceremoni shume te thjeshte dhe pa zhurme, pa aheng e dyzen, si bahet ne qytete e katunde te fushes. Grate e shtepise, sidomos nana e cuces, merr shejin dhe mbasi e bekon me uje te bekuem, e shtje ne arke per ta rujte deri diten e nusnise. Mbasi te fejohej cuca e deri diten e marteses, asnji njeri i shtepise se mecit (dhandrrit), nuk mund ta shihte e ta njihte si ishte, e mire apo e keqe, se ma dhandrri as qe kishte haber fare per gjendjen e saj. Cuca ruhej mos me u pa edhe prej njerezve te katundit ose te afermve te tij, pse e kishin per marre me dale e me u ekspozue. Ka ndodhe qe djali ka shkue tinezisht te katundin e se fejuemes per te muejte me e pa, por ka marre vesht shtepia e nuses dhe jane zemerue fort, dhe kur ka ardhe puna per caktimin e dites per martese, i kane vu me pague gjobe si denim 500 grosh ma teper, per gabimin qe ka ba. Sikur kemi me e pa ma vone, ana e nuses asht superiore mbi ate te dhandrrit deri diten qi ti dorzojne cucen nuse, prandaj do t’u bindej te gjitha kerkesave ose kushteve qe i viheshin. Cuca e fejueme, edhe noqofte se ka te aferm, si moter, daje, halle apo tjeterkend ne katundin ku ishte fejue, nuk shkonte atje derisa te martohej pse ishte turp. Djali mund te shkonte ne katundin e te fejuemes nder te afermit e vet, ne rast se kishte atje, por ne asnji menyre ne shtepine e te fejuemes e as aty afer, pse e gjobisnin. Edhe mbasi te martohej, per nji kohe te gjate, e zakonisht derisa te lindin femije, edhe ma vone, dhandrri nuk shkonte ne shtepine e te shoqes, se ishte turp. Edhe kur te shkonte, nuk duhej te shkonte bashke me nuse ose kur ishte nusja ne gjini (ne te pame, pasi) se bahej gaz ne katund. Mundte me shkue pa pengesa vetem mbasi te kishte kalue disa vjet martese dhe te kishte fillue me u plake.
Martesa
Tue kene se fejesa bahet ne moshen e re, sic u tha qe ne fillim, martesa bahet shume vjet mbas fejeset, prandej per nji kohe te gjate mardhanjet ne mes te miqve shkeputen per do kohe, përvec ndonji takimi te rralle qe mund te bajne, sepse katundet njeni me tjetrin janë ne distanca te largeta ne Mirdite. Ndodh ne shume raste qe te bahet fejesa ne nji katund 10 ose 15 ore larg sa qe kur shkojne krushqit me marre nusen, jane te deturuem me fjete nji nate ne udhetim tek ndonji mik se s’ka mundesi me arrite per nji dite ne vend, sidomos ne stinen e dimnit kur dita asht e shkurte. Pra kjo asht arsyeja qe nuk shkojne e vijne njeni te tjetri shpesh, por vetem kur I detyron puna. Kur meci dhe cuca kan arrite moshen per martese, atehere fillon lidhja e ngushte ne mes te miqve (ne mes dy familjeve). Baba i mecit ne rast se e ka ose ndonji i aferm i djalit (mecit) nje ose dy vjet e ma teper para dites se marteses, shkon nji nate me bujte dhe i thote mikut: Ec or mek, kam ardh me u marr vesht se kur e ke n’men me ma dhane at njeri, se meci me asht rrite e deshta edhe une me fillue me prue ndonji pare. Kur te duesh mundesh me fillue me prue gja se edhe na kena qejf me ble ndonjni placke. Mandej vehen konditat dhe caktohen vadet e prumes pareve. Ne asnji rast nuk i diftohet se sa leke e ka ndermend me marre por vec i thote bjer, derisa te plotesojne nevojen e veshjes se nuses. Zakonisht te gjitha teshat e nuses bahen me paret e dhandrrit e shpija nuk shpenzon gja per kete qellim per vajze. Te rralle jane ata qe i japin gja prej vedit cuces. Ka raste qe teshat e mdhaja si xhupa, xhurdi etj., i lihen me i ba vete shpia e dhandrrit dhe me i cua gadi simbas konditash qe lidhin. Ne ket rast ana e nuses i merr pare dhandrrit sa me ba teshat e leta si kemisha, shamija, straveca qemere, opinga etj. Ne rast se ana e nuses nuk don me i ba teshat vete por don me ja lane me i ba ana e dhandrrit, atehere caktohen sa cope do te bajne e si do t’i bajne, teshat e trasha dhe te lijta. Perndryshe i thone me prue pare dhe teshat i bajne vete te nusja. Por sidokjofte, shajakun per xhupa, zhguna e xhurdi, do ta bien ana e djalit, aq pash shajak sa t’i caktohen si psh. 15 pash, 17 pash e ma teper. (Shajaku asht stofe e leshit qe e bajne vete grate e vendit dhe e shkelin ne valanece). Teshat qe perdoren jane keto: Xhupa, zhguna, kemishe me shume pola, te mbathura, straveca, qemere, anteri, shamija, corape te gjana e opinga me gjalma, xhurdija e pare qafet (gjerdan me pare te vjetra). Arken e nuses zakonisht e bajne te burri. Mbasi te jene caktue konditat e siperme, miku dorzon ate sasi paresh qe ka prue me vedi dhe i kerkon me i caktue vadet se kur do te bien te tjerat. Vadet caktohen si psh. 5000 diten e Shengjergjit, 3000 diten e Shengjinit, 6000 diten e Shnaprenes, 4000 diten e Shnarrokut etj. Dit festash. Caktohen vadet nder dite festash fetare per arsye se keto i dine mire se sa jave kane ne mes njana me tjetren, kurse ditet e vadet kalendarike nuk i dine te gjithe. Ana e dhandrrit duhet t’i respektoje keto vade dhe vetem per ndonji arsye te madhe fort thehet vadja se per ndryshej jo. Thymja e vades e zemeron shume anen e nuses e bile ndodh shpesh here qe per kete te denohet ana e dhandrrit tue i ngarkue me pague nji sasi lek ma teper per ket shkelje te vades. Sa here te vijne me prue pare i caktohet edhe vada tjeter., pa i tregue se sa lek do i marrin ne vaden tjeter mbas kesaj. Keshtu vazhdohet derisa te plotesohen nevojat e teshave te nuses. Nuk jane te rralla rastet qe per arsye te gjendjes ekonomike, baba i nuses i shpenzon paret per nevojat e shtepise. Cuca e shkrete ne kete rast, asht e denueme per tane jeten me hjeke keq per veshmbathje, sepse burri nuk i ban asnji teshe, por gjithmone rrin tue permende leket qe ka shpenzue per te. Ana e dhandrrit asht e detyrueme me cue pare te nusja vazhdimisht derisa t’I thone mos bjer ma dhe nuk ka te drejte me kundershtue. Ne kjofte se prindja e nuses nuk i shperdorojne paret por mundohen me ba kursime, atehere mikut nuk i marrin shume, por me qillue prinde qe i shperdorojne paret ose duen me ba tesha shume e pa nevoje, atehere kerkojne shume leke. E detyrojne me shite gjane e gjalle e cka te kete mall per me marre nji nuse. Asht zakon, ne biseda e siper, me e pyete shoket ate qe don me marre nuse ose ka marre nuse se. Te mori meku shume ortai? Ne kjofte se nuk i ka marre pare shume e jashte hudutit, pergjigjet: Jo ortai, qebesa nuk me ka marre shume se me ka perpjek zoti me i mek t’mere, por kemi kivetin e vogel e s’me ka faj ajo.Por ne rast se i ka marre thote: Me ka fike per at kaish e s’me ka lan kmishe vesh se ka dashte me u ba rahat me pare t’mija. Per te parin thone paste faqen e bardhe e per te dytin e shajne cka t’u vine per gojet. Per deri 100000 lek nuk jane fort shume e per ma teper, konsiderohen shume, pse ndodh me marre 250000 lek. Ka prinde qe nuk mendonin aspak se do te conin cucen e vet aty dhe do te hjekun keq per gjithshka, e ndoshta edhe per buken e gojes, pse dhandrri ka shite cka ka pas dhe ka hi edhe borxh per me marre ate nuse. Kur asht fjala per keto miqesi, krijohen moskenaqesite dhe prishet miqesia e dashnija, e bile ndodh qe edhe naten qe shkojne krushqit me marre nusen, te grinden, si do ta shifni ma vone ne pershkrimin e zakoneve te asaj nate. Per t’u hakmarre kunder mikut qe ka marre pare shume, ndalojne nusen shume vjet me rradhe pa e cue ne pasi. Fajin e prinderve e paguen vajza e shrete qe s’ka pike fajit ne ket mes. Kur ana e dhandrrit i ka pague nji sasi pare, e pyet mikun se kur ka mundesi me e dhane cucen, a ke mundesi me e dhane per Shemhille, Shenkolle o ndonji feste tjeter (keshtu i caktojne vadet se ma te shumten e herave per keso festash martohen). Ana e nuses atehere i cakton nji vade tue i thane se: ne mujsh me la (keshtu thone dhe jo pague) paret ti, dhe une do te mundem me i ba teshat gadi. Kjo nuk asht nji vade e sakte por asht nji orientim dhe me i dhane kurajo e, mandej, me ba perpjekjet e duhuna sa ma pare. Vada ekzakte e marteses caktohet ate dite qe i pritet feja nuses. (Me i pre fene nuse do te thote kur i caktohet dita e marteses perfundimisht dhe vendosen konditat e fundit qe nuk mund te levizin ma për asnji arsye, dhe as mund te shkelen prej asnjenes ane. Dhe ne këtë nate qe pritet feja caktohet: Sa krushq do te cojne me marre nusen, sa raki do te bien me vedi, sa mish te thate. Dhe çfarë teshash për nuse, si psh. Duvak, strengla, opinga etj.) Për te mujte me e pase te kjarte zakonin per rastin e premjen fese, këtu poshte po pershkrujme nji shembull: Ne buze te akshamit (muzgut) i thrret ne shtek te oborrit Ll. N, baba i dhandrrit F.J: A je ktu or Ll. N? Hajde bujrum, pergjigjet Lleshi. Grate e shtepise cohen ne kambe dhe shpejt e shpejt pregadisin vendin ku do te rrije miku. Cuca e fejueme shkon shpejt e mshefet ku te mundet dhe ne rast se nuk ka ode tjeter, deturohet me hi ne vathin e berreve ose me shkue te ndonji komshi. F.J tue ece kadal kadale me pushke nen krah (kur ka kene pushka) i avitet deres se kulles ku I zoti I shpise I ka dale perpara. Falen e perfalen krye per krye simbas zakonit tue i thane: A je burre si je? Paca shndosh a je burre, si je? I prijne me hy brenda dhe ne dere te shtepise i dorezohet pushka te zotit te shtepise. Edhe ne kjofte se nuk ka pushke por ka nji shkop edhe ky dorezohet njisoj si pushka. Kur te hine ne ode thote: ”Mramja e mere”. Te gjithe pergjigjen: ”Mer se vjen”. A jinni si jinni ? “Te pacim shndosh a je si je ?” i pergjigjen. Falet me te gjithe sa te jene aty, burra e gra dhe mandej ulet me ndenjte ne ane e oxhakut. Ulen te gjithe dhe fillon biseda. Biseden e fillon i zoti i shtepise. “A po ini shndosh or F.N ?” ”T’pacim or Llesh, gjalle imi nji here. Po ju a po ini shndosh or Llesh ?” “Po, gjalle po imi I her or F., por besa lodhe. Po robt si i ke ?” “Po mere po jan i her do kalamaj, por tu hek keq qebesa”. “Po gjane e gjalle si i ke, apo i keni pase dam? A ke ndonji kambe bagetije. Po jane sa fara e tyne or F., por apo ka kush i ruen sa vec me kalamaj e s’po kane cka kullosin e mandej kemi pas edhe dam nder to ; na ka ba dam shume ujku sivjet. Mos bre burre, asht pedaf fort uku kendej a ?” “Kam pas dam shume un e do shok t’mi. Praite sheti I shmerte (Shejti Shmiter) se uku te batis por I Shmerteni ia myllte gojen”. Ne Mirdite thone se uqerit I urdhnon Shejti Shmerte dhe pa dhane urdhen ky asnji bageti nuk munden me e hanger. Ndodh qi ujku bjen nder berre por tue mos pase urdhen me hanger gja, nuk e perket asnji pse e ka gojen te ndryeme. Kallxojne se motit, nji bari qe ishte me berre ne stan ne nji bjeshke, paska dale nji nate vone fort neper pull per me kerkue do berre, qe I kishin mbete ne mal. Kur papritmas ndjeu zana ujqish neper pyll dhe ky tue e pa rrezikun se ndodhej ne mes te nji llave ujqish, prej friget e me pshtue, hypi ne maje te nji pishe dhe qendroi aty pa ba za me goje. Ishte hana si diten. Nuk vonoi shume e ne nji shesh te vogel aty, nen pishen ku ndodhej ky bariu, u mblodh nji sasi shume e madhe ujqish. Ne mes te tyne u duk nji plak i veshun me te bardha... vijon Ne mes te tyne u duk nji plak I veshun me te bardha, me nji mjekerr te bardhe dhe nji shkop ne dore. Ne krah kishte nji strajce. Prej asaj strajce nxorri disa grushta me do kokrra dhe ua shperndau ujqve. Te gjithe u leshuen e hangren ato kokrra. Si u krye kjo pune, plaku u zhduk dhe ujqit u shperndane ne punen e tyre. Mbasi u shperndane ujqit, nuk vonoj shume e erdhi nji ujk plak e sakat sa me veshtiresi ecte. Tuej mos I gjete shoket e vet aty, nisi me hungrue. U duk perseri plaku I bardhe e me mjekerr, dhe tue ju drejtue ujkut I tha: po pse kaq vone ti? Une s’kam cka me te dhane ma se hisen tande e hangren shoket e tu. Ujku i thote: Po une po cofi unit. Plaku mbasi u mendue pak i tha: Shko ne filan katund dhe ke me i hanger nji berr filanit, por jo ma teper. Plaku shkoi e mbas tij edhe ujku. Berri qe ju caktue per me hanger ishte pi i atij bariu qe ishte ne maje te pishes. Ne mengjez ulet ky prej pishet dhe shkon ne shpi pa kerkue ma per berret. Kur shkon ne shpi i gjen berret aty, kishin shkue vete naten. I leshon perseri ne kullote por ne gjyse te dites, ujku plak i bjen ne tufe dhe i rremben nji dhi. Naten perpara, sic thame, berret i kishin shetite naten neper pyll bash aty ku u ba mledhja e ujqve dhe asnji nuk i kishte damtue, kurse diten, ujku sakat i mori dhine. Keshtu ishte urdhni i Shmertenit. Qysh ate dite e kendej, naten e festes ketij, qe bjen ne Tetuer, te gjithe barijt qe kane berre, ndezin nji qiri per nder te ketij shejti per me i pshtue nga ujku). “Po me bereqet si dukeni? A gjetet drithe sivjet” “Po, more buken e dimnit e kemi hudhe. Me te shndoshe o Zot”. Po keto pyetje I ban edhe Lleshi, F. ndersa asht tue pregadite kafen. Ndrrojne duhan njeni me tjetrin tue i dhane kutijat. “Bane or Llesh, duhan, dhe i hjedh kutine perpara”. “Ej vallah tu rritet ndera”. Mbasi te kene pi kafen, i thone me hjeke opingat, rrypin e fyshekeve o ndonji rrobe tjeter si xhurdi etj, qe e pengon e nuk e len me ndenje lirshem. Zakonisht brezi nuk hiqet para buket, por mbasi te kene hanger buke se me e hjeke perpara e shajne e thone se “E hoqi brezin miku per me lirue barkun dhe me hanger ma shume” etj. Prandej brezin nuk e hekin. Kur miqte jane dakord njeni me tjetrin se nuk i ka marre pare shume, edhe biseda asht ma e gjalle dhe plot gaz e qejfe por ne rast se i ka marre pare shume, atehere e shikojne njeni-tjetrin si ne zgrip dhe pak muhabet bajne. Mbasi te ken pi kafe dhe bisedue per nji kohe, shtrohet sofra. Zakonet e sofres jane po ato qe kemi pershkrue ma pare, e prandej nuk po i perseris, por po kalojme ne zakonin e premjes fese, qe zhvillohet mbas darke. “ Or Llesh N., simbas fjaleve qe kemi pase, une sone kam ardh me I pre fene nuses, po ku I kemi fjalet?” “Or F., ato qe asht zakoni tai i din vete e un nuk due me t’kerkue gja ma teper”. “Faqebardhe qofsh or Llesh”.(Kjo asht biseda kur miqte jane dakord njani me tjetrin se nuk I ka marre pare shume, po te ishte e kunderta, atehere do te ishin fjalet ma te ashpra dhe me kerkesa te tjera). “Ti or F. fjalet prej meje i ke kshtu: Ke me pru 9 ose 11 krushq, 2 oke raki, nji berr 9 okesh ose 9 kg peshk te thate”.(Kur krushqit shkojne me marre nuse te shtunen mbrama, asht zakon me cue nji berr, por ne rast se shkojne te prenen mrama, atehere cohet peshk i thate, per arsye se e premta asht mengjille (nuk hahet mish), dy oke djathe, 100 ose ma teper leke dajes (asht zakon qe daja vjen ate nate aty dhe merr 100 ose ma shume leke neqofte se kerkon, e keto i merr do per vedi e do ja fal nuses. Pra perpara se me i pre fene, e pyesin dajen se sa leke e ke ne mend me i marre mikut qe t’i kallxojne me i prue ate nate). Pose ketyne i kerkon edhe 50 leke per gruen qe vesh nusen, 5 lek me i shti ne opingen e nuses dhe keto i merr ai qe e zdathe te dhandrri, strengla e duvak qe i vehen nusen ne krye, nji pale openga me gjalma si dhe 500 o ma teper lek, kjo mvaret simbas deshires se anes se nuses, per konak simbas zakonit. Motit kane cue 500 grosh. Sasia e krushqve qe shkojne me marre nusen caktohet naten qe pritet feja nuses dhe simbas kerkeses e deshires se prindeve te nuses te cilet, ne kjofte se jane ne gjendje te mire ekonomike dhe ka shpi mjaft dhe me mikun jane da mire e nuk kane pas ndonji mosmarreveshje, i thone me cue deri ne 13 krushq dmth sderi ne nji sofer burra. Por ne kjofte se asht e kunderta atehere caktohen 5, 7 ose 9 krushq gjithmone numer tek dhe jo cift se nuk asht zakon me i cue cift. Krushqit shkojne tek dhe perseri kthejne tek Krushqit shkojne tek dhe perseri kthejne tek psh. shkojne 7, marrin nusen dhe krushken dhe kthehen 9, prape tek. Ne rast se miku con krushq me teper se I jane kerkue, shtepia e nuses ne kjofte se don me e shqetesue mikun, I vene gjoben ne lek, sa ta shofin te arsyeshme, dhe asht i detyruem me i pagua pa kundershtim. Pa ju shtrue denimit nuk e japin nusen. Zakonisht ne Mirdite krushqit shkojne ne mbramje te nusja dhe flejne atje e kthehen ne mengjes, e kjo ka mbete zakon per arsye te largesise se katundeve apo te bejrakeve ku nxehet nusja. Duke e dijte se ne katundet e aferme ose ne katundin e vet, nuk fejohen njani me tjetrin (nuk martohen) per arsye se jane te nji gjaku, fis e kushrini, ose kumari (Shengjon)prej 100 vjetesh perpara. Jo si psh. Tre bajraket orosh, Spac e Kuzhne, nuk japin as nuk marrin njeni me tjetrin cuca, se thone jemi prej tre vllaznish, pra vllazni me qindra vjet perpara. Keta tre bajrake (krshina) japin e marrin cuca me bajrakun e Fandit dhe ate te Dibrrit qe nuk i kane vllazni, pse jane, gjoja te ardhun ma vone ne Mirdite. Tre bajraket e siperthanun, kan nji largsi te madhe ne mes te Fandit e Dibrrit psh. Prej Lejthizet te Oroshit me ardhe e me marre nji nuse ne bajrakun e Dibrrit, ne katundin Vig, Korthpule, Kashnjet ose Ungrej o tjeterkund, duhet udhetue se pakut 15 ore e ma teper ne kambe e neper rruge shume te veshtira. Kjo duhet te jete arsyeja qe ka mbete zakon me shkue e me fjete ke shtepia e nuses. Ka raste qe kane mundesi edhe me shkue e me u kthye, por kjo ngjet shume rralle. Berrin ose peshkun e thate qe cojne krushqit me vedi nuk e hane ate nate qe shkojne por te nesermen, nje ore pa zbardhe drita, ose ne te zbardhun drite. Pra ne kjofte se krushqit shkojne te prenden mrama, cojne peshk te thete per ta ngrane te shtunden ne mengjez, e ne shkoshin te shtunden mrama, atehere cojne berr per me hanger mish te dielen ne mengjes. Krejt sasine e mishit ose te peshkut qe cojne krushqit nuk kane mundesi ta hane por hane edhe te tjere te ftuem qe gjinden aty ne darsem te cuces. Krushqit cojne me vedi dy oke raki, por prape ne mengjez, kur dalin me nuse i zoti i shtepise u jep dy oke raki me vedi per t’i patur per rruges. Pra ketu asht fjala per nji ndrrim rakijet e asgja tjeter. Ne asnje menyre nuk u jepet rakija qe kane pru, por duhet t’u jepet tjeter, gjithmone ma e mire se ajo. Dy oket e djathit shpenzohen ate nate aty por ne te nesermen kur te nisen, u jepen dy oke te tjera djathi: Edhe ky nji ndrrim e asgja tjeter. 500 lekat o ma teper qe vihen per konak i merr i zoti i shtepise per te perballue shpenzimet qe ban per darzmen te cuces. Shpenzimet jane shume ma te medha se keto, porse keto merren sa per zakon. Duvaku, strenglat. Opingat e gjalmat ia veshin nuses dhe i con perseri ke shpia e burrit. Duvaku e strenglat zakonisht merren uha (borxh) sa per nje dite e prandej I kthehen te zotit prap. Duvaku asht nji rube e kuqe e qe ma t’shumten e herave asht nji flamur i kuq me ndonji shenj ne te si ylle, shpate ose gjyse hane, ose edhe me shqype. Ka shume vjet qe keto flamure qe perdoren si duvake kane fillue me humbe e vendin e tyne e kane xane duvaket e ri. Keta bahen tre cope bashke, nji meter rube te kuqe me nji meter rube te bardhe. Duvaku perdoret per me i mulue fytyren nuses. Mbi krye te nuses se parit vend nji ksule te kuqe qe kane kene motit, mandej mbi kete vene do faculeta o gja tjeter te pshtjellun si ne forme piramide, dhe mandej I leshojne duvakun mbi krye ne menyre qe ky t’I rrine tamam si piramide ne krye. E fundi i duvakut i bjen ne gjoks, tue i mbulue keshtu gjysmen e trupit e krejtesisht fytyren. Strenglat: Jane nji gjerdan i vogel, i bame me shume pare t’vogla te rrumbullakte dhe ne forme zemre (vezake), bakrit ose edhe ndonji metali tjeter i bardhe, por pa vlere te ngjituna me nji rube si ne forme te fesit. Strenglat vehen rreth krejet tuej ju derdhe paret per mbi balle per me i zbukurue fytyren. Strenglat jane shume te mocme dhe pak e kush I ka, mbasi nuk jane interesue me ba te reja te ketij lloji. Prandej zakonisht keto merren borxh dhe kur I kthehen te zotit I cojne si shperblim nji pale kollcike (corape leshit) qe I bjen nusja per te fala (dhuntina). Strenglat I napin nji hijeshi jo te vogel nuses dhe tingellimi I atyne rringxhingave asht terhjekes. Llesh ndoi ishte konak I mire e me Frrok Kolen kishin lane lezet tue mos i marre pare shume e prandej, edhe kur u pre feja nuses, nuk i qiti telashe, por i kerkoi vetem ato qi jane zakon. Mbasi kjene dakord me te gjitha zakonet, u caktue edhe vendi se ku do t’I delej krushqve para. Or Frrok kola po t’caktoj vendin se ku do te takohen krushqit me njeriun qe u del para. Ke suka e Qarrit, drejt mullenit t’ katundit, bash te kriqja, ate e gjen. “S’ka ma mere” pergjigjet Frroku “S’ka ma mere”, pergjigjet Frroku. (Vendi i caktuem nuk duhet te jete shume larg shpijet). Asht zakoni qe ana e nuses u qet perpara krushqve nji njeri me I prite ne vendin e caktuem. Ky duhet nji i aferm, i fisit te nuses ose dhe ndonji tjeter I katundas dashamire e kumari me te. Ky njeri qe u del perpara do te kujdeset per krushqit me i sherbye dhe me u dale zot ne cdo rast; pra i ka ne bese e nen mbrojtje derisa te kene dale prej shtepijet me nuse. Ai rrin me ta dhe kujdeset per te gjitha nevojat e tyne, dhe te nesermen, i percjell prap deri ne vendin ku u ka dale perpara. Ky i ngarkon vedit detyre a pergjegjesi, si do e shifni ne vazhdim te ketij pershkrimi, se nga rrethanat qe krijohen, si pasoje e konfliktit qe mund te ndodhin rastesisht ate nate, e sidomos kur miqt njani me tjetrin nuk jane nda mire do te vene vedin ne rrezik per me mbrojte krushqit ne cdo drejtim. Naten qe pritet feja e nuses caktohet dita e darzmes, pra nata se kur do t’vin krushqit. Mbasi u caktuen te gjitha konditat simbas zakonit, F. K. e pyet Lleshin: ”A kimi ma gja or Llesh pa kput ?” “Jo or F, besoj se nuk kini lane gja ma por tash po paim edhe ka i kafe e mandej po biem e po fleme”. “Atehere na qofte per hajr miqesia or Llesh” thote F. “Pac hair e nafake” I pergjigjet Lleshi dhe fillon me avite takamin e kafes me pjeke kafen. Nderrojne kutiat e duhanit, peshtjellin ka I cingare, pine kafet e mandej ulen e flejne. Te nesermen, heret ne mengjes, u cuen prej gjumit. Lleshi e pyet F: ”Si ke njef or F. ? A ke merdhaif naten?” “Jo qebesa, kam flet s’ka ma rehat e mere, (edhe ne qofte se ka merdhite nuk thote se “po” pse korite te zotin e shpise). Grate ndezin zjarmin ne voter dhe i cuen teneqen me uje afer Lleshit per me vue xhezen e kafes n’zjarm. Lleshi mbasi e shplan mire e mire e mbushi me uje dhe e ven ne zjarm, mandej fillon me shpla filxhanat e me i fshi me nji pece. Nji grue vjen me nji ibrik me uje dhe nji sapun ne dore e i thote Lleshit:”A po i lan syte?” “Po t’lumt se po i laj teksa”, cohet ne kambe dhe del ne oborr ose edhe mbrende ne nji qoshe t’shpis, u hjedh faqeve dy-tre grushta uje dhe mandej nxjerr nga brezi nji shami dhe fshin fytyren. Lidhe nji cingare duhani e mandej ja hedh kutine perpara Lleshit tue i thane:”Bane nji or Llesh”. “Ej vallah or F”. Lleshi shpraz kafen ne filxhan dhe ja ven F. para ne tef te oxhakut. Mbasi piu dy kafe rresht F., mbath opingat. “Izem or Llesh se po dal !” Kur te duesh or F. Lleshi thote urimet e zakonshme: Lamtumere, t’ardhshim per t’mere e zoti te dhashte bereqet, dhe del per deret t’shpise. Ne oborr kane dale granija me u fale me ta. Falet me te gjithe shterngohet e bahet gati me dale nji nga nji dhe niset. I zoti i shtepise e percjell derisa te kaloje shtegun e oborrit dhe mandej aty i dorezon pushken F. e mbasi falen e perfalen ndahen. Ne mramje porsa mrrini F. n’shpi e pyeten robt e shpis se si ishte da me mikun e ky krejt gzim u difton se ishin da shume mire e fillon me u diftue. “Paj per qiell e per dhe asht shpi sojit Llesh Ndoji qe se ka shokun n’bajrak, s’ma ka lujte tymin e duhanit por ka lype ato cka asht zakoni dhe asnji send ma teper”. Te gjithe te gzuem thone: Paste faqen e bardhe! F. mandej fillon me u kshillue me t’shpise se ke me thirre krushk te pare dhe krushq te tjere, mbasi zakonisht, sa t’i pritet feja nuses, duhen lajmrue ata qe do te shkojne krushq. Feja nuses pritet nji ose dy muej perpara dites marteses. Krushk thirret ai qi I takon mbas fisit o barkut, nipat, daja e ndonji mik shpijet qe e kane per zemer dhe jo do kush do. Pose kesaj krushqit zgjidhen nder burrat ma te mire, te pashem e te veshun mire, te gojes e te muhabetit, pse keta shikohen fort. Motit I kane zgjedhe e shikue edhe per trimni, burra qi nuk e pritojshin belane qe shpash here e gjete ne keso rastesh. Krushk i pare thirret ai qe i takon, prej fisit qe i takon me pri ne fisin e atij qe e thrret. Krushk i pare nuk cohet kushdo dhe ke ka qafe i zoti i shpis por do te shkojne ai qi i takon mbas fisit. Fise qe kane prijen ne katund jane djale mbas djalit me kete pari. Fiset me fise e barqet me barqe jane te ndame dhe i kane te caktuem se ku prine ky fis apo ky bark, dhe ku prin ai tjetri. Keto zakone shikohen fort edhe sot dhe po te ndodhi qe ndonjeni shklet kete rregull, ne mes te fisit me fis hyne mosmarrveshje dhe paknaqesina dhe formojet nji dasi e perjetshme shoqnijet per ne raste darzmash. Frrok Kola kishte ra ngusht me nji pune. Kishte deshire me thirre krushk te pare Kol Deden, burre i mire e azgan, i veshun e i mbathun per bukuri, i fjales e i muhabetit, i njoftun dhe trim, nji qe me t’vertet nuk i gjindej per krushk i pare ma i mire. Mirepo, megjithse ishte prej fisit qe i takonte me pri tek Frrok kola, nuk ishte i atij bajraku qe i shkon prija. Prija i takonte nji tjetri (burre i papashem) qe nuk shifej me sy e F. nuk kishte deshire me e vue perpara krushqve. Prija i takonte nji tjetri (burre i papashem)qe nuk shifej me sy e F. nuk kishte dishire me e vue para krushqve dhe me e cue te miku, te Ll. N. Prandej per me mujte me marre K. D. si krushk te pare, ju dasht me mledhe fisin e tij dhe, tue qite disa arsyena u kerkoi leje per Kolen me u pri krushqve te tij. Mbas shume bisedimesh e rropatjesh, jo, po, jo, po, u lejue kola prej fisit dhe barkut, me shkue krushk te F. Ktu shifet se sa rendesi u jepet zakoneve. Krushku i pare duhet i njoftun e kuventar, trim e i guximshem, qe te dine e te mundet me i ba balle cdo te papriture qe mund te ngjase. Motit kane thane se krushku e ka prekoven (qefinin) ne gji kur te niset me shkue me marre nusen dhe derisa te vin ne shpi, per arsye se kane ndodhe shume here vrasa e pergjakje. Krushku ka nji autoritet ma t’madh se te tjere darzmore e prandej asht ndere me u thirr krushk. Ai qe thirret krushk ban te gjitha perpjekjet qi me u veshe sa ma mire e, edhe ne kjofte se nuk i ka vete teshat, i kerkon nder shoke, ne menyre qe te veshet sa ma mire. Kur veshet kush mire i thone: kenke veshe si krushk. Kur ishin armet ne krah krushkut I duhej me sigurue edhe fisheke mjaft mbasi do te qesin pushke ma shume se te ftuemit e tjere. Kur u kthehet krushku prej darzmes e pyeteshin shoket: A e dogje nji rryp fisheke? F. J., deri ne oret e vona te nates, ndej tue bisedue me robt e shpise dhe tue I caktue emnat e krushqve qe do te thirrte. Ne nesre u nis me shkue me thirr se parit ndonji nip, dajen ose ndonji mik tjeter te larget, dhe mandej me thirre ata qe i kishte ne katund per krushk, si dhe krushkun e pare. Tue kene se F. ishte prej bajrakut te Dibrrit, si feste me miq lutet Shmhilli, e prandej, edhe nuset i marrin per kete feste por darzmen ja bajne nji dite mrapa festes. Keshtu ngjet edhe me festat e tjera si Shenkolli i pare ose si i thone ndryshej, e Djelja e nuseve, qe bien dy jave para Shenkollit kalendarik (6 dhetuer). Kete feste e lut bajraku i Oroshit. Per Shenkolle qe e lute Fandi e Spaci, per Shenmri qe vjen nji jave mbas shenmhillit dhe e lute bajraku i Kuzhnenit. Edhe nder keto festa merren nuse shume. Te rralle jane rastet qe merren nder kohe te tjera si te Shumash, T’lidhnash etj. Dit, por zakonisht nuset i marrin nder festat qe u permenden ma siper. Prandej mora per shembull Frrok Kolen me festen e Shenmhillit me zakone te barabarta e qe, edhe ne kjofte se ka ndonji ndryshim asht i padukshem dhe i parandesishem persa i perket zakoneve ne pergjithsi. Zakonisht festat fillojne te enjten e mbarojne te marten. Diten e enjte bijat e nipat, te shtunden mrama qi asht nata e festes vijne miqte e tjere dhe rrine deri te marten. Ai qi ka marre nuse, dergon krushqit te prenden dhe te shtunen qe asht nata e festes e qi vjen nusja n’shpi. Krushqit qi jane te vendit, sa te vijne me nuse, hane dreken dhe shperndahen e shkojne neper shpija te veta, mbasi kane me lute festen e kane me prite miqte. Te marten qi mbaron festa, vijne perseri ne darzem qi fillon ate nate. Nipat, daja dhe miqte e tjere, ne kjofte se nuk jane prej ketij bajraku, qe lute kete feste, nuk shkojne ne shpija te veta por rrine per feste e mandej per darsem. Para 15 vjeteve darsma fillonte te marten ne mbramje e vazhdonte deri te ennjten mbas dite. Keshtu e kane pasi disa katunde, por e shumta tash, i fillojne dasmat te henen ne mbramje dhe i mbarojne te merkuren mbas dite. Dhe po marr per baze ate te mocmen. Te marten ne mramje vijne krushqit e miqte deshare (te gjithe miqte vijne me dash ne darzem). Te merkuren, mesdita eshte vetem per krushq e deshare, per akshite, kafexhine e ndonji tjeter qe ka ba sherbim. Festa bashke me darzem zgjat plot 8 dite rresht. Te enjten mbasdite shperndahen te gjithe me perjashtimin e ndonji miku qe asht shume i larget dhe nuk ka ku shkon aq vone. E enjtja para feste quhet e enjtja e gjedheve. Ky emen i ka mbete pse ne kete dite asht zakon me u pre gjethet per me sigurue mishin e festes. Te premten e te shtunen hane groshe e peshk te thate. Peshkun e thate e ziejne e lengun e tij e qesin ne groshe. Ditet e tjera shpenzohet mish pa mase. Ne bajrakun e Oroshit nuk perdoret peshku i thate per feste.
Dasma
Qysh nji jave përpara asht zakon qe grate e fisit e te shokeve te afërm, me shkue me punue e me I ndihmue atij qe ka me marre nuse, tue I cue dikush nji barre firi (fier, lloj bime) e cila perdoret per shtroje, ndonje barre dru zjarrmi, tue fshi e pastru oborret etj.Firin e shtrojne ne kulle (ode), kudo te rrijne miqesia, dhe kjo asht shtroje kryesore, se qylyme e shtroje te tjera nuk kane. Asht e enjtja e gjetheve. Te gjithe diten ka levizje te madhe ne shtepine e Frrok Koles: Gra me krah te shpervjela deri ne berryla, shifen tue la e pastrue enet e sofrat, do te tjera tue gatue buke, tue bajte e pru vegsha e kuqa, sahana e luge qe i marrin haxhet. Vegshat jane ene dheu te vogla deri ne 3-4 kilesh per me i zie gjellen, e kuqat jane si keta, por jane shume me te medhenj: zane brenda deri ne 15 kg mish dhe perdoren per darzma e morte ku mblidhen shume njerez. Grate me bulira (boliere) te mbushura me uje ngarkue, tjera me firi e dru, shifeshin tash e pare, eja e shko. Disa gra te tjera, afer furret, tue hollue petat e tue i pjeke, per me i ba gadi per laknore, kendojne kange nusesh, qeshin e bisedojne tane gaz. Kafexhia qe asht thirre me pjeke kafet deri ne mbarim te darsmes (ky asht nji njeri i katundit por qe ka zanat me i pjeke mire dhe prandej e therrasin), aty kah dreka vjen me disa xheze e jebrike te medhenj si gjyma ujit, me nxane 100 filxhana kafe dhe hyn brenda. Avitet afer votres zjarrmit dhe fillon me vue per ujdi punen e vet. I zoti i shtepise dorzon kafen, sheqerin, dollapin e mullinin e kafese e tjera rraqe kafjet qe ka. Kafexhija fillon punen e vet me kaferdise kafen e tjerë. Kur vjen kafexhija gratë i këndojnë: Mirsevjen o kafexhi Na i piq kafet sheqerli Se sheqerin e kam gati Se na kem dugjajen n’shpai Mos qit nja por qit ka di (dy) Mbushja mere barkun bardakut Zbardhja faqen t’zott t’konakut. Ne kopsht afer shpijet tre burra kene pre nji ka dhe jane tue e rjepe kadalkadale e tue bisedue. Nuk vonuen edhe erdhen dy fshatare te thirrun per me zie gjedhet. Edhe keta kane ngarkue nji kazan ne krah qe ju nevojitet me zie orizin ose gjak e vjamin (kjo asht gjelle qe perdoret fort ne Mirdite. Ziejne gjakun me miell e vjame si qull i trashe). Tri gra kane hi ne kulle dhe jane tue shtrue firin e tue rregullue vendin ku do te rrine miqte. Shpia e shtruem me firi dhe e ndritun prej zjarmit te madh qe asht ndezun ne voter, oborri i fshim e i pastruem mire, kane marre nji hijeshi me te knaqe e qe pasqyron gezimin qe ka ajo familje. Kah gjysma e mbas drekes fillojne me ardhe bijat e martueme me djep ngarkue ose me ndonji fmi perdoret. Jane krejt shend e gazmend se kane ardh te prindja per feste e ne darzem. Ndoshta ka nji vjet e ma teper qe s’kane kene. Kane udhetue kushedi sa ore me fmi ne shpine, neper rruge te vshtira, perpjete e teposhte por tash, prej gzimit, nuk e ndjejne te lodhmen aspak. Akshit kane fillue punen, pregaditen per neser. Kane avite afer nji thes me nja dy babune grosh te kuqe ose te larme dhe po e pastrojne. Ma vone kane me qerue peshkun e thate. Mbasi kafexhija ka vue gjithshka per fije, ka kaferdis kafene dhe e ka blue i pjese, grate jane jashte tue punue, fillojne me ngallite me kange, per me i kerkue kafe. Kafexhi more demel Je ndry mren e nuk po del Me na pru xhezmen me kafe Po bajme gaz e po bajme llafe. Kafexhija sa t’i ndijne u vikate tue qeshe: hajt punoni sa t’u ndihmojne zoti se per at kishe n’saj t’zotit t’shpise, kafe sa t’doni po ju bie njetash, dhe nuk vonon e del me ibrik te kafes ne dore e filxhanat ne tabake. Grate pijne kafe dhe urojne. Zoti ja bafte per hajr. Kafexhia i pyet se si ishte pjeke kafja se don me dijte qe te mos koritet me te tjeret. Grate japin gjykimin e vet. Nipat, daja e ndonji mik tjeter i larget qe jane thirre per krushq, vijne qush sot, kurse krushqit qe jane te katundit (bashkefshataret) vine neser ne mengjez. Kah mramja, buze muzgut.Kah mramja, buze muzgut, fillojne me ardhe desharte e thirrun krushq (si e thashe me siper). Te gjithe nipat, daja, miqte e shpise, duhet te bien ka I dash, duhet me pru pare. Tash bien 500 deri ne 1000 lek. Motit jane cue 100 deri ne 500 grosh por pak e kush ka cue pare se ne pergjithsi asht kene zakoni me cue dash e jo pare. Jo vetem miqte qe jane thirre vetem per krushk bien dash, por dash bien edhe ata qe jane thirre per darzem. Dashi asht borxh pse ja bjen e do t’ua cojne kur te kene darzem. Prandej thone se : A ndrron desh me filanin? Ishte tue prendue dielli; ne shtek te oborrit hyni nipi i Lleshit me nji dash lidhe per lakut. Bashke me te amen qe po grahte dashin, veshe e mbathe per bukuri. Hjek pushken prej krahit dhe shtien dy here e mandej thrret me t’madhe. A je ktu daj Lleshi?- Hajde bujrum, merse t’bjer Zoti, pergjigjet Lleshi mrena n’kulle. Turr e vrap mblidhen grate tue lane cdo pune qe kane ne dore dhe dalin ne oborr e rreshtohen dy grupesh e ja nisin kanges: Kush asht aj qi vjen me dash Vjen Gjok Marku bylykbash Bylykbash edhe zartari Paska teshat qepe n’terzi C’ka pruni per dhanti Pru nji dash dhe nji flori Shtoja Zot tufen e tij Banja Zot njeqind mije Kush asht ajo qe vjen mbas dashit Vjen e ama e bylykbashit Paska teshat prej mendafshit Prej mendafshit qepe ne terzi Edhe xhepat me flori Kur deshari nuk bjen dash te gjalle por bjen pare ne xhep atehere, ne vend qe me I thane ne kange se “pru nji dash dhe nji flori”- thone, pruni xhepat me flori, shtoje Zot gjane e tij. Frroku ka dale ne oborr turr e vrap me prite desharin qe po vjen. Hyn ne oborr me dash per doret dhe tue u takue me ata qe i kane dale perpara u thote: Per hajr na kjofte darzma. Pac hajr e nafake e mer se t’ka pru zoti- i pergjigjen. Nje njeri i merr dashin dhe e lidh diku aty n’gardh. Falet me te gjithe nji nga nji simbas zakonit. Ne dere ja dorzon pushken t’zotit te shpise. Grate vazhdojne kangen. E ama e desharit falet e perfalet me grate e rrin me to. Se si fallen, pershendeten e pyeten njeni me tjetrin, zakonet jane te njejta me ato qe kam pershkruar me pare e prandej nuk asht nevoja me I perserite ma. Te gjithe desharet qe vijne priten njisoj si ky, me kange e tjera ceremoni, qe u pershkruam. I zoti i shtepise i rreshton miqte ne ane te oxhakut, simbas zakonit, ne vendin qe i takon tue vue ne krye te vendit mikun ma te larget, o qi asht prej bajrakur e qe i takon kryet e vendit, si psh. I Oroshasi del gjithkund ne krye te vendit se asht bajrak i pare. Edhe shkodrani ose malsor i Hotit e Grudes, ne kjofte se asht atje e qesin ne krye te vendit se i takon. Bajraku i Shales dhe aj i Shoshit nuk dalin ne krye te vendit ne Mirdite per arsye se jane vllazen e prandej jane te shtepise. I zoti i shtepise u hjedh cigare duhanit te lidhuna, kafet u shkojne njena mbas tjetres, ne fillim te amla e mandej, simbas deshires mikut, kafe te forta (te idhta, pa sheqer). Pothuejse, ne pergjithsi, mbasi te pine dy- tri kafe me sheqer, e pine nji ose dy, mandej pa sheqer. Sidomos kafet mbas ngranies darke, i pine te forta. Vazhdojne pyetjet e bisedat e zakonshme ? Dhandrri qysh diten heret asht largue e ka shkue te stani i bagtive ose asht struke diku ne nji qoshe se ka turp me u duke, ma teper ike edhe prej lojnave qe i bajne shoket e miqt. Dhandrri nuk stoliset me kurrgja por si cdo dite tjeter, bile disa here edhe ma keq se ditet e tjera. Mbasi te kene shkue do nate dhe hiqet dyshimi se mund te vine ma kush, i zoti i shtepise u thote miqve: Tash s’po presim ma or burra, por po ndreqim sofren, a don me dal kush me pa jashte ? (A don me dale kush me krye nevojat, kete kuptim ka). Ata qe kane nevoje dalin e sa te kthehen brenda, nji burre u qet me la duert te gjitheve. Mandej ulet sofra............
Prelatet katolike te Mirdites, nje yjesi diturish!...
Shkrimi qe kam postuar me poshte nga i nderuari gjuhetar Tomor Osmani, sjell nje fakt historik te cilin po e diskutonim gjere e gjate me disa miq te mij studiues ne Mirdite, pikerisht mbi rolin e prelateve ne diturimin e brezave. Aty cilesohet se eshte abat Prend Doci prej Mirdite qe themeloj shoqerine Bashkimi me qender ne Shkoder, dhe Dode Koleci po nga Mirdita, nje nder prifterinjte me te dijshem te kohes qe perpiloj fjalorin e kesaj shoqerie dhe abetaren e pare ne gegnisht. E nderkohe, kam ftuar disa here ne emisionin DIMENSION ne M+ studiuesen Ledi Shamku, qe ka artikuluar nje fakt te pakontestueshem historik qe shkolla e pare shqipe nuk mund te shenohet Mesonjetorja e Korces, por pikerisht shkolla e hapur ne Vele te Mirdites nga prifterinjte e atyshem gati tre shekuj me pare. Eshte tjeter gje qe akoma historia kombetare vazhdon te shkruhet me "lapsin-antikishe", si ne regjimin monist! Ndaj dhe ky material, i vjen ne ndihme kesaj teze rishikuese. Shpresoj te lexohet me vemendje!...
Ma e para gramatikë gegnishte për shkollat shqipe” (1901)
(Nga: Prof. Dr. Tomor Osmani, SHQIP)
Jemi në vitin e parë të shekullit XX, kur shoqëria “Bashkimi” në Shkodër 110 vjet më parë botoi “Gramatika ia folmarmia shqyptare, e përmledhm e me pak fjalë për përdorim t’fmive”. Kjo shoqëri, e themeluar në vitin 1899 nga abati i Mirditës Preng Doçi, në programin e saj kishte disa objektiva të rëndësishme në fushën e kulturës, si: hartimin e një alfabeti të shqipes, mbështetur në atë latin dhe pranonte edhe dyshkronjëshat për të paraqitur një tingull-fonemë. Gjithashtu ajo do të botonte një abetare, një gramatikë, një fjalor, si edhe vepra letrare dhe fetare, tekste mësimore dhe do të nxirrte një organ periodik. Detyrën e parë e kreu që në krijimin e saj, duke hartuar alfabetin që njihet si alfabeti i shoqërisë “Bashkimi”, i cili u përdor nga mjaft organe dhe shkrimtarë të dëgjuar të kohës, duke i shërbyer shoqërisë shqiptare që ajo të mos përdorte një mori sistemesh shkrimore dhe autorët të mos përdornin alfabetin që dëshironin. Alfabeti i autorëve të vjetër që përdorej në Shkodër nga ndonjë fletore e kohës, shkrimtar apo në letërkëmbimin privat, nuk gjeti mbështetje dhe përhapje, ndonëse iu bënë disa ndryshime të vogla dhe stilizim shkronjash. Alfabeti i shoqërisë “Bashkimi”, megjithëse u përhap shpejt, nuk arriti të bëhej kombëtar. Edhe gramatika, të cilën po analizojmë, zbatoi sistemin shkrimor të asaj shoqërie, pasi ajo e botonte këtë vepër. Ndryshe nga shumë botime të kohës që çdo vepër fillonte me një pasqyrë të alfabetit që do të përdorte, autori nuk e bën një gjë të tillë në fillim të saj, por, kur trajton çështjet fonetike, shënon se alfabeti i shqipes kishte 35 shkronja: 6 zanore dhe 29 bashkëtingëllore dhe cilat ishin ato. Alfabetin e jep (që është i shoqërisë “Bashkimi”), por pa bërë asnjë sqarim. Duket se autori e ka parë si diçka të panevojshme të mos japë shpjegime, pasi alfabeti i shoqërisë “Bashkimi” ishte publikuar dy vjet më parë. Autor i kësaj gramatike është pranuar dom Dodë Koleci.
- * *
Kush ishte dom Dodë Koleci?
Famullitari dom Dodë Koleci lindi në Kallmet të Mirditës prej një familjeje nga Selita e kësaj krahine në mes të shekullit XIX dhe vdiq në Ndërfanë të Mirditës, më 17 shkurt 1915. Ai ka shërbyer në hierarkinë kishtare prej afër 40 vjet, si famullitar në Orosh të Mirditës, Blinisht, Kaçinar, Mnelë e së fundi kohën më të gjatë prej 21 vjetësh e kaloi si famullitar në Ndërfanë derisa vdiq. Në të njëjtën kohë vdiq edhe atë Anton Xanoni, mik dhe shok i ngushtë i autorit. Famullia e Ndërfanës në atë kohë nuk kishte më shumë se 700 shtëpi. Për Pashk Bardhin, dom Dodë Koleci qe një ndër priftërinjtë më të dijshëm të Mirditës dhe një ndër më të vlefshmit shkrimtarë të shoqërisë letrare “Bashkimi”. Ka qenë mësuesi i Pal Treshit, krah i djathtë i Preng Doçit. Kalendari i vitit 1919 thekson se “D.Dodë Koleci ka qenë shok i ndeztë i të paharrueshmit Anton Xanonit në lamë të literatures, ju ba shok edhe në dekë.” Ndër veprat me karakter gjuhësor të njohura të dom Dodë Kolecit, janë dy botime: “Gramatika ia folmarmia shqiptare…” (1901) dhe “Fjalori i shoqërisë ‘Bashkimi’” (1908). Shoqëria “Bashkimi” e kishte si orientim të saj të mos përmendej autori dhe të mos shënohej viti i botimit. Dhe për këtë shënon: “Cum approbatione superiorum” (= me miratimin e eprorëve). Atëherë kush qe autori i kësaj gramatike dhe i Fjalorit të vitit 1908? Për këtë studiuesit e ndryshëm kanë dhënë mendime si për vitin e botimit, ashtu edhe për autorin. Jup Kastrati, duke u mbështetur te bibliografia e Henri Gûys e vitit 1912 pranon mendimin e tij që thotë: “Ka mundësi që kjo gramatikë të jetë botuar në Shkodër rreth vitit 1901”. Dhe këtë Kastrati e bën fakt të kryer. Edhe për sa i përket autorit të kësaj gramatike, pranohet se është dom Dodë Koleci, mbështetur në këto të dhëna: Revista “Përparimi” e vitit 1915, nr. 3, pra shumë afër botimit të kësaj gramatike shkruan se “Folmarmia ase gramatika” dhe Fjalori i Bashkimit janë gadi krejt fryti i mundit t’nder.Dom Dodë Kolecit. Pos ktyne ka lanë edhe shkrime tjera t’vjefshme për gjuhë e letratyrë tonë”. Ky informacion i kësaj reviste shtron nevojën që të bëhen kërkime për të gjetur edhe shkrime të tjera të këtij gjuhëtari. Një ide e tillë për autorin dom Dodë Koleci është përsëritur edhe në Kalendarin e vitit 1919, Vepra pijore. E përforcon një mendim të tillë edhe Pashk Bardhi në një shkrim për Pal Treshin, të botuar në vitin 1939 te revista “Kumbona e së Diellës”. Ai shkruan: “D.Dodë Koleci (shën.T.O.) si pjestar i ksaj shoqnije (Shoqnisë “Bashkimi”, T.O.) shkroi gramatikën dhe fjalorin e gjuhës shqipe.” Për disa autorë është pranuar se Fjalori është fryt i një pune të përbashkët dhe bashkëpunimi të disa anëtarëve të shoqërisë “Bashkimi”, ndonëse dëshmi të tjera për autorësinë, siç e përmendëm, ia japin dom Dodë Kolecit, të cilin Preng Doçi e donte dhe e çmonte shumë “për zgjuesi mendjeje, për kulture e për zotsi ndermarrjeje”. Për Karl Gurakuqin dom Dodë Koleci është kryepërpiluesi i Fjalorit. Edhe P.Duka-Gjini një fakt të tillë e pohon, kur shkruan: “Dihet se autori kryesor i këtij fjalori asht dom Dodë Koleci edhe pse emni i tij nuk del në pah në botimet e asaj kohe, ashtu si s’figuron emni i kurrnji nga anëtarët e veprave të botueme nga ‘Bashkimi’. Kjo asht normë e rregullores s’shoqnisë vlerëplotë”. Justin Rrota në veprën “Litratyra shqipe” (Shkodër, 1925) në rreshtimin që u bën gramatikave më me rëndësi për gjuhën shqipe, duke nisur me gramatikën e Da Leçes të vitit 1916 e duke vazhduar me 10 gramatika të tjera, ndalet tek “Gramatika ia folmarmia shqyptare” e shoqërisë “Bashkimi”. Shënon vetëm vitin e botimit, 1901, por jo autorin. Ai thekson se “Gramatika…” (T.O.) nuk ka shumë rëndësi gjuhësore “përposë se asht ma e para gramatikë e gegnishtes për shkollat shqipe”. Për historinë e gramatikave të shqipes vlera e saj qëndron se është gramatika e dytë shqip pas asaj të Sami Frashërit, që është më e para gramatikë shqip, toskërisht, për shkolla. “Shkronjëtorja…” e Sami Frashërit dallohet si nga vëllimi, ashtu edhe nga trajtimi shkencor i problemeve gjuhësore. Vlerësimi i Rrotës pas 25 vjetësh që ishte botuar “Gramatika ia folmarmia shqyptare”, kur mendimi gjuhësor pas shpalljes së pavarësisë, kishte filluar të ecë dhe pas vitit 1901 ishin botuar 5-6 gramatika në shqip, duhet parë me kohën kur u botua ajo, kur ato pak shkolla në gjuhën shqipe që ishin hapur, nuk kishin fituar një fizionomi të kristalizuar dhe kur ende nuk ishte zgjidhur përfundimisht alfabeti i përbashkët i gjuhës shqipe.
- * *
A ka pasur kjo gramatikë ndonjë ndikim te pasardhësit? Duke ditur se mendimi gjuhësor po evoluonte, ndikimi i tij mund të jetë i papërfillshëm në gramatikat e mëvonshme. Në vitin 1909 Anton Xanoni botoi tekstin “Gramatika shqyp” ndonëse para dhe mbas vitit 1901 kishin qarkulluar edhe gramatika të tjera, Xanoni shënon në hyrje se “mbas gramatikave të P.Jungut, t’Folmarmes të ‘Bashkimit’ e t’ Shkrojtores së Sami Frashërit e qitme këtë tonën”. Nga kjo marrim vesh se Xanoni mund ta ketë pasur parasysh këtë gramatikë, ndonëse teksti i tij është shumë më i gjerë, më i plotë dhe metodikisht më i saktë dhe nga studiuesit është konsideruar “një tekst relativisht i mirë.”. Kështu nuk mund të flasim për ndonjë ndikim, se modele mund të merren jo vetëm nga gramatikat e botuara të gjuhës shqipe, por edhe nga gramatika të gjuhëve të huaja.
Çfarë përmban kjo gramatikë?
“Gramatika ia folmarmia shqyptare” është ndërtuar si tekst mësimor, në gegërisht për shkollat shqipe, ndonëse në kushtet e pushtimit. Dihet se edhe në atë kohë u bënë përpjekje për të hapur shkolla në gjuhën amtare, pavarësisht nga reprezaljet që mund të kishin autorët e tyre. Kujtojmë vrasjen apo helmimin e shumë patriotëve shqiptarë që luftuan për përhapjen e gjuhës dhe të shkollës. Gramatika ka gjithsej 73 faqe dhe 9 krerë. Në tri faqet e fundit jepen termat që janë përdorur në tekst, me gjegjësen në italisht. Temat e ndryshme shoqërohen me pyetje që duhet të përgjigjen nxënësit. Pra është një aparat pedagogjik i thjeshtë. Ka njoftime të shkurtra për fonetikën, shumë pak për sintaksën e drejtshkrimin dhe më shumë për morfologjinë. Fillimisht jep të dhëna se ç’është gramatika, fjalët dhe shkronja, zanoret e shkurtra, të mesme dhe të gjata, ilustruar këta me shembuj. Bën ndarjen e bashkëtingëlloreve sipas vendit të formimit, duke dalluar bashkëtingëllore buztore, qiellzore, dhamtore, gryktore, fishkllore (Termat janë të autorit të gramatikës). Autori bën edhe sqarime drejtshkrimore, si ndërmjet shkronjave t dhe s e ndërmjet t e h do të vihet zanorja e që të mos ngatërrohet me ts dhe me th e me t të vetme. Jep shembullin leeteshem, aviteshem, tehiek. Kështu vazhdon edhe në disa pjesë me sqarime drejtshkrimore. Në ato pak rreshta që trajton problemet me karakter fonetik, jep të dhëna për fjalët njërrokëshe e shumërrokëshe, dyzanoret dhe trizanoret. Theksit në gjuhën shqipe i jep një vend më të gjerë se pjesët e tjera. Pastaj shënohen disa nga fenomenet fonetike të shqipes dhe përdorimi i apostrofit. Dom Dodë Koleci i ka dhënë një vend fare të vogël njohurive sintaksore, si kryefjalës, kallëzuesit, cilësorit dhe plotësorit. Nuk i ka anashkaluar shenjat e pikësimit, duke dalluar pikën, dypikat, pikëpresjen, pikëpyetjen, pikëçuditjen, duke përcaktuar tepër shkurt se çfarë shënojnë ato. Në këtë pjesë janë shënuar edhe pjesët e ligjëratës, që autori dallon nëntë të tilla, duke i ndarë në pjesë të ndryshueshme: emri, nyja, mbiemri, përemri, folja dhe në pjesë të pandryshueshme: ndajfolja, parafjala, lidhëza dhe pasthirrma. Nuk njeh numërorin dhe pjesëzën. Të gjitha këto janë përfshirë në hyrjen të titulluar “T’njoftme paraprake”. Kreu i parë i kushtohet emrit, ku dom Dodë Koleci jep veçoritë e tij. Po ndalemi në ndonjë problem të veçantë për këtë kategori leksiko-gramatikore. Autori i njeh emrit shtatë rasa, duke përfshirë edhe rasën vendore që ai e quan vendtore: n’burret, n’mikt. Pranon thirroren (e quan thirrtore) o burrë, ngatërron paradigmat e emrit, duke njëjtësuar të shquarën me të pashquarën në gjinore, dhanore dhe rrjedhore dhe gjinoren nga dhanorja. Nyja është trajtuar fare shkurt në kreun e dytë ku gabimisht është përfshirë edhe parafjala prej. Në kreun e tretë dhe të katërt trajton mbiemrin dhe përemrat. Ndërsa në kreun e pestë trajton foljen që i ka dhënë vend më të gjerë në tekst, gati gjysmën e librit f. 23-65. Për foljen pranon gjashtë mënyra të shtjelluara, duke përshirë kushtoren dhe habitoren dhe tri të pashtjelluara: pjesoren, paskajoren dhe përcjelloren. Për dëftoren pranon tetë kohë, ndërsa për urdhëroren dy kohë: të tashmen dhe të ardhme? Tek lidhorja përfshin edhe lidhore-habitoren, ndërsa për kushtoren shënon se ajo ka gjashtë forma të cilat nuk i përkasin të gjitha kësaj mënyre, kur dimë që ajo ka dy kohë të tashmen dhe të kryerën. Habitores i njeh një kohë, ndërsa dëshirores katër. Nuk është e vështirë për të kuptuar se autori i ka ngatërruar kohët e foljeve të mënyrave të ndryshme. Dallon tri zgjedhime, ndarjen e të cilave i bën duke u mbështetur te paskajorja gege. Zgjedhimi i parë përfshin ato folje që dalin me togzanor: me mësue, folet e zgjedhimit të dytë dalin me të: me avitë, ndërsa i treti me çfarëdo mbarese në bashkëtingëllore: me lidhë. Foljet të cilat pësojnë ndryshime fonetike, i quan të parregullta, si: shoh, marr, ha, them etj. Paradigmat e foljeve të parregullta i ka dhënë në formë tabelash sipas mënyrave të foljeve. Fillimisht jep zgjedhimin e foljeve kam e jam. Pastaj paraqet format pësore dhe vetvetore të foljeve, sipas autorit, vetëm me foljen ndihmëse jam. Jepen edhe paradigmat në këtë formë që sot nuk përfshihen në sistemin foljor të shqipes. Nuk janë shënuar edhe ndërtimet joveprore me mbaresa të veçanta dhe me formantin u.
Katër krerët e tjerë, gjashtë deri në nëntë u kushtohen pjesëve të pandryshueshme të ligjëratës, duke filluar me parafjalët. Kur autori flet për parafjalët i ndan në të vendit, të kohës, të shoqnisë dhe të mënyrës?!
- * *
Siç e shënuam në fillim të këtij shkrimi, në tri faqet e fundit janë shënuar termat e përdorur në tekst. Jup Kastrati edhe këtë tekst e ka përfshirë në monografinë “Për historinë e gramatikave të shqipes”, Prishtinë, 1980, f. 242-244. Ai shënon se vlera e këtij libri qëndron në përdorimin e terminologjisë gjuhësore.
Tek ky fjalorth duhet të veçojmë se çfarë termash gjuhësorë i takojnë kësaj gramatike dhe çfarë u takojnë autorëve paraardhës dhe çfarë mund të ketë mbetur. Theksojmë se jo të gjitha fjalët e shënuara në fjalorth janë terma gjuhësorë.
Ndonëse vlera e kësaj gramatike nuk është e madhe, pasi ka edhe interpretime jo të sakta dhe në disa raste edhe gabime, por ne mund të zbulojmë se në ç’shkallë ishte mendimi gjuhësor një shekull më parë dhe mund të marrim ndonjë të dhënë me interes dialektologjik për atë kohë për krahinën që përfaqëson kjo gramatikë. Vlerësimi duhet parë gjithashtu edhe me përgatitjen filologjike që ka pasur autori i saj. Nuk dimë nëse autori i ka njohur botimet me karakter gjuhësor, që kanë qarkulluar para tij, gjë që është e ditur se ka pasur, pasi gramatika nuk ka të dhëna të tilla.
Është detyrë e obligim i brezave që të vlerësohet puna e paraardhësve në kushtet e pushtimit, pavarësisht nga vlerat ose jo vlerat që mund të kenë. Me këtë sens duhet parë edhe “Gramatika ia folmarmia shqyptare, e përmledhme me pak fjalë për përdorim t’fmive” e dom Dodë Kolecit.
Shkodër, më 22.11.2011
NUSJA E VDEKUR
nga Thënie për shqiptarët më 2011-05-24 në orën 8:33.MD •
Historia e rrallë e nuses së Shtufit, e cila nuk është regjistruar në folklor por tregohet si histori e vërtetë. Studiuesit e folklorit thonë se daton në 1924, por për herë të parë për të është shkruar në 1943. I janë kushtuar dhjetëra rapsodi dhe balada. Faktet dhe teprimet që e vendosin mes të vërtetës dhe legjendës
Nusja e vdekur, mes legjendës dhe të vërtetës
Ndue Dedaj
Kënga ka shpalosur vdekje nga më të çuditshmet, epike, legjendare, monumentale; nusja që murohet (vetëflijohet) në kala, ura; zanat, që i ngrijnë krushqit e i kthejnë në cungje; vdekja e dhëndrit nga shkelmi i kalit ditën e dasmës, le pastaj vdekjet nga luftërat, epidemitë shfarosëse, ku prapë ka mbetur gjallë vetëm një grua shtatzanë, nga është ringjallur përsëri fisi i shuar. Vdekje kryesisht të pazakonta, gjithnjë me një fill apo element tragjik të evidentuar. Por dhe vdekje të paralajmëruara, të pritshme, si ato për gjakmarrje. Ka vdekur një njeri, por kanë vdekur dhe disa njëherësh, siç ka “vdekur” (në gojëdhënë) dhe një fis apo fshat i tërë. Ky është “bilanci” i baladave tona. Por vdekja e Nuses së vdekur të kësaj eseje është tjetër nga ato. Kënga kushtuar asaj na paralajmëron se ka ndodhur ajo që “Qaf s’ka tjanun kurr në këtë dhe”. Cila është, pra kjo vdekje, që nuk ka ndodhur më parë, asnjëherë? Ku ka ndodhur, kur, në ç’rrethana? Eshtë e vërtetë apo legjendë?
Trualli ku u ngjiz balada. Gjeografia e tragjikes
Balada është e mbështetur në fakte reale. Zezona ka ndodhur jo dikur larg në mugujt e shekujve, por pasi kanë kaluar dy dhjetëvjeçarë të këtij shekulli (XX), pikërisht në vitin 1924, në lagjen Shtuf të Kaçinarit të Mirditës. Për Shtufin gojëdhëna thotë se “qe më të dalmit fare”, nga një epidemi, dhe ringjallja e fisit ndodhi vetëm pse një grua me barrë në bark, në kohën e kataklizmës, kishte qëlluar tek prindërit e saj... dhe ajo kishte lindur djalë! Një fshat që kishte rilindur nga barku i një gruaje. Sigurisht një mrekulli folklorike më vete. Unikale dhe kjo. Ndoshta Dila e Nikollë Gjok Brungës, burrë i përmendur i maleve dhe i Kanunit, do ta kishte dëgjuar gojëdhënën për fshatin e saj. Ishte një vajzë e urtë mirditore, 17 apo 18 vjeçe, që do të martohej atë verë, në Livadhëz të Oroshit. Tregon plaku i Mnelës, Llesh Marka Lleshi 81 vjeç, i cili kishte marrë pjesë vetë në atë dasmë, ndonëse i vogël: Nusja do të martohej te Nikoll Gjin Gjoka. Krushk i parë ishte Prend Ndue Koka, i përmendun i bajrakut të Oroshit, krahas Çup Kol Skanës. E ama e cucës (nuses), Cena, mendoi se cuca-nuse asht t’u ba “sutzën” (ritin e të qarit), megjithëse kishte qenë e sëmurë ato ditë, por nuk kishte qenë ashtu. Në kullë flisnin peshëm. Pala e nuses ngulte këmbë se ajo nuk mund të dilte nuse atë ditë, ashtu e sëmurë rëndë, kurse krushqit (pala e mikut) ngulte në të vetën “se nuk dalim gjallë prej këndej pa nuse”. Sherrin (dilemën) e zgjidhi i ati i Dilës, i cili tha: “Nuk mund t’i ndalet nusja mikut”. Kishte parasysh kanunin, që në paragrafin 44 sanksiononte prerë “Krushqit e marrin nusen me qenë t’u dekë”. Dhe kështu Nusja do të vihej përudhë, për në shtëpinë e dhëndrit të ri, disa male përtej, por jo sa në legjendë “plot nëntë male a nëntë zalle”, madje do të kapërcehej vetëm një zall, ai i Kalorit, nëse do të arrinte ta kapëcente dhe atë e gjallë. Gjithnjë duke udhëtuar mbi Kalin e Vdekjes, që ishte krejt një kalë i zakonshëm. Do të përshkoheshin leqe, monopate, qafa, gryka, ura, tempuj të shenjtë, një reliev i ashpër, shkëmbor, një dekor gri, në sfond bjeshkët e epërme të Kaçinarit. Rrëfimtari ynë i moshuar dëshmon: “Krushqit u nisën herët. Thanë: “Në qoftë se nusja na vdes (ishin të vetëdijshëm për gjëmën, por të pafuqishëm ta ndalonin) pa shkue të kisha e Shëngjergjit (Gjunalë), do të kthejmë e ta varrosim në fshatin e vet. Në të kundërt do të varroset në fshatin ku do të nusëronte”. Kjo qe marrëveshja e parë. Por pa shkue të kryqja e Gjakonit në Shëngjergj, Dila-nuse, gjysmë e gjallë gjysmë vdekur, gjeti forcë dhe iu drejtua krushkut të parë: “N’oret tane Preng Ndue Koka”. Kjo do të thoshte se ajo nuk mund të qëndronte më mbi kalë. E qetësuan me fjalë, i freskuan ballin, që i digjej nga të nxehtit, por nuk u ndalën. “Zbritën Pallënës së Kalorit, nusja e hipur mbi kalë, nën duvakun mbytës e ata krushqit, më këmbë. Shtëpia e Pal Ndocit dhe pak metra më poshtë Zalli i Kalorit. Nusja sapo kishte dhënë shpirt. E bekoi Mrika, krushka që e shoqëronte, duke i bërë kryq me qiri. Mrika ishte e motra e Dom Prend Brungës, i afërt i Nuses…” Tani fillonte udhëtimi më tragjik i bërë ndonjëherë. Një karvan krushqish, që ngjitej tërmales së Livadhezit me një nuse të vdekur në shalë të kalit. Dhe jo pak, por plot dy orë ashtu. Ishte kapëcyer legjenda dhe gjithçka. Ata njerëz, që deri dje kishin qenë pa andralla kësisoj, krejt të zakonshëm nëpër punët e tyre të bujqësisë në katund, befas ishin kthyer në personazhe të çuditshëm të një drame të paimagjinueshme, që as mund ta kishin përfytyruar. Ata tashmë nuk i besonin as vetes, hapave që hidhnin, këngëve. Kush i kishte nisur nëpër atë shkreti dhe ku po shkonin ashtu pa krye? Kujtonin fatin e krushqve të vrarë, po ajo s’kishte qenë asgjë para gjendjes së tyre. Shumica ishin burra të moshuar dhe kishin fëmijë, mbi atë kalë përfytyronin vajzat e tyre, që mund të kishin dasmë pas një jave a pas një muaji. Jo, ata nuk ishin të zotët ta ndalnin as fatin e zi të vajzave të tyre, nëse ai ishte i parathënë. Mund të shqiptonin vetëm se “kështu paska qenë shkrue”.
“Ndaleni kangën, kthejeni në vaje…”
Kush qe ai që dha këtë urdhër të papritur? A mund të urdhërohet një dasmë të kthehet në mort? Ç’po ngjiste në Livadhëz të Oroshit atë ditë? Mos ishte çmendur ajo, që i printe korit të grave? Por kishte qenë “sihariqi”, ai që kishte komunikuar të pabesueshmen-vdekjen e nusës në rrugë, ai sihariq që zakonisht krushqit e dërgonin sipas zakonit për të njoftuar ardhjen e tyre të gëzueshme. Sakaq u shfaqen siluetat e krushqeve kryeulur. Prena e Çup Prengës nga Kalori ia mori e para këngavajit; nusja prapë ishte nuse dhe në vdekje, siç kishte qenë në jetë. Kënga ishte fine, humane e ndjerë, ndryshe nga zakoni që kishte qenë i pamëshirshëm. Njëherë kënga kishte qenë djepi i Dilës, tash po bëhej dhe varri i saj. Sigurisht dekori tani ishte krejt i zi, dhe simboli i tij ishte padyshim “duvaku i zi”, që kishte zëvendësuar të kuqin, që nga ai çast fatal pa mbërritur në Zall të Kalorit. “…Dasma u kthye në mort dhe dasmorët në mortaxhinj. Të nesërmen e kanë varrosur te Kisha e Shmetrit në Bukmirë. Ka ardhur dhe Dom Prend Brunga e ka salikue vorrin. Erdhën dhe njerëzit e shtëpisë së saj. I ati deshi që të futej në dhe “nuse” me sringla, xhup, kryq, i “vjehrri” jo . Por ditën fitoi urdhri i heshtur i të atit, natën thuhet se nusja nuk do të mund t’i shpëtonte një fati dhe më të keq… (Zhvarroset nga vjehërria për ta rivarrosur pa teshat e nusërisë!) Kjo si për ta bërë me një përmasë legjendare.
Përsëri rreshta për “gjeografinë” e tragjikes
“Cucën vashë”, siç do ta cilësonte më vonë balada, nuk do ta ketë qetësuar atë natë as shushurima e ëmbël e përroit, që rridhte përvajshëm aty ndanë shtëpisë së saj. Dita e nesërme, që ishte ditëdasma e saj, i vinte turbull parasysh, ndoshta dhe si një ditëvdekje. Mëngjesi, që e kishte bërë nuse, do ta përcillte me disa “vaje” të pazakonta, pra, po qahej (ishte zakoni) dhe pse ajo po bëhej nuse. Sigurisht burrat në kullë këndonin kur martohej vajza (në rastin e saj nuk do të shkonte çiftelia në sofër dorë më dorë sa të ngjiste diku, tek ndonjëri që ia thoshte “grykëhollës” me dy tela.) Ishte vajzë e padalë nga katundi i saj, kështu që nuk do të njihte mirë dhe viset e afërme. Ajo do të ngjitej mes krushqve të panjohur termales thikë të Shkallës së Keqe, që të nxirrte paksa nën Shterë, ndërsa motivet e pazakonta do të ishin në “përtej” udhë. Eshtë falur ngrykaz me njerëzit e shtëpisë, pa mundur të hedhë sytë nga babazoti i moçëm, Rrapi në qendër të Kaçinarit, ku ishte dhe kisha me varret, as nga Ura Nredi. Një forcë mbinjerëzore e ka mbajtur shtatin e saj drejt në këmbë, pastaj mbi shpinën e kalit, pa u rrëzuar si një shtatore e bardhë në këmbët e tij. Ajo e dinte se do të vinte një çast që do të rrëzohej përdhe (si një kauzë pa adresë), por le ta shtynte sa më shumë atë. Kushedi ç’ka menduar vetimthi asaj copë udhe kaluar mbi Kalin e Vdekjes. Përrallat e fëmijërisë tashmë nuk ishin krejt përralla, as gojëdhanat. Aty poshtë ishte Laku i Kuq (në Qafë-Shpardh). Po përse i kuq? Nga gjaku i një nuseje. Kishte qenë dimër larg. Nusja kishte dalë mes suferinës, kishte mbledhur drutë dhe ishte nisur për në shtëpi, por i kishte rrëshqitur këmba e kishte shkarë në humnerë megjithë barrën e druve në kurriz. Laku ishte skuqur nga gjaku i saj dhe më vonë qe thirrur “Laku i Kuq”. Kishte mbetur si një monument i atij rasti tragjik. Erërat e largëta të Munellës, që kryqëzoheshin aty me simotrat e tyre të bjeshkëve të tjera kanë vënë kujen për një çast, sepse në atë vetmi nuk kishte gra për vaje... Ashtu erërat, që kishin dhe një qafë të tyre (Qafë-Erzën) kishin qenë vajtojcat e para dhe të Nuses së Gurit të Nuses (Fan) e të nuseve të tjera të legjendave. Nusja ka vazhduar udhën, por flijimi ka qenë ndoshta kryemotivi i asaj dite. Nuk e kuptonte se pse duhej që të flijohej njeriu ashtu? Përse kishte aq shumë flijime? Qafë-Vorrëz (përsëri aty) gojëdhëna thoshte se qenë vrarë mes tyre dy lagje krushq, ngaqë nuk kishin pranuar t’i lëshonin rrugën njëra-tjetrës. Kanë mbetur si degë të thara lisi vetëm dy nuset qyqe të shkreta. Ndoshta ishin 22, ndoshta 26 varre në atë qafë, pasi krushqit shkonin 11 a 13. E pra nuk dihej koha e legjendës, më e vonë se koha e zanave, sigurisht. Asnjë sherr nuk kishin bërë në atë gjysmëbjeshkë e gjysmëvarri ata burra, që të dilnin zanat e trazuara e t’i kthenin në gurë ata, e kuajt e tyre në cungje. Të kishin qenë punëtorë guroreje ato dy lagje burra nuk do të kishte ndodhur asgjë, por tragjedia kishte ndodhur, pikërisht, për faktin se atë ditë nuk kishin qenë njerëz të zakonshëm, por krushq... Pak pa mbërritur në Zall të Kalorit ka besuar se nuk do të vdiste pa freskuar ballin me ujë të ftohtë, e ka dëshiruar fort mbërritjen sa më parë në breg, por nuk ka qenë e thënë. Ato njëqind metra befas i janë bërë një mijë... Nuk ka patur forcë të ulej nga kali, duke shpërfillur atë udhëtim ceremonial pa fund, të flakte duvakun e rëndë dhe stringlat e të vraponte për një çast si në fëmijërinë e saj krejt e lirë dhe e shpenguar. Ndoshta ashtu, do të kishte mundur t’i shpëtonte vdekjes, pasi fëmijëria mund të ruante ende një magji të rrallë, që njeriu e humbiste në moshë të madhe. Duhej të ktheheshe prapa teje me një fuqi hyjnore që të mund ta zije atë magji. Por i gjithi ky ndoshta ishte thjesht një iluzion... Duke u ulur Kodrës Short e ka vështruar rrjedhjen e kaltër të lumit, por dhe rrugën që vinte nga Shkodra për në Orosh. Njëri nga krushqit ka treguar sërish një nga ato baladat për Qafat e Vorreve, kësaj here në Fregën. Sikur e sillte lumi frushullimën e legjendave... Kështu ka ardhur çasti kur ajo nuk ka menduar më dhe ata nuk kanë folur. Dita ishte thyer në mes si të ishte lis e ta kishin gjuajtur rrufetë papritur.
Kënga e Cucës Vashë, një nga motërzimet e baladës
Ngjarja e ndodhur ka bërë bujë të madhe. Rapsodët kudo kanë shpejtuar të skicojnë relievin e ngjarjes. Arkitektura e tragjikes është ndërtuar thjesht në vargje. Eshtë shkruar e kënduar një baladë e thekur. Rapsodët sikur janë vënë në garë. Thuhet se të parin variant të “Këngës së Nusës së Vdekur në Udhë” e ka shkruar prifti dijetar dhe poet Dom Prend Suli, mik i priftit të Brungës. Por dhe ai ka nënshkruar “Populli”. Pas disa vjetësh kënga është kënduar gjer në 4 variante në një shtrat kohor prej mëse 70 vjetësh, në një gjeografi që rrok të paktën krejt Mirditën e vjetër e vendet me mirditas të ramë në Shkodër, Lezhë etj. Eshtë dëgjuar në Kaçinar, Orosh, Kthellë, Gojan, Gomsiqe, qindra kilometera larg. Në vitet ‘80 një bard i folklorit të ri (Ndue Lleshi) nga Kaçinari e ka përpunuar këngën dhe dy nuse nga këto anë e kanë kënduar me madhështi në Festivalin e Gjirokastrës në vitin 1988. Dhe më pas nuk ka pushuar balada. Një grup folklorik i Lezhës ka ngritur tani në skenë një nga variantet e hershme të baladës, dhe tash ajo është kënduar dhe përtej kufijve, në Kosovë, Gjermani, Ulqin etj. Po mbushet shekulli e balada e Nuses së Vdekur nuk ka shterruar. Përherë në një shtrat të ri, ku është dhe ai i vjetri. E ka kënduar gjyshi në vitet ‘30, i biri në vitet ‘60 dhe nipi në vitet ‘90. Zakonisht e kanë kënduar vajza dhe gra. Balada pra është duke “ecur” për t’u bërë njëshekullore. Sigurisht është interesant ky fakt, në kohët moderne, kur folklori shpesh është disi i braktisur... Mësuesi dhe folkloristi Gjergj Shabani në rubrikën “Prej folklores së Mirditës” të revistës “Kumbona e së Diellës”, të marsit 1943, boton një variant të baladës nën titullin “Kenka e cucës vashë” me shënimin “Ndodhje e vjetit 1924”, por që nuk duhet të jetë varianti më i mirë artistikisht. Sidoqoftë mbledhësi i saj ka meritë, pasi ka lënë të botuar një relike të rrallë folklorike, që prej 60 e ca vjetësh. Ai nuk na thotë se ku e ka mbledhur, nga kush e hollësira të tjera, ç’ka tani do të ishin me interes. Të gjitha motërzimet e kësaj balade nisin me vargun “ I tan Shtufi ashtë mbledh në kuvend”. Edhe kënga e mbledhur nga Shabani nis: “Na u mblodh Shtufi, bajn kuven”. Vargu i dytë vazhdon me qortimin e vetvetes “si me ba këte punë pa mend”.
“Thue se viti s’kish tjetër ditë”?!
“Na erdhën krushqit natën e Sh’Mris/Fli po i çoishin Perëndisë...”, vazhdon kronika e dhimbshme. Pastaj protesta kanunore e tyre: “E duam cucen në ditë të caktueme/ Asht bi rodi, s’asht e lshueme!” Po vajza ndërkohë në kthinën e saj i lutej të atit me lotët që i rridhnin “palë e palë”, duke i thënë se shtati i saj ishte bërë si qiriri në “atë lumterë” (shandan). Burrat e fisit ishin “vra” në fytyrë por nuk mund të vendosnin asgjë pa fjalën e të zotit të shtëpisë. Po të urdhëronte ai do të bëhej luftë”. Por “lalë Nikolli” lëshon fjalët “Gja me zort krushkut s’i nalet”... duke nënkuptuar se mes tyre si fis dhe miqve do të mbretëronte paqja. “Po i përcjellim pa farë fjalët”. Poeti popullor vazhdon me përshkrimin e gjendjes së nuses tek ngrihej nga shtrati për të kërcyer mbi kalin e nusërisë: “Më kamë s’qëndrojte, i dridhej shtati” ... “Vesh e mbath për bukuri Ja dha zoti një hijeshi Xhup e strengla e xhurdi pushi Vathë e pare sa kërkushi... E shtrëngoinë, i venë duvakun, sa memze e kcejka pragun. Kur ka dalë Dila prej shpis Lamtumirë i thotë shoqnis. Kur u fal me rob e shokë: “ma nuk shihna na në këtë tokë...” Dhe krushqit u nisën, duke lënë pas vajin e brimën që kishin marrë fëmijët... “A thue s’kishte viti tjetër ditë” duhet të ketë qenë vargu i parë qortues i grave tek po përcillnin nusen, “nji lule të re”. Por dhe mallkimi i pashprehur për diçka të papërcaktuar që kishte “urdhëruar” fatin tragjik të bijës së tyre. Më pas ky varg famoz do të ishte pjesë e çdo kënge për nusen, pasi Nusja e Shtufit ka tashmë një “antologji” të sajën.
“Sa shum” krushku shkoka Zallit”
Ata ishin 11 a 13 krushq, por poeti, në stilin e baladave legjendare, i zmadhon me qëllim përmasat brenda hapësirës të së madhërishmes. “Sa shumë krushku shkoka zallit, Nusja fshinte gjersën e ballit Nuk janë gjersë që vijnë prej së xeti...” Pikërisht në këtë ecje të hutuar, Nusja thërret: “Ndalu i herë ti krushku i parë!” Nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë që nusja të flasë me krushqit, aq më tepër të urdhërojë të parin e tyre. Ajo kërkon që ai t’i “dëgjojë një fjalë”: “Dhanrrit gjall s’ia shkel oborrin Në lterë të Shën Metrit e due vorrin!” Krushku i parë e ka pritur gjatë gjithë rrugës këtë “fjalë” amanet, por tani nuk u ka besuar veshëve. Ka shpresuar se mos ajo “histori” do të mbyllej disi në paqe e jo ashtu. Por tashmë nusja, që i ka “ardh shpirti me dalë” nuk e pushon ligjërimin, duke dhënë amanete, të paktën vdekjen ta kishte të “bukur”, nga që jetën nuk e pati të tillë. “Prap po flet e mjera vashë” Lalë më ban kryq se jam tuj dekë E të mos dhemet deka eme, M’i len strenglat pa m’i hjekë, se unë do të jes për emën të motit...” Pas kësaj gjithçka ka marrë fund tragjikisht. Vdekja e kobshme nuk është ndalur dot nga ata burra të sertë. …Karvani i krushqve ka ecur e ecur, udhë pa fund. Vetëm zogj vajtimtarë që ikin e vijnë furishëm. Ata krushq, në të vërtetë, tashmë po ngjiteshin, por u ngjante se po fundoseshin e fundoseshin thellë e më thellë, në një si gropë, që u përhihej si një varr i stërmadh. Deri pak më parë shtatorja e bardhë që tash qëndronte mbi vigj ishte një krijesë e gjallë si ata. Sigurisht shumë gjëra i kishin shkuar asaj nëpër mend ato ditë. Zhaurima e dasmës, nata e parë e martesës, vështrimi disi i papërcaktuar i dhëndrit të ri, pastaj foshnja që do të lindnin, që nuk guxonte ta ledhatonte. “Paç fat, bija ime”, dukej se kishte shqiptuar ajo, pastaj i kishte ardhur për të qeshur me atë fjalë që i kishte shqiptuar si pavetëdije. Kur kishte hipur mbi kalë, ai i qe dukur një kalë fluturues, që nuk shkonte për tokë, por që shpejtonte të fshihej mes reve. Ka psherëtirë thellë dhe ka dashur të pështyjë neverinë; nga pamundësia për të pështyrë përtokë, ka “stërpikur” me psherëtimën e saj kurrizin e djersitur të kalit, shamitë e mëndafshta, tepër të shtrenjta të blera ndo në Pazar të Shkodrës, e ndo në atë të Gjakovës… Në fillim karvani i krushqve të saj kishte qenë gjysmë i dehur, gjysmë i qeshur, gjysmë i trishtuar, thjesht nga misioni i asaj dite, i të qënit krushq. Më pas krushqit kanë harruar të qeshin, të flisnin, fjalët iu ishin lidhur fort pas gjuhës. Pushkët në krah e në brez nuk i ndienin, e shumta si një mish i huaj, i stërgjatur pakuptim. Ç’kishin xhanëm ato armë kur nuk mund të vrisnin vdekjen e një vashe nuse? Ç’kuptim kishte më tej burrëria, nderi, trimëria? Kështu mes përsiatjesh kanë mbërritur tek Guri i Nuses nga vështrohet kulla që i kishte nisur krushqit një natë më parë.
“Lajmi korb qenka tuj ardhë Dekun nusja n’kalë të bardhë...”
Lajmi i “sihariqit” ishte i zi si korbi. Të parin atë e nuhati gjyshja e dhëndrit, nënë Prena, që urdhëroi kthimin e dasmës në mort: “Ndalnje kangën, kthejeni në vaj”! Kishte ndodhur në Mirditë, ajo që nuk qe dëgjuar kurrë mbi dhe, vdekja e nuses ditën e dasmës së saj. “Në mort kthehet dasma e nuses së re Qaf s’ka kurrë në këtë dhe”. Kronikat e kuvendit në oda, a në hijen e Lisave të Shpalit, në rrugët e Shkodrës a Gjakovës, mes princëve e konsujve të huaj, udhëtarëve nga Europa që vinin me laps në dorë të shkruanin “gjëmat” dhe burrënitë e maleve, nuk kanë reshtur për disa kohë. Pikërisht, për atë që kishte ndodhur ajo e padëshiruara, e panjohura, unikalja. Lajmi pra, nuk kishte mbaruar atë ditë në shtëpinë e dhëndrit, por fill kishte shpejtuar të trondiste malet, kullat, kreshtat, njerëzit, që të habitur pyesnin: “Çfarë? Ka ndodhur, çfarë nuk ka ndodhur kurrë mbi dhe? Po si? Po pse? Po ku? Ishte viti 1924...
Në Qafë-Vorrëz të Kaçinarit gjenden Gurët Rreshet, si një karvan krushqish të ngrirë... a të vrarë, në krye dallohet Guri – Krushk pak më i madh, pastaj të tjerët ashtu si i ka zënë afshi i zanave a “pushka” a stuhia e papritur e dimrit. Nusja mbi Kalin e Vdekjes ndoshta i ka parë ata gurë – varre, ata gurë – krushq, apo thjesht gurë – gurë, pa u përpjekur të gjejë aty simbolikën e tragjikes, që në rastin e tyre mund të ishte thjesht një përqasje formale...
Varianti i baladës së mbledhur e botuar nga Gj. Shabani ka 63 vargje dhe të tjerët afërsisht kaq. Asnjeri prej tyre në librin e folklorit. Si është e mundur? ...
kush ishte babazoti
[Redakto nëpërmjet kodit]kush ishte babzoti 185.82.108.103 6 nëntor 2022 14:33 (CET)