Përdoruesi diskutim:Rrokali

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Rrokali. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.


GËSHTENJA , PEISAZHI NATYROR , EKOTURIZMI DHE VLERAT EKONOMIKE'- .[Redakto nëpërmjet kodit]

   * Stadi i zhvillimeve ekonomiko-shoqerore të vendit tonë dikton një menaxhim të integruar dhe profesional duke orientuar qeverisjen e pyjeve drejte konvertimit te siperfaqes nëpërmes  ripertritjes natyrore me kulturen  që ka prodhimtari më të lartë të lëndës dhe frutave .
• Referuar statistikave , rezulton se gështenja zën një sipërfaqe afro 1.2 % të fondit të përgjithshëm pyjor të Republikës  së Shqiperisë, një sipërfaqe kjo shumë e ulët në krahasim me rezervat  natyrore dhe potencialet ekologjike të  ekosistemit  natyror të vëndit tonë , që ofron mundësi të shumta që zona kodrinore dhe malore me toka të thella e të përshtatshme , me ekspozim diellor të mjaftueshëm për këtë kulturë  , të menaxhohet drejte shtimit të kësaj specie dhe konvertimit të llojeve , në favor të kësaj specie mbrenda siperfaqeve me ripërtritje natyrore , për të bërë të mundur rritjen e vlerave ekonomike dhe komerciale të pyjeve komunale , në afersi të zonave të banuara , që janë në pronësi dhe administrim të pushtetit vëndor, si një burim natyror i pa shfrytzuar , për të rritur të ardhurat e komunitetit rural .
• Krahasuar me Francën që ka mbi 1 milion ha. 46 % të siperfaqes të mbuluar me pyje , apo Italinë me 788,000 ha, baras me 7.5 për qind të sipërfaqes pyjore , vëndi jonë në krahasim me mundësite natyrore ka shumë  pak gështenjë . 
 • Masivi natyror i gështenjave të rrethit të Tropojës mbulon  një sipërfaqe mbi 18 % të siperfaqes se përgjithshme pyjore të rrethit , me tendencë qartësisht të dukshme të përmirsimit të ketij raporti , pasi gështenja , një specie ekologjikisht e fuqishme dhe e natyralizuar në zonën fito-klimatike Castanetum , prevalon mbi llojet tjera pyjore në rimëkëmbjen natyrore të pyjeve dhe në dy dekadat e fundit ka dominuar drejtë zgjerimit të siperfaqeve , duke filluar nga krahu lindor  i masivit  Kamenica , Gegaj , Koldedi , duke vazhduar me Gashin  dhe komplet masivi i Krasniqes dhe në Nikaj Mertur .
• Ndryshimet rrënjësore të dy dekadave të fundit në politiken ekonomike dhe të menaxhimit , diktojnë që ekosistemet  natyrore që formojnë pyjet e gështenjave , duhet të  trajtohen sipas koncepteve të reja të planifikimit në kompleksitet të strategjisë së mbrojtjes , të zhvillimit , shtimit të sipërfaqes , vlerave eko-turistike dhe të mjedisit . Kjo bazohet në kërkesat dhe standartet  e reja për mbrojtjen e mjedisit, duke përfshirë ruajtjen e biodiversitetit , pa dëmtuar aktivitetet tradicionale të fermerëve pronaretë tyre ,  dhe në harmoni me realizimin e kerkesave dhe dëshirave të komunitetit . 
• Gjatë viteve të monizmit  janë pyllëzuar me mijëra ha. sipërfaqe të zhveshura në vendin tone në zonen fito-klimatike  Castanetum  por ka mbetur enigmë  dhe  nuk dihet pse specia gështenjë është përjashtuar si lloj mbjellës , të pakten në ato toka ku kishte ekzemplarë gështenje të përhapur në rrugë natyrore , por është pyllzuar me halore, akacie  apo lloje të tjera pyjore me vlera ekonomike  dhe  industrial shumë here më të ulta . Drejtimi i ekonomisë nga një dorë e hekurt gjatë atyre viteve ka ndikuar në politiken e qeverisjes dhe trajtimit  te pyjeve duke mos e marrë në konsiderate këtë specie , pasi  edhe në rajonet ku ajo ka qënë e instaluar në rrugë natyrore pak është punuar në drejtim të shtimit nëpërmes ripërtritjes natyrore , apo të konvertimit të sipërfaqeve me bimësi pyjore me vlera ekonomike  më të larta , në rajonet ku ajo gjen kushtet ekologjike të përshtatshme . Gjatë kësaj periudhe një zgjerim i siperfaqes së masivit natyror   nëpërmes ripertritjes natyrore është bërë në masivin e Tropojës , e drejtuar nga specialistët , duke konvertuar me dhjetra ha siperfaqe pylli të përzier , në pyllë të thjeshtë gështenje duke ja shtuar këtë siperfaqe masivit natyror të gështenjave . 
 • Në këtë kontekst, gështenja si element i rëndësishëm i peizazhit natyror , është plotësisht pjesë e një ekuilibri natyror i pazëvendësueshëm i ekosistemit midis       kulturës : "pemë e bukës”, që ka mbajtur gjallë njerzimin në kohën e krizave të bukës  dhe  harmonizimit të plotë me funksionet që kryen kjo pemë mbi natyren , klimën , tokën , mjedisin , peizazhin dhe ekoturizmin . 
 • Ballancimi i ekosistemeve natyrore duhet të synojnë të marrin në konsideratë pemën monumentale të ekosistemit ,  gështenjën , për të përshpejtuar rimëkëmbjen e pyjeve në zonat kodrinore dhe malore , me vlera prodhimi të dyfishta , fruta dhe dru , me një rritje të shpejtë , rendiment të lartë  dhe shumë cilsore në prodhimin e materialit drusor, pemën më jetëgjatë , me aftësi të ndikojë mbi ekologjinë e zonës , në rregullimin e klimës dhe pasurimin e tokës , me synimin për një zhvillim dhe menaxhim të qëndrueshëm të mjedisit natyror ,  duke i rritur vlerat ekonomike dhe komerciale pyjeve komunale , për të shtuar burimet e të ardhurave për komunitetin .