Përdoruesi diskutim:Shkolla dhe komuniteti

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Shkolla dhe komuniteti. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.


Shkolla dhe komuniteti


Tiparet e menaxherit në funksion të partneritetit cilësor shkollë – familje – komunitet


“...qenia njerëzore përjeton veten, mendimet dhe ndjenjat e veta si diçka të ndara nga të tjerët – një lloj iluzioni optik i ndërgjegjes sonë. Ky iluzion është njëlloj burgu për ne, që na kufizon brenda dëshirave tona vetjake dhe dashurisë për një pakicë njerëzish më të afërt. Detyra jonë është ta çlirojmë veten nga ky burg, duke zgjeruar rrethin e dhembshurisë që të përfshijmë të gjitha qeniet e gjalla dhe gjithë natyrën në tërë bukurinë e saj”

Ajnshtajn


Hyrje

Çështja e menaxhimit të një institucioni ka qenë dhe është çështje e cila i ka preokupuar shumë ata njerëz që janë marrë drejtpërdrejt dhe menaxhim të institucioneve të ndryshme, për dështimin e një institucioni shumë rrallë ka ndodhur që janë kthyer kokat nga menaxhuesi i atij institucioni, andaj ndoshta i vetmi që është prekur më së paku nga kjo situatë ka qenë ai, pra menaxhuesi. Asnjëherë nuk i është dhënë rëndësi tipareve së pari njerëzore, pastaj profesionale, organizative dhe bashkëpunuese të një menaxhuesi, në përgjithësi është vënë fokusi vetëm në njohuritë e tij profesionale jo edhe në të kaluarën e tij si menaxhues ose edhe si njeri, shpeshherë kjo mospërfillje e tipareve të menaxhuesit ka shtyrë deri në përfundim jo të mirë të institucionit, qoftë edukativo – arsimorë, qoftë një institucioni tjetër. Të jesh menaxher i suksesshëm i një institucioni të caktuar, e sidomos nëse është fjala për një institucion edukativo – arsimor, do të thotë shumë punë, shumë obligime, shumë përgjegjësi dhe shumë kontakte me njerëz duke filluar nga fëmijët si subjekt më të rëndësishëm të atij institucioni, duke vazhduar me prindërit të cilët kanë interes të madh nga shkolla dhe lidhen në mënyrë të drejtpërdrejt nëpërmjet fëmijëve të tyre, për të vazhduar më pas me komunitetin e gjerë me të cilin e lidhin interesat e tregut të punës, nga e cila varet ardhmëria e fëmijëve dhe më pastaj rezulton ardhmëria e shoqërisë në përgjithësi.

1. Konceptet kryesore

Ndër konceptet kryesore që e hasim më së shpeshti në këtë punim është ai i menaxhimit: Tiparet e menaxherit – janë karakteristikat të cilat duhet t`i posedojë një menaxher i suksesshëm, qofshin ato të lindura apo të fituara me përvojë. Fjala menaxhim – rrjedh nga fjala angleze manage, që do të thotë: drejtoj, administroj. Ndërsa në gjuhën shqipe fjala menaxhim e ka kuptimin e drejtimit, qeverisjes, udhëheqjes të një institucioni qoftë edukativo – arsimor ose një institucion tjetër. Në anën tjetër me fjalën menaxher nënkuptojmë – drejtor, administrator, përgjegjës për një punë, a veprimtari të caktuar. Partneritet – Ai që merr pjesë së bashku me një tjetër në një veprimtari të caktuar; bashkëveprues në një punë. Ose në literatura të tjera fjalën partneritet mund ta gjejmë si “bashkëpunim i barabartë për interesa të përbashkëta” .


2. Tiparet më të rëndësishme të një menaxheri të suksesshëm

Në një pjesë të madhe të literaturës, si vendore edhe asaj të huaj, flitet për tiparet të cilat duhet t`i posedojë një menaxher që puna e tij të tregojë sukses, shpesh thuhet që ato tipare duhet të jenë të lindura, çka nuk do të thotë të jetë patjetër ashtu, menaxherët e suksesshëm të botës të cilët menaxhojnë ndërmarrje të mëdha nëpër botë, nuk i kanë të gjitha tipare të lindura, por ata e njohin veten mirë dhe i dinë shumë mirë mangësitë e tyre, i dinë mirë të metat dhe përparësitë që i kanë dhe duke qenë të vetëdijshëm ata i plotësojnë me të tjerët, ose i zëvendësojnë me punë që ata janë më të mirë, duke i bërë punët që ata jenë të mirë vetë, ndërsa duke iu adresuar njerëzve të duhur punët që ata thjesht nuk janë të mirë në to. Në vazhdim do të përmendim disa nga tiparet e menaxherit të suksesshëm:  tiparet njerëzore  njohuritë pedagogjike  edukimi për menaxhim  aftësitë e mira të komunikimit  fleksibiliteti dhe gjendshmëria në situata të ndryshme  aftësitë e bashkëpunimit me strukturat brenda dhe jashtë shkollës  të qenit krijues dhe kreativ  i hapur ndaj ndryshimeve dhe risive të analizuara në detaje  të ketë një vizon të qartë për institucionin  të punojë me prioritete  të motivojë dhe avncojë nëpunësit e tij  të jetë i aftë të zgjidhë probleme

Këto janë disa nga tiparet e menaxherit të suksesshëm, i cili menaxhon një institucion të caktuar, nëse ai arrin që pak a shumë ta orientojë veten në përmbushje të këtyre tipareve, atëherë partneriteti i shkollës me familjen dhe komunitetin do të jetë i pashmangshëm, e gjithë puna dhe angazhimi i të tria palëve do të shkojë në të mirë të nxënësve, për të cilët duhet jemi shembull pozitiv për të ardhmen e tyre.

Puna e menaxherit nuk përfundon vetëm me njohuritë e tij në lidhje me profesionin dhe zotësinë e tij në profesion, ai duhet të njohë edhe fusha të tjera që kanë lidhje me profesionin e tij, të njohë legjislativin dhe të jetë në gjendje që para dikujt që vijë nga jashtë, të dijë të arsyetojë dhe ta mbrojë institucionin që ai menaxhon. Duhet pasur parasysh se asnjëherë nuk do të kemi punë në shkollën tonë vetëm me një strukturë njerëzish, duhet pasur parasysh që do të kemi punë me njerëz të ndryshëm dhe sipas saj edhe duhet të dimë të komunikojmë me ta në mënyrë që ta bëjmë veten të pranueshëm për ta dhe kështu ta do të bëjnë të pamunduarën për bashkëpunim, në këtë rast edhe pritshmëria e të gjitha palëve do të ketë rezultate.

Të jesh i informuar për risitë në arsimin vendor, rajonal, por edhe atë botëror dhe të jesh i hapur ndaj ndryshimeve pozitive, t`i pranosh me kritikë dhe në mënyrë të përzgjedhur ato që ofrohen, por t`ua hapësh dyert risive që konsiderohen si të mirëseardhura për institucionin dhe të cilat do të ndikonin që brendapërbrenda institucionit të vëreheshin dukshëm ndryshimet pozitive është gjithashtu tipar i menaxhuesit të suksesshëm. Që të kemi sukses si menaxher i një institucioni edukativo – arsimor, ne duhet të kemi vizion të qartë dhe prioritete konkrete çka dëshirojmë të bëjmë me shkollën dhe ku dëshirojmë ta shohim atë dhe nxënësit si pjesë përbërëse dhe e pandashme e shkollës, duhet të punojmë shumë dhe të mundohemi që të mos i lëmë anash prioritetet primare. Një moskujdes i vogël do t`i kushtonte shumë institucionit, menaxherit dhe shoqërisë në përgjithësi.




3. Tiparet e menaxherit dhe partneritetet

Funksionimi i institucionit edukativo – arsimor, në rastin konkret, i shkollës në mënryrën më të mirë të mundshmë dhe arritja e rezultateve pozitive, mund të realizohet vetëm arëherë kur shkolla ka raporte të shëndosha partneriteti me të gjithë subjektet që në mënyrë direkte ose indirekte përfitojnë dhe kanë ndikim në shkollë. Nëse ndalemi pak dhe analizojmë mbi partnerët kryesorë të shkollës, atëherë do të vërejmë se nga kryesorët janë: - nxënësit, - kolegët, - familja – prindërit - komuniteti, ku më së shpeshti përfshihen: - shkolla të tjera, - drejtoritë e arsimit në nivele komunale, - ministria e arsimit dhe - institucionet e tjera edukativo – arsimore, të artit dhe kulturës qofshin ato qeveritare ose joqeveritare.

Tiparet e menaxherit dhe partneriteti me nxënësit – të jesh shkollë e cila i plotëson të gjitha kushtet dhe mundësitë për secilin nxënës veç e veç është e pamundur, andaj gjithmonë niset nga ajo që shkolla të bën më të mirë e mundshme për t`ju plotësuar kushtet dhe për t`ju dhënë mundësinë nxënësve që të gjejnë veten brenda, por edhe jashtë saj. Një menaxher i suksesshëm është në përcjellje të vazhdueshme në radhë të parë të nxënësve dhe është në bashkëbisedim të vazhdueshëm me nxënësit dhe mësimdhënësit për të bërë të pamunduarën që ata të jenë partnerë të shkollës dhe të përfaqësojnë atë në mënyrë të denjë jashtë saj.

Tiparet e menaxherit dhe partneriteti me kolegët – në një institucion siç është shkolla është shumë e dukshme se kemi të bëjmë me një numër të madh të kolegëve dhe njerëzve që punojnë për të, andaj të mbash raporte të mira dhe të mund të nxjerrësh të mirën nga ta është një aftësi e menaxherit të suksesshëm, t`i motivosh dhe t`i shtysh ata drejt punës së palodhshme dhe drejt dëshirës për të nxjerrë më të mirën në radhë të parë nga vetja e pastaj edhe nga fëmijët, është sukses shumë i madh.

Tiparet e menaxherit dhe partneriteti me familjen – prindërit – ndonjëherë mund të jenë familjet të cilët shkollave iu shtrojnë kërkesa të cilat shkolla dhe stafi i saj nuk arrijnë t`i realizojnë, por të arrish që të krijosh një frymë partneriteti me familjen do të jetë lehtësim i madh për të komunikuar me ta, një mundësi më shumë për t`u arsyetuar e ndoshta shpesh edhe për të kërkuar ndihmë nga ta për t`i realizuar kushtet qoftë materiale, qoftë kadrovike për fëmijët e tyre, nxënësit e shkollës.




Tiparet e menaxherit dhe partneriteti me komunitetin – kur themi komunitet shpesh nënkuptojmë gjithë faktorët e tjerë të cilët mund të ndikojnë pozitivisht në shkollë. Shkollat tjera – është mirë që të bashkëpunohet në mes të shkollave të një vendi, të ketë kontakte të vazhdueshme për të përcjellë suksesin e një shkolle, por ndonjëherë edhe për të mësuar nga gabimet e saj. Të gjitha shkollat kanë një synim të përbashkët, andaj për të realizuar atë synim duhet të bashkëpunohet.


Tiparet e menaxherit dhe partneriteti me drejtoritë e arsimit të niveleve komunale – bashkëpunimi me drejoritë e arsimit, raportet e mira dhe qasja e duhur tek ta, do të lehtëson shumë punën e një shkolle edhe të një menaxheri i cili punon në të mirë të saj, mundësia për të realizuar projekte të ndryshme si shkollë, qoftë nga nxënësit apo mësimdhënësit e shkollës do ta bëjë shkollën që të ketë përvojë edhe në një fushë tjetër dhe të ecë në hap me shkollat bashkëkohore. Kjo do të jetë urëlidhëse edhe në mes të shkollës dhe të Ministrisë së arsimit, e cila do të privilegjojë shkollën në të mira të ndryshme që dalin nga ajo. Kjo do të arrihet vetëm atëherë kur është arritur bashkëpunimi dhe të mirat e ndërsjellta në mes të dy palëve.

Tiparet e menaxherit dhe partneriteti me institucionet e tjera edukativo – arsimore, të artit dhe kulturës qeveritare dhe joqeveritare – shkolla nuk mund t`ua plotësojë të gjitha kërkesat e nxënësve të saj, andaj nëse ajo ka një partneritet të mirë me institucione të ndryshme do t`ju jep mundësinë që ata në situata të veçanta të gjejnë veten në ndonjë vend tjetër jashtë shkollës. Kjo do të jetë edhe e mirëseardhur, por do të jetë edhe një mundësi e mirë që t`i vetëdijësojë edhe nxënësit që bashkëpunimi është pjesë e jetës dhe vetëm nëse kemi bashkëpunim të mirë do të arrijmë që t`i realizojmë të gjitha kërkesat tona. Këta janë disa nga partnerët kryesorë, të cilët duhet t`i ketë parasysh një menaxher i suksesshëm në punën e tij. Ai duhet të dijë që t`i mbajë afër dhe t`ju krijojë në radhë të parë atmosferë, pastaj kushte dhe mundësi sa më të mira që ata të ndjehen mirë, të sigurt dhe të motivuar për partneritet.



4. Përfundim

Puna e menaxhimit të një institucioni edukativo – arsimor nuk është aspak e lehtë, për t`ia dalë mban të gjithë kësaj dhe për të pasur suksesë të dukshme duhet nën menaxhimin e atij institucioni të jetë një njeri, i cili ka aftësi dhe vullnet për punë, ka durim dhe vizion të qartë për më të mirën e institucionit të vet. Duhet plotësuar disa kritere të caktuara menaxheri për t`ia dalë mban punës dhe për të nxjerë më të mirën nga të gjithë, si nga nxënësit e shkollës, ashtu edhe nga kolegët e punës, familjet, por edhe nga komuniteti i gjerë. Vetëm nëse ky bashkëpunim është i shëndoshë dhe mbahet në të mirë gjithmonë të nxënësve, atëherë suksesi dhe rezultate nuk do të mungojnë.


Literatura


1. Prof. Dr. Afërdita Zuna & bashkautorët – Partneriteti shkollë – familje – komunitet, Sfidë vijanoz, Prishtinë, 2009 2. Biblioteka linguistike – Fjalor i Gjuhës së sotme Shqipe, “Rilindja”, Prishtinë, 1981. 3. Prof. Dr. Blerim Ramosaj: Managment – Menaxhimi kreativ & Lidershipi, Prishtinë, 2006. 4. Halim Hyseni, Nikoleta Mita, Jonuz Salihaj, Dukagjin Pupovci: Qeverisja dhe udhëheqja në arsim, Prishtinë, nëntor 2003. 5. Mikel Ndreca – Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja, Prishtinë, 1986.


                                                       Tringa Shpendi



Plotësim: Punimi është i shkëputur nga libri “Partneriteti shkollë – familje – komunitet” i Prof. Dr. Afërdita Zuna & bashkautorët.