Përmbytjet e vitit 2026 në Nepal
Përmbytjet e vitit 2026 në Nepal shënojnë tragjedinë e shkaktuar nga një seri përmbytjesh të menjëhershme të shkaktuara në mëngjesin e 26 gushtit 2026, në kufirin nepalo-kinez përgjatë lumit Trishuli.[a] Përmbytjet tronditën dhjetëra vendbanime në distriktet Rasuwa dhe Nuwakot të Nepalit. Vërshimet e menjëhershme prekën edhe zonën e Portit Gyirong në kufirin Kinë-Nepal, një pikë e rëndësishme kufitare për tregtinë dhe turizmin ndërkufitar. Përmbytjet e menjëhershme dhe rrëshqitjet e dheut që vijuan shkaktuan dëme masive në zonat e populluara, me zyrtarët që raportuan të paktën 162 vdekje të konfirmuara në Nepal dhe tre në Kinë. Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për përmbytje për komunitetet përgjatë lumenjve në distriktet Rasuwa, Nuwakot, Dhading, Gorkha dhe Chitwan.
Sfondi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lumi Trishuli (i njohur ndryshe edhe si Lumi Bhotekoshi) bashkohet me Lhende Khola (i njohur edhe si Lumi Lende), i cili buron në Qarkun Gyirong, Rajoni Autonom i Tibetit, Kinë, përpara se të rrjedhë përtej Dhunche, poshtë rrjedhës së të cilit formon pjesë të sistemit të lumit Trishuli.[1]
Autoritetet nepaleze ende nuk kanë përcaktuar një shkak të saktë të përmbytjeve. Ministri i Jashtëm i Nepalit, Shisir Khanal, deklaroi pas përmbytjeve se vlerësimet fillestare përcaktuan një tërmet që shkaktoi më pas një ortek që shkaktoi vërshimet.[2] Zyrtarët nepalezë fillimisht besonin se Lumi Lende mund të ishte bllokuar paraprakisht nga një ortek, ku një digë natyrore e shkaktuar nga mbetjet e ortekut kishte formuar një liqen akullnajor. Uji i bllokuar i liqenit, duket të jetë çliruar pas goditjes së ortekut të datës 26 gusht.[3][4] Dyshohet se rrëshqitja e dheut u shkaktua nga një tërmet me magnitudë 4.4, i regjistruar në Tibet në orën 08:37 sipas kohës lokale, me epiqendër në një thellësi prej 10 kilometrash.[5]
Kjo teori u përkrah dhe nga një zëdhënës i Qendrës Ndërkombëtare për Zhvillimin e Integruar të Maleve, i cili tha se një ortek goditi në lumin Lhende Khola, pas një tërmeti, shkak që mendohet se nisi dhe përmbytjen.[6]
Nga ana tjetër, analiza e valëve sizmike me periudhë të gjatë nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tregoi shpejt se ato ishin në përputhje me një rrëshqitje toke, jo me një tërmet.[7]
Menjëherë pasi u zbuluan valët sizmike pati indikacione për një vërshim të dendur uji. Kombinimi i dy sinjaleve pothuajse të njëkohshme dhe shqyrtimi i imazheve të para satelitore i çuan studiuesit në përfundimin se një ortek akulli i një pjese të një akullnaje me gjatësi 610m në gjerësi mund të ketë rënë 1200m, dhe se ishte kjo goditje rreth 64 kilometra në veri të Katmandusë që mund të ketë qenë përgjegjëse për shkaktimin e përmbytjeve.[8]
Qendra GFZ Helmholtz për Gjeoshkencat ndërkohë regjistroi një ngjarje sizmike me magnitudë 4.4 afërsisht shtatë minuta para se pamjet e kamerave të sigurisë të tregonin përmbytjen duke arritur në Portin Gyirong.
Viktima
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të paktën 162 vdekje u konfirmuan në Nepal,[9] me 600 vendas të konfirmuar të zhdukur.[10] Përveç kësaj, Bordi i Turizmit i Nepalit publikoi një shifër paraprake prej 579 personash të zhdukur[5], përfshirë 466 të huaj.[11] Sipas raportimeve filledtare, të paktën 47 turistë amerikanë dhe 34 australianë ishin midis të zhdukurve.[12][13] Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut raportoi tetë qytetarë të zhdukur.[14] Të paktën 105 indianë dhe 37 indianë jo-rezidentë rezultojnë gjithashtu të zhdukur. Shumë indianë po udhëtonin për në Kailash Manasarovar Yatra në një peregrinazh në Kinë dhe kishte rreth 59 pelegrinë. Bordi i Turizmit konfirmoi gjithashtu se rezultojnë të zhdukur edhe turistë nga Australia, Kanadaja, Malajzia, Mbretëria e Bashkuar, Afrika e Jugut dhe Holanda.[15] Gjithashtu u raportua se ishin të zhdukur nëntë anëtarë të Forcës së Policisë së Armatosur të stacionuar në postën kufitare Timur.[16][17] Njëzet e gjashtë policë, nëntë oficerë policie të armatosur dhe 44 anëtarë të ushtrisë u raportuan po ashtu të zhdukur.[18]
Dëmi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ujërat e vërshimeve arritën në vendbanime deri në 270 feet (82 m) mbi nivelin e lumit.[19] Në Nuwakot, ujërat e përmbytjeve arritën të hynë në zona të banuara duke përfshirë Timure, Dunche, Mailung, Syafrubesi, Betrawati, Trishuli dhe Devighat .[19][20] Zyrtarët vendorë thanë se dëmet materiale ishin të shumta; vlerësimet po vazhdojnë.[20][21]
Dëmtimi i infrastrukturës së prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike ndërpreu furnizimin në zonat e prekura. Autoriteti i Energjisë Elektrike i Nepalit tha se gjashtë objekte të mëdha hidroenergjie dhe transmetimi ishin dëmtuar.[22]
Reagime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qeveria e Nepalit mobilizoi Ushtrinë e Nepalit, Forcën e Policisë së Armatosur dhe Policinë e Nepalit, të mbështetura nga helikopterë dhe ekipe mjekësore, për të kryer operacione kërkim-shpëtimi dhe ndihme.[23][24] Ushtria e Nepalit raportoi se të paktën 88 persona ishin shpëtuar.[18]
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe Presidenti Xi Jinping bënë thirrje për vazhdimin e përpjekjeve për të gjetur personat e zhdukur dhe përmirësime në sistemet e monitorimit dhe paralajmërimit të fatkeqësive.[25][26] Qeveria e Tibetit mobilizoi gati 800 punonjës të emergjencës dhe 150 automjete, si dhe qen nuhatës dhe motoskafë për të ndihmuar përpjekjet e shpëtimit.[27]
Karta Ndërkombëtare mbi Hapësirën dhe Fatkeqësitë e Mëdha, e cila parashikon mbulim të gjerë, megjithëse të kushtëzuar, me anë të satelitëve humanitarë, u aktivizua.[28]
Viktimat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas gazetës The Kathmandu Post, në orët e para të tragjedisë u kryen mbi 35 fluturime me helikopterë, 29 civilë dhe gjashtë ushtarakë, nga aeroporti ndërkombëtar Tribhuvan në Katmandu drejt zonave të përmbytura. Falë këtyre operacioneve arritën të shpëtohen 114 persona nga zona e lumit Bhote Koshi.[5][29]
Operacionet e kërkim-shpëtimit të mbështetura nga helikopterë dhe dronë vazhduan të enjten, ndërsa numri i të vdekurve arriti në 362, me më shumë se 1.300 persona të zhdukur, mes të cilëve turistë, shtetas të huaj, zyrtarë civilë, ushtarë, policë dhe banorë vendas. Bordi i Turizmit raportoi më 27 gusht si të zhdukur 65 shtetas nga SHBA-ja, 53 nga Ukraina, 51 nga Malajzia, 35 nga Australia, 33 nga Mbretëria e Bashkuar, 25 nga Kanadaja, nëntë nga Singapori dhe Koreja e Jugut si dhe tetë nga Gjermania.[30]
Autoritetet kineze konfirmuan gjithashtu mbi gjendjen në Kinë tre vdekje si dhe 558 persona të zhdukur në Tibet. Midis të zhdukurve, 260 prej tyre janë shtetas të huaj. Rreth 100 shtetas kinezë njëkohësisht raportohen si të zhdukur në Nepal.[30]
Më 30 gusht, numri i viktimave arriti në 750, me më shumë se 3,000 të zhdukur. Organizata e Kryqit të Kuq ndërkohë ks vlerësuar se më shumë se 90,000 njerëz ka të ngjarë të jenë prekur nga katastrofa.[31]
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Pjesa e epërme e lumit Trishuli në Nepal njihet edhe si lumi Bhotekoshi; një lum më i madh 65 km kah lindja, poashtu i quajtur Bhotekoshi, nuk u ndikua.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "रसुवामा भीषण बाढी, मुग्लिङसम्म सतर्कता" [Heavy flood in Rasuwa, alert up to Muglin] (në nepalisht). BBC. 26 gusht 2026. Marrë më 26 gusht 2026.
- ↑ "Flash flood hits Rasuwa, damages hydropower projects and markets". The Kathmandu Post (në English). 26 gusht 2026. Marrë më 2026-08-26.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja) - ↑ "Ice avalanche, debris lake may have triggered Bhotekoshi flood". The Kathmandu Post (në English). 26 gusht 2026. Marrë më 2026-08-26.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja) - ↑ "What triggered the catastrophic flood on the Nepal-Tibet border?". Reuters. 26 gusht 2026. Marrë më 26 gusht 2026.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 3 "Rrëshqitje masive të dheut mes Nepalit dhe Tibetit! Mbi 157 të vdekur dhe qindra të zhdukur, mes tyre 579 turistë të huaj! Shkak dyshohet shembja e një akullnaje (VIDEO) - Shqiptarja.com". shqiptarja.com. Marrë më 2026-08-27.
- ↑ "Hundreds missing after deadly floods hit Nepal-Tibet border". Helsinki Times. 26 gusht 2026. Marrë më 26 gusht 2026.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Bureau, The Hindu (27 gusht 2026). "Nepal flash floods LIVE: Nearly 160 killed, over 750 missing; rescuers search for survivors" – nëpërmjet www.thehindu.com.
{{cite web}}:|last=ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Sands, Leo (26 gusht 2026). "Deadly Nepal Flood May Have Been Caused by 'Ice Avalanche,' Scientists Say". The New York Times (në anglishte amerikane). ISSN 0362-4331. Marrë më 26 gusht 2026.
The deadly flooding in Nepal on Wednesday was likely set off at least in part by an enormous chunk of ice snapping off a glacier and cascading thousands of feet to the valley below, according to an initial assessment by a group of geologists and glaciologists. The phenomenon is known as an ice avalanche.... On Wednesday, a chunk of ice with a width of about 2,000 feet snapped cleanly off the glacier, Dr. Shugar said, sending a mixture of ice and water to the valley floor. By his assessment, the chunk of ice fell from an altitude of around 17,000 feet, dropping almost 4,000 feet.
- ↑ "More than 750 missing in Tibet after floods that left hundreds also missing in Nepal". Associated Press. 2026-08-26. Marrë më 2026-08-26.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "At least 95 dead and more than 600 missing due to the floods in northern Nepal, near the border with China". Democrata. 26 gusht 2026. Marrë më 26 gusht 2026.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Girl, 13, among dozens of Britons missing in Nepal flash floods". The Daily Telegraph. 26 gusht 2026. Marrë më 26 gusht 2026.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Hundreds missing, including 47 Americans, in deadly Nepal floods, local officials say". Yahoo News (në anglishte amerikane). 2026-08-26. Marrë më 2026-08-26.
- ↑ "Anthony Albanese says 34 Australians among hundreds of people missing in deadly Nepal flash floods". The Guardian (në anglishte britanike). 2026-08-27. ISSN 0261-3077. Marrë më 2026-08-27.
- ↑ "8 Koreans missing, 10 stranded in flood in Nepal". The Korea Times. Yonhap. 26 gusht 2026. Marrë më 26 gusht 2026.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Nepal flash flood from Tibet leaves 17 dead, 105 Indians missing". India Today. 26 gusht 2026. Marrë më 26 gusht 2026.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Devkota, Govinda (26 gusht 2026). "Bhotekoshi flood: What we know, what remains unclear". The Kathmandu Post. Marrë më 2026-08-26.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Nepal flooding latest: 12 from UK among hundreds missing after deadly flash floods hit border area, tourism board says". Sky News. 26 gusht 2026. Marrë më 26 gusht 2026.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 Dahal, Phanindra; Bicker, Laura (2026-08-26). "Hundreds missing and 98 dead as flash flood hits Nepal-Tibet border". BBC News (në anglishte britanike). Marrë më 2026-08-26.
- 1 2 Prasai, Kamal; Gautam, Dinesh (2026-08-26). "Rasuwa flood leaves trail of destruction from Rasuwagadhi to Bidur". Online Khabar (në anglishte britanike). Marrë më 2026-08-26.
- 1 2 "Flood Damages Property in Nuwakot Due to Rasuwa Border Overflow". Ratopati. 26 gusht 2026. Marrë më 2026-08-26.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Thompson, Angus; Hoyle, Craig; Dahal, Phanindra; Bicker, Laura (2026-08-26). "Flash flood on Nepal-Tibet border kills at least 95, with hundreds of foreign tourists missing". BBC News (në anglishte britanike). Marrë më 2026-08-26.
- ↑ "Rasuwa flood damages 6 major hydropower, transmission facilities, disrupts power supply". Nepal News. Kathmandu. 26 gusht 2026. Marrë më 26 gusht 2026.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Flood leaves parts of Rasuwa and Nuwakot cut off". OnlineKhabar (në anglishte britanike). 2026-08-26. Marrë më 2026-08-26.
- ↑ "Rasuwa flashflood: NA teams, two choppers deployed for search, rescue". The Rising Nepal. 26 gusht 2026. Marrë më 2026-08-26.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ 习近平对西藏日喀则市吉隆县遭受泥石流灾害作出重要指示 [Xi Jinping Issues Important Instructions Regarding the Mudslide Disaster in Jilong County, Shigatse City, Tibet]. Xinhua News Agency (në Chinese (China)). 2026-08-26. Marrë më 2026-08-26.
- ↑ "Hundreds missing and many feared dead after massive flash flood hits Nepal-China border". CNN. 26 gusht 2026. Marrë më 26 gusht 2026.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Search for missing after Nepal-Tibet floods kill 165". France 24 (në anglisht). 26 gusht 2026. Marrë më 2026-08-27.
- ↑ "Flood in Nepal - Charter Activations | The International Charter: Space And Major Disasters". disasterscharter.org.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Z, Sh (2026-08-26). "Mbi 150 të vdekur - Si ndodhi tragjedia nga përmbytjet në kufirin Nepal-Tibet?". Klan Kosova. Marrë më 2026-08-27.
- 1 2 "Përmbytjet në Nepal dhe Kinë: Numri i viktimave rritet në 362, mbi 1.300 persona mbeten të zhdukur". Anadolu (në turqisht). 2026-08-27. Marrë më 2026-08-27.
- ↑ "Përmbytjet masive në Nepal, shkon në 750 numri i viktimave! 3 mijë ende të zhdukur - Shqiptarja.com". shqiptarja.com. Marrë më 2026-08-31.