Përparim Kabo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Përparim Kabo ka lindur në Tiranë në 23 gusht 1954. Kryen studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën e filozofisë të cilat i përfundon me rezultate shumë të larta në vitin 1977. Për më shumë se një dekadë jep mësim, fillimisht për pak vite në arsimin e mesëm, më tej në arsimin e lartë duke u thelluar në punën shkencore. Fillimisht me gradën "kandidat i shkencave" dhe më tej në vitin 1996 "Doktor i shkencave filozofike".

Botimet e tij : "Toleranca, tipar i subjektit të kulturuar", "Shteti ligjor përpara voluntarizmit", "Pa inteligjencën, shoqëria ecën në kahe të kundërt me progresin" , "Antropologji pa sistem". "Autoritarizëm në tranzicion".