Shko te përmbajtja

Përpunimi i të dhënave

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Përpunimi i të dhënave është, në përgjithësi, "grumbullimi dhe manipulimi i të dhënave për të prodhuar informacione kuptimplotë."[1] Në këtë kuptim mund të konsiderohet si një nëngrup i përpunimit të informacionit, "ndryshimi (përpunimi) i informacioneve në ndonjë mënyrë të dallueshme nga një vëzhgues." [note 1]

Termi është përdorur shpesh në mënyrë më specifike në kontekst të një biznesi ose të organizatave të tjera për t'iu referuar klasës së aplikimit të përpunimit të të dhënave komerciale.[2]

Funksionet e përpunimit të të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përpunimi i të dhënave mund të përfshijë procese të ndryshme, duke përfshirë:

  • Validimi duke siguruar që rrjedha e të dhënave është e "pastër, korrekte dhe e dobishme"
  • Rënditja  "rënditja e të dhënave në disa sekuenca dhe/ose në grupe të ndryshme."
  • Përmbledhja  reduktimi i detajeve të të dhënave me pikat e saj kryesore.
  • Bashkimi  kombinimi i më shumë pjesëve të të dhënave.
  • Analiza  "mbledhja, organizimi, analiza, interpretimi dhe prezantimi i të dhënave.".
  • Raportimi  liston detaje ose përmbledhje të të dhënave ose informacione të përpunuara.
  • Klasifikimi ndan të dhënat në kategori të ndryshme.

Byroja e Regjistrimit në Shtetet e Bashkuara ilustron evoluimin e përpunimit të të dhënave nga procedura manual e deri në procedurat elektronike.

Përpunimi manual i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Edhe pse shfrytëzimi i gjerë i përpunimit të përpunimit të të dhënave daton nga vitet e pesëdhjeta të shekullit XIX[3] funksionet për përpunimin e të dhënave janë kryer me dorë për një mijëvjeçar. Për shembull, kontabiliteti përfshin funksione të tilla si afishimi i transaksioneve dhe prodhimi i raporteve, si bilanci dhe pasqyra e rrjedhës së parave. Metodat plotësisht manuale ishin shtuar me aplikimin kalkulatorëve mekanik apo elektronik. Një person, puna e të cilit ishte të krye llogaritjet me dorë ose duke përdorur një makinë llogaritëse, quhej "kompjuter".

Procesimi automatik i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përpunimi elektronik i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Evoluimi i mëtejshëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përpunimi i të dhënave për qëllim komercial

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përpunimi të të dhënave për qëllime komerciale përfshin futjen e të dhënave me vëllim të madh, relativisht me pak operacione kompjuterike, duke nxjerrë një vëllim të madh sasior. Për shembull, një kompani e sigurimit duhet të mbajnë evidencë për dhjetëra apo qindra e mijëra të rregulla, fatura të shtypura dhe të dërguar me postë, të marrë dhe japë pagesa.

Analiza e të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në një fushë shkencore apo inxhinieri, emërtimet përpunimi i të dhënave dhe sistemet e informacionit janë konsideruar si shumë të gjera dhe zakonisht më shumë përdoret termi më i specializuar analiza e të dhënave. Analiza e të dhënave e bën përdorimin e algoritmeve të specializuara dhe shumë të saktë për llogaritjet e statistikave që janë më pak të dallueshme në një mjedis të biznesit.

  1. Data processing is distinct from word processing, which manipulates text rather than data."data processing". Webopedia. Marrë më 24 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  1. French, Carl (1996). Data Processing and Information Technology (10th ed.). Thomson. fq. 2. ISBN 1844801004. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. Illingworth, Valerie (11 dhjetor 1997). Dictionary of Computing. Oxford Paperback Reference (bot. 4th). Oxford University Press. fq. 125. ISBN 9780192800466. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. Google Ngram viewer. Marrë më 26 qershor 2013. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)