Paçe plënci me salcë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Plënci lahet me ujë të ftohtë, përvëlohet me ujë të vluar për 30 sekonda, pastrohet nga shtresa e brendshme derisa të zbardhet, lahet mirë dhe vendoset në ujë të ftohtë për t'u zier. Gjatë zierjes hidhen perime aromatike, qepë të pjekura mbi sobë, karota, rrënjë selino, kripë dhe piper.

Në një tenxhere me yndyrë kaurdiset miell, i shtohet pak salcë dhe hidhet lëngu i fituar nga zierja e plëncave. Kur lëngu të marrë valë shtohen plëncat e zier të grirë në copa të vogla, pak spec i kuq dhe lihen të ziejnë në zjarr të javashëm për disa minuta, duke i hedhur kripë e piper të zi. Gjatë ndarjes në pjata paçes i hidhen hudhra të shtypura me uthull dhe majdanoz.

Për 4-5 persona duhen :

  • lëng plënci 1 l,
  • plënca 1,5 kg,
  • dhjamë ose yndyrë 50 g,
  • miell 1 lugë kafeje,
  • salcë 1/2 lugë kafeje,
  • spec, kripë, karota 2-3 copë,
  • uthull 2-3 lugë,
  • hudhra 4-5 thelpinj,
  • qepë 1 kokërr,
  • selino, majdanoz.