Paisi i Shqipërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Pais Vodica)
Jump to navigation Jump to search

Kryepeshkop Paisi (emri laik Pashko Vodica; 1881-4 mars 1966) ishte kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë nga viti 1949 deri 1966. Ai pasoi Kryepeshkop Kristoforin dhe u pasua nga Kryepeshkop Damiani.

Ai ishte babai i Josif Pashkos, një udhëheqës komunist i rangut të lartë në Shqipëri dhe gjysh i Gramoz Pashkos, politikan dhe ish zvkryeministër i Shqipërisë në vitet 1990.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pashko Vodica u lind në fshatin Vodicë të Kolonjës në jug të Shqipërisë. Ai ndoqi shkollën fillore, por nuk e përfundoi atë.

Në vitin 1910, Pashko tashmë i martuar u shugurua prift. Në vitin 1912 ai u arrestua nga autoritetet osmane për shkak të aktiviteteve të tij për lëvizjen kombëtare shqiptare.

Në vitin 1920, i mbetur i ve, ai mori dinjitetin e arkimandritit. Dy vjet më vonë ai ishte pjesë e Kongresit të Beratit që shpalli autoqefale Kishën Ortodokse të Shqipërisë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Pashko u bashkua me Frontin Nacionalçlirimtar duke mbështetur forcat komuniste.

Më 18 prill 1948 arkimandriti Pashko u shugurua peshkop i Korçës nga Kryepeshkop Kristofori (Kisi) me Peshkopin Ortodoks Rus Nestor (Sidoruk).

Pashko kishte mbështetjen e fuqishme të autoriteteve komuniste në zëvëndësimin e Kisit në vitin 1949, duke mos i zhgënjyer kurrë ata, megjithëse për shkak të martesës së tij, ai nuk lejohej të zgjidhej. Ai haptas tregoi mbështetjen për komunistët në telegramet e tij dërguar Enver Hoxhës dhe Aleksit, Patriarkut të Moskës dhe gjithë Rusisë. Emërimi i Pashkos u pasua nga formimi i një Sinodit të ri të Shenjtë të përbërë Paisi, Kryeeshkopi i Tiranës, Durrësit, dhe gjithë Shqipërisë, Kiril Naslazi, Mitropolit i Beratit, Fillothe Duni, Mitropolit i Korçës, Damian Kokoneshi, Mitropolit i Gjirokastrës, dhe Peshkop Sofron Borova.[1]

Pashko vizitoi BRSS dy herë. Në fillim të viteve 60-të, presioni mbi kishën u përshpejtua, megjithëse Pashko nuk ishte ngritur kundër autoriteteve.

Pashko Vodica vdiq më 4 mars 1966.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Lucian Leustean, red. (2010), Krishtërimi Lindor dhe Lufta e Ftohtë, 1945-91, Routldge, f. 146,  978-0-415-67336-5