Panairi i Librit në Frankfurt

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Logo e Panairit të Librit në Frankfurt
Pamje e stendave nga Panairi i Librit në Frankfurt
Panairi i librit në Frankfurt 2016

Panairi i Librit në Frankfurt (gjermanisht: Frankfurter Buchmesse, anglisht: Frankfurt Book Fair) është panairi më i madh tregtar në botë për libra, bazuar në numrin e kompanive botuese të përfaqësuara, dhe numrin e vizitorëve. Konsiderohet të jetë panairi më i rëndësishëm i librit në botë edhe për marrëveshje dhe tregti ndërkombëtare. Ngjarja vjetore pesë-ditore në mes të tetorit mbahet në Qendrën e Panaireve Tregtare në Frankfurt mbi Majn, Gjermani. Tri ditët e para janë të kufizuara ekskluzivisht për vizitorët profesionistë ndërsa publiku i gjerë merr pjesë në panair në fundjavë.

Disa mijëra ekspozues që përfaqësojnë botime të ndryshme të librave, kompani multimediale dhe teknologjike, si dhe ofrues të përmbajtjes nga e gjithë bota, mblidhen për të negociuar të drejtat e botimeve ndërkombëtare dhe tarifat e licencave. Panairi është i organizuar nga Frankfurter Buchmesse GmbH, një degë e Shoqatës Gjermane të Botuesve dhe Librashitësve. Më shumë se 7.300 ekspozues nga mbi 100 vende dhe më shumë se 286,000 vizitorë morën pjesë në këtë panair vitin 2017. [1]

Botuesit nga Shqipëria në këtë panair kanë filluar të paraqiten që nga viti 1995[2] ndërsa botuesit nga Kosova që nga viti 1999. [3] [4]

Tematika ndër vite[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që nga viti 1976 panairi për çdo vit kishte nga një tematikë të veçantë ose një mysafir special (mysafir nderi).

Viti Mysafiri i nderit / Tema bosht Tematika Moto
1976 Amerika Latine Literatura e Amerikës Latine
1978 Kind und Buch (Child and book) Literatura për fëmijë dhe të rinjë
1980 Afrika subsahariane Literatura afrikane
1982 Religjioni Literatura fetare
1984 George Orwell Veprat e George Orwell
1986 India Literatura e Indisë Wandel in Tradition (Change in tradition)
1988 Italy Literatura italiane Italienisches Tagebuch (Italian diary)
1989 France Literatura franceze L’Automne français (French autumn)
1990 Japan Literatura japoneze Then and Now
1991 Spain Literatura spanjolle La Hora de España (Spain's hour)
1992 Mexico Literatura meksikane Ein offenes Buch (An open book)
1993 Flandria dhe Holanda Literatura e Flandrisë dhe Holandës Weltoffen (Open-minded)
1994 Brasil Literatura braziliane Begegnung von Kulturen (Encounter of cultures)
1995 Austria Literatura austriake
1996 Ireland Literatura irlandeze Und seine Diaspora (And its diaspora)
1997 Portugal Literatura portugeze Wege in die Welt (Paths into the world)
1998 Switzerland Literatura zvicërane Hoher Himmel – enges Tal (High skies – narrow valleys)
1999 Hungary Literatura hungareze Unbegrenzt (unlimited)
2000 Poland Literatura polake ©Poland
2001 Greece Literatura greke Neue Wege nach Ithaka (New ways to Ithaka)
2002 Lithuania Literatura lituaneze Fortsetzung folgt (To be continued)
2003 Russia Literatura ruse Neue Seiten (New pages/perspectives)
2004 Bota arabe Literatura arabe Arabische Welt
2005 Korea Literatura koreane Enter Korea
2006 India Literatura nga India Today’s India
2007 Catalan Countries Literatura katalane Singular i Universal (Singular and general)
2008 Turkey Literatura turke Faszinierend farbig (Fascinatingly colourful)
2009 Kina Literatura kineze Tradition & Innovation
2010 Argentina Literatura argjentinase Kultur in Bewegung (Culture in motion)
2011 Iceland Literatura islandeze Sagenhaftes Island (Fabulous Iceland)
2012 New Zealand Literatura e Zelandës së Re Bevor es bei euch hell wird (While you were sleeping)
2013 Brazil Literatura braziliane Ein Land voller Stimmen
2014 Finland Literatura finlandeze Finnland. Cool.
2015 Indonesia Literatura indoneziane 17.000 Inseln der Imagination (17.000 Islands of Imagination)
2016 Flandria dhe Holanda Literatura e Flandrisë dhe Holandës Dies ist, was wir teilen (This is what we share)
2017 France Literatura franceze Francfort en français (Frankfurt in French)
2018 Gjeorgjia Literatura gjeorgjiane Georgia made by characters
2019 Norvegjia Literatura norvegjeze The Dream We Carry (Der Traum in uns)
2020 Kanadaja Kanadaja Literatura kanadeze
2021 Spanja Spanja Literatura spanjolle
2022 Sllovenia Sllovenia Literatura sllovene
2023 Italia Italia Literatura italiane

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Frankfurt Book Fair. "The Frankfurt Book Fair 2017 in numbers" (në anglisht).
  2. ^ "Prezantim i cunguar i librit shqip në Panairin e Librit në Frankfurt". DW. 14 tetor 2013. Marrë më 17 dhjetor 2019.
  3. ^ Salihu, Fitim (14 tetor 2014). "Kosovo presented at the Frankfurt Book Fair". kosovodiaspora.org (në anglisht). Kosovo Diaspora. Marrë më 16 dhjetor 2019.
  4. ^ "Hapet Panairi i Librit në Frankfurt, ngjarja më e madhe e librit në botë". GazetaExpress. 21 tetor 2016. Arkivuar nga origjinali më 17 dhjetor 2019. Marrë më 17 dhjetor 2019.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]