Pandemia e Koronavirusit në Kosovë 2020

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Koronavirusi në Kosovë 2020
Kosovo COVID19 Map.svg.png
Sëmundja COVID-19
Tendosja e virusit SARS-CoV-2
Vendndodhja Kosova Kosova
Rasti i parë Vitia
Data e mbërritjes 13 mars 2020
Origjina Italia Italia
Raste të konfirmuara 91 (90 raste aktive)
Të shëruar 1
Vdekje
1
Ministria e Shëndetësisë

Ky artikull dokumenton ndikimin e pandemisë së koronavirusit 2019–20Kosovë. Pasi është pandemi në vazhdim, mund të mos përfshihen të gjitha të dhënat më të fundit.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mars[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

13 mars[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 13 mars 2020, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaroi: Ju njoftoj se MSH pas përfundimit të analizave në IKSHPK të 15 rasteve të dyshimta, dy kanë rezultuar pozitive dhe gjendja e tyre shëndetësore rezulton të jetë stabile, njëra është e moshës 20 vjeçare me nënshtetësi italiane dhe tjetri i moshës mbi 77 vjeçar me nënshtetësi kosovare. Janë marrë të gjitha masat kundër personave me të cilët ata kanë qenë në kontakt."[1]

14 mars[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një ditë më pas, më 14 mars u konfirmua rasti i tretë me Koronavirus, një familjar i 77-vjeçarit nga Vitia.[2] Në të njëjtën ditë, u konfirmua edhe 2 raste të koronavirusit njëri në Malishevë dhe tjetri në Viti [3]

15 mars[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 15 mars, u konfirmuan katër raste të reja me koronavirus, 3 nga Malisheva dhe një nga Podujeva.[4] Pas rasteve të reja, Ministria e Shëndetësisë i rekomandoi Qeverisë së Kosovës shpalljen e gjendjes publike emergjente shëndetësore në vend.[5]

16 mars[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 16 mars, katër anëtarë të ngushtë të familjes së 77-vjeçarit nga Vitia kanë dalë pozitivë ndaj COVID-19.[6] Një tjetër rast u njoftua kur një çift erdhi nga LondraPrishtinë. Mashkulli dhe femra janë të dy 26-vjeçë dhe janë nga Prizreni, respektivisht nga Kastrioti.[7]

17 mars[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 17 mars u konfirmua një rast tjetër. Një grua 36-vjeçe nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, e cila kishte ardhur nga Londra në Prishtinë doli pozitive ndaj virusit SARS-CoV-2.[8][9] Tre raste të tjera të reja u konfirmuan të njëjtën ditë, kur dolën pozitivë njëri nga anëtarët e familjes së të infektuarit nga fshati Dumnicë i Besianës[10] dhe një çift nga Gjakova që kishin ardhur nga Dyzeldorfi.[11]

18 mars[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 18 mars konfirmua një rast i ri. Një grua 55-vjeçe nga Podujeva doli pozitive.[12] Kjo mbrëmje kishte qenë mbrëmja e parë pa asnjë rast që nga 13 marsi.[13]

19 mars[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në mbrëmjen e 19 marsit u konfirmua një rast i ri. Një burrë 46-vjeç nga Janjeva e Lipjanit, i cili kishte ardhur para 8 ditësh nga BerliniPrishtinë ka dalë pozitiv me COVID-19.[14]

20 mars[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 20 mars u konfirmua një rast i ri. Një 67-vjeçar nga Malisheva doli pozitiv ndaj virusit.[15] Dy raste të tjera me koronavirus u konfirmuan në mbrëmjen e asaj dite. Një 53-vjeçare nga Theranda dhe një 43-vjeçar nga Gjakova dolën pozitivë me koronavirus, të dy kishin pasur kontakte të mëparshme me rastet e konfirmuara më parë dhe me këta të dy, numri i rasteve pozitive është rritur në 24.[16]

21 mars[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 21 mars u konfirmuan 4 raste të reja. Njëri nga katër rastet e konfirmuara erdhi nga Gjermania, një 32-vjeçar nga Bibaj, Ferizaj. Tri rastet e reja janë nga kontaktet e mëparshme, dy nga ta janë nga Prishtina, femra të moshës 50 dhe 29 dhe i treti është një femër 40-vjeçare nga Gjakova.[17] Tri raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në mbrëmjen e asaj dite; një 20-vjeçar dhe një 36-vjeçare nga Gjilanikanë dalë pozitivë me koronavirus.[18]

22 mars[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në orët e hershme të 22 marsit, një 31-vjeçar nga fshati Senik i Malishevës ka dalë pozitiv me koronavirus.[19] Të njëjtën ditë u konfirmua vdekja e parë nga koronavirusi. Një 82-vjeçar nga fshati Dumnicë i Besianës është viktima e parë nga pandemia, ai ishte infektuar nga kontakti me të birin dhe të bijën e tij. Përveç infektimit, viktima vuante nga sëmunundjet kronike të zemrës dhe të mushkërive dhe në ditën e gjashtë të infektimit, ai kishte pneumoni masive në anën e majtë. [20][21] Në mbrëmje, edhe 2 raste u konfirmuan me coronavirus, një 50-vjeçare nga fshati Vrapçiq i Gjilanit dhe një 53 vjeçar nga fshati Damanek i Malishevës kanë dalë pozitivë me koronavirus.[22]

23 mars[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

23 marsi ishte dita me më së shumti raste me koronavirus në Kosovë që nga 13 marsi kur u shfaq rasti i parë. Janë konfirmuar 28 raste pozitive me koronavirus vetëm në këtë ditë. Në mëngjesin e kësaj dite, pozitivë kanë dalë një 44-vjeçar nga fshati Petrovë i komunës së Shtimes, duke shënuar rastin e parë në këtë komunë, dhe një 39-vjeçare nga Prishtina.[23] Ndërkaq në mbrëmje janë raportuar 26 raste të reja me koronavirus. 14 raste nga komuna e Malishevës, 11 anëtarë të familjes së ngushtë të të infektuarit nga fshati Vrapçiq i Gjilanit[24] dhe një rast nga komuna e Gjakovës. Kështu, numri i rasteve pozitive u rrit në 61.[25] Të njëjtën ditë, Qeveria e Kosovës ndaloi qarkullimin e njerëzve dhe të makinave për ditët në vazhdim, përveç rasteve emergjente prej orës 10:00-16:00 dhe prej 22:00-06:00.[26]

24 mars[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në atë ditë, u zbatua vendimi i marrë një ditë më parë nga Qeveria e Kosovës për ndalimin e lëvizjes së njerëzve dhe të automjeteve për ditët në vijim, vendimi parashikon ndalimin e lëvizjes, përveç rasteve emergjente nga 10:00-16:00 dhe 20:00-06:00. Ndërsa në mbrëmje, u konfirmuan dy raste të reja të koronavirusit, një grua 25-vjeçare nga fshati Vrapçiq i Gjilanit dhe një grua 73-vjeçare nga fshati Studime e Ulët e Vushtrrisë,[27] duke e shënuar rastin e parë për këtë komunë.[28]

25 mars[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tetë raste të reja u konfirmuan me koronavirus në këtë ditë. Katër raste ishin nga fshati Damanek i Malishevës, tri raste nga Prishtina dhe një rast nga fshati Studime e Ulët i Vushtrrisë. Të gjitha rastet ishin shfaqur prej kontakteve me të infektuarit e mëparshëm nga këto fshatra ose komuna. Numri i të infektuarve u rrit në 71.[29]

26 mars[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

27 mars[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

28 mars[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko gjithashtu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Koronavirusi mbërrin në Kosovë, konfirmohen dy rastet e para, një italian 20- vjeçar dhe një i moshuar". BalkanWeb.com. 13 mars 2020. Marrë më 13 mars 2020.
  2. ^ "Rritet bilanci/ Shkon në 3 numri i të infektuarve në Kosovë me Covid-19". Top-Channel.tv. 14 mars 2020. Marrë më 14 mars 2020.
  3. ^ https://telegrafi.com/edhe-dy-raste-te-reja-te-konfirmuara-coronavirus-ne-kosove/
  4. ^ "Konfirmohen 4 rastet e reja me coronavirus, 3 nga Malisheva dhe një nga Podujeva" (në Albanian). Kallxo. 15 mars 2020.Mirëmbajtje CS1: gjuhë e panjohur (link)
  5. ^ "Qeveria shpall gjendje emergjente të shëndetit publik" (në Albanian). Telegrafi. 15 mars 2020.Mirëmbajtje CS1: gjuhë e panjohur (link)
  6. ^ "Edhe katër raste të reja me coronavirus, shkon në 13 numri i të infektuarve" (në Albanian). Telegrafi. 16 mars 2020.Mirëmbajtje CS1: gjuhë e panjohur (link)
  7. ^ "Konfirmohen edhe dy raste të reja me coronavirus, shkon në 15 numri i të prekurve" (në Albanian). Telegrafi. 16 mars 2020.Mirëmbajtje CS1: gjuhë e panjohur (link)
  8. ^ "Edhe një rast me coronavirus në Kosovë, duke çuar në 16 numrin e të prekurve" (në Albanian). Telegrafi. 17 mars 2020.Mirëmbajtje CS1: gjuhë e panjohur (link)
  9. ^ "E infektuara e fundit me coronavirus është nga Prishtina". Ekonomia Online (në Albanian). 17 mars 2020.Mirëmbajtje CS1: gjuhë e panjohur (link)
  10. ^ "Personi i 17-të i konfirmuar me coronavirus është nga Dumnica e Podujevës" (në Albanian). Telegrafi. 17 mars 2020.Mirëmbajtje CS1: gjuhë e panjohur (link)
  11. ^ "Konfirmohen edhe dy raste, arrinë në 19 numri i të infektuarëve me coronavirus në Kosovë, të infektuarit janë nga Gjakova" (në Albanian). Telegrafi. 17 mars 2020.Mirëmbajtje CS1: gjuhë e panjohur (link)
  12. ^ "Shkon në 20 numri i personave të prekur me coronavirus në Kosovë" (në Albanian). Telegrafi. 18 mars 2020.Mirëmbajtje CS1: gjuhë e panjohur (link)
  13. ^ "Lajm i mirë, mbrëmje pa asnjë rast me koronavirus në Kosovë" (në Albanian). Koha Ditore. 18 mars 2020.Mirëmbajtje CS1: gjuhë e panjohur (link)
  14. ^ "Konfirmohet edhe një rast me coronavirus në Kosovë – një 46 vjeçar nga Lipjani i kthyer nga Berlini" (në Albanian). Telegrafi. 19 mars 2020.Mirëmbajtje CS1: gjuhë e panjohur (link)
  15. ^ "Edhe një i prekur me coronavirus nga Malisheva – arrin në 22 numri me Covid-19" (në Albanian). Telegrafi. 20 mars 2020.Mirëmbajtje CS1: gjuhë e panjohur (link)
  16. ^ "Edhe dy raste të konfirmuara me coronavirus në Kosovë, shkon në 24 numri i të prekurve me Covid-19" (në Albanian). Telegrafi. 20 mars 2020.Mirëmbajtje CS1: gjuhë e panjohur (link)
  17. ^ "KATËR RASTE TË KONFIRMUARA ME COVID-19" (në Albanian). IKSHPK. 21 mars 2020.Mirëmbajtje CS1: gjuhë e panjohur (link)
  18. ^ "Konfirmohen edhe dy raste me coronavirus në Kosovë, arrin në 30 numri i të infektuarve" (në Albanian). Telegrafi. 21 mars 2020.Mirëmbajtje CS1: gjuhë e panjohur (link)
  19. ^ "Rritet në 31 numri i të prekurve me coronavirus në Kosovë" (në Albanian). Telegrafi. 22 mars 2020.Mirëmbajtje CS1: gjuhë e panjohur (link)
  20. ^ "Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë, vdiq një 82-vjeçar nga Dumnica" (në Albanian). Koha Ditore. 22 mars 2020.Mirëmbajtje CS1: gjuhë e panjohur (link)
  21. ^ "Konfirmon IKSHPK: Shënohet viktima e parë nga coronavirusi në Kosovë" (në Albanian). Telegrafi. 22 mars 2020.Mirëmbajtje CS1: gjuhë e panjohur (link)
  22. ^ "Konfirmohet edhe dy raste të reja me Coronavirus në Kosovë, shkon në 33 numri i të infektuarve" (në Albanian). Telegrafi. 22 mars 2020.Mirëmbajtje CS1: gjuhë e panjohur (link)
  23. ^ "Shkon në 35 numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë - konfirmohen dy raste të reja". Gazeta Online INSAJDERI (në anglisht). 23 mars 2020. Marrë më 2020-03-23.
  24. ^ "Haziri e quan lajm të keq infektimin e 11 anëtarëve të familjes Shaqiri me coronavirus". Telegrafi (në anglisht). 24 mars 2020. Marrë më 2020-03-23.
  25. ^ "26 raste të reja me koronavirus në Kosovë". Gazeta Express (në al). 23 mars 2020. Marrë më 2020-03-23.Mirëmbajtje CS1: gjuhë e panjohur (link)
  26. ^ "Prej nesër pritet të kufizohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe automjeteve". Gazeta Express (në al). 23 mars 2020. Marrë më 2020-03-23.Mirëmbajtje CS1: gjuhë e panjohur (link)
  27. ^ "73-vjeçarja nga Vushtrria dyshohet se u infektua me koronavirus nga djali i saj në Norvegji" (në Albanian). Gazeta Express. 24 mars 2020.Mirëmbajtje CS1: gjuhë e panjohur (link)
  28. ^ "Edhe dy të infektuar, shkon në 63 numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë" (në Albanian). Telegrafi. 24 mars 2020.Mirëmbajtje CS1: gjuhë e panjohur (link)
  29. ^ "Edhe 8 raste të reja me koronavirus, sot janë analizuar 34 mostra". Gazeta Express (në al). 25 mars 2020. Marrë më 2020-03-25.Mirëmbajtje CS1: gjuhë e panjohur (link)