Shko te përmbajtja

Panem et circenses

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Panem et circenses (bukë dhe cirqe ose bukë dhe spektakle; nga latinishtja) është një frazë metonimike që i referohet kënaqjes sipërfaqsore. I atribuohet Juvenalit (Satires, Satire X), një poet romak aktiv në fundin e shekullit të I dhe fillimit të shekullit të II të e.s. dhe përdoret zakonisht në kontekste kulturore, veçanërisht politike.

Në një kontekst politik, fraza nënkupton të prodhosh miratim publik, jo duke përkryer shërbimin publik ose politikën publike, por nëpërmjet shmangjes së vëmendjes, shpërqëndrimit, ose duke kënaqur kërkesat më immediate ose bazë të një popullsie,[1] duke ofruar një paliativ: për shembull ushqim (bukë) ose argëtim (cirqe). Fillimisht Juvenali e përdori atë për të kritikuar "egoizmin" e popullit të zakonshëm dhe lënies së tyre pas dore të shqetësimeve më të gjera.[2][3][4] Fraza implikon një bjerrje të detyrave qytetare të popullsisë ose injorancën si përparësi.

Kjo frazë e ka origjinën nga Roma te Satira X e poetit satirik romak Juvenal (rr.100 i e.s.), i cili e shihte "bukë dhe cirqe" (panem et circenses) si një humbje emblematike të lirisë politike republikane:[5][6]

«[...] iam pridem, ex quo suffragia nulli / vendimus, effudit curas; nam qui dabat olim / imperium, fasces, legiones, omnia, nunc se / continet atque duas tantum res anxius optat, / panem et circenses.» [...] — Juvenali, Satire 10.77–81

«... Tashmë prej kohësh, që kur ne ia shitëm votëm tonë askujt, populli ka abdikuar detyrat e tij; për popullin që dikur zotëronte komandën ushtarake, poste të larta civile, legjione — gjithëçka, tani e ka kufizuar veten dhe shpreson me ankth vetëm për dy gjëra: bukë dhe cirqe.[7]

Juvenali i referohet praktikës romake të furnizimit me grurë të qytetarëve romakë (Annona) ashtu dhe spektakleve të kushtueshme (Ludi) dhe formave të tjera të argëtimit si mjet për të fituar pushtet politik. Në literaturën më moderne, kjo përfaqëson Annona-n si një "përpjekje rryshfetore dhe korruptuese e perandorëve romakë për të mbulaur faktin se ata ishin tiranë egoistë dhe të paaftë".[8] Megjithatë Augusti nuk e pranonte edhe idenë e një shpërndarjeje gruri mbi konsiderata morale, megjithëse ai dhe çdo perandor pas tij morën përgjegjësinë dhe meritën e sigurimit të furnizimit të qytetarëve që kualifikoheshin për të.[9][10]

Juvenali, shkrimtar i madh satirik romak, pëlqente të përshkruante mjedisin ku jetonte, në një periudhë në të cilën kush qeveriste e siguronte pëlqimin popullor me shpërndarje popullore gruri dhe bukësh (panem), ndonjëherë të integruara me mbështetje ekonomike ku përfshiheshin rreth 200.000 qytetarë të Romës dhe me organizimin e spektakleve madhështore publike (circenses), si luftimet mizore të gladiatorëve dhe të kafshëve, dhe mbi të gjitha garat me karro të tërhequra nga kuaj që zhvilloheshin në struktura të posaçme gjigante si Circus Maximus dhe Koloseumi[11]

Praktika e shpërndarjes së grurit falas apo me çmime më të ulta se ato të tregut (frumentationes) u nis në Periudhën Republikane e rregulluar nga lex frumentaria. Edhe në periudhat pasuese shpërndarje ushqimi u bënë nga magjistratët ose anga kush donte të bënte karrierë politike duke u kujdesuar në veçanti për spektaklet. Mark Terencio Varron Lukuli në vitin 79 p.e.s. nga edil i thjeshtë, menaxhoi lojërat spektakolare dhe gjashtë vjetë më vonë qe prezantuesi i një lex frumentaria bujar. Në vitin 58 p.e.s. tribuni Klodio do të miratonte Lex Clodia Frumentaria, një nga Leges Clodiae, me të cilin vendosi shpërndarjen falas të grurit në ngarkim të thesarit publik. Gai Jul Çezari e pakësoi numrin e përfituesve të shpërndarjes së grurit nga 320.000 në 150.000 veta, që me Augustin do të bëheshin 200.000.

Nën Perandorinë Romake u arrit të importoheshin 3,5 miljonë kuintalë drith, sasi e madhe për periudhën. Mund të thuhet se organizimi politik i perandorisë u modulua mbi nevojat e furnizimit me grurë kryeqytetin dhe legjionet e vendosura nëpër provinca. Sasia e jashtëzakonshme e drithit të importuar nga Roma vinate nga disa provinca, Siçilia, Sardenja, provincat aziatike dhe afrikane, por qendra kryesore e furnizimit ishte Egjipti, që plotësonte mbi gjysmën e nevojës. Edhe kur transportimi i besohej sipërmarrësve privatë, vetëm kontrolli shtetëror (lufta ndaj piratëve, organizimi i vend-zbarkimeve, depozimit, shkarkimit etj.) mund të lejonte një rezultat të tillë.

Tre shekuj më vonë, Aureliani do ta vijonte zakonin duke u shpërndarë 300 mijë vetave dy bukë falas në ditë.

Shprehja më vonë, si sgjatim u përdor mbi të gjitha në funksion kritik, për të përkufizuar veprimin politik të individëve apo grupeve të pushtetit me qëllim tërheqjen dhe ruajtjen e pëlqimit popullor nëpërmjet organizimit të spektakleve dhe veprimtarive ludike kolektive si banjat, apo edhe më specifikisht për të shpërqëndruar vëmendjen e qytetarëve nga jeta politike, në mënyrë që t’ia linte elitës. Me synim të ngjashëm, është përdorur shprehja festa, mjell dhe trekëmbësh për të përkufizuar jetën në Napolin e periudhës burbonike, ku përdorimi i festave publike dhe shpërndarjeve të bukës shoqëronte praktikën e varjeve të shumta publike si treguese të aftësisë së pushtetit politik për të siguruar ruajtjen e ligjshmërisë.

Shprehja Panem et Circenses aludonte për mekanizmin e pushtetit tepër me ndikim mbi popullin romak, ishte formula e mirëqenies popullore dhe kështu politike; një instrument i vërtetë në dorë të pushtetit për të pushuar pakënaqësitë e masave, që me kalimin e kohës patën zë në vendet e spektaklit. Kjo shprehje ("Panem et Circenses") përdoret edhe për të treguar mënyrën e të folurit në Periudhën Romake.

  1. "Definition of BREAD AND CIRCUSES". Merriam-webster.com (në anglisht). tetor 2023.
  2. Ndikimi letrar dhe kulturor i Juvenalit (Libri IV: Satire 10.81)
  3. "American Heritage Dictionary: to placate or distract". Yahoo (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2012.
  4. Infoplease Dictionary as pacification or diversion.
  5. Keane, Catherine (2006). Figuring Genre in Roman Satire (në anglisht). Oxford University Press. fq. 36. doi:10.1093/oso/9780195183306.001.0001.
  6. Köhne, Eckhart (2000). "Bread and Circuses: The Politics of Entertainment". Gladiators and Caesars: The Power of Spectacle in Ancient Rome (në anglisht). University of California Press. fq. 8. hdl:2027/mdp.39015049512638.
  7. Citimi i plotë nga J. P. Toner në fq. 69.
  8. Erdkamp, Paul (2000). "Feeding Rome? Or Feeding Mars? A Long-Term Approach To C. Gracchus' 'Lex Frumentaria'". Ancient Society (në anglisht). 30: 53–70. JSTOR 44079806.
  9. Spaeth, Barbette Stanley (1996). The Roman goddess Ceres (në anglisht). University of Texas Press. fq. 47–48, 88, 98. ISBN 0-292-77693-4.
  10. Hayne, Léonie (1991). "The First Cerialia". L'Antiquité Classique (në anglisht). 60: 131–140. JSTOR 41655332.
  11. Carl W.Weber (1986). Panem et cicenses, la politica del divertimento di massa nell'Antica Roma (në italisht). Garzanti.

Wikt:panem et circenses

  • Köhne, Eckhart (2000). "Bread and Circuses: The Politics of Entertainment". Gladiators and Caesars: The Power of Spectacle in Ancient Rome (në anglisht). University of California Press. hdl:2027/mdp.39015049512638.
  • Erdkamp, Paul (2000). "Feeding Rome? Or Feeding Mars? A Long-Term Approach To C. Gracchus' 'Lex Frumentaria'". Ancient Society (në anglisht). 30: 53–70. JSTOR 44079806.
  • Hayne, Léonie (1991). "The First Cerialia". L'Antiquité Classique (në anglisht). 60: 131–140. JSTOR 41655332.
  • Juvenali Juvenal's 16 "Satires" in Latin, at The Latin Library
  • Juvenal's first 3 "Satires" in English
  • Keane, Catherine (2006). Figuring Genre in Roman Satire (në anglisht). Oxford University Press. doi:10.1093/oso/9780195183306.001.0001.
  • Potter, D. and D. Mattingly, Life, Death, and Entertainment in the Roman Empire. Ann Arbor (1999).
  • Rickman, G., The Corn Supply of Ancient Rome, Oxford (1980).
  • Spaeth, Barbette Stanley (1996). The Roman goddess Ceres (në anglisht). University of Texas Press. ISBN 0-292-77693-4.
  • Carl W.Weber (1986). Panem et cicenses, la politica del divertimento di massa nell'Antica Roma (në italisht). Garzanti.



    Lidhjet e jashtme

    [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]