Pansofia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pansofia (greq. = mbarëdituria) apo pansofizmi është një emërtim i përdorur nga Gjithëdituria, për të treguar aftësinë e diturisë dhe njohjes së gjithçkaje dhe çdo gjëje. Në disa fe monoteiste, pansofia lidhet me veçorinë e Perëndisë si shpirti i vetëm i gjithdijshëm. Një njeri që është pansofikal është dikush që beson të ketë fituar mbarëditurinë apo diturinë e plotë.

Emërtimi ka të bëjë më shumë veçanërisht me idetë pedagogjike të diturisë gjithësinore, siç ndodhi në sistemin edukues të diturisë gjithësinore të parashtruar nga Gjon Amos Komenius, një edukues nga Moravia (sot pjesë e Çekisë). Ai argumentonte se “gjithë njerëzimi mund të edukohet, njerëz të të gjitha moshave, të të gjitha kushteve, të të dyja gjinive dhe të të gjitha kombeve.” Qëllimi i tij ishte mbarëdituria, e cila nënkuptonte se “të gjithë njerëzit duhet të edukohen në mbarë njerëzimin” në arsyetim, moralitet, dhe lumturi.

Parimi pansofik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Portret i Komeniusit nga Rembrandt, 1914.

Parimi pansofik është një nga parimet e rëndësishme të Komeniusit i cili thotë: se çdogjë duhet ti mësohet (arsehet) gjithkujt, si një bazë udhëheqëse për edukim, diçka e ngjashme me edukimin gjithësinor (Karakteristika gjithësinore).

Teoria e shpallur nga Komeniusi parashikonte një reformë të përgjithshme të edukimit e të shkollimit bazuar mbi dy koncepte themelore: - përsosmërinë njerëzore, që prirej të realizonte harmoninë dhe rendin tashmë në veprim në gjithësi; - fuqinë e pafundme që një rrjet edukimi mund të ushtrohet mbi njeriun dhe shoqërinë e tij. Pansofia është shkalla më e lartë e njerëzimit që mund të arrihet nëpërmjet përpjekjes së bërë nga njeriu për të mbërritur në formimin më të plotë. Mënyra pedagogjike e Komeniusit është shumë e nyjëzuar dhe graduale. Ezoterikisht, pansofia nënkupton diturinë.

Pansofizmi ishte një term i përdorur përgjithësisht nga Komeniusi për të përshkruar filozofinë e tij pedagogjike e cila parashtronte një edukim gjithëpërfshirës e të gjithanshëm.

Në zhvillimin e këtij sistemi edukimi, Komeniusi, ndërthuri trajtesat e tij të para mbi pansofinë me paraqitjet e tij bashkërenditëse në formën e një libri të ilustruar të titulluar "The Great Didactic," (Didaktika e Madhe) libri shkollor ishte i përshtatshëm si për orën e mësimit shkollor ashtu edhe për mësim të pamvarur (vetjak). Komeniusi botoi më pas "Orbis Sensualim Pictus" (Bota në piktura shqisore), një libër që mësonte bisedimin duke përshkruar gjëra reale dhe përdorte një alfabet të ilustruar i cili i lidhte shkronjat me figurën e një krijese apo dukurie natyrore që mund të dëgjohej nga bërja e një tingulli të ngjashëm. Pansofia formon themelin e ndihmesave shikuese-dëgjuese, edukimin radio-televiziv, dhe përdorimin e udhëzimeve kompjuterike dhe kontrolleve në shkolla. Më pas, ajo vendos standartet për shkrim e këndim, duke përfshirë letërsinë (shkrimkëndimin) e kompjuterit, dhe për përdorimin e kontrolleve që e lejojnë studentin të shtojë informacione dhe rishikojë përparimin e tij ndërsa përvoja rrit diturinë e tij apo mpreh aftësitë e tij. Çdo softuer për edukim mund të pritet për të treguar tre cilësitë e idealizuara nga Komeniusi në "Great Didactic" dhe arritur në "Orbis Sensualim Pictus".

Libri i tij Pansophiae prodromus u botua në Londër në vitin 1639 në bashkëpunim me Samuel Hartlib. Libri u pasua nga Pansophiae diatyposis. Pansofia në këtë kuptim është përkufizuar si "njohja e plotë e të rriturit të rendit hyjnor të gjërave". Ai u përpoq të ngrinte një kolegj pansofik, një pararendës të instituteve të mëvonshme akademike. Idetë e tija ai i shkroi në një trajtesë të titulluar Via lucis, shkruar rreth viteve 1641/2 në Londër. Atij ju desh të braktiste Londrën për shkak të shpërthimit të Luftës civile angleze, dhe vepra e tij u botua përfundimisht në vitin 1668, në Amsterdam.

Termi pansofi nuk ishte origjinal, sepse u përdor nga Bartolomeo Barbaro i Padovës në veprën e tij De omni scibili libri quadraginta: seu Prodromus pansophiae, nga mesi i qindvjeçarit të gjashtëmbëdhjetë.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]