Shko te përmbajtja

Benedikti XVI

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Papa Benedikti XVI)
Benedikti XVI
Papa i 265-të i Kishës Katolike
Portreti dhe stema e Benediktit XVI
Elected19 prill 2005
Personal details
Born16 prill 1927
Marktl, Bavari
Died31 dhjetor 2022
MottoCooperatores veritatis
SignatureBenedikti XVI's signature

Papa Benedikti XVI (lindur si Joseph Alois Ratzinger16 prill 1927 në Marktl të Bavarisë - vdekur në 31 dhjetor 2022Romë) ishte papa i 265-të i Kishës Katolike.[1] Shërbeu si papë që nga zgjedhja e tij më 19 prill 2005 dhe deri më 2013. Paraardhës i tij ishte Papa Gjon Pali II, ndërsa pasardhësi Françesku II.

Tituj të Kishës katolike
Parardhësi 
Papa Gjon Pali II
Papë
19 prill 200528 shkurt 2013
Pasardhësi 
Françesku


Jeta e hershme: 1927–1951

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shtëpia e prindërve të Joseph Alois Ratzinger në Marktl, Bavari

Joseph Alois Ratzinger lindi më 16 prill 1927, të Shtunën e Madhe, në orën 8:30 të mëngjesit, në shtëpinë e prindërve të tij në Marktl, Bavari, Gjermani. Ai u pagëzua po atë ditë. Ai ishte fëmija i tretë dhe më i vogël i Joseph Ratzinger, një oficer policie, dhe Maria Ratzinger. Familja e nënës së tij ishte me origjinë nga Tiroli Jugor (tani pjesë e Italisë).[2] Vëllai i madh i Benediktit, Georg, u bë prift katolik dhe qe drejtori i korit Regensburger Domspatzen .[3] Motra e tij, Maria, e cila qëndroi beqare dhe nuk u martua asnjëherë, mirëmbajti shtëpinë e vëllait të saj, Joseph, deri në vdekjen e saj në vitin 1991.[4]

Ratzinger, në moshën 5-vjeçare, ishte në një grup fëmijësh që i dhuruan lule Kardinalit dhe Kryepeshkopit të Mynihut, Michael von Faulhaber, me rastin e vizitës së tij. I mahnitur nga veshja dalluese e kardinalit, ai shprehu më vonë atë ditë dëshirën e tij për t'u bërë kardinal . Ai kreu shkollën fillore në Aschau am Inn, e cila u riemërua për nder të tij në vitin 2009.[5] Në vitin 1939, 12 vjeç, ai u regjistrua në një seminar të vogël në Traunstein . Kjo zgjati derisa shkolla u mbyll për përdorim ushtarak në 1942 dhe të gjithë studentët u dërguan në shtëpi, megjithatë Ratzinger u kthye në Traunstein.

Koha e luftës dhe shugurimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Familja e tij, veçanërisht i ati, kundërshtonte ideologjinë fashiste dhe shprehu indinjatën ndaj nazistëve.Pas ditëlindjes së tij të 14-të në vitin 1941, Ratzinger u rekrutua në Rininë Hitleriane duke qenë se anëtarësimi kërkohej me ligj për të gjithë djemtë gjermanë 14-vjeçarë pas marsit 1939, por ishte një anëtar jo entuziast, i cili refuzonte të merrte pjesë në mbledhje, sipas vëllait të tij.[6] Sërish në vitin 1941, një nga kushërinjtë e Ratzingerit, një djalë 14-vjeçar i diagnostikuar me sindromën Daun, u mor nga regjimi dhe u vra gjatë fushatës Aktion T4eugjenikës naziste .[7] Në vitin 1943, ndërsa ishte ende në seminar, ai u rekrutua në korpusin gjerman të kundërajrorëve si Luftwaffenhelfer .[6] Ndërsa fronti i Aleatëve po i afrohej pozicionit të tij në vitin 1945, ai u kthye rishtas në shtëpinë e familjes së tij në Traunstein pasi njësia e tij ishte zhdukur, pikërisht kur forcat e armatosura amerikane krijuan një seli në shtëpinë e familjes Ratzinger.[8] Si ushtar gjerman, ai u internua në kampet amerikane të të burgosurve të luftës, fillimisht në Neu-Ulm, pastaj në Fliegerhorst ("aeroport ushtarak") Bad Aibling, ku ndodhej në kohën e Ditës së Fitores në Evropë. U lirua më 19 qershor 1945.[9][8]

Ratzinger dhe vëllai i tij, Georg, u regjistruan Shkollën Teologjike të Shën Mikelit në Traunstein më nëntor 1945, duke studiuar më vonë në Ducal Georgianum ( Herzogliches Georgianum ) i Universitetit Ludwig Maximilian në qtetin e Mynihut. Të dy u shuguruan në Freising më 29 qershor 1951 nga Kardinali Michael von Faulhaber i Mynihut - i njëjti burrë që Jozefi kishte takuar kur ishte fëmijë. Ai kremtoi Meshën e tij të parë më vonë atë verë, sërish në Traunstein, në Kishën e Shën Osvaldit.[10]

Teza e Ratzingerit e vitit 1953, që i dha atij një diplomë Doktor i Teologjisë nga Universiteti i Mynihut, ishte mbi Agustinin e Hippos : titullohej Populli dhe Shtëpia e Zotit në Doktrinën Agustiniane të Kishës.

Nga viti 1946 deri në vitin 1951, ai ndoqi studimet në filozofi dhe teologji në Universitetin e Mynihut dhe në Shkollën e Lartë Filozofike-Teologjike në Freising. Gjatë kësaj periudhe kohore, Ratzinger u ndikua thellësisht nga idetë e filozofit italo-gjerman Romano Guardini,[11] i cili jepte mësim në Mynih ndërsa ai ishte student atje. Lidhja intelektuale midis këtyre dy mendimtarëve, të cilët më vonë do të bëheshin figura vendimtare për Kishën Katolike të shekullit të njëzetë, ishte e preokupuar me rizbulimin e thelbit të Krishterimit: Guardini shkroi Thelbin e Krishterimit në vitin 1938, ndërsa Ratzinger shkroi Hyrje në Krishterim, tri dekada më vonë, në 1968-n. Guardini frymëzoi shumë njerëz në traditën katolike social-demokrate, veçanërisht lëvizjen e Kungimit dhe Çlirimit në Ungjillëzimin e Ri, të inkurajuar nën papatin e Papa Gjon Palit II . Ratzinger shkroi një hyrje për një ribotim në vitin 1996 të veprës së Guardini-t , "Zoti" .

  1. - Enciklopedia katolike e papëve
  2. "Vatican Radio – Pope Benedict: proud to be part of Tyrol a "land made by Angels"". En.radiovaticana.va. 9 nëntor 2011. Arkivuar nga origjinali më 17 maj 2013. Marrë më 17 shkurt 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. Georg Ratzinger, arkivuar nga origjinali më 31 dhjetor 2022, marrë më 31 dhjetor 2022 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. "Benedict XVI's last remaining sibling, Georg Ratzinger, has died". America Magazine (në anglisht). 1 korrik 2020. Marrë më 31 dhjetor 2022.
  5. Mrugala, Anette (10 korrik 2009). "'Papst-Schule' eingeweiht" ['Pope school' opened] (në gjermanisht). Innsalzach24.de. Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2012. Marrë më 17 shtator 2011.
  6. 1 2 "New Pope Defied Nazis As Teen During WWII". USA Today. Associated Press. 23 prill 2005. Arkivuar nga origjinali më 4 janar 2012. Marrë më 10 korrik 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. Allen, John (14 tetor 2005). "Anti-Nazi Prelate Beatified". The Word from Rome. National Catholic Reporter. Marrë më 15 prill 2008. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. 1 2 "Pope Recalls Being German POW". Fox News. Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2013. Marrë më 9 dhjetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. Ratzinger, Josef Kardinal; etj. (Seewald, Peter) (2004). Salz der Erde (në gjermanisht) (bot. 2nd). Munich, Germany: Wilhelm Heyne Verlag. fq. 61. ISBN 3-453-87942-2.
  10. "Pectoral cross of Benedict XVI stolen from Bavarian church" (në anglisht). Catholic News Agency. Marrë më 21 qershor 2023.
  11. "The Intellectual Relationship between Joseph Ratzinger and Romano Guardini". EWTN Global Catholic Television Network (në anglisht). Marrë më 27 janar 2023.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


[Kategoria:Papë]]