Papa Françesku
| Françesku | |
|---|---|
| Papa i 266 i Kishës katolike | |
| Zgjedhja | 13 mars 2013 |
| Motoja | Miserando atque Eligendo |
| Paraardhësi | papa Benedikti XVI |
| Emri | Jorge Mario Bergoglio |
| Lindja | Buenos Aires,Argjentinë, 17.12.1936 |
| Firma | |
Papa Françesku (latinisht: Franciscus; i lindur Jorge Mario Bergoglio; më 17 dhjetor 1936) është papa aktual, dhe i 266[1] i Kishës Katolike, i zgjedhur më 13 mars 2013. Në këtë rol, ai është edhe udhëheqësi i Kishës Katolike, edhe sovran i qytetit të Vatikanit.
Nga viti 1998 dhe deri në zgjedhjen e tij si papë, ai shërbeu si Arqipeshkv i Buenos Airesit dhe u bë kardinal në vitin 2001 nga Papa Gjon Pali II. Përveç gjuhës amtare, spanjishtes, Papa Françesku flet rrjedhshëm italisht dhe gjermanisht [2]
Françesku është i pari jezuit dhe i pari amerikano-latin që zgjidhet papë. Ai është gjithashtu papa i parë jo-europian në 1200 vitet e fundit.[3]
Më 21 shtator 2014 realizoi vizitën e parë në Europë në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, ku mbajti edhe një meshë solemne në Sheshin Nënë Tereza, një fjalim dhe takim në Presidencë dhe shëtitje shenjtëruese në bulevardin e kryeqytetit mes mijëra pjesmarrësve dhe besimtarëve.[4]
Referencat[redakto | përpunoni burim]
- ^ John A. Hardon's Modern Catholic Dictionary (1980) lists Pope John Paul II (1978–2005) as 264th pope, making Pope Benedict XVI the 265th and Francis the 266th
- ^ "Pope Francis: 13 key facts about the new pontiff". The Guardian. March 13, 2013. Marrë më 13 March 2013.
- ^ Donadio, Rachael (13 March 2013). "The New Pope: Bergoglio of Argentina". The New York Times. Marrë më 13 March 2013.
- ^ Papa: Ja pse do të shkoj në Shqipëri, Top Channel, 18.08.2014