Paqja Studentore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Organizata studentore " Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës" që ndryshe njihet edhe si PS-UP, është një organizatë joprofitabile, me karakter jo politik, e cila me aktivitetin e saj nuk anon në asnjë program të ndonjë partie politike. Qëllimi i formimit të kësaj organizate është përfaqësimi i vlerave më të larta humanitare, me qëllim të lidhjes së vlerave njerëzore nëpërmjet aktiviteteve kulturore, humanitare dhe sportive tek studentët. Po ashtu qëllim i organizatës "Paqja Studentore" është edhe ngritja dhe zhvillimi i jetës studentore në veçanti, si dhe i rinisë në përgjithësi, pastaj avansimi i jetës kulturore e shkencore, stimulimi i studentëve përmes literaturës si dhe udhëzime të ndryshme për kërkim të diturisë.

Misioni i organizatës “Paqja Studentore” e vendos në vend të rëndësishëm edhe luftimin e dukurive negative në shoqëri dhe kultivimni e vlerave shpirtërore, etike dhe kombëtare me interes të ruajtjes së vlerave familjare dhe shoqëerore. Ne synojmë që të krijojmë kushte për veprimtari informative qoftë të shkruar, të dëgjuar apo të shikuar, synojmë të ofrojmë mundësi të njëjta për të gjithë studentët pa marrë parasysh bindjet politike, religjionin, prejardhjen etnike apo kulturore, gjininë, gjendjen sociale dhe të tjera.

Në fund duam të themi se qëllimet kryesore të organizatës “Paqja Studentore”, janë të mbushë zbrazëtitë në mes rektoratit dhe studentëve, si dhe të mbushë zbrazëtitë në mes të problemeve dhe zgjidhjeve.