Shko te përmbajtja

Parabola e mbjellësit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
'Sowing the Seed' (Në katedralen e Hajdúdorog, Hungari)
Parabola e mbjellësit (majtas) në Katedralen e Shën MërisëKilkenny, Irlandë

Parabola e mbjellësit (ndonjëherë e quajtur Parabola e dherave) është një parabolë e Jezusit që gjendet tek Mateu 13:1–23, Marku 4:1–20, Luka 8:4–15 dhe Ungjilli ekstra-kanonik i Thomait.[1]

Jezusi tregon për një fermer që mbjell farën pa përzgjedhje. Disa fara bien në shteg pa dhe, disa në tokë shkëmbore me pak dhe, disa në dhe/tokë me gjëmba dhe disa në tokë të mirë. Në rastin e parë, fara hiqet tutje; në tokën e dytë dhe të tretë, fara nuk arrin të japë fryt; por kur bie në tokë të mirë, ajo rritet dhe jep fryt tridhjetë, gjashtëdhjetë ose njëqindfish.

Më vonë, Jezusi u shpjegon dishepujve të tij se fara përfaqëson Ungjillin, mbjellësi përfaqëson këdo që e shpall atë dhe tokat e ndryshme përfaqësojnë reagimet e njerëzve ndaj tij.

3 “Dëgjoni! Ja, doli mbjellësi të mbjellë. 4 Dhe ndodhi që kur hidhte farën, një pjesë e farës ra gjatë rrugës dhe zogjtë e qiellit erdhën dhe e hëngrën. 5 Një pjesë tjetër ra në gurishte, ku nuk kishte shumë dhe dhe mbiu menjëherë, sepse s’kishte një tokë të thellë. 6 Por, kur doli dielli, u dogj; dhe me që nuk kishte rrënjë, u tha. 7 Një pjesë tjetër ra midis ferrave; ferrat u rritën, e mbyten dhe nuk dha fryt. 8 Një pjesë tjetër ra në tokë të mirë, dhe solli frut që rritej, dhe u zhvillua për të dhënë njëra tridhjetë, tjetra gjashtëdhjetë dhe tjetra njëqind.” 9 Pastaj ai u tha atyre: “Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!.”

Marku 4:3-9

Shpjegimi i dhënë nga Jezusi.

10 Tani kur ishte vetëm, ata që i rrinin përreth bashkë me të dymbëdhjetët e pyetën për shëmbëlltyrën. 11 Dhe ai u tha atyre: “Juve u është dhënë të njihni misterin e mbretërisë së Perëndisë; kurse atyre që janë përjashta të gjitha këto jepen me shëmbëlltyra, 12 që: “Duke parë, të shohin, por të mos vën re; edhe duke dëgjuar, të dëgjojnë, por të mos kuptojnë, se mos pendohen dhe mëkatet u falen”.” 13 Pastaj u tha atyre: “Nuk e kuptoni këtë shëmbëlltyrë? Po atëhere si do t’i kuptoni të gjitha shëmbëlltyrat e tjera? 14 Mbjellësi mbjell fjalën. 15 Ata gjatë rrugës janë ata në të cilët mbillet fjala; por pasi e kanë dëgjuar atë, vjen menjëherë Satanai dhe ua heq fjalën e mbjellë në zemrat e tyre. 16 Po ashtu ata që e marrin farën mbi nje gurishte janë ata që, kur e kanë dëgjuar fjalën, e pranojnë menjëherë me gëzim; 17 por nuk kanë rrënjë në vetvete, dhe janë të përkohshëm; dhe kur vjen mundimi ose përndjekja për shkak të fjalës, skandalizohen menjëherë. 18 Ata përkundrazi të cilët e marrin farën midis ferrave, janë ata që e dëgjojnë fjalën, 19 por shqetësimet e kësaj bote, mashtrimet e pasurisë dhe lakmitë për gjëra të tjera që hynë, e mbyten fjalën dhe ajo bëhet e pafrytshme. 20 Kurse ata që e morën farën në tokë të mirë, janë ata që e dëgjojnë fjalën, e pranojnë dhe japin fryt: një tridhjetë, tjetri gjashtëdhjetë dhe tjetri njëqind.”

Marku 4:10-20

Ndërsa parabola iu tregua turmës, shpjegimet iu dhanë vetëm dishepujve.

Pieter Bruegel the Elder, Parabola e mbjellësit, 1557.

Jezusi thotë se ai mëson me anë të parabolave sepse shumë njerëz janë kundër mësimeve të tij të drejtpërdrejta. Ai citon Isainë 6:9–10, i cili i predikoi Izraelit duke e ditur se mesazhi i tij do të kalonte pa u vënë re dhe nuk do të kuptohej, me rezultatin që mëkatet e izraelitëve nuk do të faleshin dhe ata do të ndëshkoheshin nga Perëndia për to. Kjo parabolë duket të jetë thelbësore për të kuptuar të gjitha parabolat e tjera të Jezusit, pasi e bën të qartë se ajo që është e nevojshme për të kuptuar Jezusin është besimi në të, dhe se Jezusi nuk do t'i ndriçojë ata që refuzojnë të besojnë në të.

Roger Baxter, në veprën e tij Meditime, komenton mbi llojin e tokës, duke shkruar, "edhe pse kjo farë hyjnore është në vetvete shumë e frytshme, ajo kërkon, megjithatë, praninë e një toke të mirë për të prodhuar të korra. Prandaj, nëse bie në rrugë, do të shkelet menjëherë; nëse është midis gjembave, do të mbytet. Pra, hetoni nëse shpirti juaj është një tokë e përshtatshme për këtë farë; nëse do të shkelet vazhdimisht nga shpërqendrimet dhe mendimet boshe; dhe nëse është shkëmbore dhe plot me shqetësimet dhe punët e kësaj jete, dhe si pasojë nuk është e ndjeshme ndaj ndikimit hyjnor të hirit qiellor."[2]

Komente nga Etërit e Kishës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. "Kirby, Peter. "The Gospel of Thomas." Early Christian Writings. 2021". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. Baxter, Roger (1823). "Christ the Seed of Eternal Life" . Meditations For Every Day In The Year. New York: Benziger Brothers. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lexime të mëtejshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]