Shko te përmbajtja

Parahistoria e Holandës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Parahistoria Holandeze)
Vendndodhja e Kultrave Elp dhe Hilversum në Epokën e Bronzit.

Prehistoria e Holandës është ndikuar fortë nga ndryshimet konstante të rajonit të Vendeve të Ulta. Gjurmët më të vjetra njerëzore në Holandë (Neandertali), E banuar nga njerëzit për të paktën 37,000 vjetë, mjedisi pësoi shndërrime domethënëse, nga klima turndrësEpokën e Akullnajës deri në shfaqjen e grupeve të para të paleolitit. Gjatë Epokës së fundit të akullnajës, Holanda kishte një klimë tundre me bimësi të rrallë, ku banorët mbijetonin si gjuetarë-mbledhës.

Rajoni dëshmon zhvillimin e Kulturës Swifterbant, që u shfaq rreth vitit 5600 p.e.s.[1] Ajo ishte një kulturë gjuetarësh-mbledhës, fortësisht e lidhur me lumenjtë dhe ujërat e hapura dhe e lidhur me Kulturën Ertebølle Skandinavisë jugore. Lidhja e rajonit me lumenjtë dhe ujërat e hapura dëshmohet edhe nga krijimi gjatë Mezolitit të kanoes më të vjetër në botë të rikuperuar, Kanoeja e Peses.

Bujqësia mbërriti në zonat afër Vendeve të Ulta gjithashtu diku mes viteve 5000 – 4000 p.e.s., me Kulturën e Qereamikës Lineare, që ishin bujqë të Evropës Qendrore me prejardhje mesdhetare. Fermat e tyre ishin të kufizuara në Limburgut jugor dhe vetëm të vendosur vetëm përkohësisht. Megjithatë, ka disa të dhëna se banorët bregdetarë të Kulturës Swifterband u morën me poçeri dhe mbarështimin e kafshëve në pjesën tjetër të vendit. Grupet vendore bënë kalimin në blegtori diku midis viteve 4800 dhe 4500 p.e.s..[2][3][4] Rreth vitit 4000 p.e.s. Kultura e vazove hinkë solli bujqësinë në mënyrë permanente në rajon. Kjo kulturë shtrihej nga Danimarka përmes Gjermanisë veriore në veri të Vendeve të Ulta. Kultura Vlaardingen vijoi traditën e gjueti-mbledhjes në zonat bregdetare.

Rreth vitit 2950 p.e.s., pati një shndërrim nga Kultura bujqësore e vazove hinkë te Kultura e Qeramikës me Litarë, që shtrihej përgjatë një pjese të madhe të Evropës Veriore dhe Qendrore. Zgjerimi i kësaj kulture besohet se ka përfshirë zhvendosjen e popujve nga Ukraina, duke sjellë gjuhët indo-evropiane dhe teknologjinë Epokës së Bakrit. Veglat më të hershme prej bronzi i përkasin Thesarit Wageningen, të gjetur në varrin e një melalurguEpokës së Bronzit.[5] Kultura Elp në veri[6] dhe Kultura Hilversum në jug, e zhvilluar gjatë Epokës së Bronzit, me këtë të fundit që kishte lidhje kulturore me Britaninë.[7]

Ndryshimet historike të mjedisit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Parahistoria e zonës që tashmë përbën Holandën u formua gjerësisht nga ndryshimet e vazhdueshme të vendndodhjes së saj të ulët.

  • Legjenda':
  ultësira baticore ranore, ultësira baticore prej balte, ligatina të kripura
  Këneta torfe dhe fusha vërshimesh zona e prurjes së detriteve
(duke përfshirë shtratet e vjetra lumore dhe brigjet lumore të gërryera, që janë mbushur me lym ose torfë)
  Luginat e lumenjve kryesorë (të pambuluara me torfë)
  Duna Lumore (dunat e Pleistocenit)
  Ujë i hapur (det, laguna, lumenj)
  Mjedisi i Pleistocenit (> −6 m. krahasuar me Normaal Amsterdams Peil)
  Mjedisi i Pleistocenit (−6 to 0 m; –20 to 0 ft)
  Mjedisi i Pleistocenit (0–10 m; 0–33 ft)
  Mjedisi i Pleistocenit (10–20 m; 33–66 ft)
  Mjedisi i Pleistocenit (20–50 m; 66–164 ft)
  Mjedisi i Pleistocenit (50–100 m; 164–328 ft)
  Mjedisi i Pleistocenit (100–200 m; 328–656 ft)
Shpërndarja diakronike e keltëve me shtrirjen në Holandën jugore:
* Legjenda:
  Bërthama e Territorit Hallstatt, vendorigjina e keltëve, shek. VI p.e.s.
  Shtrirja maksimale kelte, nga v. 275 p.e.s.
  Zona Luzitane e Iberisë, ku prania kelte është e dyshimtë
  Zona ku gjuhët kelte mbeten gjerësisht të folura edhe sot
Shpërndarja e grupeve parësore gjermanike rreth v. 1 të e.s.

Epoka e Hekurit solli një masë begatie për popujt që jetonin në zonën e Holandës së tanishme, me xeherorë hekuri të disponueshme përgjatë vendit. metalurgët udhëtonin nga ngulimet e vogla në ngulime me bronz dhe hekur, duke farkëtuar vegla sipas kërkesës, duke përfshirë sëpata, thika, kapse, maja shigjetash dhe shpata. Kodërvarri i madh Vorstengraf përmban mjaft sende, duke përfshirë një shpatë të lakuar hekuri. Duke u afruar me mbërritjen e romakëve, në veri u zhvillua Kultura Harpstedt, me gjasa gjermanike,[8] që ka të ngjarë të kenë ardhur nga Skandinavia për shkak të përkeqësimit klimatik, që ishin ndarë[9] në një grup verior që më vonë do të beheshin frizianët dhe saksonët e hershëm dhe një grup jugor që shtriheshin përgjatë Rinit, që në vijim u zhvilluan në frankët salianë,[10] ndërsa më në jug ishin popujt e ndikuar nga Kultura Hallstatt, që në vijim do të asimilohej në Kulturën kelte La Tène me dis përzierje midis të dyjave.[11] Kjo përputhet me rrëfimin e Çezarit për Rinin që formon kufirin midis tribuve kelte dhe gjermanike. Disa studiues,[12][13] Rolf Hachmann, Georg Kossack dhe Hans Kuhn, kanë spekulluar se një identitet i vecantë etnik me gjuhën e tij që nuk ishte as gjermanik as keltik, u formua në të ashtuquajturin bllok veri-perëndimor që shtrihej nga lumi Somme deri në lumin Weser[14][15] dhe mbijetuan deri në Periudhën Romake, para se të përthitheshin nga fqinjët e tyre keltë dhe gjermanikë.

  1. Leendert P. Louwe Kooijmans (1998). "Trijntje van de Betuweroute, Jachtkampen uit de Steentijd te Hardinxveld-Giessendam" (PDF). Spiegel Historiael (në holandisht). 33: 423–428.
  2. Leendert P. Louwe Kooijmans (1998). "Trijntje van de Betuweroute, Jachtkampen uit de Steentijd te Hardinxveld-Giessendam" (PDF). Spiegel Historiael (në holandisht). 33: 423–428. Po bëhet gjithmonë e më e qartë se shndërrimi bujqësor i bashkësive prehistorike ishte thjeshtë një proçes vendor që u zhvillua gradualisht
  3. A. N. P. (24 gusht 2007). "Prehistorische akker gevonden bij Swifterbant". de Volkskrant (në holandisht).
  4. Raemakers, Daan (2006). De spiegel van Swifterbant (PDF) (në holandisht). University of Groningen. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 prill 2008.
  5. Arnoldussen, S.; Huisman, D. J.; van Os, B.; Steffens, B.; Theunissen, L.; Amkreutz, L. (dhjetor 2022). "A not so isolated fringe: Dutch later prehistoric (c. 2200 BCE-AD 0) bronze alloy networks from compositional analyses on metals and corrosion layers". Journal of Archaeological Science: Reports (në anglisht). 46: 103684. Bibcode:2022JArSR..46j3684A. doi:10.1016/j.jasrep.2022.103684. hdl:1887/3564156. S2CID 253318347.
  6. Sipas "Elp Kümmerkeramik". Het Archeologisch Basisregister (ABR (në holandisht). nëntor 1992.[lidhje e vdekur] është datuar nga BRONSMA (MBA e hershme) deri në BRONSL (LBA) dhe kjo është standardizuar nga De Rijksdienst voor Archeologie, Cultuurlandschap en Monumenten (RACM) si e përputhur me periudhën që fillon në vitin 1800 p.e.s. dhe përfundon në vitin 800 p.e.s..
  7. Nick Xylas (1 mars 2021). "Essential Wessex: Wessex Culture". Wessex Society (në anglishte amerikane). Marrë më 14 dhjetor 2021.
  8. J. P. Mallory (1989). In Search of the Indo-Europeans: Language, Archaeology and Myth (në anglisht). Londër: Thames & Hudson. fq. 87.
  9. Einar Haugen; Jan Terje Faarlund (2005). "Languages of the World – Germanic Languages". The New Encyclopædia Britannica (në anglisht). Vëll. 22 (bot. i 15-të). fq. 641–642.
  10. de Vries, Jan W.; Roland Willemyns; Peter Burger (1993). Het verhaal van een taal: negen eeuwen Nederlands (në holandisht). Amsterdam: Prometheus. fq. 12, 21–27. ISBN 978-905333186-6.
  11. J. J. Butler (1970). Nederland in de bronstijd (në holandisht). Bussum: Fibula-Van Dishoeck.
  12. Sigfried Jan De Laet (1974). Prehistorische kulturen in het Zuiden der Lage Landen (në holandisht). Universa.
  13. Maurits Gysseling (1962). De Germaanse kolonisatie in Noord-Gallië vogens de teksten (në holandisht). George Michiels.
  14. Hachmann, Rolf; Georg Kossack; Hans Kuhn (1962). Völker zwischen Germanen und Kelten (në holandisht). Wachholtz. fq. 183–212.
  15. Lendering, Jona; Arjen Bosman (2012). Edge of Empire: Rome's Frontier on the Lower Rhine (në anglisht). Karwansaray Publishers. ISBN 978-949025805-4.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]