Shko te përmbajtja

Parku Kombëtar Malet e Sharrit

Parku Kombëtar Malet e Sharrit
IUCN kategoria II (park kombëtar)
Map showing the location of Parku Kombëtar Malet e Sharrit
Map showing the location of Parku Kombëtar Malet e Sharrit
Vendndodhja e Parkut Kombëtar në Kosovë
LocationRajoni i Prizrenit, Kosova
Nearest cityPrizren
Coordinates42°10′28″N 20°57′41″E / 42.17444°N 20.96139°E / 42.17444; 20.96139
Area53,272 hectares (532.72 km2)[1]
Established13 dhjetor 2012[2]
Governing bodyMinistria e Mjedisit

Parku Kombëtar Malet e Sharrit është një park kombëtar i cili shtrihet në pjesën jugore të Kosovës, në një pjesë të Rajonit të Ferizajit dhe të Rajonit të Prizrenit. Parku mbulon një sipërfaqe prej 53.272 hektarë dhe gjendet në pjesën veriore të maleve të Sharrit, një vargmal i cili shtrihet në Shqipërinë verilindore, Kosovën juglindore dhe Maqedoninë e Veriut. Parku përfshin terrene të ndryshme mes të cilave dallohen liqenet akullnajore dhe peizazhet alpine dhe akullnajore.[3]

Parku Kombëtar i Maleve të Sharrit ka ndikime alpine dhe kontinentale. [3] Temperatura mesatare mujore shkon midis -1.3°C (29.7°F) në janar dhe 20°C (68°F) në korrik. Mesatarja e reshjeve vjetore sillet midis 600 milimetra dhe 1200 milimetra varësisht nga lartësia. [3]

Flora e parkut përfaqësohet nga 1558 specie të bimëve vaskulare. Fauna përfshin 32 lloje të gjitarëve, 200 lloje të zogjve, 13 lloje të zvarranikëve, 10 lloje të amfibëve, 7 lloje të peshqve dhe 147 lloje të fluturave. [3]

Disa nga llojet bimore dhe shtazore që ndodhen në këtë park dhe në periferi të tij, pra në pjesë të tjera të Malit Sharr, janë të pranishme vetëm aty dhe në Alpet Shqiptare, disa prej tyre janë të njohura vetëm në rajon dhe shumë nga to janë në listën e specieve të rrezikuara. Ky park është i pasur me florë dhe faunë. Mund të hasen edhe rrëqebulli, dhia e egër, ariu i murrmë, shqiponja e malit, si dhe Qeni i Sharrit i cili është unikal me pamjen dhe shtrirjen e tij. Këto kafshë janë shumë të rralla dhe mbrohen me ligj, prandaj janë shumë atraktive dhe me interes turistik.[4]

  1. "Parku Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna"" (PDF). Kosova Environmental Protection Agency (KEPA). fq. 8. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 19 tetor 2017. Marrë më 15 nëntor 2020.
  2. "Për Parkun Kombëtar "Sharri"" (PDF). Kosova Environmental Protection Agency (KEPA). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 18 tetor 2020. Marrë më 15 nëntor 2020.
  3. 1 2 3 4 "Parku Kombëtar Sharri (Plani i Menaxhimit)" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 gusht 2016. Marrë më 10 shkurt 2018.
  4. Humolli, Fitim. "ZHVILLIMI PERSPEKTIV TURISTIK I KOSOVËS DHE REFLEKTIMI RAJONAL I TIJ". Universiteti i Tiranës. Marrë më 2020-11-15. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Parku Kombëtar Malet e Sharrit.