Shko te përmbajtja

Parku Kombëtar Nizhniaja Kama

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Parku Kombëtar Nizhniaja Kama (Përkthimi nga gjuha ruse: Parku Kombëtar Kama e Poshtme) është një park kombëtar në qendër të Rusisë dhe ndodhet në rrethet Tukajevski dhe Jelabuzhski të Tatarstanit. Është shpallur park më 20 prill 1991 për të mbrojtur pyjet halore në brigjet e lumit Kama.[1]

Vendndodhja dhe gjeografia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Parku ndahet në tri zona të veçuara. Dy prej tyre: Mali Bor dhe Tanaiavskaja Daça ndodhen pranë qytetit të Jelabugas, në bregun e djathtë të lumit Kama, ndërsa e treta, Bolshoj Bori, ndodhet në gadishull në bregun e majtë të Kamës, jashtë qytetit Naberezhnie Çelni.[2] Brenda kufijve të parkut, lumi Kama është i ndërtuar si Rezervuari Nizhnekamsk. Bregu i djathtë i lumit është i lartë dhe me përroska. Lumi Toyma është degëzimi më i madh i Kamës brenda parkut. Bregu i majtë i Kamës është i sheshtë.[3] Poshtë digës, gjarpërimet e Kamës, si dhe livadhet në bregun e djathtë në këtë zonë i përkasin gjithashtu parkut.[4]

Gjitarët e mëdhenj që gjenden në park përfshijnë drerin e madh, kaprollin, derrin e egër, rrisën, borsukun, kastorin euroaziatik dhe qenushin rakun. Ka disa lloje lakuriqësh nate, disa prej të cilëve janë të rrallë. Parku ka mbi 190 lloje shpendësh, 6 lloje zvarranikësh, 10 lloje amfibësh dhe 16 lloje peshqish.[5]

Zonat pranë rezervuarit të Nizhnekamskut janë të mbuluara me pyje. Pyje ka gjithashtu edhe larg bregut, në formë grupimesh të izoluara. Ndër pemët më të përhapura janë pisha (65.4% e sipërfaqes pyjore), betulla (19%) dhe plepi (6%). Një pjesë e këtyre pyjeve është e mbjellë nga njeriu.

  1. Нижняя Кама Национальный парк (në rusisht). Ministry of Natural Resources of the Russian Federation. Marrë më 31 janar 2015.
  2. Национальный Парк Нижняя Кама (në rusisht). ФГБУ НП "Нижняя Кама". Marrë më 3 tetor 2012.
  3. И. А. Кусый, red. (2007). Национальный парки России: Северо-Запад и центр. Вокруг света (në rusisht). Вокруг света. fq. 35–55. ISBN 978-5986521107.
  4. Нижняя Кама Национальный парк (në rusisht). Ministry of Natural Resources of the Russian Federation. Marrë më 31 janar 2015.Нижняя Кама Национальный парк (in Russian). Ministry of Natural Resources of the Russian Federation. Retrieved 31 January 2015.
  5. Национальный Парк Нижняя Кама (në rusisht). ФГБУ НП "Нижняя Кама". Marrë më 3 tetor 2012.Национальный Парк Нижняя Кама (in Russian). ФГБУ НП "Нижняя Кама". Retrieved 3 October 2012.