Parku Kombëtar Zall Gjoçaj

Coordinates: 41°42′32″N 20°11′10″E / 41.70889°N 20.18611°E / 41.70889; 20.18611
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Parku Kombëtar Zall Gjoçaj
IUCN kategoria II (park kombëtar)
Parku Kombëtar Zall Gjoçaj is located in Shqipëria
Parku Kombëtar Zall Gjoçaj
Parku Kombëtar Zall Gjoçaj
Parku Kombëtar Zall Gjoçaj (Shqipëria)
Koordinatat41°42′32″N 20°11′10″E / 41.70889°N 20.18611°E / 41.70889; 20.18611
Identifikuesi101428
ShtetiShqipëria Shqipëria
RrethiMat
QarkuDibër
BashkiaBurrel
Sipërfaqja140 ha
Krijimi15 janar, 1966[1]


Zall Gjoçaj është një park kombëtar në qarkun e Dibrës, Shqipëri, dhe ka një sipërfaqe prej 140 ha.[1]

Parku së bashku me zonën rreth tij ka vlera shumë të larta të biodiversitetit dhe një mori habitatesh, llojesh bimore e shtazore.[2] Takohen pyje me pishë, arrnen, rrobull, ah dhe lloje endemike e subendemike, livadhe alpine, liqene akullnajore, përrenjë të shumtë dhe një faunë karakteristike të veçantë.[2] Nga gjitarët e mëdhenj takohen ariu (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), rrëqebulli (Felis lynx), kaprolli (Capreolus capreolus), dhe nga shpendët shqiponja e malit (Aquila chrysaetos).[2]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b "RRJETI I ZONAVE TE MBROJTURA NE SHQIPERI". mjedisi.gov.a. mjedisi.gov.al. Marrë më 24 maj 2016.
  2. ^ a b c "Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri". akzm.gov.al. akzm.gov.al. Marrë më 24 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]